-
Oficeri i lartë i NATO-s: Përgatituni për të papritura në Ukrainë!
Në një takim të drejtuesve të lartë të NATO-s, kryetari i Komitetit Ushtarak të aleancës admirali Rob Bauer, tha se pas arsyetimit të presidentit rus, Vladimir Putin për luftën qëndron frika nga demokracia, në një vit të shënuar nga zgjedhje në mbarë botën
17 Janar, 12:58 -
Putin dhe Presidenti iranian do të nënshkruajnë së shpejti traktatin e ri ndërshtetëror
Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian do të nënshkruajnë së shpejti një traktat të ri ndërshtetëror midis dy vendeve, i cili ishte në fazat e fundit të marrëveshjes
17 Janar, 12:44 -
VIDEO/ Shkrumbohet fabrika e armaturës pranë Moskës, 100 zjarrfikës 'në luftë' me flakët
Një tjetër fabrikë është shkatërruar në Rusi si pasojë e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë Moskës dhe fabrika prodhonte veshje ushtarake dhe antiplumba për ushtrinë e Presidentit rus, Vladimir Putin
11 Janar, 11:09 -
Putin: Jemi ekonomia më e madhe në Evropë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se ka presion mbi vendin e tij “nga çdo drejtim” dhe theksoi se janë ekonomia më e madhe në Evropë. Në një takim në qytetin Khabarovsk, që ndodhet në lindjen e largët të Rusisë, Putin bëri vlerësime për ekonominë
11 Janar, 10:58 -
Paralajmëroi se do të denonconte ‘korrupsionin gjigant’ të Putinit në Mariupol, gjendet i vdekur gazetari rus
Një gazetar rus, reporter i luftës, në rrethana ende misterioze është gjetur i pajetë në rrugë. Ngjarja vjen fill pas deklaratës së tij se do të publikonte detaje të reja të ‘korrupsionit gjigant’ në qytetin ukrainas të pushtuar nga Vladimir Putin, Mariupol
9 Janar, 12:13 -
Dy kandidatë do të garojnë kundër Putinit në zgjedhjet presidenciale në Rusi
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të premten se i ka regjistruar dy kandidatë të cilët do të garojnë kundër Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale në mars. Komisioni ua pranoi kandidaturat Leonid Slutskyt, kryetarit të komisionit për punë të jashtme në dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë, si dhe Vladislav Davankovit, nënkryetarit të dhomës së ulët të Parlamentit. Stutsky është anëtar i partisë nacionaliste, Partia Liberale Demokratike, ndërsa Davankov vjen nga Partia e Re e Popullit.
5 Janar, 19:38 -
FOTO/ Shitet për 20 mijë euro kartivizita e Vladimir Putin e viteteve 1990
Një kartvizitë e Vladimir Putin në fillim të karrierës së tij, e cila e cilëson Putinin si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare të presidentit të Këshillit të Deputetëve Popullorë të qytetit të Leningradit në vitet 1990 u shit me një shifër rekord prej 2 milionë rubla, më pak se 20 mijë euro, në një ankand elektronik sipas të dhënave të publikuara në faqen e ankandit
27 Dhjetor 2023, 11:05 -
'Ai është një burim i paçmuar për Putinin', kriza kronike e qeverisë gjermane dhe hijet ruse mbi Scholz, në 2024 mund të detyrohet të largohet nga posti
Qeveria Scholz ka rënë sërish në kaos. Dhe sondazhet janë shkatërruese. Tre e katërtat e popullsisë së Gjermanisë janë të pakënaqur me punën e kancelarit. Është rezultati më i keq që mund të ketë ndodhur ndonjëherë. Kjo gjë prej disa kohësh ka nervozuar edhe partnerët e qeverisë dhe opozitën
27 Dhjetor 2023, 09:42 -
Ish-ministrja serbe: Brnabiç dhe Vuçiç kanë punuar nën komandën e FSB-së ruse dhe Putinit
“Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, u dërgonte transkripta ambasadorëve, por për një kohë të gjatë qeveria e Serbisë dhe Aleksandar Vuçiç kanë punuar nën komandën e FSB-së ruse dhe Putinit”. Kështu thotë Zorana Mihajloviç, ish-ministre në qeverinë në largim, dhe kryetare e lëvizjes “Gjithmonë për Serbinë”
26 Dhjetor 2023, 12:33 -
Navalny reagon për herë të parë pas burgosjes në Arktik: Jam mirë, si 'Santa Claus', mos u shqetësoni për mua
Kritiku i burgosur i Kremlini, Alexei Navalny, mbështetësit e të cilit kishin humbur kontaktet me të për disa javë, në një postim në rrjetet sociale i siguroi ata se ishte mirë pas transferimit në një burg në rajonin Arktik të Rusisë veriore. Transferimi, cili zgjati 20 ditë, ishte mjaft i lodhshëm, shkroi ai në platformën X (ish-Twitter)
26 Dhjetor 2023, 11:44 -
Paralajmërimi i ish-shefit të CIA-s: Vladimir Putin do të rrëzohet nga një grusht shteti
Një ish-shef i CIA-s, ka deklaruar së fundmi se “Presidenti rus Vladimir Putin mund të rrëzohet nga një grusht shteti për shkak të luftës së tij në Ukrainë”. Jack Devine, 83-vjeç, deklaroi se nuk do të habitej nëse tirani rus, do të “zhduket nesër”
23 Dhjetor 2023, 13:47 -
Kundërshtare me Putin, gazetares ruse i ndalohet kandidatura për zgjedhjet presidenciale
Ish-gazetarja, Yekaterina Duntsova, u ndalua të shtunën (23 Dhjetor) të kandidojë kundër Presidentit rus, Vladimir Putin, në zgjedhjet e marsit të ardhshëm për shkak të gabimeve të supozuara në aplikimin e saj për t'u regjistruar si kandidate
23 Dhjetor 2023, 13:19 -
'Ndodhi në kohën kur Putini njoftoi se do të kandidonte përsëri' ish-ministri rus: Koha e zhdukjes së Navalnyt nuk është rastësi, por e qëllimshme
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny mungoi përsëri në dy seancat e planifikuara gjyqësore të kryera përmes videolidhjes të premten, sipas një deklarate nga ekipi i tij. Ekipi i Navalny thotë se politikani është zhdukur prej 17 ditësh, ku vendndodhja e tij ende nuk dihet
23 Dhjetor 2023, 10:06 -
VIDEO/ 'Shfrenohet' elita e Putin, festa të 'çmendura' me vajza nudo teksa lufta vazhdon! Shpërthejnë komentet: Do digjeni në ferr
Në rrjetet sociale janë duke u bërë virale disa pamje të shkëputura nga festa të pazakonta ku pjesëmarrës janë persona të elitës ruse të politikës. Veshje e sjellje të çuditshme dhe aspak të hijshme janë parë në këto skena, mes të cilëve dhe ajo që njihet si e pagëzuara e presidentit rus, Vladimir Putin
22 Dhjetor 2023, 17:52 -
Rusi, ish-gazetarja Dountsova sfidon Putinin në zgjedhjet presidenciale
Një politikane e pavarur ruse, ish-gazetarja Ekaterina Dountsova, e angazhuar për paqen, paraqiti ditën e djeshme kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të marsit 2024, gjatë të cilave një fitore e re për Vladimir Putin është pothuajse e padyshimtë
21 Dhjetor 2023, 12:50 -
'Europa të përgatitet urgjentisht', kreu i ushtrisë belge: Nuk përjashtohet përhapja e luftës, Rusia ka aleatë në Ballkan duke filluar nga Serbia
Ndonëse është një skenar i frikshëm për tu menduar, një luftë në shkallë të zgjeruar me Rusinë, duke përfshirë edhe Belgjikën, ishte diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin. Sot, sipas Michel Hofman, kreu i Forcave të Mbrojtjes së Belgjikës, Evropa ka arsye arsye për t'u shqetësuar
20 Dhjetor 2023, 11:58 -
Putini: Rusia nuk ka plane të sulmojë NATO
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i hodhi poshtë si të pakuptimta komentet e Presidentit Joe Biden se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s nëse do të fitonte luftën në Ukrainë. Shefi i Kremlinit tha se Rusia nuk kishte asnjë interes për të luftuar me aleancën ushtarake perëndimore.
17 Dhjetor 2023, 22:33 -
'Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë me vendet e NATO-s', reagon Putin: Komentet e Biden janë absurde
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se pretendimi i presidentit amerikan, Joe Biden, se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s nëse ai fitonte në Ukrainë ishte absurditet i plotë
17 Dhjetor 2023, 10:15 -
Vladimir Putin do të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të garojë për mandat tjetër presidencial si kandidat i pavarur me mbështetje të madhe, dhe jo i lidhur me partinë, kanë raportuar të shtunën agjencitë ruse të lajmeve, duke i cituar mbështetësit e tij
16 Dhjetor 2023, 19:20 -
Macron: Jam i hapur për bisedime me Putinin, për të siguruar paqe
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të premten se ende është i hapur të bisedojë me homologun e vet rus, Vladimir Putin, nëse kjo do të ndihmonte në sjelljen e paqes së qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë.
15 Dhjetor 2023, 19:31 -
Putin përballet me mbi 2 mln mesazhe kritike të publikut: Mos kandido për një mandat tjetër! Kur do i kushtoni vëmendje Rusisë
Më shumë se dy milionë telefonata dhe mesazhe janë dërguar tashmë nga qytetarët rusë në qendrën e thirrjeve të Frontit Popullor Gjith-Rus në prag të sesionit vjetor të televizionit të Presidentit rus Vladimir Putin në Linjën e drejtpërdrejtë të pyetjeve dhe përgjigjeve, i cili këtë vit po mbahet si konferencë shtypi
14 Dhjetor 2023, 15:21 -
Putin e quan pushtimin 'luftë civile' dhe e krahason me sulmet izraelite: Asgjë që po ndodh në Gaza nuk po ndodh në Ukrainë
Gjatë konferencës për shtyp, një gazetar nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS e pyet Putin nëse Rusia mund të normalizojë marrëdhëniet me BE-në ndërsa Perëndimi po “lodhet” nga mbështetja e Ukrainës dhe “politikanët e duhur” po fitojnë pushtet në Europë
14 Dhjetor 2023, 11:55 -
Putin përballet me gazetarët perëndimorë për herë të parë që nga pushtimi: Paqja do të ndodhë kur të arrijmë qëllimet tona
Presidenti rus, Vladimir Putin, për herë të parë që nga fillimi i luftës, po përballet me gazetarët perëndimorë, në një konferencë të madhe për shtyp në Moskë. Ai do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve rusë dhe gazetarëve perëndimore
14 Dhjetor 2023, 10:53