-
Ekskluzive-Masakra në Elbasan/ Zbulohet e kaluara kriminale në Itali e Alibejt, përdorte 5 emra dhe 2 nofka
Report Tv zbardhi dosjen italiane prej 237 faqesh për Endrit Alibejn, i vrarë në Elbasan në fund të vitit të kaluar me xhaxhanë dhe një turk. Alibej gjatë aktivitetit kriminal në Itali ka përdorur 5 emra dhe 2 nofka. Ai renditet i nënti në listën e të proceduarve, ndërsa i vëllai Endrit Alibej, i 10-ti. Sipas policisë italiane dy vëllezërit drejtonin një grup të trafikut të drogës nga Holanda drejt veriut të Italisë. Artan Hoxha hodhi më shumë dritë mbi pistat ku po hetohet, ndërsa gazetari i Report Tv, Driçim Caka u shpreh se mbrëmjen e 29 dhjetorit policia shkoi me vonesë në vendin e ngjarjes duke u justifikuar me trafikun.
9 Janar 2019, 20:31 -
Tentativa e rrëmbimit të biznesmenit në Elbasan, Hoxha: Do përdorej si karrem, akuza për autorin banale
Gazetari Hoxha deklaroi se Bexhet Mosmuca që rrëmbeu biznesmenin, por edhe vajza që kërcënoi familjen e Gunit janë arrestuar, por ngriti dyshime mbi akuzat si janë referuar materialet në prokurori.
30 Dhjetor 2018, 12:22 -
Masakra në Elbasan, Artan Hoxha: Autorët goditën në errësirë, vrasësit profesionistë, shkak pazaret e kokainës
Artan Hoxha shprehet se ngjarja e mbrëmshme në Elbasan ishte larje hesapesh për përplasjet për pazaret e drogës. Përsa i përket dinamikës së ngjarës, Artan Hoxha thotë se autorët i ndoqën dhe zgjodhën një zonë që ishte errësirë për t’i goditur dhe ku nuk ka patrulla policie.
30 Dhjetor 2018, 11:52 -
-
Gazetari Artan Hoxha: Aurel Guni u rrëmbye për t’i marrë informacion për bandën rivale në Elbasan
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, në studion e lajmeve tregoi edhe arsyen pse Bexhet Mosmuça rrëmbeu Aurel Gunin. “U rrëmbye për t’i marrë informacion për një bandë tjetër.”-tha Hoxha.
29 Dhjetor 2018, 19:58 -
-
Tentativa e rrëmbimit në Elbasan, Policia: U shoqërua dhe një femër, iu bëri presion familjarëve që të hiqnin kallëzimin
Policia sqaron se nuk ka patur rrëmbim, por konflikt mes Aurel Gunit dhe Bexhet Mosmucës. Policia thotë në njoftim se pas sherrit, Bexhet Mosmuca i ka marrë makinën Aurelit dhe është larguar.
29 Dhjetor 2018, 18:54 -
-
Tentativa e rrëmbimit në Elbasan/ Gazetari Artan Hoxha në Report Tv: Nëse hetohet, do zbardhen një zinxhir ngjarjesh kriminale
Gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha ka thënë se tentativa e rrëmbimit të Aurel Gunit në Elbasan është një ngjarje tipike mafioze. Gazetari shpjegon ngjarjen si dhe denoncon mosreagimin nga Policia e Shtetit.
29 Dhjetor 2018, 18:39 -
Artan Hoxha: Ju njoh me futbollin bio shqiptar, karate dhe vaterpolo, adrenalina në maksimum...(VIDEO)
Gazetari Artan Hoxha sjell pamje nga ndeshja mes Orikut të Orikumit dhe Tomorit të Beratit, e cila përfundoi 1-0, ndeshja u zhvillua në një terren, që i ngjante një kënete dhe ku kishte brenda karate, kickboxing, madje dhe vaterpolo.
17 Dhjetor 2018, 07:25 -
-
Ceremonia për Kaçifën në 8 dhjetor në Bularat, gazetari Artan Hoxha: Forcat e anti-terrorit po kontrollojnë kufirin
Autoritetet shqiptare kanë shpallur non grata 54 ekstremistë grekë, pas thirrjeve raciste gjatë ceremonisë mortore për Konstandin Kaçifën në fshatin Bularat dhe të dhëna se disa prej tyre mund të tentojnë të futen në territorin shqiptar.
5 Dhjetor 2018, 20:52 -
'Kacifas'/ Gazetari Artan Hoxha: 4 shqiptarë të vrarë në Greqi, pse nuk flasin Meta-Rama, Berisha dhe Basha?
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë se vendimi i sotëm i Parlamentit Europian, ku i kërkohet Shqipërisë një hetim i plotë për Kacifan, tregon se ngjarja nuk ishte banale por kriminale.
29 Nëntor 2018, 17:12 -
Vrasja në ish-Bllok/ Gazetari Artan Hoxha: Martinajn e duan me çdo kusht në burg, përplasja e grupeve e ka zanafillën në Holandë
Gazetari ka thënë se për vrasjen në ish-Bllok ka patur negociata me komandon e shpallur në kërkim, Merviol Bilo, që ky i fundit të dorëzohej por pa sukses. Bilos, i është kërkuar dorëzimi që më pas të favorizohej në procesin e gjykimit por pa rezultat
29 Nëntor 2018, 16:48 -
-
-
-
Arrestimet e Çapjave/ Artan Hoxha: U vendos minë te tregu i Elbasanit, si u shmang shpërthimi
Artan Hoxha tha në emisionin ‘Repolitix’ se policia ka dështuar në të gjitha rastet, ndërsa deklaroi se ishte planifikuar për t’u sulmuar tregu i këtij qyteti, pasi një minë e telekomanduar iu vendos një tregtari, i cili shpëtoi rastësisht.
22 Nëntor 2018, 09:52 -
‘'Martohen' edhe me tezen’, Idajet Beqiri tregon si po fshihen kriminelët: Po marrin mbiemrat e grave
Avokati Idajet Beqiri tha në Report Tv se segmente të caktuara arrijnë deri aty sa bëjnë martesa edhe me tezet e tyre, thjesht e vetëm për të marrë një mbiemër tjetër, për të dalë i pastër nga njollat me ligjin dhe kjo është kthyer në fenomen.
21 Nëntor 2018, 22:33 -
Zhdukja e Elvis Troqes në Repolitix/ Gazetari Artan Hoxha: Ata që e kanë bërë kanë patur garanci të madhe
Të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin Repolitix në Report Tv kanë qenë gazetari që ka intervistuar Troqen, Artan Hoxha, gazetarët Poli Hoxha, avokati Idajet Beqiri dhe ish-polici Ilir Gjoci.
21 Nëntor 2018, 21:46