-
Trafikoi një vajzë në Belgjikë, apeli vulos dënimin për Safet Bajrin
Sipas dosjes së mbëritur në Shqipëri nga drejtësia Belge, Bajri është gjetur fajtor për shfytëzimin si prostitutë të një vajze nga Shkodra me inicialet E.G. Kujtojmë që Bajri është krahu i djathtë i Behar Bajrit, njërit nga drejtuesit të grupit “Bajri” në Shkodër, Belgjikë, Hollandë.
23 Maj 2019, 18:19 -
-
Drejtësia njeh vendimin e Belgjikës, Bajri do të vuajë në Shqipëri 9 vite burg
Safet Bajri, veç dënimit që mund të marrë nga drejtësia shqiptare për një sërë veprash penale, do të vuajë edhe 9 vite burgim të dhënë nga një gjykatë belge. Të premten e javës së kaluar, Gjykata e Shkodrës ka njohur vendimin e gjykatës belge, sipas së cilës Bajri është dënuar me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion.
2 Mars 2019, 21:34 -
I vdes i ati, Drejtoria e Burgjeve liron për 4 orë 'të fortin' e Shkodrës, Safet Bajri
I arrestuari në kuadër të operacionit "Oaz" ka lënë qelinë e burgut 313 në Tiranë, me vendim të Drejtorisë së Burgjeve për të marrë pjesë në funeralin e të atit në Shkodër. Ai është shoqëruar drejt kryeqendrës së veriut nën masa të rrepta sigurie dhe është kthyer sërish në Tiranë gjatë pasdites.
1 Shkurt 2019, 15:25 -
Grupi i Bajrave/ Gjykata ndryshon masën për ish-trajnerin e kombëtares së femrave, 'arrest shtëpie' për Grimën
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lehtësuar masën e sigurisë për ish-portierin e Vllaznisë, Armir Grima, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar në kuadër të megaoperacionit "Oaz" ku u shkatërruan anëtarë të grupit kriminal Bajri.
17 Janar 2019, 19:14 -
Arrestohet në Spanjë 'truri' i grupit kriminal 'Bajri', Enver Bajri iu gjet një pistoletë dhe 9 mijë euro (FOTO)
Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë. Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.
27 Tetor 2018, 12:24 -
Ekskluzive/ Report Tv publikon skemën si funksiononin familjet Avdyli, Bajraj dhe Ndoka
Report Tv zbardh ekskluzivisht skemën se si familjet Avdylaj, Bajri, Ndoka e Sulejmani kishin ndarë detyrat e kryenin trafikun e drogës në dy linja nga Greqia e Italia me destinacion BE-në. Nga përgjimet rezulton se Ndokajt, Bajrat, anëtarë të familjes Sulejmani në Fier dhe një tjetër grup kriminal në Delvinë kryenin trafikun e drogës në linjat e ngritura nga Aadylajt.
23 Tetor 2018, 15:13 -
Ekskluzive/ Zbardhen përgjimet, banda e Shijakut, e lidhur me Bajrat dhe Ndokajt
Familja Avdyli e goditur nga megaoperacioni i tre ditëve të fundit trafikonte kokainë dhe heroinë nga Kolumbia drejt BE-së duke bashkëpunuar me Bajrat e Shkodrës dhe Ndokajt e Lezhës. Report Tv zbardh ekskluzivisht vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku dalin qindra orë përgjime mes të arrestuarve.
22 Tetor 2018, 18:08 -
-
-
Tre ‘arreste me burg’ në 24 orë për të ‘fortin’ e Shkodrës Safet Bajri, në qeli edhe tre anëtarët
E ndërsa dje në Shkodër u njoh për masën e sigurisë në lidhje me dënimin në Belgjikë dhe në Tiranë sipas avokatit për përfshirje në manipulimin e ndeshjeve, sot sërish Krimet e Rënda e lanë në burg, por për pistoletën pa leje dhe kanabisin
25 Shtator 2018, 11:07 -
Banda, ja dy krahët nën urdhrat e Bajrajve, biznesi në emër të nënës 80-vjeçe/ Përgjimet
Nga të dhënat që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, rezulton se veç Safetit, Behari mban lidhje të ngushta dhe me të arrestuarin tjetër Samet Hallunin. Prokuroria: Safeti e Sameti njerëzit që transmetojnë urdhërat e Behar Bajrit në terren
25 Shtator 2018, 07:18 -
Deklarata e fortë e Xhafajt: Bajrajt me influencë shtetërore, kishin ndikim edhe në polici
Fatmir Xhafaj thotë se grupi "Bajri" i shkatërruar nga operacioni "Oaz" i Policisë së Shtetit, kishte influencë shtetërore. Sipas tij, ky grup kishte ndikim të theksuar edhe në radhët e Policisë së Shtetit.
24 Shtator 2018, 23:08 -
-
(FOTO) Ky është Enver Bajri, 'truri' i grupit kriminal 'Bajri', dyshohet se fshihet në Belgjikë
Report Tv dhe Shqiptarja.com sigurojnë foton e Enver Bajrit, 45-vjeç, njeriut që konsiderohet si truri i grupit kriminal "Bajri". Disa nga anëtarët e bandës së tij u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të operacionit "Oaz" në Shkodër, Tiranë dhe Rot
24 Shtator 2018, 15:54 -
Detaje/ Behar Bajrit i gjendet në banesë arma që vrau gruan 15-vjeçare dhe Arben Tuzin
Nga hetimet është zbuluar se vrasja e Arben Tuzit në Shkodër dhe vrasja e Fabiola Bajrit është kryer me të njëjtën pistoletë. Arma e krimit që është pëdorur në këto dy vrasje është gjetur në banesën e Behar Bajrit.
24 Shtator 2018, 13:01 -
Dënimi i Belgjikës/ Gjykata e Shkodrës lë në burg 'të fortin' e Bajrajve, Safet Rustemi (VD)
Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se Safet Bajri u njoh sot me akuzat e shtetit belg, ndërsa Gjykata e Shodrës dha për të masën "arrest me burg". Bajri është dënuar në Belgjikë me 22 vite burg për disa vepra penale
24 Shtator 2018, 10:55 -
-
Grupi “Bajri” hetohet për vrasjen e Licit/ Kush janë ‘VIP’-at dhe politikanët që flisnin me ta
Lici dhe Bajri prej disa vitesh janë grupe rivale në Shkodër dhe burime nga Task-Forca i thanë Report TV, se dyshojnë që vrasja e Licit është bërë nga grupi “Bajri”. Në dosje ka edhe përgjime bisedash të Safetit e Beharit me politikanë
23 Shtator 2018, 17:24 -
Operacioni Oaz, si u vra Tuzi nga Bajri, Belgjika sjell dënimet për Safetin
Detaje të reja për dy vrasjet e dokumentuara nga policia për grupin e Bajrajve. Arben Tuzi u vra në 2001 nga Behar Bajri në Vasil Shanto. Vrasja u krye pas faljes që kërkuan Bajrajt me pleqësinë. Të hënën Safet Bajri, në Tiranë-Shkodër
23 Shtator 2018, 07:38