Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës

Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës

Sali Berisha

Sali Berisha, edhe pse ka sfiduar në mënyrë flagrante drejtësinë shqiptare, madje duke shkelur edhe lijin me mos paraqitjen në SPAK, edhe pse e ka quajtur prokurorinë speciale një “bandë kriminale”, avokatët e tij kanë punuar ditë për ditë me procedura për të arritur qëllimin e tij.

Lirimi i Berishës sot nga GJKKO-ja ka thyer mitin e rremë të krijuar si fabul për fanatikët e Berishës, se arrestimi dhe mbatja izoluar është një skenar paraprak.

Vendimi i GJKKO-së, ka rrëzuar gjithashtu mitin e krijuar në mënyrë të rremë nga ana e Ilir Metës më shumë se gjykatat e posaçme janë të nënshtruara ndaj SPAK.

Edhe pse kishim raste të tjera ku një gjykatëse nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorëve, apo e ka miratuar pjesërisht, para arrestimit të Metës, u nis një bombardim për të vënë gjykatën nën presion.

Situata sot është e tillë, që Gjykata ka miratuar kërkesën e avokatëve, që sipas gjasave do të ketë motivimin përkatës, nga ana tjetër SPAK ka bërë të ditur se do ta apelojë.

Jemi në kuptimin e plotë në një funksionin të ingranazhit të drejtësisë së VIP-ave, pasi po gjykohen “të paprekshmit” që kanë qenë për 33 vjet në këtë vend.

Ndërkaq, vendimi për lirimin e Sali Berishës, është një precedent tipik në vetvete. Vendim i cili me daljen e dispozitivit të plotë do të nxjerrë motivimin sqarues të marrjes së vendimit.

Gjithsesi, në një farë mënyre, është vendosur një standard i ri, i cili në vetvete nuk është tabu, por që deri tani ishte konsideruar tabu.

Pra sot Gjykata me këtë vendim, e ka përforcuar modelin apo precedentit, e ndjekjes së një Subjekti nën hetim, apo në gjykim për korrupsion, edhe në gjendje të lirë.

Në precedent, i cili do të vijë të marrë formë edhe nga beteja që do të zhvillohet në Gjykatën e Apelit. Nuk është fare tabu, marrja e një mase sigurie të butë, edhe kur kemi të bëjmë me një dosje të bujshme.

Ky është një fenomen që në vendet Perëndimore është kthyer në standard. Përveç vrasjes së shkallës së parë, terrorizmit, narkotrafikantëve që kanë vrarë masivisht apo kanë urdhëruar vrasje, të gjithë të tjerët që janë në akuzë, përgjithësisht ndiqen në masa sigurie të ndryshme, e jo të gjithë janë në “arrest me burg”.

Nëse Apeli do ta konfirmojë vendimin e shkallës së parë, predecenti aktual do të përforcohet dhe kthehet në një “legjislacion” edhe formal.

Ç’ka do të thotë, se “masat drakoniane” nuk do të jenë edhe në të ardhmen si zgjidhje e operacioneve të mundshme të prokurorisë speciale, ndaj të hetuarve VIP për abuzim detyre apo korrupsion.

Ndërkaq, vendimi siç pritej ka hapur edhe teori të ndryshme konspiracioni, duke nisur nga i ashtuquajturi “ndikimi i Trump” që është një marri me brirë, broçkulla tjetër që ka lidhje me kërkesën në Strasburg, apo ajo që mendojn mjaft se ky vendim është pjesë e paktit Rama-Berisha.

Për teorinë e Stasburgut, është krejt e palogjikshme që Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të marrë në shqyrtim një masë sigurie. Stasburgu do ta marrë në shqyrtim vetëm një vendim të formës së prerë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Ndërkaq, teoria e “paktit” do vijojë të ushqehet, pasi në të vërtetë ka pasur pakt prej muajsh ndërmjet mazhorancës dhe PD-së së Berishës. Ndaj kjo teori, edhe pse mund të mos qëndrojë, do të ushqejë mjaft mendjet dhe analizat e atyre që e besojnë./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument