-
-
Mbërrijnë materialet zgjedhore në Lezhë/ Policia bashkiake kërkon lirimin e ambienteve (VIDEO)
Kanë mbërritur në Lezhë materialet zgjedhore në KZAZ-të numër 12 dhe 13. Ato janë transportuar nga mjete të ushtrisë të shoqëruara nga forcat speciale të policisë. Nga ana tjetër policia bashkiake e Lezhës, e cila drejtohet nga PD ka kërkuar lirimin e ambienteve ku janë vendosur materialet zgjedhore.
27 Qershor 2019, 11:52 -
PD-ja i vendos zjarrin me molotov KZAZ-së në Bushat, digjen materialet e zgjedhjeve, plagosen tre policë (VIDEO)
Rreth 250 militantë të PD-së sulmojnë me bomba molotov KZAZ nr.6 në një shkollë në Bushat. Digjen materialet zgjedhore. Monika Kryemadhi distancohet nga dhuna. Polciia shoqëron 9 persona, ndërkohë nga flakët u plagosën tre policë. Prokuroria nis hetimet. Situata, ditën kur presidenti Meta dekretoi datë të re për zgjedhjet vendore 2019, 13 tetorin. Lulzim Basha e refuzoi duke kërkuar sërish dorëheqjen e Ramës. LSI mirëpret dekretin, gati për për të marrë pjesë në zgjedhje në 13 tetor. Rama i palëkundur nga 30 qershori.
27 Qershor 2019, 11:40 -
SKENARI/ PD pesë ditë protesta në gjithë Shqipërinë: Do asgjësojmë materialet zgjedhore
Zbardhet plani i PD për shkatërrimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Shqiptarja.com zbardh dokumentin që Bashkitë e Djathta i kanë dërguar KQZ-së e Policisë, duke i dhënë ultimatum që deri nesër të tërheqin materialet zgjedhore nga KZAZ-të dhe Qendrat e votimit ose do t'i asgjesojnë. Dokumenti identik është firmosur nga kryebashkiakët e PD.
26 Qershor 2019, 12:52 -
Aleanca Qytetare e PD në Berat thirrje Metës: Të shpallen zgjedhjet e parakohshme
Aleanca Qytetare e PD në Berat për Mbrojtjen e Demokracisë në Berat i bën thirrje presidentit të Republikës që të shpallë zgjedhje të parakohshme për t'i dhënë zgjidhje situatës së paprecedentë në të cilën ndodhet vendi.
25 Qershor 2019, 20:04 -
Nuk tërhiqet Bylykbashi edhe pas shoqërimit në polici: Më 30 qershor të kalohet mbi trupat tanë, do jemi dëshmorët e rinj të demokracisë
Aurel Bylykbashi tha se ka pasur një telefonatë për tu paraqitur në polici, dhe ka shkuar vetë, edhe pse thotë se në fletë shkruhej "arrest në flagrancë"
25 Qershor 2019, 17:02 -
-
'Më 30 qershor do të ketë vëllavrasje, të kalohet mbi trupat tanë'! Policia shoqëron ish-kryedemokratin e Elbasanit /Video
Policia shoqëron ish-kryetarin e degës së PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi, i cili dje gjatë krijimit të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë tha: Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa! Nëqoftëse demokracia rrezikohet, liria rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati.
25 Qershor 2019, 12:13 -
-
-
-
-
-
-
-
FOTOLAJM/ Ja se si persona me të shkuar kriminale udhëheqin protestën e PD në Sarandë krah Fatbardh Kadillit
Në mini protestën e djeshme të Sarandës mes njerzve që udhëhiqnin protestën krah Fatbardh Kadillit ishte dhe Ndue Kodra, i cili sipas burimeve të sigurta ka qenë disa herë i arrestuar në Sarandë dhe Delvinë për falsifikim dhe krim të organizuar.
23 Qershor 2019, 10:18 -
Pasi shkatërruan KZAZ-të reagon PD: Injorancë, qendrat shëndetësore kthehen në ambiente elektorale
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu shkruan se Qendra Kombëtare e Transfuzioneve të Gjakut është kthyer në një qendër votimi. Sipas pretendimeve të Tritan Shehut në vend që të ballafaqohet problemi i dhurimit të gjakut, vihet në dispozicion si qendër votimi.
22 Qershor 2019, 18:57 -
-
PD paralajmëron prokurorinë: Lironi Bardh Spahinë dhe të tjerët, mos u bëni vegël qorre e Ramës
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ndalimin e ish-deputetit Bardh Spahia dhe militantëve të tjerë të cilët janë ndaluar dhe arrestuar përgjatë ditëve të fundit për dhunën e ushtruar në disa KZAZ në vend.
21 Qershor 2019, 16:24 -
