-
Dy të miturit thyen masën 'arrest shtëpie', vodhën dyqanin dhe plagosën dy moshatarët e tyre brenda dy ditëve
Dy të mitur të cilët ishin në arrest shtëpie për plagosje të dy personave, kanë thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie' dhe kanë vjedhur një dyqan gjatë natës dhe kanë plagosur dy bashkëmoshatarët e tyre me thikë.
8 Gusht 2020, 10:35 -
Tentuan të kalojnë 32 kg kanabis nga Librazhdi në Maqedoninë e Veriut përmes kufirit të gjelbër, një i arrestuar, një në kërkim
Dy persona kanë tentuar të kalojnë 32 kilogramë kanabis përmes kufirit të gjelbër nga Librazhdi në Maqedoninë e Veriut. Pasi u pikasën nga policia ata janë larguar duke braktisur mjetin dhe drogën, por policia arriti të kapë njëri prej tyre, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.
8 Gusht 2020, 09:59 -
I grabitën makinën dhe e mashtruan se do t'ia gjenin, arrestohen 6 persona e vihet nën hetim një pronar servisi në Shkodër
Personat e arrestuar janë me precedent penal të mëparshëm dhe të dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Atyre iu gjet 1 motomjet, 1 automjet, 50.000 lekë dhe 5 aparate celular, ndërsa po punohet për gjetjen e makinës tip “Mercedez Benz”.
7 Gusht 2020, 11:05 -
Arrestohen dy persona në Durrës, 24-vjeçari aksidentoi këmbësoren e largohet nga vendngjarja, 28-vjeçari godet punonjësin e karburantit
24-vjeçari me iniciale A.Sh., banues në Durrës është arrestuar për veprat penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ", pasi duke drejtuar makinën tip "Fiat Punto" aksidentoi këmbësoren F.Ç., 52 vjeçe, banuese në Durrës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit duke mos dhënë ndihmën e parë.
7 Gusht 2020, 10:50 -
Shfrytëzonte bashkëjetuesen e mitur dhe një tjetër për prostitucion dhe drogë, pranga 28-vjeçarit në Tiranë
Ai shfrytëzonte bashkëjetuesen e tij 17-vjeçare dhe një vajzë tjetër 18-vjeçare për prostitucion në Sarandë, Tiranë dhe Korçë, ndërsa ai i përdorte edhe për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.
7 Gusht 2020, 10:42 -
Arrestohet tre persona në Vlorë, 34-vjeçari mbante kanabis e armë gjahu në shtëpi, djali i thyen xhamat e makinës babait
Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi iu gjetën në banesë kanabis sativa dhe një armë gjahu pa leje. Policia gjithashtu ka arrestuar në flagrancë në Radhimë babë e bir me banim në Tiranë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56-vjeçar për motive të dobëta.
7 Gusht 2020, 09:31 -
-
Falsifikuan dokumentet dhe u hoqën si punëtorë sezonal në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 grekë në Kakavijë
4 shtetas shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia greke pasi akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet duke u hequr si punëtor sezonal në Greqi për të kaluar kufirin. Njëri prej tyre madje ka rrezikuar jetën e një efektivi në tentativë për të kaluar pikën kufitare në Kakavijë për të hyrë në anën shqiptare por është ndaluar nga autoritete tona kufitare.
31 Korrik 2020, 15:05 -
Arrestohen dy persona në Vlorë, një për falsifikim monedhash dhe një tjetër duke udhëtuar pa patentë e me kanabis
Arrestohen dy persona ditën e sotme në Vlorë, ku një 34- vjeçar për falsifikim monedhash dhe një tjetër duke drejtuar mjetin pa patentë e me lëndë narkotike me vete.
31 Korrik 2020, 12:10 -
Kurbin/ Nxirrte inerte nga lumi Mat e tentoi të korruptonte policin, arrestohet 41-vjeçari, nën hetim edhe kryeinspektori i IMT-së
Arrestohet një 41-vjeçar në Kurbin pasi u kap duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat dhe tentoi t'i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit. Gjithashtu vihet nën hetim kryeinspektori i IMT Kurbin.
31 Korrik 2020, 09:56 -
-
-
'Normalizimi' i Dosjes 339
Arrestimet e fundit për dosjen 339, shënojnë “normalizimin” e saj, duke e futur në një hulli banale vjedhjesh nga hajdutë xhepash, të cilët gjallojnë rregullisht në të gjitha votimet shqiptare, që prej 30 vjetësh. Drama politike që u ndërtua mbi këtë dosje, shërbeu vetëm që PD të krijojë opozitën e Murrizit e Hajdarit, duke relativizuar veten dhe duke bërë me dëshirën e saj një autogol të hatashëm politik, që vazhdon ta paguajë.
28 Korrik 2020, 21:26 -
-
-
-
Nusja 22-vjeçare i vjedh vjehrrës 6400 dollarë duke e mashtruar me punët e shtëpisë
Një ngjarje e rendë ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, ku një 22-vjeçare është akuzuar nga vjehrra e saj, se e mashtronte këtë të fundit duke i bërë punët e shtëpisë dhe i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
24 Korrik 2020, 19:39 -
-
-
Momenti kur 'Hijet e natës' grabisin lokalin në Durrës, arrestohet 21-vjeçari për 11 vjedhje
Në videon e siguruar nga Report Tv shikohen dy personat që hynë në lokalin në Durrës me maska të vëna dhe përpiqen të hapin sirtarin e kyçur, me thikë dhe levë hekuri ku ndodheshin edhe lekët. Lokali në pronësi të A.N. ndodhet në lagjen numër 3 dhe dyshohet se ata kanë marrë 10.000 lekë.
19 Korrik 2020, 09:17
