Ylli Pata: Nga kodi i zjarreve, te libri i shtëpisë kundër Perëndimit

Ylli Pata: Nga kodi i zjarreve, te libri i shtëpisë kundër Perëndimit

Sali Berisha

Në kohën e inteligjencës artificiale, ku mënyrat e komunkimit janë shumë më të lehta edhe në të gjithë mënyrat, PD zgjodhi t’i rikthehet mesjetës, e të japë sinjale nëpëmjet zjarrit.

Natyrisht nuk kishte ndonjë kod të komplikuar, siç bënin ushtritë mesjetare për të komunikuar me lëvizjen e urave të zjarrit, mesazhi që solli PD të hënën ishte bombastic.

Me gjasë për të zënë headline-t të mediave europiane e më tej, me një “gjetje” jashtë çdo parashikimi. Të ndezin një supërzjarr përpara Parlamentit shqiptar, duke shërbyer si lëndë ndjegëse ulëset e Kuvendit.

Nuk se nuk pati impakt, pasi simboli siç e quajti Gazment Bardhi ishte më shumë se i fortë. Ishte i frikshëm. Mendo, që opozita e pra vitit 2013, të merrte mundimin të ndizte ndonjë gomë, apo një karrike të vogël para sallës së seancave plenare?

Jo vetëm ai që hidhte benzinën e shkrepi çakmakun do të ishte në burg, por për muaj e muaj, do të shikonim bubullimat e “zjarrëvënësve” në konferenca shtypi, mbledhje qeverie, mbledhje grupi, e natyrisht si për ëmbëlsirë në panelet e darkës.

Megjithatë, ajo që ndodhi të hënën kishte si qëllim të bënte bujë, e natyrisht e bëri. Por objektivi i vërtetë ishte të nxjerrin nga “sordina” diplomatët perëndimorë në Tiranë, të cilët, ka kohë që nuk ua varin deputetëve të PD-së së Berishës.

E siç dihej qëndrimet zyrtare ishin të forta, dënuese dhe distancuese ndaj dhunës ekstreme në djepin e një demokracie-parlamentit.

Në kor, tre fuqitë e mëdha të Perëndimit: SHBA, BE dhe Britania e Madhe, reaguan fort, siç në fakt kanë bërë përgjithsisht kur dhuna është përdorur sim jet politik në vend.

Por qëllimi i zjarrit ishte pikërisht që ndodhte ajo ë ndodhi sot: sharja me libër shpie i gjithë diplomatëve Perëndimor pas reagimit.

Sepse realisht ky është kodi politik i opozitës së Sali Berishës. Nxjerrja në pritë e zyrtarëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, për t’i gjuajtur me bararetë e artilerisë së tyre.

Me synimin që ndonjë predhë rikoshet të bjerë nga SPAK, që të trembë prokurorët për dosjen aktuale ndaj Berishës dhe të tjerat që priten të hapen. Po a mundet që kjo lloj lufte proxi e tipit Hezbullah me inflacion raketash të trembë Perëndimin. A mundet?!/ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal