-
Kuvendi miraton 3 pr/ligje dhe 2 pr/vendime! Dritë jeshile për disiplinimin e ndërtimeve të reja, Gjonaj: Parashikohen gjoba, burg dhe konfiskime për shkelësit!
Kuvendi ka miratuar 2 projektligje që synojnë rritjen e sigurisë të punimeve, si dhe të ndalojnë përfundimisht ndërtimet pa leje. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha në Kuvend se ligjet ngarkojnë me përgjegjësi penale ndërtuesit, dhe saktësohet sigurimi 10 vjeçar i objekteve.
7 Tetor 2020, 19:38 -
Mbyllet dëgjesa për kandidatët në KQZ e re/ Batuta në mbledhje/ Rusmaili: Kam marrë distancë nga dashuritë e vjetra! Gjiknuri: Ç’ne prap në KQZ? Zguri: I shërbej vendit
Para komisionit të posaçëm për KQZ-në e re dolën një sërë emrat të njohur që synojnë poste të rëndësishme në institucionin e riformatuar. Mes tyre ish-zëvendës ministri dhe ministri i Drejtësisë tashmë ekspert zgjedhor Ilir Rusmaili, gjithashtu dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Rikthimin në KQZ kërkojnë dhe ish-kryetari Klement Zguri, ish-kryetarja Lefterie Lleshi dhe Kristaq Kume.
30 Shtator 2020, 19:50 -
Kuvendi rezolutë me 16 pika për nisjen negociatave: Do plotësojmë të gjitha kushtet nga lufta ndaj korrupsionit tek ligji i ri për mediat
Zbulohet projektrezoluta që do miratohet nga Kuvendi për nisjen e bisedimeve. Do nisë një fushatë lobuese për informimin e vendeve të BE për kushtet e plotësuara. Kërkesë qeverisë për thellimin e reformave
25 Shtator 2020, 17:13 -
Kuvendi hap aplikimet për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese
Kuvendi i Shqipërisë hap ditën e sotme (23 shtator) aplikimet për një vend vakant për anëtar në "Gjykatën Kushtetuese". Kjo është me qëllim plotësimin e "vakancës së parakohshme" të krijuar për shkak mbarimit të mandatit të gjykatësit Fatos Lulo.
23 Shtator 2020, 16:43 -
Topalli thirrje për protesta: Frymëzohuni nga Bjellorusia! Vendi s'është gati për zgjedhjet e ardhshme
Kur ka refuzuar të përfshihet edhe një herë në garën politike, brënda Partisë, por edhe në zgjedhjet e ardhshme, ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaron se vendi nuk është gati për të shkuar në votime.
7 Shtator 2020, 17:45 -
Kuvendi në seancë plenare, nis sesioni i ri, Ruçi: 'Kushtetuesja' më 1 janar të fillojë punën
Në fjalën e tij, kreu i parlamentit Gramoz Ruçi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 1 janar të 2021 të ketë filluar punën. Ai gjithashtu sot ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhur në Washington nën ndikimin e presidentit të SHBA-së Donald Trump.
7 Shtator 2020, 17:11 -
Kuvendi nis sesionin pas pushimeve, të hënën deputetët në seancë! KQZ-ja e re dhe ndryshimet në Kod sfidat e radhës
Të hënën pasdite do zhvillohet seanca e parë plenare për këtë sesion politik. Puna e Kuvendit pritet të nisë intensivisht pasi një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me reformën zgjedhore do duhet të marrin miratim. Një tjetër përgjegjësi e Kuvendit është dhe riformatimi i KQZ sipas marrëveshjes së 5 qershorit.
5 Shtator 2020, 14:40 -
U mbajtën rrogën për COVID, deputetët padisin Kuvendin, Murrizi e Roshi kundër vendimit të Ruçit
Ju kërkua të kontribuonin me gjysmën e pagës për të përballuar pandeminë covid 19, dy deputetët Myslim Murrizi dhe Artur Roshi nga opozita parlamentare padisin në gjykatë kuvendin. Ata kërkojnë kthimin e pagës për muajt mars, prill dhe maj. Po ashtu ata i kërkojnë gjykatës të detyrojë kuvendin ti shkruaj atyre në librezën e punës pagën dhe sigurimet shoqërore të plota.
24 Gusht 2020, 17:26 -
Përplasjet Rama-Meta kthyen mbi 30 ligje në Kuvend! As pandemia s'e ndali presidentin
Përplasjet e shumta presidencë mazhorancë kanë kthyer një numër të lartë ligjesh në Kuvend për shqyrtim. Në dy sesionet e fundit parlamentare janë kthyer 37 ligje, nga ku PS ka pranuar vetëm një, atë për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
21 Gusht 2020, 18:45 -
Hyn në fuqi ligji/ Nga sot legalizimet e ndërtimeve pa leje edhe pa paguar taksë infrastrukture
Qytetarët nga sot do të mund të marrin lejen e legalizimit edhe pa e paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë. Kështu përcakton nisma ligjore e qeverisë e miratuar pa shumë zhurmë në parlament. Kjo taksë e vendosur në 2018 si detyrim sipas qeverisë ka dëmtuar procesin e legalizimit. Por nga ana tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se janë mbi 5 mijë legalizime të bëra në shkelje pa e paguar taksën edhe kur ishte detyrim ligjor.
21 Gusht 2020, 16:33 -
Misteri/ 64 projektligjet që u tërhoqën nga Kuvendi, nga drafti për ‘disiplinimin’ e Metës tek nisma anti-KÇK në drejtësi
Gjatë 7 viteve qeveria dhe deputetët depozituan dhe më pas tërhoqën nga Kuvendi 64 projektligje, shumica e drafteve të tërhequra janë propozuar nga deputetët, ‘ngrin’ edhe ligji që i jep policisë kompetencën e prokurorisë për përgjimet
12 Gusht 2020, 20:54 -
Kushtetuta ‘i lidh duart’ Metës për listat e hapura! Ligji ia ndalon që ta rikthejë për rishqyrtim
Konkretisht, neni 177 pika 6 e Kushtetutës thotë se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”. Për këtë arsye, ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi sapo të kalojnë afatet ligjore të përcaktuara dhe botimit në Fletoren Zyrtare.
6 Gusht 2020, 15:08 -
Infektohet me COVID-19, deputeti Roshi për Report TV: Respektoni masat, e keni vetë shëndetin në dorë
Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të shendetësisë, Enver Roshi në një reagim për Report Tv, shprehet se e ka të pamundur t'i përgjigjet të gjitha telefonatave të miqve të afërmve, të shqetësuar për shëndetin e tij.Roshi i bën apel qyt
28 Korrik 2020, 15:34 -
Ekskluzive/ Ja sa para dha secili deputet për përballimin e krizës covid-19, ligjvënësit që dhuruan pagën e plotë dhe ata që kontribuuan më shumë
Lista e plotë me 112 deputetë që dhuruan gjysmën e pagës gjatë muajve mars, prill dhe maj për zbutjen e krizës së shkarkuar nga koronavirusi, Erion Piciri dhe Gramoz Ruçi kontribuuan më shumë
24 Qershor 2020, 16:51 -
Ekskluzive/ 60% e pagës 'ngec' në dekretin e gjyqtarëve, SPAK 2 kërkesa Kuvendit: Duam shtesën! Kreun e BKH-së e keni lënë pa rrogë
Prokurorët e SPAK prej 6 muajsh nuk marrin shtesën e pagës 60% për vështirësinë e punës, mbi të cilën kanë zgjedhur këtë detyrë. Shkak është bërë përfshirja e tyre në të njëjtin ligj me betimin e gjyqtarëve kushtetues, të cilin presidenti Meta e ka kthyer pas në Kuvend. Dekreti ka mbetur në Parlament, pa u marrë ende në shqyrtim, edhe pse SPAK i ka dërguar 2 shkresa Kuvendit, ndër të cilat kërkon që të caktohet edhe paga e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
22 Qershor 2020, 17:09 -
'Do ta nxjerr lakuriq'/Maliqi: Letrat u hapën, kam video kundër Ramës! E di ai dhelprën me dy koka (VIDEO)
Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi, i është rikthyer çështjes së 21 janarit, ku e cilëson kryeministrin Edi Rama si skenarit i saj, teksa nuk i ka kursyer akuzat nga kreut të qeverisë për shumë çështje.
19 Qershor 2020, 10:23 -
Murrizi:Prokuroria është zhveshur nga të gjitha kontributet! Çela: Po përjeton ndryshim thelbësor!
Deputeti Myslim Murrizi është shprehur ditën e sotme gjatë seancës së kuvendit se Prokuroria e Përgjithshme është zhveshur nga të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë e saj. Kryeprokurori Ç
18 Qershor 2020, 14:14 -
Kryeprokurori Çela: Ulet krimi me 2% në vend! Sistemi i drejtësisë ka nevojë të mbikëqyret (VIDEO)
Ai është shprehur ditën e sotme në foltoren e Kuvendit që është rritur numri i çështjeve që dërgohen në prokurori me 29.6% dhe se ka një ulje të kriminalitetit me 2% në krahasim me vitin e kaluar.
18 Qershor 2020, 14:00 -
Kuvendi rrëzon dekretet/ Meta: SPAK të nisë hetimet! Deputetët kanë qëllime klienteliste, po minohet integrimi në BE
Presidenti Ilir Meta i bën kërkesë Ë që të nis hetimet për deputetët që kanë propozuar 3 projektligjet, për heqjen e TVSH së jahtes, së koncesionin në Porto-Romano, Durrës dhe për Për shërbimet e pagesave.
17 Qershor 2020, 12:51 -
Meta refuzon Ruçin për Eurobondin: Nuk është emergjencë
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar kërkesën e Gramoz Ruçit për të miratuar menjëherë ligjin për marrjen e eurobondit 650 milionë euro. Sipas Metës as në as në projektligj dhe as në relacion nuk sqarohen arsyet e kësaj emergjence për të marrë këtë borxh.
3 Qershor 2020, 13:03 -
Ndryshon ligji, nga sportistët tek politikanët, personat që do marrin pension special deri në 500 $ në muaj
Një projektligj i depozituar në Kuvend shton edhe sportistët në kategoritë që kanë të drejtë të përfitojnë pension të posaçëm mbi pensionin e zakonshëm për rezultate të dallueshme në fushat e tyre
12 Maj 2020, 16:45 -
Ekskluzive/ Gramoz Ruçi urdhër Gentiana Sulës: Zbuloni varret e personave të zhdukur nga regjimi komunist
Zbulohen 11 detyrat e caktuara nga Kuvendi për Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit për vitin 2020, në fokus gjetja e vendvarrimeve të të zhdukurve dhe tërheqja e dosjeve nga Ministria e Brendshme
11 Maj 2020, 16:31 -
Ligj në Kuvend për përjashtimin e Sali Berishës nga politika, kategoritë e tjera që ‘digjen’ me të shkuar komuniste
20 deputetë ka depozituar në Kuvend një ligj për lustracionin, Ruçi e fut në axhendën e Kuvendit, nisma parashikon përjashtimin nga funksionet publike dhe nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhje e ardhshme të gjithë ish-funksionarëve gjatë sistemit komunist.
23 Prill 2020, 15:45 -
25 ndëshkimet për thyerjen e rregullave në epidemi: Nga gjobat, bllokimi i makinave e patentës, pezullimi i biznesit deri tek përjashtimi nga tenderët
Kuvendi miratoi aktet normative të qeverisë me ndalimet dhe ndëshkime gjatë periudhës së epidemisë covid-19, legjitimohen të gjitha masat administrative të policisë dhe ndëshkimet që do merren në vijim, ja kufizimet dhe penalizimet e plota
16 Prill 2020, 20:29 -
Kuvendi voton ndryshimet në buxhet, 12 miliardë lekë për anti-Covid-19! Shtyhet pagesa e tatim-fitimit dhe pagesa e qirasë, ushqime nga rezerva për 3 muaj!
Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në buxhetin e vitit 2020, ku u kaluan 12 miliardë lekë për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19. Po ashtu u miratua edhe shtyrja e pagesës së qirasë me dy muaj, shtyrja e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, shtyrja e tatimit mbi fitimin dhe mbajtja e rezervave ushqimore me 3 muaj.
16 Prill 2020, 17:55 -
Votimi në Kuvend/ Nga kriminalizimi i presionit psikologjik, ligji i pronave tek vijimi i aksionit të OFL-së
Kush dhunon dhe i ngacmon ish të dashurën, nipat, kunatit, rrethin familjar dhe miqësor do dënohen deri në 5 vjet burg, shtyhet afati për reformën zgjedhore dhe për komisionin për shkarkimin e Presidentit
16 Prill 2020, 17:12