-
9 Janar 2021, 09:46
-
U kap me 2 kg fara kanabisi në zonën e ‘Plepave’ në Durrës, në pranga një 37-vjeçar
9 Janar 2021, 09:37Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e ‘Plepave’ në Durrës pasi u kap me 2 kg fara kanabisi. 37-vjeçari me iniciale S.P. po lëvizte me një taksi kur është ndaluar nga efektivët e policisë. Nga kontrollet fizike, atij iu gjet 20 gr. fara kanabisi ndërsa në bagazhin e makinës u gjetën 2 kuti kartoni me 2 kg kanabisi.
-
-
-
Lezhë/ Sërish rrëshkitje dherash në disa zona të qytetit
9 Janar 2021, 08:28 -
Situata e motit, përmirësohen kushtet në Vlorë, Lezhë e Shkodër, bie niveli i lumenjve! Në disa zona, situata mbetet e keqe, rrëshqitje dheu në disa akse rrugore
9 Janar 2021, 08:22Pas një dite me reshje të shumta dhe përmbytje në të gjithë vendin, kjo e shtunë (9 janar) duket se ka sjellë përmirësim të kushteve atmosferike. Qytetet të cilat ditën e djeshme u përballën me përmbytje të shumta, sot ka pasur një situatë më të qetë.
-
Duka 'ultimatum' Bashës: Kandidoj në Durrës, jo poshtë vendit të 3! I prezantova PD-së strategjinë, pres përgjigje deri të hënën (VIDEO)
8 Janar 2021, 19:16Ndërkohë që po i afrohemi zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kreu i PAA Agron Duka në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se ka zhvilluar një takim me një grup nga PD, të cilëve u ka bërë propozimin e tij dhe se pret përgjigje deri të hënën nga kreu i PD Lulzim Basha.
-
Përmbytjet/ Ministrja e Bujqësisë, Ekonomi: Të gjithë hidrovorët janë në punë, është garantuar energjia
8 Janar 2021, 14:32Situata në të gjithë hidrovorët e vendit është në kontroll dhe puna vazhdon normalisht 24 orë në 24. Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, në një intervistë për Report Tv nga hidrovori i Hamallajt në Durrës tha se në të gjithë vendin, në bashkëpunim me OSHEE, është bërë e mundur që të ketë energji elektrike në të gjithë hidrovorët.
-
Intervista e plotë/ Kryebashkiakja e Durrësit, Sako për Report Tv: Problemi madhor i përmbytjeve, masterplan me investime konkrete
8 Janar 2021, 09:51Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako në intervistën e dhënë për Report Tv, foli edhe për problemin madhor të përmbytjeve. Ajo tha se këtë vit Bashkia do të bëjë një masterplan për t'iu përgjigjur me investime konkrete kësaj problematike.
-
Përplasi për vdekje efektiven e sigurisë në portin e Durrësit, arrestohet shoferi i trajlerit
8 Janar 2021, 09:18Shoferi 39-vjeçar i cili përplasi për vdekje me ‘trajler’ efektiven e sigurisë në portin e Durrësit një ditë më parë u arrestua këtë të premte (8 janar). Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme kur drejtuesi i trajlerit përplasi efektiven e sigurisë e cila ishte në orarin e shërbimit.
-
Rindërtimi në Durrës, Sako: Është përzgjedhur firma për projektet e 120 pallateve! Nëse vlera e riparimeve shkon në 70% të kostos do shemben (VIDEO)
7 Janar 2021, 23:13120 pallate në Durrës, që pësuan dëmet më të rënda nga tërmeti do ti nënshtrohen një ekspertize të re. Ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshem, për të cilët banorët kanë protestuar. Kryebashkiakja Emirjona Sako deklaroi në një intervistë për Report Tv se ky vlerësim do të jetë përfundimtar dhe do të vendoset për shembje ose riparim të këtyre objekteve.
-
-
Trajleri përplas për vdekje efektive e sigurisë në Portin e Durrësit! APD: Angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjes tragjike (VIDEO)
7 Janar 2021, 16:05Një aksident i rëndë u shënua brenda ambienteve të portit të Durrësit, ku humbi jetën një punonjëse 25-vjeçare. Aksidenti ndodhi sot rerth orës 15:30, kur drejtuesi i trajlerit përplasi efektiven e sigurisë e cila ishte në orarin e shërbimit.
-
Vrasja e babait dhe plagosja e të birit në Durrës pas sherrit me shkopa bejsbolli, arrestohet vëllai i viktimës
6 Janar 2021, 09:55Arrestohet një 25 vjeçar lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë babai Armando Baboçi (mban mbiemrin e gruas) dhe u plagos i biri Erald Gjini, pas një sherri të çastit në Durrës. Në pranga ka rënë Enriko Gjini, vëllai i viktimës.
-
Rindërtimi i banesave në Shijak/ Kryeministri Rama u dorëzon çelësat 4 familjeve! Ministri Ahmetaj i përgjigjet akuzave të opozitës (VIDEO)
5 Janar 2021, 16:57Procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit vijon. Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në zonën e Maminasit dhe Xhafzotajt në Shijak, ku i dorëzoi çelësat e reja 4 familjeve që hynë në shtëpitë e reja individuale.
-
Durrës/ U kapën me 29 kallëpe tritol dhe 15 kapsolla detonatore, në pranga 2 persona (VIDEO)
5 Janar 2021, 15:21Dy persona u arrestuan në Sukth pasi u kapën duke transportuar 29 kallëpe tritoli. Në kuadër të operacionit të koduar “Trajektorja”, policia arrestoi një 42-vjeçar Bajram Bajraktari dhe një 31-vjeçar Shkumbin Shefqeti nga Kukësi.
-
Mbanin hapur bizneset pas 'orës policore', gjobiten me nga 1 mln lekë 2 pronarët
4 Janar 2021, 11:20Dy biznese në Durrës janë gjobitur me nga 1 milionë lekë pasi kanë shkelur masat anti COVID, duke mbajtur hapur aktivitetin e tyrë edhe pas 'orës policore'.
-
Sherr në Durrës, plagoset me thikë një 23-vjeçar sirian! Policia arreston autorin
3 Janar 2021, 18:07Një 23-vjeçar me origjinë nga Siria ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës pasditen e sotme (3 janar). Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 17:30 në lagjen nr. 4 në qytetin bregdetar.
-
I moshuari përplaset nga Benzi në Durrës dhe përfundon në spital
2 Janar 2021, 17:09Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një këmbësor, i cil ika përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
-
20 shtëpi të përmbytyra në ish-Kënetë të Durrësit, banorët: Askush nuk pastron kanalet kulluese (VIDEO)
31 Dhjetor 2020, 19:12Rreth 20 shtëpi në zonën e ish-kënetës në Durrës janë përmbytur. pjesa më e madhe kanë prezence ujë në oborre ndërsa në disa të tjera uji ka deportuar në katet e para. Shkak për këtë mësohet se është mospastrimi i kanaleve kulluese.