-
SHBA, Japoni, Australi, plane për stërvitje të përbashkëta në detin e Kinës Jugore
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë në plan të zhvillojnë këtë javë një stërvitje të përbashkët në Detin e Kinës Jugore, pranë pjesës perëndimore të Filipineve, njoftuan zyrtarë filipinas të sigurisë.
20 Gusht 2023, 18:10 -
Kaos nga përmbytjet në Meksikë, uragani ‘Hilary’ i afrohet Kalifornisë! Rrezik për bregun perëndimor
Uragani i fuqishëm që preku Meksikën, duke shkaktuar një situatë katastrofike me përmbytje masive rrezikon të godasë Kaliforninë jugore, si dhe pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara deri të hënën.
20 Gusht 2023, 11:10 -
Tensionet me Kinën, SHBA, Koreja e Jugut e Japonia 'bashkim forcash': Epokë e re partneriteti
Para shtimit të tensioneve me Kinën si edhe sinjaleve kërcënuese nga Koreja e Veriut, SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia afrohen më shumë. Për herë u takuan në një samit krerët e tre shteteve.
19 Gusht 2023, 08:35 -
Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton feston sot 77-vjetorin, ja disa fakte që nuk i dinit për të
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 77-të. Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Ai është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.
19 Gusht 2023, 08:11 -
Biden takon udhëheqësit e Japonisë dhe Koresë së Jugut, diskutime mbi çështje të sigurisë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë ranë dakord të premten për të thelluar lidhjet ushtarake dhe ekonomike. Administrata Biden mbajti samitin me krerët e aleatëve kryesorë të SHBA-së në Azi me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dhe kryeministrin japonez, Fumio Kishida, ndaj kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut.
18 Gusht 2023, 21:51 -
SHBA u ofron më shumë mbrojtje ligjore refugjatëve ukrainas
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka njoftuar më 18 gusht për një zgjerim të madh të statusit ligjor për qëndrim të përkohshëm të ukrainasve që veçse po jetojnë në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë ikur pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
18 Gusht 2023, 20:32 -
Hollanda konfirmon miratimin e SHBA-së për dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë
Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës, Wopke Hoekstra, konfirmoi miratimin e SHBA-së për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë.Ai falenderoi edhe Sekretarin e SHBA-së, Antony Blinken, për bashk&am
18 Gusht 2023, 19:26 -
I dërgoi letër me helm vdekjeprurës Donald Trump gjatë mandatit si president, dënohet me 22 vite burg 55-vjeçarja kanadeze
Një 55-vjeçare kanadeze është dënuar me 22 vite burg, pasi pranoi se i kishte dërguar një letër që përmbante helm ish-presidentit Donald Trump, gjatë kohës kur ai jetonte në Shtëpinë e Bardhë.
18 Gusht 2023, 13:05 -
Prokurorja e Xhorxhias kërkon që proçesi gjyqësor kundër ish presidentit Trump të fillojë më 4 mars
Prokurorja e Xhorxhias, Fani Willis, bëri thirrje që proçesi gjyqësor kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe 18 të akuzuarve të tjerë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të nisë më 4 mars, gjë që do të ngarkonte më tej kalendarin e zotit Trumpi për vitin 2024, ndërsa ai kërkon emërimin e republikanëve për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.
17 Gusht 2023, 20:55 -
Yuri Kim pret në Uashington të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane në Tiranë, në fokus partneriteti SHBA-Shqipëri
I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner ka zhvilluar një takim me Uashington me Yuri Kim, e cila mban postin e Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë.
17 Gusht 2023, 17:26 -
McGonigal pranon fajësinë për shkelje të sanksioneve amerikane! Aktpadia në Uashington ka lidhje me Shqipërinë
Ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal pranoi fajësinë të martën lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension, për një oligark rus të cilin më parë ai e kishte hetuar
16 Gusht 2023, 22:53 -
Nuk u restaurua kurrë pas vdekjes së tij! Shkatërrohet vila madhështore e Al Capone, sundimtarit të perandorisë së krimit
Rezidenca madhështore ku jetoi dhe vdiq Al Capone, mafiozi i famshëm amerikan i cili sundoi një perandori krimi, është shkatërruar. Shtëpia e “paprekshme”, e cila njihet në historinë e botës së krimit si vendi ku ngjizeshin biznese të pista të trafikut të drogës, dikur rrethohej nga dhjetëra roje.
16 Gusht 2023, 08:52 -
Blinken: Raportet me talibanët varen nga përmirësimi i jetës së grave në Afganistan
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur se nuk mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Afganistan, nëse nuk avancohet trajtimi i grave.
15 Gusht 2023, 22:05 -
Përdhunoi disa herë dhe la shtatëzënë 9-vjeçaren, burg përjetë 28-vjeçarit në Ohio
Një 28-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Ohio pasi pranoi se ka përdhunuar një të mitur 9-vjeç dhe e la shtatzënë. Gerson Feuntes pranoi se abuzoi seksualisht me të miturën dhe e la atë shtatzënë, kjo e fundit abortoi fëmijën.
15 Gusht 2023, 21:29 -
Charles McGonigal pranon se ka lobuar për oligarkun rus: Jam i penduar, rashë dakord me të që të shpallej ‘non grata’ nga SHBA konkurrenti i tij
Ish- zyrtari i lartë i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal pranoi këtë të martë se ka lobuar për të hequr sanksionimin e Departamentin Amerikan të Shtetit, ndaj oligarkut rus, Oleg Deripaska në vitin 2021. Zyrtari i lartë i FBI-së, pranoi fajin e tij në Gjykatën Federale për akuzat nga Akti Ndërkombtar i Fuqive Ekonomike të Emergjencave në Nju Jork.
15 Gusht 2023, 20:51 -
Djali 6-vjeçari qëlloi me pistoletë mësusen në SHBA, shpallet fajtore mamaja e të miturit
Nëna e një 6-vjeçari që qëlloi mësuesen e tij në Virxhinia, SHBA u deklarua fajtore të martën për akuzën e neglizhencës së fëmijës, shtatë muaj pasi djali i saj përdori pistoletën e saj duke plagosur rëndë mësuesen në klasë.
15 Gusht 2023, 18:21 -
'RICO', ligji kundër mafias që po përdoret ndaj ish presidentit Trump
Prokurorja e qarkut Fulton në shtetin e Xhorxhias, Fani Willis, filloi hetimet ndaj Donald Trump-it, pas bërjes publike të një bisede telefonike në janar të vitit 2021, midis ish presidentit dhe Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger
15 Gusht 2023, 17:48 -
Situata pas zjarreve shkatërruese në Hawaii, 99 viktima dhe 1300 të zhdukur! Guvernatori i ishullit: U kontrollua vetëm 25% e territorit, bilanci mund të rritet
Ishulli Hawaii vazhdon të përjetojë situatë dramatike pas zjarrit vdekjeprurës që goditi qytetin e Lahanias. Deri tani janë konfirmuar 99 viktima, ndërsa rreth 13 00 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
15 Gusht 2023, 12:27 -
Trump paditet për herë të katërt, akuzohet për komplot për përmbysjen e rezultatit zgjedhor në Xhorxhia! Edhe 18 të tjerë të akuzuar
Ish-presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias në SHBA. Por në gjykatë, këtë herë, ai nuk do të duhet të paraqitet vetëm. 18 persona të tjerë janë akuzuar me të.
15 Gusht 2023, 08:20 -
Jeta prej nomadi e një amerikani, 300 ditë të vitit i kalon në një anije turistike! Zgjodhi lundrimin e përhershëm, pasi nuk e përballonte qiranë
I detyruar nga çmimet e larta të qirave në qytetin ku banonte, Ryan Gutridge zgjodhi një mënyrë të pazakontë jetese dhe u shpërngul përgjithmonë në një anije, e cila është tashmë shtëpia e tij.
14 Gusht 2023, 16:34 -
Kim Jong Un kërkon shtim drastik të prodhimit të raketave
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar “rritje drastike” të prodhimit të raketave gjatë vizitave të tij në fabrikat e armëve, raportuan të hënën mediat shtetërore, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake “Ulchi Freedom Shield”, i cili do të mbahet nga 21 gushti deri më 31 gusht.
14 Gusht 2023, 12:17 -
E favorizuar nga sëmundja, 38-vjeçarja amerikane thyen rekordin 'Guinness' për mjekrën më të gjatë femërore
Sfidoi normat shoqërore dhe theu rekorde me problemin e saj shëndetësore, 38-vjeçarja Erin Honeycutt nga Michigan në SHBA, ka shënuar Rekordin Botëror Guinness për mjekrën më të gjatë.
13 Gusht 2023, 10:04 -
'Bëj çdo ditë dashuri me burra, por...', zbulohet letra e fshehtë e Barack Obamës për ish të dashurën
Media amerikane New York Post ka publikuar një letër famëkeqe të ish-presidentit Barack Obama, i cili i shkruan ish të dashurës së tij Alex McNear, se “bën çdo ditë dashuri me burra, por me fantazi”.
12 Gusht 2023, 22:42 -
Ëndrra amerikane, sfidë për afganët! Ka të ngjarë të presin për vite me radhë për procesimin e kërkesave të kalimit në SHBA
Janë rreth 150 mijë aplikantë për programet speciale të vizave emigruese, pa përfshirë anëtarët e familjes. Në një raport amerikan është njoftuar se me ritmin aktual do të duheshin 31 vjet për t’i procesuar të gjitha kërkesat për kalimin e afganëve në SHBA.
12 Gusht 2023, 10:17 -
Çfarë është prokurori i posaçëm dhe cilat janë kompetencat e tij?
Emërimi i një prokurori të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin e Departamentit të Drejtësisë ndaj djalit të presidentit Joe Biden, Hunter Biden po rikthen vëmendjen mbi rolin që këta prokurorë kanë luajtur në historinë moderne amerikane.
12 Gusht 2023, 08:52