-
Pasuria fundos Zaganjorin! Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë, drejtimin e merr anëtari i vetëm, Ardian Dvorani (VIDEO)
Pas kreut të Gjykatës Kushtetuese edhe ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi i Zaganjorit erdhi pas ankimit të Komisionerit Publik dhe rekomandimit të ONM pasi sipas tyre, ai nuk justifikonte pasurinë, shkollimin e djemve jashtë vendit dhe një transaksion prej 16 mijë dollarë.
26 Korrik 2019, 11:20 -
Vendimi në 26 Korrik! Komisioneri: Të shkarkohet! Zaganjori: Çdo gjë ka kufi! Kam sjellë prova për pasurinë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi sot konkluzinet përfundimtare lidhur me kërkesën e Komisionerit Publik, për shkarkimin nga detyra të Xhezair Zaganjorit. Komisioneri Ballhysa tha se ai nuk justifikon pasurisë, ndërsa vetë Zaganjori hodhi poshtë këtë pretendim duke kërkuar konfirmimin në detyrë. Vendimi nësë kryetari i Gjykatës së Lartë do të kalojë ose përfundimisht Vetingun do të jepet më 26 Korrik.
17 Korrik 2019, 15:28 -
Vettingu/ Zaganjori drejt shkarkimit, dokumenti që rrëzon provat e reja
Zbulohen 23 provat e pretenduara të kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorit për t’i shpëtuar shkarkimit, Komisioneri Publik: Nuk sjellin asgjë të re. Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë në datën 17 korrik të këtij muaji për fatin e kryetarit të Gjykatës së Lartë.
14 Korrik 2019, 07:35 -
KPA pranon 10 provat e reja, shtyhet me një javë vendimi për Xhezair Zaganjorin (VIDEO)
Me 10 prova të reja të paraqitura nga Zaganjori si kontrata qiraje, dokumente bankare, kontrata me OSSHE, dhe të ardhura nga aktiviteti i tij në Gjermani si lektor e Ambasador, Kolegji i Apelimit vendosi të shprehet më 17 korrik nëqoftëse do e shkarkojë apo lërë në detyrë kreun e Gjykatës së Lartë, për të cilin Komisioneri Publik thotë se ka kryer evazion fiskal.
10 Korrik 2019, 11:00 -
Komisioneri publik kërkon shkarkimin, Zaganjori: Jetoj në atë shtëpi prej 1997, kam sjellë prova e fakte
Komisioneri publik ka kërkuar këtë të martë shkarkimin nga detyra të kreut të gjykatës së lartë Xhezair Zaganjori. Sipas komisionerit, Florian Ballhysa ata kishin verifikuar deklarimet e Zaganjorit pas rekomandimit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit nga ku kishte rezultuar se kishte probleme paçka se ai ishte konfirmuar në detyrë.
25 Qershor 2019, 16:06 -
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Zaganjorit/ Shmangia e tatimeve ndër vite i rrezikon karrierën
Të martën e datës 25 qershor, kolegji i posacëm i apelimit do vendosë për fatin e kreut të gjykatës së lartë Xhezair Zagajori, gjykatë e cila prej një muaji ka dalë jashtë funksionit pasi ka mbetur vetëm me dy anëtarë.
23 Qershor 2019, 14:15 -
Merr fund ngërçi në drejtësi, pas KLP, zhbllokohet edhe KLGJ, Zaganjori mbledh gjyqtarët, konstituimi në datën 12 dhjetor
Thirrja e mbledhjes së gjyqtarëve nga kreu i Gjykatës së Lartë vjen pasi KPK dorëzoi listën e gjyqtarëve që kaluan filtrat e Vettingut. Mbledhja është njoftuar për në datën 12 dhjetor.
30 Nëntor 2018, 10:35 -
Ekskluzive/ Zbulohet rekomandimi, ONM: Pse duhen shkarkuar Bashkim Dedja dhe Zaganjori
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kundër KPK: Kryetarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë kanë shkelur ligjet, si zyrtarët më të lartë të gjyqësorit ata duhet të ishin shembull për të tjerët
18 Tetor 2018, 07:23 -
1 mld lekë pasuri, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Xhezair Zaganjorit
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori deklaroi në KPK rreth 1 miliard lekë pasuri. KPK e rikonfirmoi në detyrë pavarësisht pikëpyetjeve që trupa e komisionerëve ngriti sa i takon burimeve të pasurisë.
12 Tetor 2018, 16:13 -
Vettingu 'kryqëzon' Xhezair Zaganjorin, KPK: Shmangu tatimet, gënjeu për pronat
KPK konstaton se kryetari i Gjykatës së Lartë nuk ka burime pasurie të justifikuara për pasurinë rreth 1 miliard lekë apartamente, dyqan, zyra, bodrum dhe llogari bankare. Ai ka shmangur detyrimet tatimore, duke gënjyer për vlerën e pronave.
20 Korrik 2018, 13:03