Zgjedhjet e Kukësit 25.5 mln lekë, Celibashi: S’do i marrim nga buxheti i shtetit, i përballon KQZ! PD të plotësojë komisionerët

Zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit do të kushtojnë 25 milionë e 457 496 lekë. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi zbuloi shifrën, por tha se shpenzimet do të përballohen nga KQZ dhe shtetit nuk do t’i merren para shtesë.

“Do kushtojnë 25 mln 457 mijë 496 lekë që në fakt nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë që nuk ishte e nevojshme për të kërkuar buxhet shtesë pasi ka kursime nga KQZ që e mundësojnë këtë proces zgjedhor”, tha Celibashi.  

Edhe pse Kolegji Zgjedhor e rrëzoi vendimin e tij duke i dhënë Partisë Demokratike më shumë komisionerë se sa koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Celibashi thotë se përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës, ende nuk i ka dorëzuar emrat e komisionerëve për zgjedhjet e së dielës.

"Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor jemi në pritje të propozimeve shtesë të PD-së për komisionerët shtesë që ka të drejtë të propozojë bazuar në këtë vendim. PD ka sjellë 20 propozime dhe janë miratuar 9 dhe jemi në proces shqyrtimi të 11 propozimeve të tjera”, tha Celibashi. 

Krahas 73 Qendrave të votimit, 1 qendër do të ketë edhe në burg.

Në daljen për mediat disa ditë para zgjedhjeve të Kukësit, Ilirjan Celibashi i bën thirrje palëve politike të punojnë me seriozitet për Reformën Zgjedhore, duke u kërkuar të adresojnë çështje të rëndësishme si votat e emigrantëve dhe herësin. 

"Të fillojë dhe të përfundojë sa më shpejt reforma zgjedhore. Pol shqiptare të kuptojë që ka ardhur koha që reforma zgjedhore të jetë vërtetë serioze në kuptimin e asaj se ca duhet të reformohet te sistemi i zgjedhjeve, jo vetëm si mënyra e përkthimit të votave në mandateve, po ka nevojë sistemi i administrimit dhe menaxhimit të modernizohet dhe të ketë më shumë qartësi, transparencë", tha Celibashi. 

Rishikimi i Kodit Zgjedhor ka mbetur peng në Kuvendin e Shqipërisë. Mungesës së vullnetit gati dy vjeçar të komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore i është shtuar edhe lufta brenda Partisë Demokratike, ku opozita është në luftë se kush do ta drejtojë, Alibeaj i PD zyrtare, apo Oerd Bylykbashi, i propozuar nga shumica e deputetëve të grupimit Bardhi-Berisha.  Megjithatë, të enjten PD zyrtare do të prezantojë një draft për reformën zgjedhore, ndërsa kuvendi pritet të zgjasë në seancën plenare me 6 muaj afatin e Komisionit për këtë reformë.

KZAZ do të përbëhen

Në 37 QV 4 anëtarë i përkasin PS, 2 anëtarë PD dhe 1 PL

Në 37 QV përbërja do të jetë: 3 anëtarë PS, 3 anëtarë PD dhe 1 PL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
Zgjedhjet në Kukës, i dha PL 2 anëtarë në KZAZ, 1 PD-së, por Kolegji e rrëzoi, Celibashi i bindur se kishte të drejtë

 

Rrëzimi i vendimit të KQZ-së nga Kolegji Zgjedhor duke i dhënë të drejtën PD-së për dy anëtarë në KZAZ dhe jo Partisë së Lirisë hap shteg për të rregulluar dispozitat e Kodit Zgjedhor. Kështu mendon kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Gjatë konferencës për median  Celibashi u shpreh i bindur se vendimi i tij që u miratua dhe nga KAS, edhe pse u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor është i drejtë.


“Vendimi që ne morëm është i drejtë dhe KAS ishte i bazuar në një interpretim të drejtë korrekt dhe të ndershëm të dispozitave të Kodit Zgjedhor bazuar në rezultatin që morën subjektet zgjedhore në zgjedhjet e 14 majit.

Duhet të prezumojmë që interpretimi i Kolegjit Zgjedhor është i drejtë por shkurt mendoj që ka nevojë të bëhet një plotësim ose saktësim të dispozitave të Kodit Zgjedhor pasi nuk e ka të trajtuar rastin kur rezultatin që i jep të drejtën një subjekti për të propozuar një anëtar komisoni e ka koalicioni dhe kush nga pjesë e koalicionit, x apo y. Ne vlerësuam që këtë të drejtë e ka partia udhëheqëse e koalicionit sa kohë që partitë përbëresë ia kaluan një partie të koalicionit, kolegji thotë se nuk është një interpretim të drejtë”

Ora 11:46
Celibashi thirrje partive politike: Nisni punën për Reformën Zgjedhore, të dëgjohet zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë

 

Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që të fillojnë nga puna për Reformën Zgjedhore. Celibashi tha duhet të dëgjohet edhe zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë jashtë politikës dhe nuk duhet partitë politike të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

“Të fillojë dhe të përfundojë sa më shpejt reforma zgjedhore. Pol shqiptare të kuptojë që ka ardhur koha që reforma zgjedhore të jetë vërtetë serioze në kuptimin e asaj se ca duhet të reformohet te sistemi i zgjedhjeve, jo vetëm si mënyra e përkthimit të votave në mandateve, po ka nevojë sistemi i administrimit dhe menaxhimit të modernizohet dhe të ketë më shumë qartësi, transparencë. Ka nevojë të dëgjohet zëri i KQZ, por edhe aktorëve të tjerë jashtë politikë. Do duhet që të mos kenë vetëm partitë politike të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve në nivelet e dyta dhe treta. Kjo është domosdoshmëri, shpresoj të ndryshojë në të ardhmen”, tha Celibashi.

Ora 11:29
Zgjedhjet e Kukësit 25 mln lekë, Celibashi: S’do marrim nga buxheti i shtetit, i përballon KQZ

 

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit do të kushtojnë 25 457 496 lekë. Në një konferencë për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se s’do të marrin para nga buxheti i shtetit, por do i përballojë KQZ.

“Do kushtojnë 25 mln 457 mijë 496 lekë që në fakt nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë që nuk ishte e nevojshme për të kërkuar buxhet shtesë pasi ka kursime nga KQZ që e mundësojnë këtë proces zgjedhor”, tha Celibashi.  

Ora 11:24
Zgjedhjet në Kukës vetëm me identifikim elektronik, Celibashi: Ja pse nuk u votua në mënyrë elektronike

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë një konferencë për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës me datë 24 shtator. Celibashi tregoi edhe se përse s’do realizohet votimi elektronik, ndonëse zgjedhjet po zhvillohen vetëm në një qark.

"E para koha nuk ishte e përshtatshëm për ta përgatitur procesin, nga pikëpamja e arsyetimit, mendoj që kemi eksperimentuar mjaftueshëm deri tani në një lloj mënyrë në lidhje me votimin elektronik, dhe në këtë moment zgjerimi s’do kishte shumë sens, pasi tej faktit që s’kishim kohë, s’do siguronte ndonjë avantazh. Duke mos qenë shumë i sigurt se sa vullnet ka nga partitë dhe sa janë mundësitë financiare, s’do kishte logjike ta shtrinim në një njësi ku më pas s’do të zhvillohej në zgjedhjet e tjera", tha Celibashi. 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi