-
Fatos Çoçoli: Dënim penal për pagë të trukuar? Pensionistët humbasin 60-70 milionë euro në vit nga pagat e deklaruara më pak nga sa janë në të vërtetë
Ndaj shtresës më të pambrojtur të vendit, kjo grabitje e sipërmarrjeve private që trukojnë përbën krim ekonomik. Në 10 vitet e fundit, janë rreth 660 milionë euro të mohuara pensionistëve tanë nga informaliteti në tregun e punës
26 Tetor, 09:41 -
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
Ky fenomen që ka prekur thuajse çdo sektor të ekonomisë, ishte gjerësisht i dukshëm kur u publikua databaza e pagave, përfshirë edhe sektorin e medias, pasi gazetarë, drejtues, kryeredaktorë e shoferë deklaroheshin me rroga minimale. Fenomen që vijon edhe sot, ku pronarët e mediave, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, ju vonojnë pagat dhe një pjesë ua japin në dorë e tjetrën e kalojnë në bankë. Raste si i medias kishte edhe në arsimin privat, në tregti, turizëm, ndërtim etj
24 Tetor, 16:19 -
PD sulmon Qeverinë për pensionet, Bozdo: Përgjegjëse, i ka hedhur shqiptarëve trutë e gomarit! Pensionet e vendeve të rajonit janë dyfish
Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo, në një deklaratë sot për mediet, e cilësoi “fyese rritjen me 4% të pensioneve”, që në fakt ishte indeksimi i tyre. Kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të lira: Shqipëria e boshatisur dhe e telendisur e Ramës!
24 Tetor, 15:40 -
Fatos Çoçoli: Sa do shtohen pensionet nga viti 2025?
Kryeministri nxori dje përpara një grupi pensionistësh një pjesë të mirë të qeverisë, çka dëshmon seriozitetin e rritjes reale të pensioneve nga viti 2025 e më tutje. Reforma në pensione do të shpallet në ditët e fundit të këtij viti. Pensioni minimal nga 10 mijë lekë në muaj do të kalojë në 15 mijë lekë në muaj
22 Tetor, 14:01 -
Çdo ditë pune para 1993 do të njihet edhe nëse nuk është e dokumentuar! Përfitojnë mbi 29 mijë persona që punuan në kooperativë dhe ish ndërmarrjet shtetërore e bujqësore
Më shumë se 29 mijë qytetarë që janë në prag të daljes në pension ose që e kanë mbushur moshën, por kanë probleme me vitet e punës përpara 1993, pasi nuk ekzistojnë nëpër regjistra. Me projektligjin e ri të Ministrisë së Ekonomisë thuhet se vitet e punës do të njihen me kërkesë të qytetarit, pa pasur nevojë për të shkuar në dyert e gjykatave për të kërkuar njohjen e viteve.
21 Tetor, 12:21 -
Tabaku: Skema e pensioneve ka dështuar, duhet një reformë e thellë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale foli në lidhje me pensionistët, ku u shpreh se sot në Shqipëri, 700.000 pensionistë varen nga pensionet, e që sipas deputetes demokrate, mund të quhen më tepër lëmosha.
16 Tetor, 12:43 -
Indeksimi nuk mjafton, pensioni mesatar sa minimumi jetik, vetëm sa 25% e rrogës mesatare! Nëndeklarimi i pagave thellon hendekun paga-pensione
Afro 50% e pensionistëve në vend marrin pagesë të pjesshme për shkak të kontributeve të ulta dhe mos plotësimit të viteve të siguruara. Pensionet e reja po dalin gjithnjë e më të ulta referuar shifrave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke e thelluar diferencën midis pagave dhe pensioneve. Sot pensioni mesatar është sa 25.4% e pagës mesatare që ka vendi.
20 Shtator, 16:07 -
Indeksimi 4.1% i pensioneve/ Drejtori i ISSH: Detyrim ligjor, përfitojnë të gjithë! Por për të kompensuar nivelin e ulët përdoren bonuse
I ftuar në ‘Studio Live’, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado theksoi se nga ky indeksim përfitojnë të gjithë pensionistët, ndërsa shtoi se pensionet rurale dhe sociale janë ndër më të ulëtat në vend.
19 Shtator, 17:43 -
Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave
Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin e pensioneve në masën 4.1%. Rritja, hyn në fuqi më 1 tetor, dhe përfitojnë më shumë se 791 mijë pensionistë. Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja sqaroi se po punohet për skemën e re të pensioneve që në fokus do të ketë rritjen e pensioneve të ulta dhe të pjesshme, si dhe njoftoi se në tetor nis puna për goditjen e fenomenit të nën-deklarimit të pagave
18 Shtator, 11:09 -
Indeksimi i pensioneve në tetor ende pa shifër konkrete, diskutohet 4.1%! Propozimi; kush merr më pak, të indeksohet më shumë
Indeksimi i pensioneve pritet të jetë mbi 4.1%, edhe pse ende nuk ka një shifër finale të dakordësuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Po ashtu në tryezën e diskutimit është edhe indeksimi i diferencuar, sa më i ulët të jetë pensioni aq më i lartë të jetë indeksimi në muajin tetor.
6 Shtator, 15:01 -
Vendimi/ Rriten koeficientët për llogaritjen e pensioneve! Kush del në pension pas 1 korrikut 2024 merr më shumë para
Qeveria ka rritur koeficentët e llogaritjes së pensioneve, për të gjithë ata qytetarë që kanë vite pune përpara vitit 1994, dhe që kanë nisur të dalin në pension pas 1 korrikut të këtij viti. Pagat referuese të para vitit 94’, do të rriten me 12.2 herë thuhet në vendimin e qeverisë.
2 Gusht, 15:47 -
Njohja e pensioneve me Italinë, opozita dhe maxhoranca bashkojnë votat miratojnë marrëveshjen në 3 komisione parlamentare
Komisionet parlamentare kanë miratuar unanimisht, marrëveshjen e njohjes së pensioneve me Italinë. Opozita ka bashkuar votat me mazhorancën për të kaluar këtë marrëveshje nga e cila pritet të përfitojnë afro 500 mijë shqiptar që kanë punuar dhe vijojnë të punojnë në Itali.
12 Maj, 20:41 -
Marrëdhëniet me Greqinë/ Rama: Po punohet për njohjen e pensioneve, dialog në nivel teknik për marrjen e shtetësisë! Qendër kulturore shqiptare
Shqipëria e sheh Greqinë si një partnere strategjike dhe nga Athina, kryeministri Edi rama renditi fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve. Lajme të mira pret nga procesi i negociatave për njohjen e pensioneve, ndërsa zbuloi se është ngritur edhe një dialog në nivel teknik për problematikën e lejes së qëndrimit dhe procedurën e marrjes së shtetësisë me natyralizim.
12 Maj, 14:58 -
Pensionet në rrezik? Për një pensionist sot kontribuojnë vetëm 1.17 të punësuar, eksperti: Me skemën aktuale rritja e pamundur, ja ku duhet ndërhyrë
Afro 145 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit gjatë vitit të kaluar për të mbuluar deficitin në skemën e pensioneve, për shkak se kontributet e derdhura nga punonjësit nuk kanë mjaftuar për të paguar pensionistët. Nga ana tjetër ekspertët thonë se problemet e skemës po thellohen pasi plakja e popullsisë, informaliteti e numri i ulët i atyre që paguajnë sigurime po e dëmton edhe më shumë.
24 Prill, 16:05 -
Pensionet në bankë, Çoçoli në 'Studio Live': Nismë për t'u përshëndetur! Broka: Që nga 2014 nuk ka patur rritje
Pensionistëve do t’iu krijohet mundësia të marrin pensionet e tyre në bankë dhe qeveria do t'iu mundësojë atyre që nuk kanë llogari bankare të kenë një të tillë falas. Ekonomisti Fatos Çoçoli u shpreh në 'Studio Live' se kjo nisëm iu vjen në ndihmë pensionistëve pasi nuk iu duhet më të paguajnë postën çdo muaj. Ndërsa eksperti Koço Broka thotë se që nga viti 2014 nuk ka patur rritje të pensioneve, por vetëm indeksim.
12 Prill, 20:22 -
Paradoksi: Rrogat rriten, pensionet ulen! Mosdeklarimi real dëmton edhe pensionistët e rinj, marrin 15 mijë lekë në muaj
Rreth 294 mijë qytetar nuk marrin pension të plotë, kjo për shkak të kontributeve të ulta, dhe mos plotësimit të viteve të siguruara. Por edhe pensionet e reja që po lidhen po dalin më të ulta nga sa pritej, për shkak të fenomenit negativ të mos deklarimit të pagave reale të punonjësve, duke sjellë vlerë të ulët sigurimesh të paguara nga qytetarët.
11 Prill, 16:46 -
Ligji, llogari bankare falas për pensionistët! Credins Bank: Çdo procedurë do jetë me tarifë zero
Ka hyrë zyrtarisht në fuqi ligji ‘Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike’ që i jep mundësi pensionistëve të hapin llogari bankare falas. Në një intervistë për Report TV Marieta Karapanço Drejtore, Departamenti i Produkteve dhe Institucioneve Credins Bank, sqaron procedurat që duhet të ndiqen për hapjen e llogarisë, dhe përfitimet që do të kenë përfituesit
3 Prill, 19:57 -
Tatimet 5 aksione anti-informalitet, zbuluan 158 mijë qytetarë me rroga të nën-deklaruara, por ndëshkime minimale! Inspektorati i Punës: S’kemi shifra
Për të frenuar fenomenin negativ që doli në dukje më shumë pas daljes së databazës së pagave që rrezikon pensionet por edhe buxhetin e shtetit, Administrata Tatimore prej vitit 2021 ka ndërmarrë 5 aksione anti-informalitet me fokus ‘luftën ndaj nën-deklarimit të pagave’.Faza e parë e shtatorit të v
8 Mars, 21:14 -
Dëshmia: Kam 3 vite që punoj me pagë të nëndeklaruar, kur vinin tatimet fshiheshim! Ekspertët e Sindikata: Fenomen i përhapur, kudo po bëhet krim me punonjësit
Mosdeklarimni apo nën deklarimi i pagave është fenomeni e vërtetë dramatike që ka prekur çdo hallkë të shoqërisë dhe çdo grupmoshë. Report TV sjell dëshminë e qytetarit, që punën e ka nisur direkt në tregun e zi, dhe për tre vit i është dashur të pranoj&eu
8 Mars, 21:06 -
Investigimi 1/Nëndeklarimi i pagave rrezikon ekonominë! 600 mijë të punësuar pa sigurime, thellohet deficiti i skemës së pensioneve
Një gropë e madhe financiare me efekte të rënda për pensionet dhe për marrjen e shërbimeve në shëndetësi është krijuar në ekonominë shqiptare si pasojë e një fenomeni barbar që vijon në shumicën e bizneseve: Mosdeklarimi i pagave reale ose mospagimi fare i sigurimeve shoqërore! Report Tv sjell investigimin për fenomenin.
8 Mars, 20:59 -
PL propozon mbulimin e plotë financiar të shërbimeve mjekësore për pensionistët, fjala e plotë e Ilir Metës
Partia e Lirisë propozon mbulimin e plotë financiar të shërbimeve mjekësore për pensionistët. Kryetari i PL-së sot në një konferencë për median bëri publik dhe 4 propozimet që do përmirësojnë jetesën e të moshuarve në Shqipëri
17 Shkurt, 13:14 -
LETRA/ Emigrantët në Itali falenderojnë ministrin Hasani për marrëveshjen e pensioneve mes dy vendeve
Anëtarët e shoqatës Diaspora 91-19 ANIAP në Itali dhe Shqipëri kanë falenderuar ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përmes një letre pas nënshkrimit të marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Itali.
6 Shkurt, 19:57 -
SKEDA/ Çfarë mundëson njoha reciproke e sigurimeve shoqërore Shqipëri - Itali, fillon me 4 mijë pensione në vit! Sa përfitojnë dhe si
Sipas një vlerësimi paraprak, në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes, numri i përfituesve në Itali dhe detyrimet e pensioneve që rrjedhin nga mundësia e përmbushjes së ku
6 Shkurt, 17:33 -
Tabela/ 16 shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje për pensionet, me 17 në proces negocimi
Shqipëria dhe Italia arritën sot (6 shkurt 2024) marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Deri tani Shqipëria ka firmosur marrëveshje me 16 shtete në fushën e sigurimeve shoqërore.
6 Shkurt, 16:45 -
Shqipëria dhe Italia njohin pensionet, Ambasadorja shqiptare në Itali: Nuk ka qenë një negociatë e thjeshtë, ka qenë komplekse
Foto: Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri, Ministri i Jashtëm Igli Hasani,Zëvendës ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani Marrëveshja e firmosur sot nga Shqipëria dhe I
6 Shkurt, 16:56 -
Marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore, zv.ministrja zbulon detajet: Përfshihet sigurimi për pensionin e pleqërisë, papunësisë e invaliditetit
Zëvendës ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani ka dhënë detajet lidhur me mënyrën sesi do të zbatohet marrëveshja e firmosur ditën e sotme me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve.Manjani tha se një marrëveshje e tillë përfshin degët kryesore
6 Shkurt, 13:54 -
Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve, Hasani: Këmbëngulje 10 vjeçare e qeverisë shqiptare
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka dalë në një konferencë për gazetarët pas firmosjes së marrëveshjes me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve mes dy vendeve. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku mbi domethënien e kësaj marrëveshje në aspektin politik, Hasani tha se kjo
6 Shkurt, 14:29 -
Firmoset marrëveshja Itali-Shqipëri për njohjen reciproke të pensioneve, Tajani: 15 vite që e prisnim, ofron siguri për të drejtat e punonjësve
Është firmosur në Romë marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të pensioneve. Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali prej vitesh.Pas firmosjes së marrëveshjes, ministr
6 Shkurt, 11:31