-
-
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, lirohet nga burgu i Italisë vëllai i Safet Bajrit! ‘I forti’ që drejtonte bandën e Shkodrës
Vëllai i të ‘fortit’ të Shkodrës Safet Bajri, Ilri Bajri është liruar para një muaji nga burgu i Italisë. Lajmin e bëri të ditur gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Ende nuk dihet se në ç’vend ndodhet aktualisht Bajri, i cili së bashku me vëllanë e fisin, u arrestua në Shkodër nga një megaoperacion policor në 2018.
1 Tetor 2022, 13:31 -
Gjykata e Lartë i shuan shpresat për liri Safet Bajrit! Lë në fuqi dënimin me 6 vite e 6 muaj burg për 'të fortin' e Shkodrës
Gjykata e Lartë ka vulosur dënimin për Safet (Rustem) Bajrin duke lënë në fuqi dënimin me 6 vite, 6 muaj e 19 ditë burg. Dënimi u dha nga drejtësia belge e cila është konvertuar në Gjykatën e Shkodrës dhe po shlyhet në Shqipëri.
13 Korrik 2022, 11:40 -
-
Safet Bajri, 'i forti' i Shkodrës kërkon lirinë nga qelia: Nuk bëj më krime, do të respektoj ligjin
I dënuar nga Belgjika me 6 vite si pjesë e narkotrafikut, dënim të cilin po e kryen në Tiranë Safet Bajri, kërkon lirinë në gjykatë! ReportTv mëson se pak javë më parë në dyert e gjykatës së Tiranës Safet Bajri, pjesë e grupit kriminal Bajri, ka kërkuar lirimin me kusht duke garantuat drejtësinë se nuk do të përfshihet më në krime.
15 Maj 2022, 09:47 -
-
Përfundon shqyrtimi i dosjes 'Bajri'/ Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar, në burg mbetet vetëm Safet Bajri dhe Ilir Bajri! Lirohen 3 të tjerët (Vitet me sa janë dënuar)
Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të Operacionit Forca e Ligjit.
23 Dhjetor 2020, 09:53 -
-
E akuzoi se i refuzoi transferimin, kallëzimin e Bajrit kundër Ismailit SPAK-u e çon te prokuroria e Tiranës
Javën e ardhshme pritet që prokurori t'i marrë deklarimet Safet Bajrit se cilat janë argumentet që ka kallëzuar Ismailin për shpërdorim detyre dhe provat që ai disponon.
31 Korrik 2020, 13:12 -
-
-
2 vite ping-pong nga drejtësia! Shfryhet dosja e bujshme Bajri, të gjithë të lirë nga akuzat e vrasjes dhe gjobëvënies! Lirohet ish-kampioni i boksit
Drejtësia 'çmonton' dosjen e bujshme Bajri që nisi me operacionin 'Oaz' në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.
20 Maj 2020, 13:05 -
-
-
Katër anëtarët e 'Grupit Bajri' padisin gjyqtaren Iliriana Olldashi për shpërdorim detyre: Po mundohen të na mbajnë me çdo kusht në burg (DOKUMENTI)
Edhe më herët, të katër anëtaret e grupit i janë drejtuar Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit me kerkesë ankimore ndaj Gjyqtares Iliriana Olldashi dhe Prokurorit Anton Martini duke kërkuar me ngulm largimin e tyre nga sistemi i drejtësisë.
17 Dhjetor 2019, 11:37 -
Gjykata i lë në burg, Bajrajt: Na duan brenda me urdhër politik! Mikesha 'infermiere' nga qelia në shtëpi (Përgjimet për punësimet dhe provimet)
Nëntë nga personat e arrestuar si anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër, me në krye drejtuesin e tyre, Behar Bajrin, dolën sot para togave të zeza për t'ju komunikuar masat e sigurisë. Pas tri orësh seancë gjyqësore, Gjykata e Krimeve të rënda vendosi të mbajë ende në qeli Behar Bajrin, Safet Rustemin, Ilir Rustemin, Ismet Idrizin dhe Asmer Bilalin. Gjykata vendosi të ndryshojë masat e sigurisë vetëm për 4 persona të tjerë.
23 Nëntor 2019, 12:28 -
Shuhen masat 'arrest me burg' për 4 anëtarë të grupit 'Bajri', por mbeten sërish në qeli
Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë Krime të Rënda Tiranë, ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi duke shuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
22 Nëntor 2019, 16:08 -
Zgjaten me dy muaj hetimet për gupin Bajri
Vendimi erdhi pas kërkesës së bërë nga Prokuroria, dy ditë më parë, ndonëse sipas burimeve organi i akuzës ka kërkuar 3 muaj kohë për të siguruar prova të mjaftueshme për këtë grup kriminal, megjithatë gjyqtarja Iliriana Olldashi vendosi dy muaj.
20 Shtator 2019, 13:25 -
-
Grupi i Bajrave/ Ekstradohet nga Holanda 'i forti' i Shkodrës
Behar Bajri akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje në bashkëpunim", "Trafikimi i armëve dhe municionit", "Organizimi i llotarive të palejuara", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë", kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal".
27 Korrik 2019, 11:21