3 fytyra të bukura iu bashkuan sot “E ardhmja është vajzë”.  Ato i lidh një pasion i përbashkët, muzika.

Arsi Bako, Erma Mici dhe Luna Çausholli i sjellin ndjesi të reja, të papërsëritura më parë moderatores Ermira Çausholli.

Artistet e reja treguan mes emocionesh dashurinë e madhe për këngën dhe rrugëtimin e tyre drejt artit.