-
Pritej shkarkimi, kryegjyqtari i Shkodrës jep dorëheqjen dy orë përpara mbledhjes së KPK
Kryegjyqtari i Shkodrës, Arben Zefi, ka dhënë dorëheqjen rreth dy orë përpara se KPK të mblidhej për të vendosur lidhur me Vettingun. Dorëheqja e tij s'e ka penguar KPK-në të vendosë shkarkimin e Zefit.
10 Janar 2019, 12:22 -
Nga pasuria e trashëguar tek denoncimet për aferat korruptive, prokurorja Alma Muça para KPK
Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Alma Muça sot është njohur me rezultatet e verifikimit të tri shtyllave kryesore të KPK. Sipas hetimeve të ILDKP-së dhe DSIK, prokurorja rezulton se nuk ka probleme në deklarimin e pasurisë, nuk gjendet në situatë të konfliktit të interesit si dhe mbart aftësi profesionale. Vendimi për të do të merret më 14 janar.
10 Janar 2019, 08:09 -
Gjykata e Lartë ngre alarmin “Sos”/ Viti 2018 mbyllet me 28.863 dosje që presin të shqyrtohen
Gjykata e lartë në vend ngre sinjalin “SOS”. Duke deklaruar nëpërmjet statistikave se ajo është e bllokuar me 28.863 dosje të mbartura pa një vendim nga dhjetor 2018. Në një kohë ku me ligj kjo gjykatë duhet të ketë 19 gjyqtarë ka mbetur vetëm me 4, ndërsa funksionalë janë tre. Xhezair Zaganjori, kreu i kësaj gjykate dhe gjyqtari Edmond Islamaj janë ende nën ethet e Vetting-ut dhe presin që Kolegji i Apelimit të vendosë nëse do jenë apo jo më pjesë e sistemit.
9 Janar 2019, 14:00 -
Probleme me pasurinë/ Kryetari i Gjykatës së Kurbinit në 'sitën' e Vettingut, rrezikon shkarkimin
Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Alfred Gjonit përbëhet nga: Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Vendimi për gjyqtarin do të jepen në datë 14 janar në orën 12:00.
9 Janar 2019, 11:06 -
-
Vettingu/ Sot para KPK-së kreu i Gjykatës së Kurbinit Alfred Gjoni
Nga ana tjetër, ditën e sotme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shqyrtojë çështjen e gjyqtarit Artan Laze, i cili është shkarkuar në korrik të 2017 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për probleme me pasurinë.
9 Janar 2019, 07:51 -
Ekskluzive/ Tritol natën e Vitit të Ri vëllait të kryetares së komisionit të 'Vettingut', policia fsheh ngjarjen
Më 1 janar i është vënë tritol në banesë Vladimir Mulajt pranë Qytetit Studenti. Policia e Tiranës asnjë informacion për ngjarjen. E motra, Natasha Mulaj drejton Kolegjin e Apelimit që vendos përfundimisht për fatin e çdo prokurori dhe gjyqtari.
9 Janar 2019, 07:30 -
U shkarkua nga Vettingu/ Vjen letërporosia nga Italia, ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i dënuar për vjedhje në supermarket
Dënimi i Thanzës u zbulua gjatë procesit të Vettingut, nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Thanza ishte dënuar në Itali për vjedhjen e një supermarketi, dënim që tha se e mori përsipër pasi e kishte bërë kunata e tij. Dosja për Thanzën pritet të dërgohet në Gjykatë.
8 Janar 2019, 13:17 -
S’justifikonte pasurinë dhe me kontakte të papërshtatshme, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Sarandës
Drejtonte prej një dekade gjykatën e Sarandës, Alltun Çela shkarkohet nga Vettingu për shkak të problemeve në të tre shtylla e vlerësimit. Gjatë seancës dëgjimore, Çela kundërshtoi vendimin e DSIK për papërshtatshmërinë e tij.
8 Janar 2019, 09:36 -
Çudit prokurori i Tiranës: ‘Fala’ trafikantin 47-vjeçar se ishte i ri
Vettingu nxjerr ‘të palarat’ e drejtësisë, ja si i shpëtojnë prokurorët trafikantët e qenieve njerëzore. KPK shkarkoi prokurorin Shpëtim Kurti, kolegu i tij kërkoi minimumin e dënimit ndaj një trafikanti pasi bazohej edhe në moshën e re e të akuzuarve, në një kohë kur katër prej të akuzuarve ishin midis 38-47 vjeç, dhe vetëm njëri prej tyre ishte 27 vjeç.
6 Janar 2019, 07:44 -
Kryetari i Gjykatës së Sarandës rrezikon shkarkimin, vettingu: S’justifikon pasurinë, i papërshtatshëm, ja si i dështonte gjyqet
Drejton prej një dekade gjykatën e Sarandës, Alltun Cela rrezikon shkarkimin nga komisioni i vettingut për shkak se ka probleme me pasurinë. Ndërsa për drejtorinë e informacionit të klasifikuar ai është klasifikuar si gjyqtar i papërshtatshëm për të vazhduar karrierën në sistemin e drejtësisë.
4 Janar 2019, 12:01 -
-
Viti 2018/ Hidhen themelet e drejtësisë së re, burg për bandat, pafajësi për politikanët. Vetting-u djeg prokurorë dhe gjyqtarë
Viti 2018 i hapi rrugën krijimit të një drejtësie të Re. Gjatë 2018, u ngritën Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor. Nga Vettingu u shkarkuan 40 prokurorë dhe Gjyqëtarë. Vendi ngeli pa Gjykatë Kushtetuese pas shkarkimit nga Vettingu të ish-kryetarit Bashkim Dedja. Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori është ende në ethet e këtij procesi, ndërsa 2018-ta nxorri nga sistemi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
31 Dhjetor 2018, 16:22 -
Vettingu rikthehet në 4 janar, ja kush është gjyqtari që do kalojë në 'filtrat' e KPK-së
Vettingu do të nisë intensivisht në ditëte para të janarit. Seanca e parë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të nisë më 4 janar më kreun e Gjykatës së Sarandës Alltun Çela, për të vijuar me dy kolegë të tij magjistratë në datat 8 dhe 9.
31 Dhjetor 2018, 08:04 -
Koha për ndryshim në gjyqësorin shqiptar: Një vështrim pas një viti të procesit të vetingut
Në të njëjtën kohë, janë hedhur bazat për institucionet e reja që do të garantojnë vetëqeverisjen e pavarur të gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo kanë mbajtur seancat e tyre përkatëse konstitutive.
28 Dhjetor 2018, 21:51 -
-
-
Bilanci i Vettingut/ Në 8 muaj, 31 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 15 u dorëhoqën (EMRAT)
Në tetë muaj proces Vettingu, 31 subjete u shkarkuan për mosjustifikim pasurie, kontakte me botën e krimit si dhe anën profesionale. Ndërsa me të dorëhequrit që për 15 vite mbeten jashtë sistemit numri i tyre arrin mbi 40 më shumë se gjysma e subjekteve të kaluara deri më tani në filtër.
25 Dhjetor 2018, 13:46 -
U shkarkua sepse nuk justifikonte pasurinë, Kuvendi nis procedurat për zëvendësimin e Dedjas në Kushtetuese
Kërkesa për aplikim nga ana e gjyqtarëve për postin duhet të paraqitet brenda datës 23 janar 2019 më pas lista e tyre do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
24 Dhjetor 2018, 17:00 -
Vendimi i parë i KLGJ, kërkesë Euralius-it për Inspektoriatin e ish KLD-së
Në mbledhjen e parë të KLGJ-së i është kërkuar mendim misionit të Euralius-it për të ardhmen e Inspektoriatit të ish-KLD-së, pasi deri më tani ka qenë pikërisht ky institucion që ka vlerësuar gjyqtarët për anën profesionale në kuadër të Vettingut. Sa i takon cështjes së zëvendësimit të tre kryetarëve të shkarkuar të Gjykatave Pukë, Berat ,Korcë, ka marrë zgjidhje përkohësisht duke ia kaluar kompetencat zëvendës kryetarëve, të cilët janë ende në proces zgjedhjeje.
21 Dhjetor 2018, 14:33
