-
Basha mbledh firmat dhe dërgon kërkesën për t'u regjistruar në KQZ, pas PD dhe 8 parti të tjera
9 parti, mes tyre edhe Partia Demokratike, Partia Republikane dhe LZHK, kanë dërguar kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t'u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
8 Shkurt 2021, 16:31 -
Loja e pakuptimtë e Bashës me aleatët e vegjël
Pikërisht “qetësimi” i aleatëve të vegjël nga kandidimi, duket se ka spostuar një zhurmë që nisi në ditët e fundit të vitit të shkuar edhe në ditët e para të janarit nga partitë e vogla. Por, logjika e kësaj qetësie duket se nuk ka sens politik, ngaqë politika që kanë bërë gjithë këto 4 vite pro Bashës ka qenë thjesht “sistemimi” i tyre në listat fituese.
4 Shkurt 2021, 18:30 -
Rama kërkon 75 mandate/ Mediu: Opozita të hap sytë dhe mendjen ! Nga PD s’duam pazare (VIDEO)
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehet se ajo që kërkon nga PD-ja nuk është një pazar, por një koalicion që t’i japin fund pushtetit të Ramës. Në takimin me strukturat e qarkut të Tiranës dhe kandidatët e PR-së, Mediu tha opozita duhet t’i mbajë sytë katër përballë Ramës, pasi po tenton të vjedhjet zgjedhjet e 25 prillit.
27 Janar 2021, 10:08 -
Ende pa marrëveshje me Bashën, Mediu: Bashkë në çdo qendër votimi për të ruajtur çdo votë! Në lista? Njerëzit që maksimizojnë rezultatin
Partia Republikane ende nuk e gjetur dakordësinë në tryezën negociatore me selinë blu për të dalë bashkë në zgjedhje, por pavarësisht kësaj, Fatmir Mediu kërkon që opozita të jetë e bashkuar në çdo qendër votimi, për të garantuar sigurinë e çdo vote në drejtim të saj.
25 Janar 2021, 16:08 -
Aleatët e Bashës ‘bashkohen’ në Durrës! Mediu: Çdo moment që kalon në dëmin tonë! Agron Duka: Standardet e zgjedhjeve do përcaktojnë fatin e Shqipërisë
Kryedemokrati Lulzim Basha vijon t’i mbajë ‘peng’ aleatët e tij për mënyrën sesi do të shkojnë në zgjedhje dhe se cilët do jenë hapësirat që do i japë në lista, por kjo nuk i ka penguar partitë e vogla të vijojnë takimet elektorale.
23 Janar 2021, 16:48 -
Fatmir Mediu vijon rrugën pa Bashën, fillon mbledhjen e firmave për të dalë vetëm në zgjedhje! Pas Tiranës dhe Shkodrës prezanton kandidatët e PR në Fier
Ndarja mes Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës duket se është shumë e madhe. Kreu i Partisë Republikane vijon hapat për të ecur drejt zgjedhjeve të 25 prillit i vetëm. Report Tv ka mësuar se PR ka nisur mbledhjen e 5000 firmave të domosdoshme për tu regjistruar si subjekt për zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që ka prezantuar edhe kandidatët në Fier.
21 Janar 2021, 10:46 -
'Politikanët amerikane janë ndryshe', Fatmir Mediu tregon ngjarjen e rrallë me Bush në Tiranë: Si e puthën të gjithë kamarierët (VIDEO)
Për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, politikanët amerikanë dallojnë shumë me ata europianë, kjo për shkak të raportit të mirë që ata krijojnë me njerëzit. I ftuar në emisionin Repolitix, Mediu ka sjellë dy shembuj gjatë vizitës së ish-Presidentit Bush në Shqipëri në vitin 2007.
20 Janar 2021, 22:20 -
Topalli për Report Tv: Kundër Bashës, por votat s’i bashkoj me PS! Kushti që kam për t’u bashkuar me PD
Pavarësisht kritikave për Lulzim Bashën, Jozefina Topalli mbetet e vendosur për ti bashkuar votat e saj vetëm me të djathtën. Ajo thotë se dyert e hapura të bashkëpunimit i ka edhe për Fatmir Mediun, aleatin tradicional të PD. Në një intervistë për Report Tv Topalli tha se përvec Tiranës dhe Shkodrës do kandidojë edhe në 2 qarqe të tjera.
20 Janar 2021, 13:33 -
Zgjedhjet e 25 prillit/ Fatmir Mediu vijon pa Bashën prezantimin e kandidatëve në qarqe, pas Tiranës zyrtarizon listën edhe në Shkodër (VIDEO)
Pas Tiranë, kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë edhe në Shkodër. Lista kryesohet nga Ditmir Harusha.
18 Janar 2021, 17:55 -
Më i vështiri për t’u bindur nga Basha, Mediu vijon këmbënguljen: PD nuk mund t’i presë rrugën një republikani fitues
Negociatat mes republikanëve dhe Partisë Demokratike kanë ngecur në kalkulimet sesa kandidatë të PR duhet të përfshihen në listën zgjedhore. Megjithatë Fatmir Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për një vlerësim sa më të drejtë të peshës elektorale të partisë që drejton.
16 Janar 2021, 18:36 -
Veliaj, mesazh të rinjve për Monika Kryemadhin: Refuzoni ata të filxhanit të kafesë që duan të pinë dy në ditë
Në bashkëbisedimin me të rinjtë me rastin e në 29-vjetorit e FRESSH-it, Veliaj pati edhe një 'ngacmim' me Monika Kryemadhin. Teksa iu bëri thirrje të rinjve të maksimizojnë ambicien, suke
15 Janar 2021, 17:01 -
Veliaj ironizon aleatët e PD dhe Kryemadhin: Basha po na ofron për deputetë ‘memet’ e rrjeteve sociale! Refuzoni ata të filxhanit të kafesë
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, tha se oferta e Lulzim Bashës dhe e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit janë kandidatët që njihen si “meme” në rrjetet sociale.
15 Janar 2021, 15:34 -
Lista opozitare nën shantazhin e të përdorurve prej Bashës
Edhe Fatmir Mediu me siguri do të marrë një vend të sigurtë në listë. I parafundit e mori Agron Duka. Siç e shpjegoi edhe vetë, kërkoi dy të sigurtë, por mori vetëm një, pra gjysmën e objektivit. Kështu do të ndodhë edhe me Mediun, edhe pse ai sot ka paraqitur 36 kandidatët për Tiranën, dhe ka lënë të kuptojë se është gati të pijë kafe me Edi Ramën. Njësoj fliste dhe Duka një ditë para firmës. Ndoka, Shehi e Dule ndërkohë janë rehatuar në zonat gri të listës, me shpresë se mund të dalin deputetë.
13 Janar 2021, 21:03 -
Mediu: Partia Republikane mund të jetë pjesë edhe në listat e LSI-së, në disa qarqe
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk përjashtoi mundësinë që me LSI-në në disa qarqe edhe mund të dali me kandidatë të përbashkët, por la të paqartë se kush do të jetë udhëheqja e listës. Për Mediun e gjitha kjo bëhet për të maksimizuar votën dhe rrëzuar Ram&
13 Janar 2021, 19:18 -
Mediu në Report Tv: Basha të vlerësojë peshën elektorale të PR, nuk duam qoshe! Mund të kandidojmë edhe me LSI në një listë në disa qarqe! Me Ramën mund të pi kafe, s'e shoh si armik
Në një intervistë për Report Tv, Mediu ka zbardhur detajet e takimit në selinë blu ditën e sotme me grupin negociator të demokratëve. Ai tha se e ka kusht të panegociueshëm përkthimin e peshës elektorale të Partisë Republikane në kandidatë për deputetë.
13 Janar 2021, 19:03 -
Marrëveshja me Bashën, Duka në Report Tv: Kërkuam 2 vende të sigurta por ramë dakord për 1! Nëse PD u jep më shumë partive të tjera, s’ka problem
Kreu i PAA Agron Duka në një intervistë për Report Tv konfirmon marrëveshjen me PD për të hyrë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në një listë të përbashkët dhe që ai do të kandidojë në Durrës, në vend të tretë në renditjen e listës së
13 Janar 2021, 16:58 -
Agron Duka arrin marrëveshjen me Bashën, në zgjedhje me listë të përbashkët! Flet për Report Tv: Jo poshtë vendit të 3-të në Durrës
Kreu i PAA Agron Duka arrin marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një listë të përbashkët. Në një prononcim për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku ai ka konfirmuar se nuk do të jetë poshtë vendit të tretë në renditje për kandidat për deputet në Durrës, ndërsa në 11 qarqe të tjera ai tha se do ketë përfaqësues, por jo në zonat fituese
13 Janar 2021, 16:18 -
Përçarje në opozitë, aleati historik i PD prezanton i vetëm 36 kandidatët për Tiranën! Mediu: Kërkojmë reciprocitet dhe respekt (VIDEO)
Kur duhen edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në opozitën shqiptare situata është shumë e paqartë, madje tashmë kanë nisur edhe përplasjet. Përmes një aktiviteti me rastin e 30-vjetorit të krijimit, Partia Republikane ka prezantuar 36 kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës. Një lëvizje e tillë është një presion i hapur që i bëhet PD-së, teksa forca më e madhe në opozitë ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë me aleancat e saj.
13 Janar 2021, 10:49 -
Ekskluzive/Lëvizja e opozitës për lejimin e mitingjeve dhe dasmave, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës së Mediut në seancë plenare
Partia Republikane ka dozuar një padi në Kushtetuese për rrëzimin e urdhrit të Manastirliut që ndalon të gjitha llojet e grumbullimeve mbi 10 vetë, gjykata ka vendosur në dhomë këshillimi shqyrtimin e kërkesës në seancën plenare me 7 anëtar, ja çfarë mund të ndodhë
12 Janar 2021, 16:03 -
Mediu-Bashës: Të ndërtojmë koalicion vlerash, jo llogaritjesh për pushtetin! Lista e përbashkët më shumë i intereson PD-së
Vetëm 3 muaj larg zgjedhjeve dhe Opozita e Bashkuar ende nuk ka një përgjigje sesi do të organizohet në listat zgjedhore. Për këtë arsye, Fatmir Mediu i kujton Lulzim Bashës se është i gatshëm të dalë edhe i vetëm në garën elektorale të 25 prillit.
9 Janar 2021, 15:13