Prania e socialistëve në festën e 35-vjetorit të PS-së, pak metra larg godinës qeveritare, nuk i shpëtoi vëmendjes së qytetarëve në ditën e trembëdhjetë të protestës.
"Tani po lëviz administrate që kryeministri I kishte nxjerrë me detyrim në shesh…ju lutem edhe ata janë si ne ..u bëjmë thirrje të bashkohen me në", tha organizatorja Luciana Kokaj, banore e Rrjollit.
Turma filloi të reagojë duke linçuar persona që i indetifikuan si patronazhistë, madje dhe tentuan t’i largojnë në mënyrë demonstrative duke i ndjekur nga pas me vrap.
Një nga organizatorët e tubimit që nisi kundër projektit të Zvërnecit dhe u kthye në kauzë kundër gjithë klasës politike, e quajti antimiting organizimin e përvjetorit socialist në sheshin Italia.
Mos bini pre e provokimeve, kush të dojë le të bashkohet në shesh. Ky ishte qëllimi i tyre qëkur vendosën të bëjnë antimiting…mos të biemi pre e provokimeve vazhdojmë me thirrjet tona DORËHEQJE", tha Edison Likaj, organizator i protestës.
"Nesër bashkohemi edhe me Rrjollin se edhe atje është rrethuar me tela", tha një tjetër.
"Nga Pish poro gangrenizim nën emrin e turizmit.. turistët i ftoj të vizitojnë të gjithë kjo nuk është një çështje vendimmarje anulo projektin ose jep dorëheqjen", tha një protestues.
Në kërkesat e tyre qytetarët vijojnë të artikulojnë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës
"Fati i Shqipërisë është në kryqëzim ata që duan modelin e ndërtimeve dhe ne që duam modelin e shtetit të së drejtës..kjo është një betejë forcash. Përgëzojmë prokurorinë e posacme dhe e inkurajojmë të shkojë deri në majë të piramidës. SPAK thuhet se do të dërgojë në kuvend kërkesën e dytë për ballukun, nëse është e vërtetë ta rrethojmë atë parlament derisa të realizohet kërkesa e SPAK", tha aktivistja.
"35 vite I kanë sjellë vendit vetëm disfata, emigrimi masiv I 90, 97, gërdeci. Unë u largova pasi mbarova studimet, por jo sepse nuk e dua shqipërinë por sepse nuk gjeja punë. I bëj thirrje diasporës eja të ndihmojmë njëri tjetrin për të rrëzuar këtë system që na vret të ardhmen e fëmijëve. I BËJ THIRRJE AVOKATIT TË POPULLIT ENDRI SHABANI KU JE . POPULLII YT ËSHTË NË HALL TË MADH", tha një emigrant protestues.
"Bojkotojmë të gjithë pronarët e mediave të shitur por mbështesim gazetarët sepse ata janë viktima të këtij sistemi. Tani po lëviz administrate që kryeministri I kishte nxjerrë me detyrim në shesh…ju lutem edhe ata janë si ne ..u bëjmë thirrje të bashkohen me ne", tha Kokaj.
"Plagë e shoqërisë shqiptare atë të drejtësisë së kapur nga pushteti . Mbi 100 mijë dosje gjyqësore po presin të shqyrtohen, njerëzit presin me dhjetëra vite. Vitet e fundit SPAK e ka marrrë më në fund cështjen e hetimit të lartë shtetëror. Kryeministrit i kemi përgatitur shkerësn e dorëheqjes gati për ta firmosur me këtë shkresë do ti kërkoj policisë të na shoqërojë ta vendosim ted era e kryeministrit", tha një protestues.
"Kam 5 vjet që punoj këtu ..Shqipëria e shqiptarëve jo e oligarkëve. Jam aq I frymëzuar nga ju, ju keni frymëzuar gjithë botën. Po ju nxjerrim frikën edhe administratës e cila na është bashkuar pas takimit me Ramën", tha një tjetër.
"Sa ditë të bukura dhe emocionuese janë këto kur populli mblidhet për të mbrojtur Zvërnecin..protesta për mënyrën se si ne u trajtuam. Socialistë e demokratë kanë skllavëruar dhe mashtruar qytetarët pas idealeve politike. Socialist që qajën për atë që se meritojnë, mirëbesojnë hajdutin", tha një studente.
"Për 35 vjet na kanë vjedhur atdheun, na kanë vjedhur kohën, o të clirojmë shqipërinë o të vdesim", tha Armir Shkurti.
"Duhet të shpresojmë për një shqipëri me integritet, ku vendi I punës fitohet me drejtësi, ne duhet të dalim për shpresën, të ngjallim shpresën për një shqipëri si gjithë Europa", tha një tjetër.
"Mbarova universitetin e arteve dhe mu desh të largohesha, por unë dua të kthehem, nuk dua që mami I m të qaj kur unë largohem", tha një vajzë që kishte ardhur nga Gjermania.
Protestuesit i kënduan edhe këngën e ditëlindjes, pasi vajza tha se në këtë ditë mbushte 30-vjeçe.
Ndërkohë një nga organizatorët pyeti protestuesit nëse donin zgjedhje të parakoshshme.
"Boll më me njerëz duke u larguar, korrupsionit e krimit të organizuar..unë kam dashuri për athdheun tim. Ne duhet të mirëpritemi nga cdo institucion", tha një student që kishte ardhur nga jashtë.
"Më vjen të qaj cdo natë që andej kam lënë nënë, këtu kam fëmijët..jemi në mes të oqeanit", tha një mësuese e kthyer nga Amerika.
"Nesër do të jemi në Rrjoll dhe në 18:00 do kthehemi këtu sërish", u përmbyllën fjalimet.
Gazetari i televizionit të familjes Berisha, i njohur me pseudonimin “Banka e Fundit”, sonte shtiu në dorë plotësisht marshimin që zhvillohet në fund të çdo tubimi, nëpër rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit që ndodheshin në ballë të marshimit tentuan ta largonin gazetarin e Syri Tv, por ky i fundit arriti të fitojë fokusin e qytetarëve të tjerë, duke i diktuar më pas itinerarin, sipas urdhrave të marrë nga familja Berisha.
Për të shprehur revoltën e tyre kundër investimit në Zvërnec, qytetarët kanë shprehur ironinë në pankartat e tyre duke përdorur momente që kanë pushtuar rrjetin herë pas here, por edhe shprehje të famshme.
Të tjerë, kanë zgjedhur edhe slogane të shkurtra për të përçuar mesazhin e tyre në ditën e 13-të të protestës.
Duket se Partia Demokratike po përvetëson pak nga pak çdo ditë protestën që po zhvillohet prej 13 ditësh në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, si dhe kundër qeverisë.
Gazetari i televizionit të familjes Berisha, i njohur me pseudonimin “Banka e Fundit”, sonte shtiu në dorë plotësisht marshimin që zhvillohet në fund të çdo tubimi, nëpër rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit që ndodheshin në ballë të marshimit tentuan ta largonin gazetarin e Syri Tv, por ky i fundit arriti të fitojë fokusin e qytetarëve të tjerë, duke i diktuar më pas itinerarin, sipas urdhrave të marrë nga familja Berisha.
Vullneti i Sali Berishës filloi të zbatohej që në ditët e para të protestës. I nëejti punonjës i familjes Berisha, pak ditë më parë, u mbylli përkohësisht mikrofonin protestuesve.

Pas tubimit të 13-të para Kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, protestuesit vijuaan traditën e marshimit në rrugët e Tiranës.
Ata përshkuan zonën e Vasil Shantos dhe më pas janë drejtuar drejt kryqëzimit të Komunës së Parisit, për të mbërritur në sheshin "Wilson", ku qëndruan për disa minuta.
Gjatë fjalimeve të mbajtura para kryeministrisë protestuesi Edison Likaj tha se kjo nuk është protesta e fundit. Ai tha se nesër ata që kanë mundësi do të shkojnë në Rrjoll për protestën e thirrur.
“Gardhin që e hoqën në Zvërnec e keni marrë vesh që e kanë vendosur në Rrjoll. Një grup qytetarësh nesër do të bëjnë protestë në Rrjoll, ai që ka mundësinë t’i bashkohet për të hequr gardhin dhe në 18:00 të jemi sërish këtu, për të hequr kryeministrin. Në fillim u adresuam si agjentë grek, por njëri prej këtyre agjentëve u arrestua në Greqi, po na doli bashkëpunëtor me Ramën. Kam dëgjuar se kjo është protesta e fundit, por nesër më shumë", tha protestuesi Edison Likaj.
Aktivisti Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, ka folur për Report Tv nga protesta që po zhvillohet në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, duke thënë se kjo ‘lëvizje’ po krijon një energji të jashtëzakonshme.
Në një lidhje direkte për emisionin 'Studio Live' me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Qiraxhi theksoi se protesta e qytetarëve e ka ulur kryeministrin Edi Rama me këmbë në tokë dhe nga ana tjetër po ushtron edhe presion mbi opozitën.
Për ta përkufizuar me një fjali, Qiraxhi tha se protesta është një mekanizëm i madh presioni, për të demokratizuar të gjitha aspektet e jetës. Sipas tij, ky është revolucioni i të papërfaqësuarve.
“Nëse ne bëjmë një kompensim të gjithë asaj energjie, kam besimin se këtu po krijohet një energji e jashtëzakonshme për të çuar presion te të gjithë aktorët dhe faktorët e shoqërisë shqiptare. E para shkon te kryeministri për dorëheqje, duke e marrë atë nga olimpi me 86 mandate ku qëndronte dhe tashmë e ka zbritur me këmbë në tokë, për të bërë xhiro anembanë me simbolin e protestës, që më përpara nuk e njihte. Përbën një seri fitoresh mbi qeverinë. Gjithë mekanizmi i kangjëllave në Zvërnec është çmontuar. Nga ana tjetër i ushtron presion opozitës, që rikonfirmoi kryetarin, por dukshëm është në një mungesë të qartë rikonfirmimi, kur qytetarët kërkojnë largimin e të gjithë aktorëve që kanë marrë peng klasën politike shqiptare. Mendoj se është një mekanizëm i madh presioni, për të demokratizuar të gjitha aspektet e jetës. Ky është revolucioni i të papërfaqësuarve”, tha mes të tjerash Qiraxhi.
Pas mbylljes së fjalimeve protestuesit kanë nisur marshmin ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre gjatë 13-ditëve.
Në protestën e 13-të që u zhvillua në Tiranë kundër qeverisë dhe kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, u deklarua sërish kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme.
Ishte një i ri, i cili nga podiumi i protestës, që ende nuk është e qartë kush e menaxhon, pyeti protestuesit nëse duan që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Përgjigjia ishte një “po” e fortë në kor.
I riu: Kam një pyetje për turmën. Doni zgjedhje të parakohëshme? A doni që kjo revolotë të shkojë diku? Po apo jo?
Protestuesit në kor: Pooo...
Edhe këtë të premte ashtu si herën e kaluar një numër i ulët qytetarësh kanë marrë pjesë në protestën për ‘Zvërnecin’.
Protesta u mbajt në afërsi të shtëpisë muze ‘Kongresi i Lushnjës’.
Protestuesit e pranishëm bëne thirrje për një Shqipëri pa korrupsion.

Aktivistja Arlida Lleshi që deri muajin e kaluar ishte pjesë e partisë ‘Shqipëria Bëhet’, gjatë fjalës së saj para kryeministrisë teksa përgëzoi punën e SPAK, tha se këta të fundit do të ndërmarrin një hetim këto ditë për arrestimin e Belinda Ballukut në Paralament.
Ajo nënvizoi se kur të ndodh kjo gjë protestuesit do të shkojnë të rrethojnë Parlammentin.
“Që nga momenti që nisi kjo protestë Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë dy aksione: i pari është kur nisi hetimi për pronësinë për çështjen e Zvërnecit dhe i dyti ishte aksioni i sotëm kur vendosi të godasë grupin narko-ndërtimin. Fati i Shqipërisë është kryqëzim: janë ata që duan modelin e Dubait, modelin e kullave, parave të pista dhe ne që duam modelin e europian, modelin e shtetit të së drejtës. Që ta fitojmë këtë betejë kemi nevojë për drejtësi të vendosur dhe të pavarur. Ne e përgëzojmë SPAK për punën që ka bërë deri tani dhe shpresojmë që ta thellojë hetimin. Përflitet se SPAK do të ndërmarrë edhe një hetim këto ditë për arrestimin e Ballukut në Parlament. Ne do të vazhdojmë të jemi në shesh çdo ditë dhe kur të bëhet ajo kërkesë do të shkojmë të rrethojmë Parlamentin”, tha ajo.
Ndër protagonistët e protestës që po mbahet në Tiranë kundër qeverisë dhe ndërtimit të resortit në Zvërnec, është Ilir Xhemalaj, i njohur për angazhimin e tij krah Adriatik Lapajt në partinë “Shqipëria Bëhet”.
Edhe protestën e 13-të, ashtu si ato paraardhëse, po e moderon vetë Xhemalaj, i cili sot pretendoi se në mesin e turmës ka anëtarë të Partisë Socialiste që po provokojnë trazira.
“Doja të bëja një thirrje për të gjithë ata patronazhistë provokatorë që janë futur në turmë. Ne jemi protestues të qetë. Ne jemi shqiptarë të lirë. Qëndroni larg, sepse do t'ju identifikojmë të gjithëve, një nga një”,- tha Xhemalaj.
Protestuesit para kryeministrisë kanë linçuar mbështetësit e PS.
Siç shihet një grup nga turma i kanë ndjekur nga pas me vrap.
Pas kësaj situate ata më pas kënduan në kor himnin kombëtar.
Edhe këtë të premte para Kryeministrisë po mbahet protesta për Zvërnecin.
Para nisjes së fjalimeve, protestuesit mbajtën 1 minutë heshtje në nder të dëshmorëve të luftës së Kosovës.
Më 12 qershor 1999, pas 78 ditësh bombardimesh të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe policore serbe, trupat e Aleancës Veri-Atlantike hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës.
Komente










na e shpifen me keto protesta koti per te marre marre vendin njerezit e djalit te berishes apo LAPAJ i vlores larg qofte. NE KEMI VOTUAR E DUAM KRYEMINISTRIN TONE EDI RAMA. AI NUK MUND TE JAPE DOREHEQJQN SE ESHTE I VOTUAR NGA KY POPULL NUK MUND TI TRADHETOJE ATO.
PërgjigjuAta që sulmojnë në rrugë qytetarë jan si falangat nazi-fashiste.Turp për ata dhe për policin që lejon njërëz të tillë në rruhët e atdheut tonë.
Përgjigju