-
Zyrtari i lartë i Bundestagut gjerman letër BE-së për zgjedhjet në Serbi! Roth: Vuçiç është plotësisht i izoluar
Roth ka publikuar letrën e nënshkruar nga 24 deputetë të shteteve të BE-së, drejtuar presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyne, presidentes të Parlamentin Evropian, Roberta Mitsola, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguar të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
18 Janar, 20:04 -
Peticioni/ Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi për Report Tv: Me rëndësi të mbahen zgjedhje të lira në veri të Kosovës
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në një raportim për emisonin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv, ka folur rreth peticionit në Kosovë për largimin e Kryetarëve shqiptarë të Komunës në Kosovë me shumicë serbe
18 Janar, 13:59 -
Serbia refuzoi vizitën e Sveçlës në Luginë, reagon BE-ja: Respektoni marrëveshjen! Lejoni vizitat e zyrtarëve të Kosovës
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të lejojë vizitat e zyrtarëve të Kosovës në tri komunat në jug të Serbisë, të cilat paralajmërohen në përputhje me marrëveshjen e arritur në dialogu rreth vizitave të ndërsjella. Blloku ka kërkuar që Kosova të respektojë në të njëjtën mënyrë këtë marrëveshje
18 Janar, 11:40 -
Krerët e komiteteve të BE-së thirrje Von der Leyen: Hetoni mashtrimin zgjedhor në Serbi
Më shumë se 20 politikanë të lartë evropianë që merren me politikën e jashtme i kanë bërë thirrje Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të hetohen akuzat për parregullsi në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi
18 Janar, 10:58 -
Ndalimi i pagesave me dinarë, reagon Lajçak: Kam njoftuar Brukselin, do të gjejmë zgjidhje pa pasoja negative
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka alarmuar se Kosova do t’i ndalë transaksionet e pagesave me dinarë. Për këtë cështje është në dijeni edhe emisari i BE-së Miroslav Lajçak, ndërsa Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar rregullore të re që hyn në fuqi nga 1 shkurti, e ku thuhet se valuta e vetme në Kosovë është euro
18 Janar, 10:09 -
FOTO/ Forumi ekonomik i Davos, Kurti dhe Vuçiç në të njëjtin panel diskutimi në Zvicër
Sot mbahet dita e katërt e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit me mbi 2800 pjesëmarrës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e Davosit ku foli për sigurinë gjeopolitike të rajonit, por në të njëjtin panel pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kurti ka shprehur në Forum kënaqësinë që ishte pjesë e panelit
18 Janar, 09:28 -
Takimi me Lajçak në Forumin e Davos, Vuçiç: E paralajmërova për veprimet e Prishtinës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se e ka paralajmëruar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, për veprimet e Prishtinës në procesin e dialogut. Dy zyrtarët kanë zhvilluar takime në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës
17 Janar, 15:45 -
Serbi: Mijëra persona protestojnë kundër rezultatit zgjedhor
Partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 46.72 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale. Mirëpo, një mision ndërkombëtar vëzhgimi ka thënë se SNS-ja ka siguruar avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediale, ndikimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe parregullsive zgjedhore, përfshirë blerjen e votës.
16 Janar, 22:27 -
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Shkup javën e ardhshme, mediet maqedonase: Të pranishëm Rama, Kurti e Vuçiç
Një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes të miratuar nga Komisioni Europian do të mbahet në Shkup të hënën e javës së ardhshme (22 janar), pjesë e të cilit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama
16 Janar, 18:37 -
Beogradi paralajmëroi shërbim të detyrueshëm ushtarak, reagon Kamberi: E papranueshme, banorët e Luginës së Preshevës ta refuzojnë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
16 Janar, 11:34 -
Forumi ekonomik në Davos, Kurti: Ka mundësi të jem në një panel me Vuçiç, prioritet i takimeve do të jetë siguria e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me Forumit Ekonomik Botëror në Davos ku ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe kufinjtë e saj
16 Janar, 10:37 -
Lajçak takon O’Brien në Davos: Ne duam ta shohim Ballkanin të ecë përpara
Ballkani ka qenë tema e diskutimit në takimin e së martës mes të Dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien
16 Janar, 10:33 -
Lajçak takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës në Vjenë! Bislimi: Diskutuam çështje urgjente, si dhe zbatimin nga pa kushte të Marrëveshjes Bazike me Serbinë
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u takuan të hënën në Vjenë për të diskutuar për një varg çështjesh në lidhje me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, në vëçanti për nevojën e zbatimit të menjëhershëm të një marrëveshjeje mes dy vendeve fqinje për normalizimin e marrëdhënieve.
15 Janar, 22:40 -
Takimi i bujshëm Majko- Berisha për situatën e Kosovës në ‘98, Lorenc Vangjeli rrëfen për herë të parë bisedën sekrete
Ishte dhjetori i vitit 1998, kur studentët ishin futur në grevë urie dhe në atë kohë opozita e drejtuar nga Sali Berisha kërkonte dorëheqjen e kryeministrit Pandeli Majko
15 Janar, 20:43 -
U dhunua dhe u arrestua se nderoi Adem Jasharin, lirohet nga paraburgimi politikani opozitar serb
Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, është liruar të hënën nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Çedomir Stojkoviq, duke shtuar se ky vendim u mor "pas trysnisë së shtuar" nga vendet e Perëndimit.
15 Janar, 19:04 -
VIDEO/ Lufton për Rusinë kundër Ukrainës, kërcënon mercenari serb: Destinacioni tjetër është Kosova
Mercenarët serb të cilët kanë shkuar në Donbas për të ndihmuar rusët në luftën kundër Ukrainës së fundmi kanë ndarë një mesazh kërcënues për Kosovën ku thuhet se desticacioni i radhës do të jetë Kosova
14 Janar, 13:19 -
Çfarë parashikohet për Beogradin? DW: BE drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë në BE
BE-ja po punon për ta kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën. Kushtëzimi i anëtarësimit ka për të pasur efekt në kalkulimet politike të presidentit Vuçiq, sipas analistëve politikë
14 Janar, 10:13 -
BRAZIL/ (VIDEO) 'Ishte vrasës me pagesë', pjesëtari i klanit mafioz serb 'Skalar' qëllohet me 3 plumba para syve të gruas dhe të birit
Një serb i ekzekutuar para familjes së tij javën e kaluar në Brazil është identifikuar si vrasës me pagesë i kërkuar nga Interpoli për vrasje të shumta me porosi. Ai kishte gjithashtu kishte një pasaportë të rreme sllovene, sipas një oficeri Luiz Ricardo Lara Dias Jr
14 Janar, 09:35 -
Vuçiç: Amerika po udhëheq me armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se me armatimin e mëtejshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga vendet e NATO-s, po synohet jo vetëm largimi i gjurmëve të Serbisë në Kosovë por edhe largimi i serbëve nga atje.
14 Janar, 01:36 -
Kosova bleu nga SHBA 246 raketa, irritohet Vuçiç: Serbia do shpenzojë 740 milionë euro për pajisje ushtarake këtë vit
Duke folur për vendimin e SHBA-së për t'i shitur Kosovës 246 raketa antitank të prodhimit amerikan, si dhe pajisje përcjellëse, Vuçiç tha se kjo lëvizje është në kundërshtim me Rezolutën 1244, e cila, shtoi ai, nuk parasheh që Kosova të ketë ushtri.
13 Janar, 16:11 -
Komisioni Evropian këmbëngul që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, më 20 nëntor ia dërgoi një letër Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së ku thotë se ky propozim shkel sovranitetin e Kosovës, pengon integrimin e serbëve në Kosovë dhe hap rrezikun e përdorimit të të dhënave të pasakta çka paraqet edhe kërcënim të sigurisë.
13 Janar, 15:27 -
SHBA raketa 'Javelin' Kosovës, Vuçiç akuzon: Perëndimi po e armatos por ajo duhet çmilitarizuar
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi ashpër Perëndimin se po ndihmon Kosovën të armatoset, në një kohë kur rezoluta 1244 parashikon krejt të kundërtën. Vuciç tha se përgjigja do të jetë fuqizimi i ushtrisë serbe që kombi të mos zhduket.
13 Janar, 14:46 -
Njohja reciproke e targave, raportuesja e PE-së për Kosovën: Hap drejt njohjes nga Serbia
Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, e ka quajtur hap drejt njohjes de facto nga Serbia, njohjen e targave RKS. Ajo tha se ndihet e turpëruar që qytetarët kanë pritur deri në 2024 për vizave, pasi kriteret ishin përmbushur që më 2018
13 Janar, 10:48 -
Ministri i Brendshëm serb: Armatosja e policisë së Kosovës me armë të gjata, provokim dhe veprim i rrezikshëm
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, tha se njoftimi se të gjithë patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisjen me armë të gjata “është jashtëzakonisht provokues dhe i rrezikshëm për rritjen e tensioneve”.
12 Janar, 21:54 -
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, PPE kundërshton debatin: Nevojitet raporti i OSBE/ODIHR
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërkesat që në Parlamentin Evropian, si temë urgjente, të debatohet për zgjedhjet që Serbia mbajti në dhjetorin e vitit të kaluar dhe për vërejtjet për procesin e votimit që janë bërë jo vetëm nga opozita, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë zgjedhjeve
12 Janar, 17:19 -
Kurti këmbëngul të ketë nënshkrim të marrëveshjes: Serbia ka shkelur tetë nga 11 nenet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka këmbëngulur që të ketë nënshkrim të Marrëveshjes Bazike me Serbinë, të arritur më 27 shkurt në Bruksel, duke thënë se Serbia ka shkelur tetë nga 11 nenet e asaj marrëveshje
11 Janar, 12:30