Minutë pas minute
-
Ekonomi
19:31
Dhuna në protesta, Ribaj: Depozitat nuk rrezikohen, politika të qëndrojë larg bankave! Beqiri: Fatura më e rëndë do të jepet nga goditja e turizmit
Në emisionin 'Portofol' në Report TV, Artur Ribaj tha se sulmet ndaj bankave nuk rrezikojnë depozitat, por krijojnë panik, ndërsa Gent Beqiri paralajmëroi se pasiguria mund të largojë investitorët dhe të dëmtojë turizmin.
-
VIP & Spektakël
-
Sport
-
VIP & Spektakël
-
Kosova & Rajoni
18:46
Presidentja e Kosovës pritet nga homologu hungarez në vizitën e parë jashtë vendit, në fokus siguria dhe integrimi evropian
Sipas njoftimit, gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa është rikujtuar se Hungaria ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars 2008.
-
Politikë
18:30
Protestat e dhunshme në Tiranë, Demo diskuton me homologët evropianë masat për sigurinë: E drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të sulmuar policinë (VIDEO)
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, zhvilloi takime me homologë nga vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë Italinë dhe Francën, ku diskutoi për forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës.
-
Kronikë
18:28
Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, ‘të gjithë’ detyrim paraqitje! Pjesa dërrmuese e arrestimeve të ligjshme, por u liruan nga prokuroria
Kujtojmë se nga datat 13 deri më 20 tetor në Tiranë u sulmuan disa dhjetëra institucione, duke filluar nga ato kryesoret si Kryeministria, Kuvendi, Gjykata Kushtetuese, ministri, gjykata, Banka e Shqipërisë, komisariate policie e të tjera.
-
Opinion
-
Bota
18:13
Francë/ Të shtëna me armë zjarri në periferi të Parisit, një i vrarë dhe pesë të plagosur! Mes tyre një vajzë 12-vjeçare
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, e cilësoi ngjarjen si një “krim terrorist”, ndërsa Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit ka marrë përsipër hetimet për të përcaktuar motivet e sulmit.
-
Bota
-
Bota
17:55
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen më 25 nëntor në Bruksel! Fokus te reformat dhe integrimi, Costa: E ardhmja e rajonit është në familjen evropiane
BE do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Udhëheqësit do të vlerësojnë progresin në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor , veçanërisht përmes Planit të Rritjes.
-
Bota
-
Sociale
-
Bota
17:30
Itali/ 68 mln euro të pastruara përmes kriptomonedhave, goditet ‘banka e fshehtë’ e grupit mafioz me italianë e shqiptarë! 30 të arrestuar, sekuestrohen mbi 21 mln € pasuri
Organizata ofronte shërbimin e lëshimit të faturave për transaksione fiktive, me një vlerë totale prej 110 milionë eurosh, përmes një rrjeti të dendur kompanish guaskë, të krijuara për të lëshuar fatura pa aktivitet real ekonomik.
-
Politikë
17:23
Rama publikoi fotot e protestuesve me precedentë penalë, Lapaj: Po përpiqet të justifikojë dhunën e policisë
I ftuar në “Studio Live” në Report TV, Lapaj tha se njeh dy prej personave në listë, ndërsa pretendoi se njëri prej tyre, ish-ushtarak dhe avokat, është arrestuar dy herë në mënyrë të paligjshme.
-
Politikë
-
Kronikë
17:03
Tjetërsimi i pronave në Durrës, Kushtetuesja s’i hap rrugë rigjykimit për ‘Rrumin e Shijakut’, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg
Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë në seancë plenare kërkesën e Aleksandër Lahos për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi dënimin e tij me 2 vjet burg. ‘Rrumi’ shprehej se vendimi i Kolegjit Penal ishte i papajtueshëm me Kushtetutën dhe kërkonte rigjykim të çështjes.
-
VIP & Spektakël
-
Sport
-
Bota
-
Bota
16:42
Melania Trump siguron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky! Shtëpia e Bardhë: Hyn në fuqi më 29 tetor për evakuimin e civilëve
Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndërpresin përkohësisht luftimet në qytetin ukrainas të Oleshkyt, pas ndërmjetësimit të zonjës së parë të SHBA-së, Melania Trump.
-
Kosova & Rajoni
16:37
Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 janar 2027
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se kompanitë e rrjeteve sociale kanë rreth dy muaj e gjysmë kohë për të zhvilluar një sistem verifikimi të moshës së përdoruesve, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e privatësisë së tyre.
-
Bota
-
Sociale
-
Sport
-
Bota
-
Kronikë
16:10
Tiranë/ Kërcënoi me thikë dhe i vodhi portofolin 17-vjeçarit, arrestohet 25-vjeçari! Babai dhe motra kundërshtuan policinë gjatë kontrollit të banesës, hetohen në gjendje të lirë
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit, babai dhe motra e tij kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë me qëllim pengimin e kontrollit.
-
Politikë
16:04
Misioni për stabilizimin e Gazës, nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen e Shqipërisë
Marrëveshja është nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe Komandanti i ISF, Gjeneral Major Jasper Jeffers.
-
Kronikë
15:50
Aeroporti i Vlorës/ Beteja në Kushtetuese, ‘2A Group’ dhe ‘VIA’ kërkojnë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthimin e kontrollit te ‘Mabco’ e Pacollit
Sipas pretendimeve të palëve, vendimi i 26 majit për rrëzimin e sigurimit të padisë së “2A Group” të Valon Ademit, është i papajtueshëm me Kushtetutën. Ata kërkojnë dërgimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë, pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi.
-
Bota
-
Sociale
15:45
Kukësi i jep lamtumirën e fundit shkrimtarit dhe studiuesit Izet Duraku, ish-drejtorit të Radio Kukësit! (VIDEO)
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë u bashkuan në ceremoninë mortore për të nderuar figurën e një prej intelektualëve të njohur të Kukësit, i cili la pas një trashëgimi të çmuar në letërsi, gazetari dhe studimin e trashëgimisë kulturore të Lumës.
-
Sport
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Bota
15:25
Britania e Madhe përgatitet për sulme kibernetike e terroriste, qeveria u kërkon qytetarëve të përgatiten: Mbani rezerva për të paktën 3 ditë me ushqime, ujë, bateri e para cash!
Familjet britanike këshillohen të mbajnë rezerva ushqimore, ujë, ilaçe dhe një çantë me sendet më të nevojshme në rast se detyrohen të largohen papritur nga shtëpia.
-
Sport
-
Bota
-
Politikë
15:21
Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Institucionet nuk goditen, sfidohen me argumente dhe dialog
Ministri ka ndarë edhe mesazhin e Leopoldos, anëtar i Shoqatës Botërore të Juristëve (Ëorld Jurist Association) dhe pjesë e ekipit të Ëorld Laë Foundation, i cili ka ndjekur nga afër protestat në Tiranë dhe thekson se respektimi i shtetit të së drejtës duhet të jetë i ndërsjellë.
-
Sociale
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kultura
-
Kronikë
-
Bota
-
Politikë
14:29
Debati për arsimin në Report TV, analisti: Të rinjtë ikin se nuk ka meritokraci! Deputetja e PS: Po punojmë për një sistem të bazuar te merita
Daci kritikoi mungesën e transparencës në konkurse dhe lidhjen e dobët të universiteteve me tregun e punës, ndërsa Kushi tha se po punohet për një sistem më të mirë meritokracie në administratën publike, duke paralajmëruar vlerësim të drejtorëve dhe ndryshime aty ku kërkohet një frymë e re.
-
Kronikë
14:26
Ankimuan formulën e re të miratuar në Kuvend, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të kërkesës së Magjistratëve për çështjen e pagave
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkuan në Kushtetuese pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të pagave të miratuar nga Kuvendi.
-
Politikë
14:18
Protestuesit i thanë jo dialogut dhe përmbysën stolat prej guri, Rama nxjerr pamjet para Kryeministrisë: Studentë jo, pedagogë jo! Ç’janë këta që duan vetëm rrëmujë? (VIDEO)
Edi Rama ka publikuar pamje kur një grusht njerëzish, një pjesë e të cilëve me maska, përpiqen të krijojnë probleme në bulevard, pasi refuzuan sërish sot ftesën e kryeministrit për dialog.
-
Politikë
-
Politikë
13:55
'Personat e dhunshëm janë paguar' Evis Kushi për protestat: Ka financim nga krimi i organizuar dhe ndërhyrje të huaja! Dialogu është rruga drejt zgjidhjes
Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, tha nw Report TV se mazhoranca ka informacione që personat e përfshirë në dhunën gjatë protestave janë paguar.
-
Politikë
13:54
Nga Balluku, te Tahiri, Beqaj e Koka, Berisha nxjerr fotot dhe i përgjigjet Ramës pas listës së protestuesve me precedent penal: Ja ministrat e tu të dënuar! (VIDEO)
Lista e Sali Berishës shoqëruar me fotografi, përmes së cilës iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, ishte e gjatë, nga kryetar bashkish, drejtues të niveleve më të larta, deri tek drejtorë të niveleve më të ulëta.