-
LSI ia kujton të gjitha 'nderet' Lulzim Bashës: Qylaxhiu Brava as nuk do të ekzistonte pa ne, s'do ishte bërë kurrë ministër! Fitoi në Tiranë prej Hysni Milloshit e votave tona
Lufta mes Lulzim Bashës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kur kjo vendosi të futej në koalicion me Sali Berishën në zgjedhjet e 6 marsit, sa vjen e po intensifikohet. Përmes një mesazhi sot LSI i ka kujtuar Bashës se sipas tyre ai nuk do të ekzistonte fare pa partinë e Kryemadhit dhe Metës.
2 Shkurt 2022, 15:22 -
-
Ndëshkimi i 6 Marsit
Në 6 Mars, në ditën e votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale, vota e qytetarëve do të ndëshkojë edhe kësaj here, ata që shkatërruan themelin e demokracisë, opozitën. Në 6 Mars, vota e qytetarëve, nuk do të bëjë asnjë përjashtim, si nga Foltorja ashtu edhe nga ajo që quhet “PD zyrtare
2 Shkurt 2022, 13:47 -
Shqyrtimi i Statutit të Berishës, PD kërkon përjashtimin e gjyqtarit milioner Agron Zhukri
Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili është përcaktuar për të gjykuar çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës dhe vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
2 Shkurt 2022, 12:54 -
Frrok Çupi: Kthim në Strofkën e Ariut
Pas çdo gjuetie të përbashkët, ata deshën të ndahen. Por kurrrë nuk mundën; njësoj si t’i kishte mbyllur ariu në strofkën e tij; të dy vijnë nga zona ku kafsha e egër jeton lumturinë: Shkëlzen dhe Çepan. Ilir Meta ishte vetëm 24 vjeç, ndërsa Sali Berisha dyfishi i tij, 49. Në fillim të vitit 1993, Berisha president i Republikës urdhëroi burgosjen e Fatos Nanos- kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe ish kryeministër.
2 Shkurt 2022, 10:29 -
PD sulmon kandidatin e Berishës për Dibrën: Premtim Kryemadhi bashkëshorti i prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës në dosjen 184! Sqaron komunikimin e Nokës me Manjën
Partia Demokratike ka sulmuar kandidatin e Sali Berishës për bashkinë e Dibrës, Premtim Kryemadhin, të cilin e akuzon si pjesë e skemës së bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha. PD thotë se Krymadhi është bashkëshorti i Belina Zenelit, e cila u shkarkuar pak ditë më parë nga ILD, pasi ju gjetën shkelje kryerjen e detyrës.
2 Shkurt 2022, 09:45 -
Meta e pranon: E kam takuar Berishën, në presidencë dhe në shtëpinë time e ka derën e hapur 24 orë! Ai është magnet i kësaj toke
Ilir Meta e ka konfirmuar se ka takuar Sali Berishën, ndërsa ka shtuar se dera për të është e hapur 24 orë. Meta thotë se e ka takuar që në muajin nëntor para zgjedhjeve, ndërsa mohon se ka zhvilluar negociata me të
1 Shkurt 2022, 22:35 -
Skandali me tenderin e FSHZH, deputeti i PD: SPAK të nisë hetimet e të çojë përpara drejtësisë përgjegjësit
Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu i ka bërë thirrje SPAK që të nis hetimet për abuzimet me tenderat në Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe të çojë përpara drejtësisë personat përgjegjës. Kjo skemë abuzime, sipas deputetit të PD-së, është një tregues se si pushteti i Edi Ramës është i korruptuar duke shpërdoruar paratë e qytetarëve.
1 Shkurt 2022, 21:54 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, zyrtarizohet emri i PS-së për kandidaten e bashkisë së Lushnjes
Bashkia e vetme në të cilën socialistët nuk kishin një emër ishte Lushnja. Zyrtarizimi erdhi vetëm sot dhe nuk ka surpriza. Edhe në këtë Bashki, socialistët kanë vendosur që të kandiduar Eriselda Sefën, e cila ka qenë një kryetare e komanduar.
1 Shkurt 2022, 21:17 -
Zbulohen propozimet e degës së PD për kryetar bashkie në Durrës e Rrogozhinë! Në Lushnje, Rama i beson kryetares së komanduar pas shkarkimit të Tushes
Luan Hoti është i propozuari i degës së PD në Durrës për kandidat për kryebashkiak. Mësohet se propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës. Ndërkohë, nga sa mësohet në Rrogozhinë është propozuar emri i Ferdinand Saraçit.
1 Shkurt 2022, 20:52 -
Ngjela në Report Tv: Rama dhe Berisha janë bashkë, Basha i ka trembur se ka përkrahjen amerikane! Shqipërinë e ka shkatërruar korrupsioni, ku i gjetën vila e pallate kur erdhën me kostume teritali
Avokat Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv tha se Rama dhe Berisha janë bashkë kundër Bashës, por ky i fundit ka mbështetjen e amerikanëve. Ngjela tha ndër të tjera se Shqipërinë e ka shkatërruar korrupsioni, por shumë shpejt të korruptuarit do të ndëshkohen nga SPAK
1 Shkurt 2022, 18:58 -
Kam pritur shumë nga Berisha për demokratët!
Sali Berisha, është lideri historik i PD dhe sigurisht protagonisti kryesor i tranzicionit shqiptar. Në fakt, demokratët i kanë besuar dhe e kanë mbështetur pa rezerva edhe në momentit më kritike të vendi. Sinqerisht nga doktor Berisha në këto 30 vitet kam pritur shumë më shumë se sa realisht ka arritur të bëj, të paktën për demokratët dhe Shqipërinë!
1 Shkurt 2022, 17:12 -
PD publikon videon: Sot Berisha u strehua në partinë e Ilir Metës! Ata duan shkatërrimin e partisë për interesat e tyre
Partia Demokratike ka shpërndarë sot një video ku shkruan se Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës dhe po i përdorin demokratët për interesat e tyre personale. Duke i quajtur "politika e vjetër", PD-ja akuzon për një bashkëpunim të Metës, Berishës se bashku me Ramën, ose siç i ka quajtur më herët Lulzim Basha, "Trekëndëshi i Bermudës".
1 Shkurt 2022, 16:47 -
Akuzat për udhëtime luksoze, Rama ironi: Dy të marrëve që morën peng PD u duhen vendosur teneqe në qafë nga demokratët e arsyeshëm
Sqarimet e në dite më parë të kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat e PD për udhëtimet e tij me charter nuk kanë bindur deputeten demokrate Oriola Pampuri, e cila i ka drejtuar sërish pyetjet se ku i ka gjetur paratë për udhëtimet luksoze. Po në të njëjtën mënyrë ironike, me videomesazh, Rama i është përgjigjur këtyre akuzave duke ritheksuar se nuk ka shpenzuar 120 mijë euro karburant për udhëtime me charter, por ka udhëtuar me biletë ekonomike 345 euro me familjen e tij.
1 Shkurt 2022, 15:05 -
11 parti kërkojnë të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit! Duka, Mediu, Shehi, Idrizi e Dule ‘braktisin’ garën e 6 marsit! PS, PD dhe LSI sfidohen për bashkitë nga 7 parti ‘anonime’
11 parti kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’iu bashkuar garës elektorale të 6 marsit, kështu njoftoi sot Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Krahas Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e PDK-së në Nard Ndokës, janë edhe 7 parti të tjera, kryesisht pa peshë elektorale që kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme.
1 Shkurt 2022, 14:25 -
Zgjedhjet e 6 marsit, Kulluri në Report Tv: PD nuk fiton as e bashkuar dhe jo më e ndarë! Basha thotë që do mundi rithemelimin, Ramën, Kinën e Rusinë, por është në minorancë
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri tha për Report Tv se PD nuk do të kishte mundësi të fitonte zgjedhjet e pjesshme vendore as e bashkuar dhe jo më tani që është e përçarë. Ai shtoi se Grupi i Rithemelimit ka një mundësi të vogël farë të fitojë në Shkodër, ndërsa mazhoranca është më e favorizuar në të gjitha bashkitë.
1 Shkurt 2022, 14:10 -
Spiropali: PD ka shansin historik të shpëtojë! Basha dhe Berisha, babë e bir të lajthitur e dështakë, vëruni shqelmin
Përçarja me Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, edhe pse shihet si një krizë për PD, për Ministren Elisa Spiropali ky është 'shansi historik' i kësaj partie që të shpëtojë.
1 Shkurt 2022, 13:44 -
Koalicioni Berisha-Meta, PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama! Simbolizojnë korrupsionin dhe politikën e vjetër
Për Lulzim Bashën, koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Sali Berishën është në fakt zyrtarizim i partisë së vjetër, Meta-Berisha-Rama për të strehuar njëri-tjetrin.Në një reagim me shkrim, Partia Demokratike evidenton kandimin e Pajtim Kryemadhit në bashkinë e Dibrës, që &eum
1 Shkurt 2022, 12:16 -
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, LSI dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit me Berishën! A do ta pranojë Celibashi Komisionin e Rithemelimit?!
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën e regjistrimit të koalicionit me Berishën “Shtëpia e Lirisë”. Në kërkesën e dërguar në KQZ, në koalicion LSI përfshin Partia Demokristiane dhe Berishën në emër të &ldqu
1 Shkurt 2022, 11:55 -
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Report Tv zbardh marrëveshjen për koalicionin Berisha-LSI: Do t’i sjellim ndryshimin Shqipërisë! Pjesë edhe PDK e Nard Ndokës
Report Tv ka zbardhur marrëveshjen për koalicionin Berisha-LSI. Sipas marrëveshjes, koalicionin në KQZ do e regjistrojë Endrit Braimllari i LSI, ndërsa palët theksojnë se “po bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim Shqipërisë”. Komisioni i Rithemelimit do të jetë
1 Shkurt 2022, 11:14