Minutë pas minute
-
Politikë
18:10
Dy helikopterë ushtarakë i bashkohen Bazës së Forcave Ajrore në Rinas, ministri Nufi ndan pamjet: Për një qëllim të veçantë!
Teksa ka ndarë pamje nga 2 helikopterët ushtarakë që i janë bashkuar Bazës së Forcave Ajrore në Rinas, ministri Nufi shkruan se këta helikopterë kanë ardhur në vendin tonë për një qëllim të veçantë, që do të zbulohet në të ardhmen.
-
Sport
-
Bota
18:00
Marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund konfliktit, paqartësi sa i përket tarifave për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar më herët se një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit është planifikuar të nënshkruhet së shpejti dhe se Ngushtica strategjike e Hormuzit do të rihapet.
-
Opinion
-
Ekonomi
-
Politikë
17:30
Investimet e huaja, ambasada e SHBA: Qasja si e jona! VanHorn: Mikprisni investimet që forcojnë ekonominë
Në sfondin e protestave të nxitura nga projekti i një resorti turistik në Zvërnec të lidhur me familjen e presidentit Donald Trump, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve Nancy VanHorn, deklaroi këtë të hënë se Shqipëria ka të njejtën qasje si vendi i saj, për të mikpritur investimet e huaja që forcojnë ekonominë e vendit, duke mbrojtur sektorët strategjikë.
-
Sociale
-
Politikë
17:19
Nga mungesa e kontrollit të ilaçeve deri te siguria ushqimore, kreu i KLSH liston shkeljet e institucioneve në komision! Braçe: Qytetarët po mashtrohen me litrat e karburantit
Sipas kreut të KLSH-së, në vend vijon të paraqitet shumë problematike edhe situata me menaxhimin e pronave shtetërore dhe inventarizimin e tyre.
-
Kronikë
17:14
Dy zyrtarëve të Ambasadës Amerikane u mbaron mandati, Policia e Shtetit vlerëson bashkëpunimin, Hita: Ka dhënë rezultate në luftën kundër krimit
Në ceremoninë e zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Skender Hita falënderoi Kathryn Hammond dhe Jonathan Ellis për kontributin në forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve dhe mbështetjen e dhënë për Policinë shqiptare.
-
Bota
17:02
Covid-19 i mori jetën deri në 20 milionë njerëzve, OBSH kërkon miratimin e marrëveshjes globale : Pandemia e ardhshme s'duhet të na gjejë të papërgatitur
Në një letër të përbashkët, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva u kanë kërkuar liderëve botërorë të japin mbështetje politike për marrëveshjen, duke paralajmëruar se koha po mbaron.
-
Bota
17:09
Sfidoi lartësinë pa pajisje sigurie, akti i çmendur i merr jetën ‘Spider Man’-it të Jemenit! 30-vjeçari bie në kraterin e vullkanit
Sipas autoriteteve lokale, Al-Qaqa Ibn Antar po përpiqej të ngjitej në faqet e pjerrëta shkëmbore të kraterit të premten, pa pajisje sigurie, kur humbi ekuilibrin dhe ra brenda.
-
Bota
-
Ekonomi
16:58
Lufta në Iran ‘trondit’ ekonominë globale, Banka Botërore: Ritmi i rritjes më i ulët që nga pandemia! Ekonomia e Shqipërisë do zgjerohet me 3.4%
Banka Botërore paralajmëron se ekonomia globale do të regjistrojë rritjen më të ulët që nga pandemia, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, rritjes së çmimeve të energjisë dhe inflacionit.
-
Bota
16:47
Javë e vështirë për kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, bashkëshortja në gjykatë dhe paraardhësi nën hetim, 64% e socialistëve e mbështesin
Begonja Gomez është thirrur nga gjykata pas nje hetimi dyvjecar, ndersa ish-kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero do te deshmoje per nje ceshtje qe lidhet me shpetimin financiar te nje kompanie ajrore gjate pandemise.
-
Sociale
-
Sociale
16:44
Mbahet në Prefekturën e Vlorës mbledhja e parë e Task-Forcës së Sezonit Turistik Veror 2026
Institucionet pjesëmarrëse prezantuan planet e masave dhe angazhimet konkrete për garantimin e sigurisë, pastërtisë, shërbimeve publike, menaxhimin e plazheve, mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e çdo problematike që mund të shfaqet gjatë sezonit turistik.
-
Bota
-
Politikë
-
Kosova & Rajoni
-
Bota
16:20
'Nuk kemi nevojë për mbështetjen e Trump', lideri i së djathtës franceze distancohet nga SHBA dhe sfidon BE-në: Do t’ua kthejmë francezëve paratë që i japim Brukselit
Në një kohë kur Bardella shihet si një kandidat i mundshëm për presidencën franceze në vitin 2027, ai ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të zbusë qëndrimet tradicionale të partisë së tij ndaj Brukselit.
-
Kronikë
-
Shëndeti
-
Politikë
16:14
PD: Do të padisim Gjergj Lucën, shkel ligjin dhe punëson minorenët! Dënojmë përdorimin e fëmijëve si material propagandistik
Padia vjen pas një videoje të postuar nga vetë biznesmeni ku disa fëmijë, të cilët shprehen se janë 14-15 vjeç, punojnë në një kantier ndërtimi. Sipas PD, fëmijët përdoren “jo vetëm në shkelje të ligjit, jo vetëm në shfrytëzim dhe në kushte të vështira, por edhe si mjet propagande.”
-
Kronikë
-
Politikë
15:55
E sulmuan se kundërshtoi protestën, Rama i del në mbrojtje qytetares: Korbat e fshehur nën pupla flamingosh e masakruan online sepse mendon ndryshe
Në një postim në rrjetet sociale, Rama publikoi komentin e Juna Haxhiajt, për të cilën tha se është “masakruar online” pasi ka shprehur hapur mosbesimin ndaj protestës dhe mbështetjen për investimin e planifikuar në zonën e Nartës.
-
Kultura
-
Bota
-
Kronikë
-
Kronikë
15:39
Protesta/ Syri Tv trumbeton si protestuese ‘gazetaren’ shqiptare nga Britania, por BBC e 'demaskon': Ja kush është ‘Gjyshja’ e dënuar me 5 vite burg për trafik emigrantësh
Pranvera Smith, një shqiptare me banim në Angli është një nga protestueset që iu bashkua protestës para Kryeministrisë ditën e djeshme. Televizioni i familjes Berisha, Syri Tv e prezanton me krenari si një gazetare shqiptare që erdhi për t’iu bashkuar demonstruesve
-
Kosova & Rajoni
15:37
‘Podgorica po zhvillon luftë hibride kundër Serbisë’- Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç: Të pabazuara!
Përmes një deklarate të postuar në platformën X, ministria malazeze vlerësoi se deklaratat e shpeshta nga shteti fqinj dëshmojnë mungesën e gatishmërisë së një pjese të strukturave politike për ta pranuar Malin e Zi si një shtet sovran dhe të barabartë, e jo si një hapësirë që duhet t’u rikthehet qendrave të imagjinuara politike.
-
Politikë
-
Politikë
-
Politikë
-
Kronikë
-
Opinion
-
Politikë
14:42
'Ligji i 2024-ës për zonat e mbrojtura i hapi derën betonit pa kufizim”, Zhupa i përgjigjet Ramës: Nuk po u tregon të vërtetën shqiptarëve
Reagimi i Zhupës vjen një ditë pasi Rama publikoi një sqarim të gjatë për projektet e investimit në Sazan dhe Zvërnec, ku deklaroi se zona “Pishë Poro-Nartë” nuk ka ndryshuar asnjëherë statusin si “Peizazh i Mbrojtur” dhe se ndryshimet ligjore nuk kanë prekur standardet e mbrojtjes së këtyre territoreve.
-
Kronikë
-
Politikë
-
Kosova & Rajoni
-
Sport
-
Opinion
-
Kronikë
14:05
U arrestua në Greqi, ndërtuesi Shtufi i lidhur me Shkëlzen Berishën nuk pranon të ekstradohet në Shqipëri! SPAK e kërkon për pastrim parash
Ilir Shtufi, i arrestuar dy ditë më parë në Selanik në kuadër të operacionit të SPAK kundër një grupi të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, ka kundërshtuar ekstradimin e tij në Shqipëri
-
Sport
-
Sport
-
Kronikë
-
Ekonomi
13:45
Ibrahimaj prezanton mekanizmin e ri për investimet e huaja: Sjell më shumë transparencë dhe siguri! VanHorn: Investitorët kërkojnë rregulla të qarta
Qeveria prezantoi mekanizmin e ri për shqyrtimin e investimeve të huaja në sektorët strategjikë, ndërsa SHBA e cilësojnë atë një hap të rëndësishëm për forcimin e besimit të investitorëve.
-
Kronikë
13:48
U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit! Nën akuzë nga SPAK për trafikim të 446 kg kokainë
GJKKO ka lënë në qeli Eralbi Breçanin, djalin e ish-funksionarit të policisë Erzen Breçani. Sipas SPAK, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal pjesë e të cilit ishte Ergys Dashi dhe Ervin Mata, dyshohet financues dhe porositës i sasive të mëdha të kokainës nga përtej oqeanit.
-
Bota
13:45
Tavolara (Sardenjë), miratohet një resort në zonë të mbrojtur, pa marrë në konsideratë kufizimet dhe protestat
Projekti parashikon ndërtimin e një strukture luksoze akomoduese, si pjesë e një investimi më të gjerë që përfshin një hotel me pesë yje, dhjetëra vila, restorante, marinë, heliport dhe fushë golfi, e gjitha me pamje nga Zona e Mbrojtur Detare Tavolara–Punta Coda Cavallo.
-
Politikë
-
Lajme të mira