-
-
Goditet grupi i vjedhjes së banesave në Tiranë! Hajdutët studionin vendet e shtëpive e më pas ndërprisnin ndriçimin e rrugës dhe fiknin kamerat e sigurisë
Një grup i mirëorganizuar që vidhnin banesa në zona të ndryshme të Tiranë është shkatërruar nga policia, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona.
13 Dhjetor 2021, 10:00 -
Kapen hajdutët e kasafortave, grabisnin bizneset në autostradë, 3 në pranga, 3 në kërkim! Autorë edhe të 7 vjedhjeve të tjera
Shtatë raste të vjedhjes së kasafortave nëpër bizneset e autostradës Tiranë-Durrës në muajt mars, qershor, gusht, nëntor dhe dhjetor janë dokumentuar me prova nga policia, ndërsa tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
12 Dhjetor 2021, 10:46 -
Tiranë/ Përshtati lokalin për përdorim dhe shitje të kokainës, arrestohet pronari! Sekuestrohet një pistoletë, kokainë, fishekë
Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe shitje të kokainës. Në pranga ka rënë pronari i Bujtinës, i identifikuar si Lutfi Elezi.
12 Dhjetor 2021, 09:15 -
Shembja ish-godinës së ATSH, inxhinieri që bashkëpunoi me Maks Velon për Report Tv: Nuk e dëmtoi tërmeti! Po shkatërrohet historia dhe trashëgimia kulturore e qytetit
Me shembjen e ish-godinës së ATSH-së, në Tiranë, inxhinieri Orhan Sakiqit i janë shkatërruar edhe kujtimet. Sot, kur nga ajo hapësirë kanë mbetur disa rrënoja, ai ka rrëfyer në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj momentet e projektimit të kësaj godine, që për kohën ka qenë me e veçanta, Sakiqi tregon për kujtimet që ka pasur me Maks Velon, arkitektin dhe veçantinë që mbarte në vetëvete ajo godinë.
10 Dhjetor 2021, 21:19 -
Rindërtimi, Rama në shkollën në Kombinat: Do fusim mësimin e teknologjisë që në klasë të parë! I përgjigjet akuzave për 'thesin' me lekë
Kryeministri Edi Rama tha se synohet që mësimi i teknologjisë të futet që në klasë të parë. Ai i dha përgjigje edhe akuzave të PD-së se qeveria ka marrë para nga fondet e dhëna nga donatorët për procesin e rindërtimit. Rama theksoi se partnerët kanë qenë ata që kanë administruar fondet e projektet dhe se qeveria nuk ka prekur asnjë qindarkë të këtyre parave.
10 Dhjetor 2021, 10:54 -
-
Shpërthen bombola e gazit te mensa e Universitetit Epoka në Tiranë! Xhamat e katit të parë të thyer në çdo cep, karrike që kanë 'fluturuar' jashtë godinës, çfarë mbeti pas (VIDEO)
Një bombol gazi ka shpërthyer në mensën e Universitetit privat Epoka në Tiranë, ku fatmirësisht nuk ka lënduar, por dëmet materiale kanë qenë të mëdha. Report Tv mëson se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 20:35, si pasojë e rrjedhjes së gazit, duke shkaktuar edhe panik te banorët e zonës përreth.
9 Dhjetor 2021, 20:53 -
Inaugurohet shkolla ‘16 Shtatori’, e treta godinë e re arsimore në Pezë, Veliaj: Mirënjohje Katarit që iu përgjigj thirrjes për ndihmë pas tërmetit
Shkolla ‘16 Shtatori’ në Pezë të Madhe i është bashkuar sot 14 shkollave të reja, të inauguruara vetëm brenda sezonit të parë të këtij viti arsimor në Tiranë, të cilat janë ringritur pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
9 Dhjetor 2021, 19:32 -
-
Paralizohet kryeqyteti, radha e mjeteve me kilometra! Qytetari bën policin, lejon kalimin e makinës që ishte me urgjencë! Rrugët që duhet të shmangni
Reshjet e dendura të shiut, por edhe ardhja e emigrantëve për festa kanë ndikuar për një trafik "të çmendur në Tiranë, ku makinat nuk lëviznin prej vendit për minuta të tëra. Kulmi u arrit gjatë pasditesm rreth orës 17:00, që përkon edhe me kthimin nga puna të qytetarëve, ku çdo aks i kryeqytetit ishte i bllokuar.
9 Dhjetor 2021, 17:31 -
Shembja e ish- godinës së ATSH në Tiranë, Veliaj: Shumë nostalgji, por do bëhet më e bukur dhe më e fortë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me shembjen e ish-godinës së ATSH, 7 katëshi i parë në kryeqytet i ideuar nga arkitekti Maks Velo në 1976. Veliaj tha se ajo nuk i rezistoi tërmetit të 26 nëntor, duke theksuar do të bëhet me e bukur si godinë."Kemi sh
9 Dhjetor 2021, 16:53 -
Drejt Punës
75-vjetori i zjarrfikëses, sheshi kthehet në skenë demonstrimi! Muçaj me 31 vite karrierë: Ngjarja më e rëndë, humbja e Arjan Salajt
75-vjetori i krijimit të Shërbimit Zjarrfikës në Shqipëri është përkujtuar përmes një demonstrimi simbolik në Sheshin Nënë Tereza, ndërsa zjarrfikësi Kujdesi Muçaj rrëfen për Report Tv vështirësitë përgjatë 31 vite pune.
9 Dhjetor 2021, 16:00 -
Ambulancat 'ngecin' në Tiranë, pas apelit në Report Tv policia aksion kundër shoferëve që nuk hapin rrugë! Në vetëm 2 orë 200 gjoba me nga 3 mijë lekë
Një ambulancë në Tiranë e ka mision shumë të vështirë që ta dërgojë të sëmurin sa më shpejt të jetë e mundur në spital apo për të mbërritur për t'i dhënë ndihmën e parë. Situata e rëndë u denoncua pak ditë më parë në Report Tv, dhe vetëm 1 javë më pas policia është vënë në lëvizje.
9 Dhjetor 2021, 14:25 -
-
'Monument kulture', e projektuar nga Maks Velo, nis shembja e Ish-ambienteve të ATSH në Tiranë! Godina u dëmtuan nga tërmeti! Veliaj: Do bëhet më e fortë
7 katëshi i parë në Tiranë, ideuar nga arkitekti i ndjerë Maks Velo, ka nisur të shembet pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Ish-godina e ATSH-sëështë fituar me tender nga 2 kompani si pjesë e programit të rindërtimit. Sipas kushteve të tenderimit, godina e re duhej të kishte përfunduar që në gusht, por vetëm ditën e djeshme nisën të hiqen tullat e para nga godina historike e ’76-ës.
9 Dhjetor 2021, 12:13 -
-
Tirana me plan veprimi për ndotjen akustike, drejtoresha Mile: 70% e zhurmave në kryeqytet vjen nga trafiku i makinave! Psikologia Jonuzi: Nisma shumë e mirë
Në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje zhvillimi aktivitetesh që gjenerojnë zhurmë, përfshirë edhe lavazhet, apo serviset e makinave, të cilat do të zhvendosen, si në çdo qytet perëndimor, larg zonave të banuara. Diana Mile, drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se ndotja më e madhe akustike në kryeqytet shkaktohet nga trafiku i makinave si dhe kantieret e ndërtimit pranë zonave të banuara.
8 Dhjetor 2021, 20:46 -
'E vrau diktatura'/ Homazhe për Klodian Rashën tek Ministria e Brendshme, ndizen qirinj dhe vendosen foto
Një vit më parë, 25-vjeçari Klodian Rasha u vra shumë pranë shtëpisë së tij në Tiranë nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Vrasja e të riut asokohe shkaktori revoltë dhe qytetarët u ngritën në protesta.Teksa sot kujtojnë Klodianin, disa qytetarë kanë zhvil
8 Dhjetor 2021, 19:45 -
Ndizen dritat e pemës edhe te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, Veliaj: Të bashkëpunojmë të gjithë që të ecim më shpejt me projektet për Tiranën
Në Tiranë ndihet kudo atmosfera e festave të fundvitit. Pasi u ndezën dritat e pemës së Vitit të Ri te Pazari i Ri, më pas te Kalaja e Tiranës dhe në sheshin "Skënderbej", tani është radha e Parkut të Liqenit të vishet me ngjyrat e festave
8 Dhjetor 2021, 19:08
