-
Certifikata e sigurisë së Cakajt, LSI dhe PD mbështesin kërkesën e Metës për hetimin e DSIK-së
Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 9 anëtar, ku kryetari dhe 2 anëtarë do të jenë përfaqësues të PD-së, 1 anëtar do të jetë përfaqësues i LSI-së dhe dhe 5 anëtarë do të jenë përfaqësues të Grupeve Parlamentare të partive të mazhorancës.
11 Janar 2019, 17:34 -
Mosdekretimi i Cakajt, Haradinaj: E kam shumë mik Metën, nuk komentoj çështjen e emërimeve në Shqipëri
Në një konferencë për shtyp, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të mos e komentojë çështjen e mosdekretimit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
11 Janar 2019, 16:04 -
Gazetarët e Kosovës të ndarë për profilin e Cakajt dhe për veprimet e Metës
Në një prononcim për Report Tv, redaktori i Prishtina Insight Eraldin Fazliu tha se Cakaj nuk ishte i njohur në Kosovë derisa kur u aktivizua në politikën në Shqipëri, ndërsa drejtori i gazetës Insajder Parim Olluri u shpreh se Meta nuk kishte arsye të refuzonte Cakajn por e bën vetëm për të rritur pazarin tek Rama.
11 Janar 2019, 15:48 -
Meta kërkoi hetime për certifikatën e sigurisë së Cakajt, DSIK: Verifikuam! Është i parrezikshëm
Presidenti i vendit Ilir Meta, kërkoi sot ngritjen e një komisioni hetimor që do të bëjë verifikimet mbi veprimtarinë e DSIK në lëshimin e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn. Reagon DSIK, që sqaron se pajisja e tij me certifikatë është kryer në përputhje me ligjin pasi ministri i propozuar i Jashtëm Cakaj është konsideruar i parrezikshëm.
11 Janar 2019, 15:28 -
Papërgjegjshmëri apo injorancë? Ja si zëdhënësi i Metës fabrikoi të pavërtetën për Gent Cakajn (Video)
Si mundet që një president, që supozohet të përfaqësojë insitucionin më të lartë, më serioz dhe më të besueshëm në vend, të kthehet në një shpërndarës fjalish të nxjerra jashtë konteksti, si të ishte një zgjatim i atyre portaleve që e prodhuan këtë lajm të rremë sipas të cilit, Cakaj ishte shprehur pro korrigjimit të kufijve? Është e pafalshme që një ish redaktor dhe drejtues medieje si Blushi, përveçse bëhet megafon i deklaratave të deformuara, nuk e merr mundimin ta shohë deri në fund intervistën, ku Cakaj, përkundër asaj që shkruan Blushi, deklaron se “ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht”.
11 Janar 2019, 15:11 -
Zoti President, nëse doni ta krijoni ju qeverinë, dorëhiquni dhe fitoni zgjedhjet!
Ku e gjen të drejtën Presidenti që të propozojë se në ç’detyrë ministrore duhet vendosur një person? Ilir Meta e di shumë mirë se e drejta e zgjedhjes së ministrave është ekskluzivitet i kryeministrit dhe jo e presidentit. Ky i fundit thjeshte firmos emrat e kryeministrit dhe kaq!
11 Janar 2019, 14:38 -
-
-
Edhe në Maqedoni pro Metës, Ish-zv.kryeministri Halili: Përvoja e Bushatit s’mund të zëvendësohet me një djalosh
Pas vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili vendosi të enjten mosdekretimin e Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm, ka reaguar edhe ish zv.skryeministri i qeverisë së Maqedonisë, Festim Halili, i cili e konsideron një hap të matur ndërsa thotë se një diplomat si Bushati nuk mund të zëvendësohet me një djalosh të ri pa përvojë në politikbërjen e shtetit.
11 Janar 2019, 10:13 -
'Cakaj'/ Meta: S'ka fuqi që më shantazhon! Rama: Do i ketë vjedhur kodin 'Doktoresha e Shkencave'
Me tone të ashpra Ilir Meta thotë se është ndjerë i kërcënuar nga deklaratat e Edi Ramës pas kthimit të dekretit për Gent Cakajn, njësoj siç u kërcënua, sipas tij, Dritan Zaganin, komisari i Fushë Krujës, përfaqësues të opozitës e gazetarë. Megjithatë Meta thekson se nuk ka fuqi në botë që i bën presion apo shantazh presidentit dhe as Gjykatë Kushtetuese që ta ndalojë atë në ushtrimin e kompetencave që i ngarkon Kushtetuta e vendit. Reagon me ironi kryeministri Edi Rama i cili i kujton Metës se i ka çuar provat e Mëkatit për Cakajn.
11 Janar 2019, 09:27 -
'Cakaj', ish-zv.kryeministri i Maqedonisë: Veprimi i Metës është i matur, nuk duhet rrezikuar me një aventurë të tillë
Në reagimin e tij, ish- zv.kryeministri i Maqedonisë Festim Halili është shprehur se edhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë të përfshirë në politikbërjen e shtetit shqiptar.
10 Janar 2019, 22:31 -
Ilir Meta, si përçarës i unitetit kombëtar dhe Lulzim Basha si zëdhënës
Lulzim Basha ka dalë sonte në “Opinion” përballë gazetarëve dhe është përqëndruar tek mos-dekretimi i Cakajt duke u sjellë hapur dhe pa asnjë ndrojë si zëdhënës i Ilir Metës. Ata që kanë sulmuar Cakajn janë Serbia, Greqia, Sali Berisha dhe Ilir Meta. E ky nuk është sulm ndaj një personi, por ndaj vetëvetes, ndaj shqiptarëve të Kosovës. A është ky uniteti kombëtar?
10 Janar 2019, 22:31 -
Prapaskenat e takimit Meta-Rama/ Presidenti: Bëhu edhe ministër i Jashtëm si Tsipras në Greqi
Ditën e djeshme ka patur një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta që ka patur në fokus çështjen e dekretimit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj. Meta i ka propozuar Ramës që Gent Cakaj të bëhet ministër Kulture dhe vetë të bëhet ministër i Jashtëm, duke i treguar shembullin grek.
10 Janar 2019, 22:20 -
Mosdekretimi/ Shefi i kabinetit të Metës rrëfen prapaskenat: Presidenti i tha Ramës t’a bënte Gent Cakajn ministër Kulture
Arben Cici, shef i kabinetit të Presidentit Ilir Meta tha se mosdekretimi i Cakës nuk ka lidhje me faktin se ai ishte nga Kosova, pasi Meta dekretoi Besa Shahinin.
10 Janar 2019, 22:03 -
‘Ndizet’ debati për Cakën/ Surroi replika me Koçin: Rama, të konsultohej me opozitën. Meta u bë kryeministër në atë moshë
Analistë, gazetarë, politikanë dhe personazhe të njohur janë bërë pjesë e diskutimeve se a kishte të drejtë Meta, dhe si duhet të veprojë Rama. Veton Surroi, publicist dhe Petro Koci politikan, kanë replikuar pas një statusi të Surroit në rrjetet sociale, ku thoshte se Rama duhet të konsultohej edhe me opozitën për rastin e Cakës. Koçi i thotë Surroi se në të njëjtën moshë, Ilir Meta që sot refuzon Cakën është bërë kryeministër.
10 Janar 2019, 20:53 -
-
Gent Caka nuk 'tradhton' dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
Unë nuk di çfarë mund të bëjë Gent Caka kundër Kosovës, që nuk e ndal dot Ilir Meta apo Edi Rama. E rrezikshme mund të jetë vetëm politika e Shqipërisë ndaj Kosovës, dhe ajo varet nga Edi Rama, ose Ilir Meta, por jo nga Gent Caka. Gent Caka nuk “tradhton” dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
10 Janar 2019, 19:25 -
-
Baton Haxhiu merr superxhiro: Ilir, dekreto sa më shpejt z. Cakaj ministër!
Analisti Baton Haxhiu i dërgon letër presidenti Ilir Meta. Haxhiu, i zhveshur nga roli i analistit kërkon nga Meta me një fjalor kafeneje që të firmosë për të dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm.
10 Janar 2019, 16:11 -
Refuzimi i Cakajt/ Meta: Integriteti i Kosovës, i padiskutueshëm. Rama: Presidenti mbron Kosovën nga një shqiptar
Presidenti Ilir Meta thotë se deri në sekondën e fundit që do të jetë president, pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme. Meta i përgjigjet kështu kryeministrit Rama, që në një reagim të mëparshëm e quajti vendimin e Metës të turpshëm dhe anti-kushtetues.
10 Janar 2019, 15:50
