Minutë pas minute
-
Bota
-
Sport
-
Politikë
-
Bota
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Shëndeti
-
Sociale
-
Sport
-
Lajme të mira
-
Kronikë
12:13
Belinda Balluku e pandehur, SPAK zgjat 3 muaj hetimet për Llogaranë! Njoftohen Gjyzeli e Elezi (VIDEO)
Këtë të mërkurë ka qenë radha e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish kreut të KESH Erald Elezit për t’u paraqitur në SPAK dhe komunikimi i vijimit të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës
-
Sport
-
Kronikë
-
Politikë
11:39
PD çon në Kushtetuese miratimin e marrëveshjes ushtarake me SHBA, Bardhi: Ja 7 shkeljet e Kuvendit! Nga 74 vota të PS, vetëm 19 deputetë e lexuan
Gazment Bardhi thotë se opozita e mbështet në parim marrëveshjes e huasë, por nuk mund të miratohet duke shkelur Kushtetutën. Gjykatës i kërkohet përveç shfuqizimit, dhe pezullimi i hyrjes së saj në fuqi.
-
Kronikë
-
Receta
-
Kultura
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Receta
-
Sport
-
Receta
-
Politikë
10:51
Arrestimi i Ermal Beqirit, Tabaku: Të zbardhet çështja e AKSHI-t, përgjegjësia politike shkon deri tek kryeministri
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, duke kërkuar hetimin e plotë të personave që sipas saj ndërtuan dhe mbështetën politikisht skemën.
-
Kronikë
-
Kronikë
10:48
Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka bërë publik një rast të referuar së fundmi në SPAK që lidhet me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të paraqitura si të lëshuara nga autoritetet shqiptare, për realizimin e operacioneve fiktive të zhdoganimit dhe eksportit nga vendet e Bashkimit Europian.
-
Lifestyle
-
Shëndeti
10:36
Platformë e re për mjekët shqiptarë jashtë vendit, aplikime online për t'iu bashkuar sistemit shëndetësor publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka prezantuar një platformë të re online, e cila u jep mundësi mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të aplikojnë për t'u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik në Shqipëri.
-
Kronikë
10:34
Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi
Në hetimin disiplinor konstatohet se gjyqtarja ka kryer shkelje me dashje në rastet e mungesave të pajustifikuara, mosparaqitje kërkese për heqje dorë nga ndjekja e një çështjeje dhe mosrespektim apo zbatim i gabuar i vendimeve nga gjykata më të larta.
-
Sport
-
Sport
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
-
Bota
-
Sport
-
Bota
09:11
SHBA/ Për herë të parë në 60 vjet, Florida ekzekuton me vdekje 2 të burgosur në një ditë
Injeksionet vdekjeprurëse, të kryera me disa orë diferencë nga njëra-tjetra, ishin ekzekutimet e para pothuajse të njëpasnjëshme që nga koha kur Arkansasi ekzekutoi dy burra me tri orë diferencë në vitin 2017.
-
Sport
-
Bota
08:50
Momenti viral në funeral/ Trump i ofroi karamele, JD Vance refuzon! Presidenti i ndan me Scott Bessent (VIDEO)
Rreth dy orë pas fillimit të funeralit, ndërsa të pranishmit qëndronin në heshtje dhe përkujtonin senatorin e ndjerë Lindsey Graham, Trump u pa duke futur dorën në xhep dhe duke nxjerrë një kuti me karamele Tic-Tac.
-
Ekonomi
-
Opinion
-
Sport
08:34
Egnatia 'mbush arkën' nga Evropa, rrogozhinasit kanë fituar deri tani 1.71 milionë euro! Ëndërr pjesëmarrja në fazën e ligës
Kampionët e Shqipërisë do të garojnë në Europa League, teksa një kalim në grupet evropiane do të sillte të ardhura shtesë, shumë që mund të kapte vlerën minimale të 3.87 milionë eurove.
-
Sociale
08:23
Magjia e Nikaj-Mërturit, 'udhëtimi' i paharrueshëm në thesarin e Alpeve Shqiptare (VIDEO)
Me pamje magjepsëse të Alpeve, lumit që gjarpëron mes tyre, tingujve të kitarës në mbrëmje, hënës që ngrihet në qiellin e kthjellët të natës dhe ushqimeve ndjellëse, kryeministri Rama është kujdesur të pasqyrojë në disa sekonda një prej bukurive më të mahnitshme të Shqipërisë.
-
Bota
-
Kosova & Rajoni
07:53
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t'i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Wilson rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe e kritikoi Serbinë për kërcënime të vazhdueshme. Ai tha se Beogradi duhet përfundimisht t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por argumentoi se kjo do të kërkonte një shkëputje të qartë nga pushtetet autoritare.
-
Opinion
-
Bota
07:43
Lufta/ Deri në 90 miliardë dollarë dëme për vendet e Gjirit Persik, sheikët të gatshëm të paguajnë një ‘kontribut’ për të zhbllokuar Hormuzin
Nëse plani pranohet nga Irani dhe nuk kundërshtohet nga Uashingtoni, mungesat e karburanteve, gazit, plehrave kimike dhe shumë lëndëve të tjera të para që më parë kalonin përmes Hormuzit mund të fillojnë të zbuten.
-
Bota
-
Opinion
-
Kronikë
07:17
Gjyqi në GJKKO/ Meta dhe Kryemadhi kërkojnë Ramën dëshmitar! Kreu i PL mbron ish-bashkëshorten: I tha BKH-së se telefoni i sekuestruar ishte i saj
Monika Kryemadhi e ka pranuar në GJKKO se ka ndikuar që kushëriri i saj të merrte lejen për interkonjeksionin e fibrave optike, por ajo thotë se thjesht e ka sugjeruar Adrian Shatkun dhe nuk ka marrë përfitim nga ai. Ish-deputetja mohon që Adrian Shatku të ketë paguar shkollën e vajzës së saj të madhe.