-
14 Maj 2021, 21:14
-
-
-
-
Kokaina shitej në Tiranë, efektivi i RENEA-s u kap me drogë në dorë! Pamjet dhe dinamika e arrestimit të tij dhe 2 trafikantëve, prej ditësh nën vëzhgim
14 Maj 2021, 18:493 persona u arrestua për trafik kokaine, që e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Mes të arrestuarve është edhe një efektiv i RENEA-s, i cili ishte ai që u kap me kokainë në duar dhe përmes tij arrihej që të transportohej dhe shitej droga pa rënë në sy të policisë. Policia bën me dije se tre të arrestuarit blinin drogë dhe e tregtonin me pakicë në zona të ndryshme të Tiranës.
-
VIDEOLAJM/ Selami Jenisheri me biçikletë në trotuar edhe pse ngjitur ka korsinë e dedikuar, ecën i pashqetësuar me njërën gomë të rënë
14 Maj 2021, 15:24Veç flokëve në ngjyrë të kuq, në detaj tjetër që identifikon më së miri deputetin 80-vjeçar Selami Jenisherin, është edhe biçikleta e tij ngjyrë rozë, me të cilën lëviz kudo. Me të njëjtën lëvizur edhe sot në kryeqytet, ku siç duket në video, ai ecën në trotuar, edhe pse ngjitur ka korsinë e dedikuar për biçikletat. E në fakt, ai nuk duket i shqetësuar edhe pse njëra nga gomat e biçikletës ka rënë.
-
Foto dhe VIDEO/ Aksident në Tiranë, kamioni përplas një person me biçikletë! Transportohet për në spital
14 Maj 2021, 14:28Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme. Në Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i arkivës, një kamion ka përplasur një person me biçikletë.
-
Mbillen 56 selvi te Liqeni në kujtim të 56 mjekëve që humbën jetën nga COVID, Veliaj: Një kënd i kujtesës për të mos u harruar
13 Maj 2021, 16:49Në kujtim të 56 mjekëve që humbën jetën në betejën kundër Covid-19, tek Parku i Liqeni janë mbjellë 56 selvi. Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se kjo do hapësirë do të jetë një oaz reflektimi për familjet e këtyre mjekëve.
-
Vrau shokun e tij, prokuroria kërkon burg për Marjus Demën! Laboratori i ‘Bitcoin’ ishte ndërtuar para disa muajsh, sapo kishte nisur prodhimin e kriptomonedhave
13 Maj 2021, 10:42Vrasja e Mehmet Qemës, prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktoj ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje
-
VIDEO, shokojnë dy të rinjtë, “sfidojnë” vdekjen dhe ecin buzë ndërtesës së lartë në Tiranë
12 Maj 2021, 21:26Ecja buzë ndërtesave të larta duket se është kthyer në një trend në rrjetet sociale në Shqipëri e në botë, ku shumë të rinj gjejnë guximin të ndërmarrin këtë 'sport' të rrezikshëm
-
Me shpejtësi skëterrë, momenti kur aksidentohet për vdekje 'Xubi i Yzberishtit' (VIDEO)
12 Maj 2021, 18:21Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të aksidentimit për vdekje të Fatmir Avdillarit i njohur si “Xubi i Yzberishtit”. Në pamje shihet se një makinë tip “Toyota Yaris” nga korsia e mesit dhe e pa pozicionuar mirë në rrugë kthehet majtas brenda sekondit, duke mos hapur as sinjal, ndërkohë që pas saj me një shpejtësi skëterrë vjen motori me të cilin udhëtonte Fatmir Avdillari.
-
Vrasjet e fundit në vend, Meta: Kërkohen masa të menjëhershme reaguese! Ngjarjet të zbardhen dhe autorët të marrin dënimin më të rreptë ligjor
12 Maj 2021, 15:46Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale që janë regjistruar në vend, ku brenda dy ditëve janë vrarë me armë zjarri tre persona.
-
Aksident në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë, makina përplas 4-vjeçarin
12 Maj 2021, 12:26Një automjet ka përplasur një këmbësor në rrugën "Don Bosko" në Tiranë. I plagosur ka mbetur një fëmijë i mitur, 4 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore
-
-
Tiranë, punonjësi aksidentohet në punë, i shtypet këmba nga kamioni, hetohen në gjendje të lirë inxhinieri përgjegjës
12 Maj 2021, 10:5941-vjeçari teksa po transportonte materialet e punës duke ngritur hekura është rrëzuar në rrugë duke u dëmtuar. Pas rrëzimi, në rrugë po kalonte një kamion që nuk ka mundur të reagojë në kohë për të manovruar duke i shtypur edhe këmbën.
-
Tiranë, kërcënoi se do hidhej nga Muzeu kombëtar, policia e bind të zbresë! Autori denoncon: Po më cenojnë licencën e punës, policia e Tropojës më bën presion
12 Maj 2021, 10:14Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi fatmirësisht ka përfunduar pa të lënduar. Admir Jahelezi kishte hipur në skelat e vendosura për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë duke kërcënuar se do të hidhej nga lartësia.
-
Aksidentoi për vdekje ‘Xubin e Yzberishtit’, arrestohet drejtuesja e mjetit
12 Maj 2021, 09:46Është arrestuar drejtuesja e mjetit shtetasja A.M, 39-vjeçe pasi përplasi për vdekje një ditë më parë Fatmir Avdillarin
-
-
-
