-
Kërkoi pezullim të dënimit se është i sëmurë, Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën Adriatik Llallës! SPAK: Sëmundja se pengoi të kryente funksione të larta
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Adriatik Llallës me 2 vite burg. Ish-kryeprokurori bëri këtë kërkesë me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin. Ekstradimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm mbetet pezull, teksa Gjykata në Itali i ka marrë pasaportën!
22 Prill 2022, 11:18 -
I arrestuar në Itali, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkesë Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i është drejtuar me një kërkesë të re Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar pezullimin e dënimit të tij me 2 vite burg, me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.
17 Prill 2022, 17:01 -
U shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre, SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin: Të dënohet edhe për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon dënimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit edhe për trafik drogë dhe grup të strukturuar kriminal. Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre.
14 Prill 2022, 09:46 -
I refuzoi lirimin, zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë për ish-ministrin Lefter Koka: Vendimet e GJKKO të rregullta, nuk ka shkelje
Gjykata e Lartë ka nënvizuar gjithashtu se nuk është një gjykatë fakti dhe nuk merret me pretendimet për vlerësim të gabuar të provave. Sipas saj Koka ka paraqitur si shkaqe rekursi të njëjtat pretendime si në ankimin te Gjykata e Apelit. Sipas gjyqtarëve të lartë asnjë nga pretendimet e ngritura në rekurs nuk janë të ligjshme.
13 Prill 2022, 11:41 -
'Los Blancos'/ Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin, Kushtetuesja i jep shpresë Manajt! Detyron Supremen të shqyrtojë çështjen
I njohur si kreu i kartelit shqiptar për trafikimin e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, Gentjan Manaj ka shpresë se mund t’i shpëtojë ekstradimit për në Itali. Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të tij, duke rikthyer çeshtjen në Gjykatën e Lartë e cila nuk kishte pranuar rekursin e të pandehurit
6 Prill 2022, 14:51 -
Lefter Koka mbetet në burg, Gjykata e Lartë i refuzon rekursin! Akuzohet se përvetësoi rreth 5 mln euro nga inceneratorët në Elbasan dhe Fier
Ish ministri Lefter Koka do të mbetet në burg! Gjykata e Lartë i ka refuzuar rekursin për tu liruar nga masa e sigurimit 'arrest me burg' pas akuzave për aferën 3.7 milionë euro për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt.
4 Prill 2022, 11:17 -
Apeli i GJKKO i e dënoi me 14 vite pas hekurave, 41 vite burg për 4 anëtarët e grupit e tij, por Emiljano Shullazi nuk ndalet! Bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Emiljano Shullazi ka bërë rekurs të vendimit të apelit të GJKKO. Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë kanë depozituar rekursin ku kërkojnë të prishet vendimit i apelit që i shpalli ata fajtor duke i dënuar me 55 vite burg si grup kriminal.
24 Mars 2022, 13:06 -
Gjykata Kushtetuese bëhet me 8 anëtarë, Sandër Beci zgjidhet në vend të Fatmir Hoxhës që u shkarkua nga vettingu
Me shtatë vota pro dhe katër kundër, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka përzgjedhur gjyqtarin e tetë kushtetues. Ai është ish-anëtari Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci i cili me marrjen e dekretit nga Presidenti Republikës do të bëhet gjyqtari i tetë Gjykatës Kushtetuese.
15 Mars 2022, 15:09 -
KLGJ i përgjigjet Metës: E kemi trajtuar me prioritet plotësimin e Gjykatës së Lartë, në asnjë moment nuk është zvarritur! Pengesat që hasim në proces
Këshilli i Lartë Gjyqësor i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit e kritikoi se po zvarrit procesin për të plotësuar Gjykatën e Lartë. Me emërimin e Gentian Medjës, Gjykata e Lartë është bërë me 11 gjyqtarë nga 19 që duhet të ketë.
9 Mars 2022, 21:29 -
Akuzohet se mori 3.7 mln euro për inceneratorët, Ish-ministri Lefter Koka rekurs në Gjykatën e Lartë! Kërkon lirinë
Ish ministri Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për tu liruar nga masa e sigurimit 'arrest me burg' pas akuzave për aferën 3.7 milionë euro për ccështjen e inceneratorëve. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është i arrestuar me urdhër të SPAK. Ai u la në burg nga apeli i GJKKO më 25 shkurt.
9 Mars 2022, 10:22 -
Zbardhet vendimi i arsyetuar i gjykatës për Saimir Tahirin: Favorizoi me ndërgjegjie grupin kriminal të Habilajve! Përdorën për dy vite automjetin e ish-ministrit me pronësinë e tij
Është zbardhur vendimi i arsyetuar i Gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirit. Pas publikimit të vendimit të argumentuar të Gjykatës, tashmë i hapet rruga për rekurs në Gjyaktën e Lartë, rekurs që është paralajmëruar më herët nga ana e avokatit mbrojtës të ish-ministrit, Maks Haxhia.
8 Mars 2022, 12:15 -
Ilir Meta emëron në Gjykatën e Lartë motrën e shoqëruesit të Riformatos së drogës në Divjakë, xhaxhai i bashkëshortit pjesë e ish bandës së Aldo Bares
Vëllai i anëtares më e re e Gjykatës së Lartë Arbena Ahmeti priti në aeroport dhe shoqëroi në Divjakë pilotin italian Giorgio Riformato që u ulë më pas me avion për t’u ngarkuar me drogë. Ahmeti është bashkëshortja e prokurorit Arenc Çela, nip i ish anëtarit të bandës së Aldo Bares që u dënuar për vrasjen e policit Kledi Bano dhe vendosjen e tritolit në shkallët e stadiumit
17 Shkurt 2022, 09:02 -
Meta dekretoi anëtarin e 10 të Gjykatës së Lartë, Yuri Kim: Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur dekretimin e Presidentit Ilir Meta për anëtarin e 10 të Gjykatës së Lartë, teksa shkruan se mirëpret bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e ref
16 Shkurt 2022, 12:59 -
Gjykata e Lartë bëhet me 10 anëtarë, plotësohet kuorumi për të zgjedhur anëtarët e Kushtetueses! Meta dekreton gjyqtaren Arbena Ahmeti
Gjykata e Lartë është bërë me 10 anëtarë dhe kështu i hapet rrugë zgjedhjes 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga ky institucion. Me emërimin e sotëm nga Presidenti Ilir Met të gjyqtares Arbena Ahmeti, Gjykata e Lartë plotëson kështu kushtin ligjor për të pasur më shumë se gjysmën e anëtarëve të saj.
16 Shkurt 2022, 11:40 -
I vuri eksploziv godinës në ndërtim në Shëngjin, rikthehet në qeli Angli Stafuka! Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit të Shkodrës që e la të lirë
Angli Stafuka , i arrestuar me urdhër të prokurorisë, i dyshuar si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020, është rikthyer në qeli ditën e sotme.
16 Shkurt 2022, 09:10 -
Lorenc Vangjeli: Standardi për Tahirin, cigare edhe për Berishën dhe Bashën
Vendimi për Tahirin la të pakënaqur puritanët e jurisprudencës. Konflikti i hershëm i ish-ministrit me një nga antarët e trupës, ashpërsimi i dënimit të dhënë nga gjykata e një shkalle më të ulët tek gjykata e një shkalle më të lartë, mund të jenë shkaqe të mjaftueshme për të provuar daljën nga burgu me ndihmën e rekursit në Gjykatën e Lartë.
11 Shkurt 2022, 12:08 -
KLGJ i hap rrugën për në Gjykatën e Lartë gjyqtares së Administratives, Arbena Ahmeti
Ky vendim i KLGJ-së vjen dy javë pasi Gjykata e Lartë konstatoi pamundësinë e thirrjes së mbledhjes së posaçme për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm me 10 anëtarë.
9 Shkurt 2022, 18:54 -
U arrestua për shpërdorim detyre me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës, Gjykata e Lartë refuzon lirimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe
Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe. Tre gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni rrëzuan rekursin e Fatos Tushes.
8 Shkurt 2022, 16:19 -
'Deja Vu' e procesit të parë, SPAK kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin! Ish-ministri mbrohet sërish me tabelë! Disa herë u fikën dritat! Vendimi në 4 shkurt
Asgjë nuk ka ndryshuar në Apelin e GJKKO në procesin kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. SPAK ka kërkuar fiks të njëjtin dënim me nga 12 vite burg për Tahirin dhe Jaeld Çelën ndërkohë që ashtu si edhe disa vite më parë 2 vite më parë, ish-ministri u mbrojt duke radhitur në një tabelë faktet e tij. Është dhënë kështu pretenca e akuzës ndërkohë që pritet vendimi i Gjykatës.
31 Janar 2022, 13:53 -
I ka mbaruar mandati që në 2017-n, Gjykata e Lartë rihap procedurat për zëvendësimin e Vitore Tushës
Kryetares aktuale të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushës i ka mbaruar mandati si anëtare që në vitin 2017, por që sipas ligjit mund të qëndrojë në detyrë deri kur të zëvendësohet. Tërheqja e kandidates Zhaklina Peto bëri që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të ndërpriste në dhjetor vijimin e procedurave për plotësimin e vendit të lënë vakant prej saj pasi konstatoi se numri i kandidaturave për vendin vakant ka rënë nën tre.
31 Janar 2022, 13:08 -
Mungesat e Gjykatës së Lartë pengojnë plotësimin e Gjykatës Kushtetuese
Gjykata e Lartë bën me dije nuk mund të zgjedhë dot gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kjo për faktin se do të duhej që në përbërjen e saj të ishin të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme, por në fakt në përbërjen e saj janë vetëm 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh.
26 Janar 2022, 15:59 -
HEC-et në Valbonë, qeveria bën një sy qorr ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë
Dy hidrocentralet në luginën e Valbonës, të bllokuara nga përmbarimi gjyqësor me masë sigurie nga Gjykata e Lartë, vazhdojnë të prodhojnë energji elektrike dhe t’ia shesin OSHEE-së sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
20 Janar 2022, 21:23 -
Udhëzim i i Qeverisë/ Paditë për pushime nga puna apo vjetërsi në punë, institucionet publike nuk do të bëjnë më rekurse në Gjykatën e Lartë për çështje për shifra të vogla
Gjykata e Lartë i bëri pak kohë më parë një kërkesë institucioneve publike që të mos bëjnë rekurse pranë saj për çështje të vogla. Kjo ka bërë që Këshilli i Ministrave të bëjë gati një projektudhëzim për institucionet në varësi, ku i udhëzon që të heqin dorë nga disa rekurse.
15 Janar 2022, 10:17 -
Dështon serish seanca për Saimir Tahirin në Apelin e GJKKO! Gjyqtari i ri kërkoi kohë për t'u njohur me dosjen
Ishte parashikuar që sot Saimir Tahiri të dilte para Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), në seancën e parë pasi çështja e tij u rikthye nga Gjykata e Lartë, por ndryshimi i trupës gjykuese ka bërë që seanca të shtyhet serish. Pas dorëheqjes se gjyqtares Daniela Shirka ajo u zëvendësua nga Florjan Kalaja, i cili sot ka kërkuar kohë për tu njohur me dosjen.
5 Janar 2022, 09:48 -
Sadushi: Avokatët dhe institucionet publike të heqin dorë nga rekurse të pabazuara, rrisin stokun e dosjeve
Sokol Sadushi tha se përveç vakancave në Gjykatën e Lartë një tjetër problem që rrit numrin e dosjeve janë rekurset e avokatëve dhe institucioneve të publike që bëhen në mënyrë të pabazuar. Sadushi tha se nëse hiqet dorë nga këto rekurse mund të sjellë një lehtësim t&e
30 Dhjetor 2021, 10:46 -
Harta e re gjyqësore, Sadushi: Domosdoshmëri! Problem numri shumë i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve
Zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi e konsideroi domosdoshmëri një hartë të re gjyqësore, teksa tha se strukturimi i institucioneve gjyqësore, është zgjidhja m e pranueshme. Problem sipas tij është numri i ulët i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Sadushit, për një 1
30 Dhjetor 2021, 10:35 -
Sadushi: 500 dosje në vit për një gjyqtar është i lartë! Kemi gjetur çështje të 2010 pa shqyrtuar
Gjykata e Lartë nuk funksionon me kapacitete të plot për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe kjo tha zëvendës kryetar Sokol Sadushi se një gjyqtar i bie të shqyrtojë në vit 500 dosje që është një numër shumë i lartë. Ai tha se ka gjetur çështje pa shqyrtuar që nga 2010, ndë
30 Dhjetor 2021, 10:29 -
Bilanci i Gjykatës së Lartë, Sadushi: 35 mijë çështje pa shqyrtuar, rrezik krijimi i një stoku të ri! Një gjyqtar, 500 dosje në vit! Harta e re gjyqësore domosdoshmëri
Jo pak por 35 mijë është numri i çështjeve të pashqyrtuara që janë në pritje në Gjykatën e Lartë dhe sipas zëvendës kryetarit Sokol Sadushi, rreziku më i madh është krijimi i një stoku të ri. Ai kritikoi avokatët për depozitimin e rekurseve të pabazuara, ndërsa e cilësoi domosdoshmëri hartën e re gjyqësore.
30 Dhjetor 2021, 10:19 -
Plotësimi i Kushtetueses/ Tërhiqet Zhaklina Peto, nuk ka kandidatë mjaftueshëm për të zëvendësuar Vitore Tushën! Vijon procesi për 2 vendet e tjera vakante
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur në mbledhjen e djeshme pezullimin e vijimit të procedurave për plotësimin e vendit të lënë vakant prej saj pasi konstatoi se pas tërheqjes së kandidates Zhaklina Peto numri i kandidaturave për vendin vakant ka rënë nën tre.
23 Dhjetor 2021, 11:58 -
Fshehu vjedhjen në Itali dhe u shkarkua nga vettingu, i sekuestrohet apartamenti dhe garazhi ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza! Nën hetim nga SPAK
Një apartament në Tiranë dhe një garazh i sekuestrohen ish anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili është shkarkuar nga vettingu pasi më parë kishte kryer një vjedhje në Itali. Ai është aktualisht nën hetim nga SPAK për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
17 Dhjetor 2021, 11:26 -
Plotësimi i 1 vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë: Kanë aplikuar 5 kandidatë, lista në KED
Brunilda Kadi, Ilir Toska, Holta Zaçaj, Manjola Xhaxho dhe Tartar Bazaj për të plotësuar në Gjykatën Kushtetuese vendin e lënë vakand nga Gani Dizdari që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjykata e Lartë e cila thotë se lista i ka kaluar KED-së.
17 Dhjetor 2021, 10:35 -
Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar/ 'Odisea' 3-vjeçare e një të moshuari dyerve të gjykatave për pensionin e tij përfundon në Kushtetuese: 'Boshatisja' e gjykatave i shkeli të drejtat
Historia e një pensionisti shqiptar që prej tre vitesh priste në dyert e Gjykatës së Lartë për të marrë drejtësi, ka detyruar Gjykatën Kushtetuese të kërkoj që çështja të mbyllet brenda qershorit 2022.
8 Dhjetor 2021, 12:45 -
Skeda/ Gjykata e Lartë e riktheu në burg, kush është Lulzim Berisha dhe krimet kyesore të Bandës së Durrësit
Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda. Banda nisi të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur
7 Dhjetor 2021, 16:25 -
Gjykata e Lartë rrëzon Apelin që 'i fali' 5 vite burg Lulzim Berishës si 'djalë shembullor', vendos rikthimin në qeli! Ish-Kreu i Bandës së Durrësit në arrati
Lulzim Berisha, i liruar nga Apeli i Gjykatës së Durrësit 5 vite para se të shlyente dënimin prej 25 vitesh burg, do të rikthehet në qeli. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë.
7 Dhjetor 2021, 16:17 -
Nesër KPA shqyrton fatin e Luan Dacit, ONM kërkon shkarkimin pas dënimit deri në Gjykatë të Lartë
Nesër pritet të shqyrtohet fati i gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, KPA ka nisur procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci.
5 Dhjetor 2021, 11:36