-
Humb jetën në moshën 75-vjeçare ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Clinton-it, Bill Richardson
Një ish-zyrtar i lartë në Administratën e Bill Clinton, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare Bill Richardson, i njohur për angazhimet e tij diplomatike gjatë luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi.
2 Shtator 2023, 22:38 -
Biden niset drejt Floridës së dëmtuar nga uragani; nuk pritet takim me guvernatorin republikan
Presidenti Joe Biden do të vizitojë të shtunën Floridën për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Idalia, e garantuar mbështetje për popullatën e prekur nga stuhia. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai nuk pritet të takohet me Guvernatorin republikan të shtetit Ron DeSantis, njëkohësisht një prej rivalëve të mundshëm të tij në garën për president.
2 Shtator 2023, 20:51 -
Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan në Beograd: SHBA mbështet themelimin e Asociacionit! Kemi rënë pak në baltë, por po ecim përpara
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, theksoi se kur bëhet fjalë për situatën në Kosovë, është një përpjekje e vazhdueshme dhe shtoi se ka elementë që janë në tryezë dhe duhet të jenë në të, dhe ritheksoi se Uashingtoni e mbështet themelimin e Asociacionit.
2 Shtator 2023, 18:58 -
Kongresmenia amerikane Tenney i drejton letër Albin Kurtit: Jam tejet e shqetësuar, firmos Asociacionin dhe ta mbyllim këtë punë
Kongresmenia amerikane, Claudia Tenney, këtë të premte i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku i ka kërkuar që të ndërmarrë veprime të shpejta për të adresuar tensionet e krijuara në Veri të Kosovës, si dhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
2 Shtator 2023, 16:42 -
Shtëpia e Bardhë shpreh mbështetje për reformat anti-korrupsion në Ukrainë, takim mes përfaqësuesve të të dy vendeve
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan u takua sot me një delegacion të përbërë nga drejtuesit e institucioneve anti-korrupsion të Ukrainës, përfshirë drejtorin e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit, Semen Kryvonos, Prokurorin e Posaçëm Kundër Korrupsionit, Oleksandr Klymenko, si dhe Kryetaren e Gjykatës së Lartë Kundër Korrupsionit, Vira Mykhailenko, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
2 Shtator 2023, 12:35 -
SHBA, Policia vrau 21-vjeçaren shtatzënë, publikohet videoja
Autoritetet e Ohajos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar videon e marrë nga kamera e trupit të oficerit të policisë që qëlloi dhe vrau afrikano-amerikanen Ta'Kiya Young, 21-vjeçare shtatzënën, një javë më parë.
1 Shtator 2023, 22:15 -
U dashurua me 'ushtarin amerikan' në rrjete sociale, 60 vjeçares italiane i vjedhin 200 mijë euro
Sylvie, 60-vjeç, nga Milano ka humbur 200 mijë euro pasi ra në dashuri me një “ushtar amerikan” me emrin Eric, i cili i kishte dërguar një mesazh në Messenger, ku pretendonte se ishte një ushtar amerikan që shërbente në Siri.
1 Shtator 2023, 19:21 -
VIDEOLAJM/ Drejtuesi udhëton me një dem të madh në makinë në Nebraska të SHBA! Polici: Nuk kam parë kurrë një skenë si kjo
Një video po qarkullon në rrjet, ku drejtuesi i një mjeti në Norfolk, Nebraska të SHBA është filmuar duke udhëtuar të paktën 50 kilometra me një dem të madh Watusi në makinë.
1 Shtator 2023, 16:37 -
McCaul: Aleanca Rusi-Kinë, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore
Kryetari i Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA tha se është shqetësues partneriteti midis liderëve të Rusisë dhe Kinës, duke shtuar se “ne nuk kemi parë një kërcënim të tillë në shkallë të gjerë në Evropë dhe Paqësor që nga Lufta e Dytë Botërore.
1 Shtator 2023, 16:17 -
Gjykata në Uashington dënon me 32 vite burg dy organizatorët e tubimit në Capitol
Gjykata e Uashgintonit dha 32 vite burg për dy organizatorët e marshimit të dhunshëm në Capitol në Janar të vitti 2021, ku u raportua për 5 viktima. Këto dënime janë cilësuar nga më të ashprat që kanë ndodhur ndonjëherë në protesta të tilla.
1 Shtator 2023, 15:53 -
Osmani takon kongresmenin Turner: Kosova ka bërë shumë për shtensionimin e situatës në veri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten gjatë një takimi me kongresmenin amerikan, Mike Turner, se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, ndërsa e ka akuzuar Serbinë për destabilizmin e saj përmes “bandave kriminale”, njoftoi Presidenca e Kosovës
31 Gusht 2023, 13:52 -
Tjetër mision në rrënojat e Titanikut, kompaninë nuk e ndal as tragjedia me nëndetësen! Planifikon një ekspeditë të re, SHBA e kundërshton
Më shumë se dy muaj pas tragjedisë që ndodhi me nëndetësen "Titan", e cila u mori jetën 5 personave pasi u zhduk mëngjesin e 18 qershorit, teksa vizitonte rrënojat e Titanikut të famshëm, flitet sërish për një ekspeditë të re, drejt ujërave të thella të Atlantikut.
31 Gusht 2023, 09:46 -
SHBA: Putin dhe Kim Jong Un shkëmbyen letra për furnizimin e Rusisë me municione nga Koreja e Veriut
Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të inteligjencës që tregojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë shkëmbyer letra përderisa Rusia dëshiron që të sigurojë municione nga Veriu për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës
30 Gusht 2023, 22:05 -
Sulmi ndaj Kapitolit: Sëmuret gjykatësi, shtyhet dhënia e dënimit për ish-udhëheqësin e grupit të ekstremit të djathtë
Vendimi për dhënien e masës së dënimit për ish-udhëheqësin e grupit ‘Proud Boys’, Enrique Tarrio është shtyrë deri më 5 shtator, për shkak se gjykatësi ishte i sëmurë.
30 Gusht 2023, 21:48 -
Rusia dhe SHBA-ja diskutojnë veçmas për alternativat e eksportit të drithërave ukrainase
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar veçmas për alternativat e marrëveshjes për eksportin e drithërave nga Deti i Zi, pasi Moska muajin e kaluar u tërhoq nga pakti i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.
30 Gusht 2023, 20:35 -
Biden mirëpret në Shtëpinë e Bardhë homologun nga Kosta Rika
Presidenti Joe Biden mirëpriti të martën në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin e Kosta Rikës Rodrigo Chaves për të diskutuar mbi sfidat aktuale dhe afatgjata mes dy vendeve. Në takim u diskutua mes të tjerash, mbi pasojat që ka sjellë emigrimi i paligjshëm në shtetin e vogël të Amerikës Qendrore, si dhe sfidat që paraqesin ambiciet globale të Kinës, të mbështetura tek shfrytëzimi i teknologjisë së gjysmëpërçuesve.
30 Gusht 2023, 17:13 -
Ligjvënësi Steve Scalise në SHBA diagnostikohet me kancer në gjak
Ligjvënësi Steve Scalise, republikani numër dy në Dhomën e Përfaqësuesve, tha të martën se ishte diagnostikuar me një formë të kancerit të gjakut të njohur si mieloma e shumëfishte dhe i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor
29 Gusht 2023, 21:47 -
Kurti kërkon normalizimin e raporteve me Serbinë përpara zgjedhjeve në SHBA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Bloomberg” në Slloveni ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet, para se aleatët të nisin të merren me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.
29 Gusht 2023, 14:45 -
Fitorja në US Open, Novak Djokovic rikthehet në 'majën e botës'
Novak Djokovic u kthye në qendër të vëmendjes të US Open të hënën mbrëma, ndërsa kampioni i trefishtë i këtij eventi doli në qendër të skenës dhe u rikthye në vendin e parë në renditjen ATP në botë, duke lënë pas Carlos Alcaraz.
29 Gusht 2023, 10:13 -
Helikopteri merr flakë në ajër në Florida, pamjet dramatike kur bie në një ndërtesë dhe shpërthen në flakë (VIDEO)
Pamjet dramatike tregojnë momentin kur një helikopter i Shpëtimit nga Zjarri i Zyrës së Sherifit Broward u rrëzua në një kompleks apartamentesh në Pompano Beach, Florida, të hënën (28 gusht) dhe shpërtheu në flakë
29 Gusht 2023, 07:31 -
Shtetet e Bashkuara dhe Kina bien dakord për bisedime mbi kontrollin e eksporteve
Sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo tha se ajo dhe homologu i saj kinez ranë dakord të hënën të shkëmbejnë informacione mbi kontrollet e eksporteve të SHBA-së që shqetësojnë Pekinin dhe të krijojnë një grup për të diskutuar çështje të tjera tregtare, por asnjëra palë nuk dukej e gatshme të bënte lëshime për mosmarrëveshjet që kanë dobësuar marrëdhëniet mes dy vendeve duke i çuar në nivelin më të ulët në dekada.
28 Gusht 2023, 22:58 -
Udhëzimi i ri, shpresë për njerëzit pa asnjë shtetësi që jetojnë në Amerikë
Zhvillimet gjeopolitike, siç janë luftërat apo shpërbërja e shteteve, si në rastin e rënies së Bashkimit Sovjetik, mund t’i lënë njerëzit pa shtet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros, mbi 200 mijë vetë në Shtetet e Bashkuara, nuk kanë asnjë shtetësi
28 Gusht 2023, 21:38 -
Amerikanët mendojnë se Biden është ‘shumë i moshuar’, Trump është ‘i korruptuar’
Në një kohë mospajtimesh të thella, votuesit amerikanë pajtohen për një gjë: Presidenti Joe Biden është shumë i moshuar për të qenë efektiv në një mandat të dytë. Ish Presidenti Donald Trump, kandidati kryesor republikan për president, në mënyrë befasuese nuk nxit shqetësime të ngjashme për moshën e tij, ndonëse ka vetëm disa vjet diferencë mes tyre.
28 Gusht 2023, 19:47 -
Aktakuza për komplot në zgjedhjet e SHBA në 2020-ën, caktohet data! Ja kur do të mbahet gjyqi për Donald Trump
Gjyqi i ish-presidentit amerikan Donald Trump për akuzat për komplot dhe përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 do të mbahet më 4 mars të 2024-s. Gjyqi do të zhvillohet tetë muaj para zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës në SHBA.
28 Gusht 2023, 19:44 -
Biden nënshkruan urdhrin për gjendjen e jashtëzakonshme të stuhisë në Florida
Presidenti Joe Biden miratoi një deklaratë emergjence për Florida teksa stuhia Idalia po afrohet dhe forcohet.Biden zhvilloi një bisedë me DeSantis të hënën në mëngjes dhe e siguroi atë se qeveria federale
28 Gusht 2023, 18:54 -
DeSantis këshillon banorët e Floridës të qëndrojnë 'vigjilentë' përpara goditjes nga stuhia Idalia
Guvernatori i shtetit juglindor amerikan të Florida, Ron DeSantis paralajmëroi banorët të përgatiten për goditjen e vendit nga stuhia Idalia. Sipas tij stuhia Idalia do të ashpërsohet në detin e Karaibeve duke u kthyer në një “uragan madhor”, duke prekur brigjet e Gjirit të Meksikës kësaj jave.
28 Gusht 2023, 18:36 -
Pas publikimit të fotos së tij në burg, fushata e Trump mbledh 7.1 milionë $! Ish presidenti i SHBA përdoret si imazh për bluza e pije freskuese të personalizuara
Stafi i fushatës zgjedhore të Donald Trump bën me dije se ka mbledhur 7.1 milion dollarë (5.6 milion £) që kur qarkulloi në rrjet fotoja e tij historike e kapur në burgun e Xhorxhias
27 Gusht 2023, 17:51