-
Një orë në seli me Kryemadhin, Basha: Do ndjekim paratë e shqiptarëve, do të ketë protesta të fuqishme (VIDEO)
Lideri i Partisë Demokratike një orë takim në selinë blu me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Flitet për protestat por nuk jepen detaje. Basha: Do të jenë më të fuqishme. Basha risjelll në vëmendjen akuza të vjetra ndaj qeverisë: Dy koncesionet e hajdutërisë të ashtuquajtura PPP, Milot-Balldre dhe Vlorë-Orikum, janë vjedhje e pastër e buxhetit të shtetit. Zotimi ynë është anulimi i çdo pseudo PPP-je. Shqiptarëve nuk do t’ia marrin këto para.
4 Shtator 2019, 10:00 -
-
Kryemadhi shfaqet pas shumë kohësh: Ditët që kemi kaluar kanë qenë të vështira...
Pas disa kohësh larg vëmendjes politike, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shfaq në kampin e LRI në Jalë. Kryemadhi tha se ditët që kanë kaluar kanë qenë më të vështirat për partitë politike dhe për vendin. Ajo tha se të rinjtë kanë një rol shumë të rëndësishëm në betejën përballë krimit të organizuar.
26 Gusht 2019, 21:41 -
Tërheqja e Pjetrit dhe aksioni opozitar/ Kryemadhi takim 'kokë më kokë' me Bashën në selinë blu (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe është zhvilluar në selinë blu. Ky është takimi i parë 'kokë më kokë' me dy aleatëve opozitar gjatë muajit gusht.
16 Gusht 2019, 10:32 -
Presidenti Meta krah Kryemadhit në Prevallë: Ditë e veçantë feste dhe urimi
Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi vijojnë pushimet në Prevallë. Presidenti ka ndarë një foto ku ai bashkë Kryemadhin të shoqëruar edhe nga fëmijët kanë pozuar krah disa miqve të tyre mes të cilëve duket se kanë festuar edhe kurban bajramin.
11 Gusht 2019, 21:02 -
-
Kriza e opozitës/ Përçarja PD-LSI, ja 9 mosmarrëveshjet gjatë aleancës së dytë
Nga dekreti i Metës deri tek dosja ‘Babale’ dhe reforma zgjedhore, të gjitha divergjencat që lëkundën raportet mes PD-së dhe LSI-së. Krahas konfliktit institucional Presidencë-qeveri si dhe raporteve të polarizuara mes opozitës dhe mazhorancës, një konflikt i ri po përvijohej javët e fundit brenda kampit të opozitës.
9 Gusht 2019, 07:38 -
-
-
-
-
-
Ish-deputetja bëhet nënë/ Kryemadhi: Do jeni gjithmonë të pandara, edhe në ditët me diell, dhe në ato të zymta me shi
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilën ka vendosur ta quajë Greis.
1 Gusht 2019, 17:22 -
Pas Metës e Ruçit, Schütz takim 'lamtumire' dhe me Kryemadhin
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim në selinë e LSI me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz, në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri.
25 Korrik 2019, 18:36 -
I akuzuar për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, Dashamir Xhika në krah të Kryemadhit (FOTO)
E ndërsa retorika e kryetares së LSI-së ishte e njëjtë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte prania e Dashamir Xhikës krah Kryemadhit në takimin me strukturat. Dashamir Xhika është ish-drejtor i ARRSH dhe kandidat për deputet i LSI në qarkun e Elbasanit nw zgjedhjet e 2017.
22 Korrik 2019, 22:47 -
Reforma në drejtësi/ Kryemadhi: Nuk është realizuar ende ajo që miratuam me 140 vota
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi thotë se edhe pas 3 viteve që nga miratimi i reformës në drejtësi nuk është realizuar ende sistemi i drejtësisë që do të luftojë krimin e organizuar pa ndikimin e qeverisë.
22 Korrik 2019, 19:53 -
-
-
Kryemadhi: Vendimi i Gjykatës së Durrësit tregoi se ku po na çon Rilindja
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi reagon për vendimin e Gykatës së Durrësit e cila sot vërtetoi mandatin e kryebashkiakes së Durrësit Valbona Sako. Kryemadhi deklaroi se ky vendimi tregoi se ku po na çon Rilindja e Reformës në Drejtësi.
19 Korrik 2019, 21:16 -
Basha tradhton Metën nga Vjena për 13 Tetorin: S'ka zgjedhje me Ramën kryeministër
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk tërhiqet nga kushti që nuk futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Përmes një mesazhi sot nga Vjena, Basha u shpreh se qëndron i vendosur në kërkesën për qeveri tranzitore. Me qëndrimin e fundit kryedemokrati tradhton Ilir Metën, pasi të martën tha se vlerëson propozimin për 13 tetorin.
18 Korrik 2019, 16:51