Ylli Pata: Berisha i pandehur: Ja pse “s’e rruan” opozita!

Ylli Pata: Berisha i pandehur: Ja pse “s’e rruan” opozita!

Sali Berisha

Ka pasur disa kohë kur folja “rruaj” është përdorur shumë nga të fortët e opozitës. Me logjikën se nuk e rruajnë nga SPAK. Dakord edhe mund të ndodhë që s’e ruajnë. Por pse sot s rruajti kush për doktorin?

Sali Berisha sot është thjesht de jure i pandehur. Pasi në realitet ka qenë prej një viti tashmë.

Megjithatë, në panelet tona televizive është mbrojtur ideja se Sali Berisha është thjeshtë një person në hetim. Në fakt ashtu ka qenë, por ky ishte procedurë. Sali Berisha, si i hetuar, si i pandehur, është realisht një zyrtar m dosje.

Aspekti procecdurial, pra në arrest, në shtëpi, apo hetim të lirë, është vetëm rutinë që i intereson Sali Berishës, familjes së tij, miqve apo militantëve që shqetësohen për të.

Për publikun nuk ka rëndësi “rasti “Berisha” sesa dosja Berisha.

Në krahasim me 30 korrikun 1993 kur Fatos Nano, atëherë lider i opozitës, askush nuk i dha mundësinë për tu paraqitur. i vunë prangat sapo shkeli në prokurori.

Pas kësaj askush nuk i tha opozitës se lideri i tyre ndodhej në 313. Ndaj populli opozitar doli në rrugë. Nuk ishte popull i zakonshëm; ishte opozita  strukturave dhe e katedrave universitare.

 Sot Sali Berisha nuk kishte jo vetëm opozitën e katedrave, por as atë të strukturave. Sepse asnjëra sot nuk është me doktorin. Pasi jo vetëm empatia e ka humbur rrugën, por edhe solidariteti nuk ka më shtëpi në partinë e Sali Berishës. E kjo është një lajm i vjetër, ku prej 2021 doktori ka provuar një golgotë reale por që nuk e ka viktimizuar. Pasi Sali Berisha, edhe pse nën hetim nuk ka qenë asnjëherë pa mbështetje mediatike, madje me shumicë.

Sot janë vetëm disa deputetë që mbrojnë idenë Berisha është martir. Por kjo nuk mjafton, siç nuk mjaftoj në 1993 kur Fatos Nano ishte në burg. i cili kishte pas vetes gjithë popullin opozitar. U deshën disa vite që Nano të merrte titullin e martirit nga Amnesty International dhe Unioni Parlamentar Botëror.

Po Berisha që është Non Grata nga SHBA e Britania e Madhe? E sigurtë që nga Perëndimi nuk do të jetë kurrë martir, nga populli shqiptar jo e jo sepse percptohet si i korruptuar. Po nga opozita? Nga opozita, anëtarë e spimpatizantë, pse ata nuk dalin në shesh. Madje edhe Gjekmarkaj që sot e quan Berishën martir, duket sikur e bën se ka vulën për ta bërë deputet. Ndryshe, do të thontë atë që ka thënë Gaz Bardhi.

Po kjo ka pak rëndësi. Kush realisht është i mërzitur nga pandehja zyrtare e Sali Berishës? Shumë, po shumë pak. E nëse doktori, e çon pandehjen e tij në zgjedhje si referendum, do të jenë edhe më pak, shumë më pak./ Tema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zigur: 11/09/2024 22:25

    Pa hyrë në burg Sali non grata dhe Like FLORIRI në këtë vend nuk do të ketë opozitë sepse populli e di mirë se çfar hajdutësh janë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Anija ruse e dyshuar për dërgimin e raketave balistike iraniane shihet në portin e Detit Kaspik

FOTO/ Anija ruse e dyshuar për dërgimin e raketave balistike iraniane shihet në portin e Detit Kaspik