Minutë pas minute
-
Politikë
-
Kronikë
-
Bota
-
Sociale
15:18
Temperaturat e larta/ Kosova kufizon qarkullimin e kamionëve me peshë mbi 20 tonë deri në orën 17:30, radhë të gjata në pikën kufitare të Vërmicës
Kombinimi i kufizimit të qarkullimit të kamionëve për shkak të temperaturave të larta dhe fluksi i madh i pushuesve nga Kosova që po kthehen nga Shqipëria drejt vendit të tyre, ka shkaktuar ngarkesë të konsiderueshme në aksin Kukës-Morinë dhe në pikën kufitare të Vërmicës.
-
Kronikë
-
Lifestyle
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
15:06
Senatorja republikane Joni Ernst viziton Kosovën, takohet me Haxhiun dhe komandantin e KFOR-it
Ernst po e viziton Kosovën në një kohë të ngërçit institucional, pasi partitë politike dështuan ta konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të qershorit, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa vendi ka një ushtruese të detyrës së presidentes dhe një kryeministër në detyrë.
-
Bota
-
Bota
15:01
‘Mos rrezikoni jetën sërish’, ministri i Jashtëm i Spanjës ua bën të qartë emigrantëve në Ceuta: Të gjithë do të kthehen në Marok
Albares gjithashtu iu drejtua emigrantëve që po konsiderojnë një tjetër përpjekje për të kaluar kufirin, duke u thënë të “mos rrezikojnë jetën, paratë apo të ardhmen e tyre përmes një përpjekjeje që është e destinuar të dështojë”.
-
Horoskopi
-
Kosova & Rajoni
-
Sociale
-
Opinion
-
VIP & Spektakël
-
Bota
14:31
Drejtoi luftën kundër COVID-19 në SHBA, publikohen mesazhet e Anthony Fauci-t: Ja çfarë shkruante për ndikimin e vaksinës tek gratë shtatzëna
Në komunikimet e vitit 2021, Fauci diskuton me zyrtarë të tjerë amerikanë atë që dihej në atë kohë për vaksinimin e grave shtatzëna, duke folur për mungesën e të dhënave, rreziqet e mundshme dhe përfitimet e vaksinimit.
-
Politikë
-
Kosova & Rajoni
14:14
Vuçiç kërcënoi me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, BE kritika Serbisë: Deklarata të tilla të shmangen! SHBA: Të normalizohen marrëdhëniet mes Prishtinës e Beogradit
Komisioni Evropian rikujtoi gjithashtu se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre evropiane.
-
Sociale
-
Kronikë
-
Ekonomi
-
Politikë
-
Ekonomi
13:45
Plazhet publike, Gonxhja: 675 stacione më shumë në 2026, rritet me 67% hapësira për pushuesit, më shumë parcela në Lezhë, Durrës, Shkodër e Vlorë
Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja shkruan se sipërfaqja totale e plazheve publike arrin në 3.18 milionë metra katrorë, nga 2.88 milionë metra katrorë në vitin 2025, ose 303 mijë metra katrorë më shumë.
-
Sport
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
-
Bota
-
Ekonomi
13:23
Buxheti përballë ‘flakëve’, në dispozicion 88 mln euro! Tirana, Durrësi e Kukësi me fonde të mëdha, ‘vuajnë’ Vora e Vau Dejës! Malaj: Financimi është 13-fishuar në 7 vjet
Për përballimin e zjarreve dhe emergjencave civile, këtë vit janë në dispozicion rreth 88.2 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe bashkive.
-
Lajme të mira
-
Sport
13:10
Trump i del në mbrojtje Infantino-s: Gabim nëse e zëvendësoni në FIFA, udhëhoqi një Botëror rekordesh
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është shprehur publikisht në mbrojtje të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, i cili është në qendër të furtunës pas planit për të shitur aksionet e turneve botërore.
-
Kronikë
13:05
Policia forcon kontrollet me teknologjinë, Lamallari: Smart City do të rrisë sigurinë rrugore dhe publike (VIDEO)
Në një postim në rrjetet sociale, Lamallari shkruan se, me rritjen e numrit të turistëve dhe të qarkullimit të mjeteve, rritet edhe përgjegjësia për garantimin e sigurisë në rrugë.
-
Bota
12:53
Nga bordi i ‘Air Force One’ në kontenierin e kateringut, prapaskenat e ‘arratisë’ së Trump nga Turqia pas kërcënimeve iraniane
Presidenti Donald Trump inskenoi një fluturim me Air Force One-in e vjetër, por u transferua fshehurazi në një tjetër avion ushtarak me një kamion të vogël të furnizimeve të kateringut të aeroportit.
-
Bota
12:51
Lufta/ SHBA sulmon anijen në Ngushticën e Hormuzit: Po përpiqej të thyente bllokadën! Negociata të reja në Romë midis Izraelit dhe Libanit
Trump e ka cilësuar bllokadën detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit, ndaj anijeve që drejtohen për në Iran si një 'mur çeliku', duke e përshkruar situatën në ngushticë me Iranin si të ndërlikuar.
-
Kronikë
-
Lajme të mira
-
Kronikë
-
Politikë
12:22
‘Shqipëria renditet e para në botë në 'National Cyber Security Index’, Rama: Sulmi kibernetik i Teheranit, pika e kthesës epokale
Shqipëria renditet e para në botë në indeksin global të sigurisë kibernetike NCSI. Kryeministri Edi Rama thotë se ky kapërcim epokal nuk është një dhuratë e rënë nga qielli, po rezultati i një pune të madhe që nisi pas sulmit të regjimit të Teheranit që synoi të gjunjëzonte shtetin, por në fakt u bë pikënisja e një transformimi të madh digjital.
-
Bota
-
Bota
-
Sport
-
Shëndeti
11:46
Qendrat shëndetësore verore, Ministria e Shëndetësisë: Shërbim 24/7 për pushuesit vendas e të huaj (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë publikoi në rrjetet sociale, pamje nga puna e ekipeve mjekësore në qendrat shëndetësore verore të cilat ofrojnë shërbim 24/7 për pushuesit vendas e të huaj, në zonat bregdetare dhe turistike të vendit
-
Kronikë
-
Kultura
-
Ekonomi
11:29
23.5 mld lekë të ardhura doganore për korrikun, 223 mln lekë më shumë se një vit më parë! Karburantet kontribuojnë me 126 mln
Të ardhurat nga TVSH-ja janë rritur me rreth 108 milionë lekë, të ndikuara kryesisht nga performanca e karburantit të importit, me rreth 619 milionë lekë më shumë, gazit me rreth 111 milionë lekë dhe veshjeve/tekstileve me rreth 107 milionë lekë.
-
Kronikë
-
Sport
-
Politikë
-
Politikë
-
Kosova & Rajoni
10:58
Debati për Ibrin, Hoxha i përgjigjet ministrit të Jashtëm serb: E ardhmja e rajonit është dialogu, kërcënimi helmon bashkëjetesën! Uji s’mban pasaportë
Ministri Ferit Hoxha i është përgjigjur homologut të tij serb, Marko Gjuriç lidhur me Ibrin duke ia kthyer se e ardhmja e rajonit nuk qëndron te...