-
Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
6 Qershor 2021, 13:56 -
Shkodër, nis në Reç hedhja e insektit që lufton 'grerëzën e zezë' të gështenjave, Rama: Sigurojmë cilësinë e këtij produkti! Ekonomi: E angazhuar ta çoj deri në fund (VIDEO)
6 Qershor 2021, 11:44Ka nisur sot në zonën e Reçit në Shkodër fushata e hedhjes së insektit që lufton 'grerëzën e zezë' të gështenjave. Kyeministri Edi Rama shkruan se kjo metodë është e certifikuar nga BE dhe siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti. E pranishme në nisje të fushatës, Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi theksoi angazhimin e saj për ta çuar këtë praktikë deri në fund.
-
Nis trajnimi i stafeve mjekësore në qendrat verore, Manastirliu: Për turistët që shfaqin shenja COVID do përdoren testet e shpejta (VIDEO)
6 Qershor 2021, 11:12Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke ndjekur nga afër trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, ka bërë me dije 29 qendrat do të jenë gati për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 qershori.
-
Zonat e mbrojtura tërhoqën 2.5 mln turistë në 2020, Shkodra ‘lider’ për turizmin natyror
5 Qershor 2021, 22:55 -
Manastirliu inspekton fillimin e punimeve në spitalin e Shkodrës: Brenda vitit salla të reja operacioni
5 Qershor 2021, 10:43Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar fillimin e punimeve në spitalin rajonal Shkodër, për rikonstruksionin bllokut operator
-
Kushtetuesja rrëzon vendimin e Qeverisë për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Hila! Organizoi djegien e materialeve zgjedhore në KAZ-në Bushat në 2019-n
5 Qershor 2021, 09:22Gjykata Kushtetuta ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, dhe ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar.
-
VIDEO/ Rama e nis ditën me pamjet e Bypass-it të Shkodrës : Këtë verë do të ketë më shumë frymëmarrje për qytetarët
5 Qershor 2021, 08:32Me një video të Bypass-it të Shkodrës, Kryeministri Rama ka zgjedhur t'i urojë qytetarët mirëmëngjes për ditën e sotme. Rama ka shkruar se më këtë investim këtë verë do të ketë më shumë frymëmarrje për qytetarët shkodranë.
-
Sezoni turistik dhe prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet, Gurma: Në Sarandë janë sporadike, s'do ndikojnë te turistët! Ademi:Velipoja, ndër brigjet më të pastra
4 Qershor 2021, 22:36Në Sarandë dhe Shkodër, ndërtimet pa laje nuk përbëjnë problem madhor dhe se nuk do të ndikojnë në sezoni turistik, pasi duket se ’ligjshmëria mbizotëron mbi paligjshmërinë’.
-
Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, media serbe: Është arratisur në SHBA, anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri i siguruan dokumente të rreme
4 Qershor 2021, 21:05Sipas medias serbe “Dnevni novini”, Elezovic besohet të jetë larguar me dokumente të rreme drejt SHBA, pasi kuptoi se u zbulua për lidhjen e tij me trafikantët e drogës. Në median serbe shkruhet se ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale që janë në Shqipëri dhe që i siguruan atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen.
-
Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja holandeze nga Shkodra: Po studiojmë raport-progresin e KE
4 Qershor 2021, 09:47Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, e pyetur nëse Shqipëria, për Holandën i ka plotësuar kriteret për t'u integruar në BE, tha se po studiohet raporti i komisionit europian dhe më pas mund të japë një përgjigje.
-
Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, media malazeze: Dyshohet se favorizonte trafikun e drogës dhe merrte përqindje, iku për të mos u arrestuar
3 Qershor 2021, 15:34Sipas medias malazeze Novosti, Rudolf Elezoviç dyshohet të jetë fshehur vetë pasi kishte informacione se policia e kishte zbuluar që ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe ndihmonte trafikantët. Sipas burimit, Elezoviç është larguar drejt Shqipërisë duke humbur gjurmët duke shmangur kështu marrjen në pyetje.
-
U kap me pistoletë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër (VIDEO)
3 Qershor 2021, 10:23Hektor Ndreu, 38-vjeç, është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete në mjetin e tij.
-
Vidhet një shtëpi në Vaun e Dejës, kryefamiljari denoncon në polici: S'i pamë hajdutët, ishim në gjumë
2 Qershor 2021, 15:03Pashk Meli nga Vau i Dejës në Shkodër ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur 500 mijë lekë të vjetra
-
Konflikti me Izraelin, ambasadorja palestineze në Shkodër: Vlerësojmë shtetin shqiptar për qëndrimin, Izraeli ka të drejtë të mbrohet por jo të sulmojë
2 Qershor 2021, 12:34Ambasadorja e shtetit të Palestinës në Tiranë, Hana Shawa, ka zgjedhur sot të vizitojë Myftinë e Shkodrës dhe myftiun Muhamed Sytari për ta falënderuar për qëndrimin e tij pro Palestinës në përplasjen me Izraelin.
-
Edona Bilali në Report Tv: Bashkëpunim mes palëve politike në shërbim të qytetarëve! Rama s'më ka thënë kurrë jo për Shkodrën
1 Qershor 2021, 19:09Edona Bilali, e cila fitoi mandatin e deputetes në Shkodër për PS, e vuri theksin në bashkëpunimin e palëve politike pozitë-opozitë në të mirë të qytetarëve, pasi për njerëzit e rëndësishme është marrja e shërimit korrekt dhe cilësor dhe jo se kush ia mundëson atë shërbim.
-
'Kafja e Madhe' në Shkodër shembet nga investitori privat me leje ndërtimi të skaduar, pezullohen punimet restauruese (VIDEO)
1 Qershor 2021, 15:58Punimet për restaurimin e Kafes së Madhe në Shkodër janë pezulluar deri në rinovimin e lejes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Sa i përket debatit për shembjen e një pjesë të godinës, drejtoresha e monumenteve në Shkodër shprehet se "punimet e deritanishme janë kryer në bazë të projektit të vitit 2016-të".
-
Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, prokuroria e Shkodrës nis hetimet! Do të kërkohet në dy anët e lumit Buna
1 Qershor 2021, 13:11Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet lidhur me humbjen që më 27 maj të këtij viti të Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi. Elezoviç ka humbur kontaktet që me 27 maj me familjarët e tij në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.
-
'Kush s'kërcen nuk është shkodran ohej', Shkodra 'pa gjumë', tifozët presin heronjtë e Vllaznisë në mesnatë (VIDEO)
1 Qershor 2021, 08:57Ndonëse mbërritja e ekipit ka qenë pas mesnate, rreth orën 01:00, kjo nuk i ka penguar tifozët shkodranë që të dalin t'i presin në qendër të qytetit, me duartrokitje, brohorima dhe thirrjet 'Kush s'kërcen nuk shkodran ohej'.
-
'Çfarë është bërë, është bërë', vrau 25-vjeçarin se i rrihte djalin, arrest me burg për 47-vjeçarin nga Shkodra Mark Kodra
31 Maj 2021, 13:5347-vjeçari ka deklaruar në gjykate se "ajo punë ka ndodhur, çfarë është bëre është bërë", ndërsa nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.
-
Bënte xhiro me pistoletë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër (VIDEO)
31 Maj 2021, 10:4234 vjeçari Fatjon Guri është arrestuar në Shkodër duke lëvizuar me armë zjarri me vete.
