-
Një 26-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria drejt Greqisë me pasaportë të falsifikuar.
17 Shkurt 2022, 08:28 -
Çuan test negativ COVID por rezultuan pozitiv pas ritestimit, pala greke në Kakavijë kthen mbrapsht me dhjetëra shqiptarë
16 Shkurt 2022, 12:20Prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke ka kthyer mbrapsht të paktën 15 udhëtarë të nisur nga Shqipëria drejt Greqisë, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.
-
Rritet numri i infektimeve me COVID-19 në qarkun e Gjirokastrës, laboranti: Të rinjtë më të prekurit nga kjo valë
15 Shkurt 2022, 11:49Kurba e infektimeve me COVID-19 sa vjen e rritet në qarkun e Gjirokastrës kjo për shkak të mos respektimit të protokollit nga personat e infektuar të cilët dalin lirshëm në qytet dhe nuk zbatojnë karantinën. Kështu është shprehur laboranti pranë NJVKSH Gjirokastër Arenc Brahimi.
-
Gjirokastër/ Po zihej me një person, 33-vjeçari kundërshton policët që tentuan t'i ndanin, pas shoqërimit në Komisariat shkatërron kamerën e sigurisë
15 Shkurt 2022, 09:44I riu, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen "18 Shtatori", ka kundërshtuar policët të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit.
-
Yuri Kim me ish-të përndjekurit në ish-kampin e internimit në Tepelenë: Jam e prekur! Njerëzit që nuk kanë gjetur eshtrat e të dashurve të tyre vazhdojnë të vuajnë
14 Shkurt 2022, 16:44Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ditën e sotme u është bashkuar ish-të përndjekurve politikë dhe të afërmve të tyre për inagurimin e ekspozitës së jashtme të përhershme në ish-kampin e internimit në Tepelenë
-
I maskuar dhe me kallashnikov, i riu grabit zyrën e Postës Shqiptare në Gjirokastër! Arrestohet 29-vjeçari, vodhi lekët e pensioneve
11 Shkurt 2022, 13:41Është grabitur me armë zyra e Postës Shqiptare në Gjirokastër dhe autori është arrestuar brenda pak minutave
-
Do të ndërtonte një ‘shtëpi bari’, arrestohet 62-vjeçari në Lazarat! Në banesë i gjenden armë dhe pajisje për kultivim kanabisi
10 Shkurt 2022, 09:02Maliq Skënderi, 62-vjeç është arrestuar nga policia në Gjirokastër në Lazarat, pasi është kapur me armë zjarri si dhe me pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura
-
Po ndiqte qentë për t’i vrarë, 59-vjeçari plagos kushëririn e tij
7 Shkurt 2022, 11:37 -
2 vëllezër në pranga dhe në hetim babai i tyre, iu gjendet 1.4 kg kanabis dhe një armë zjarri me disa fishekë
4 Shkurt 2022, 10:582 vëllezër, 39 dhe 36 vjeç, janë vënë në pranga në Përmes pasi iu është gjetur nga policia 1.4 kilogram kanabis dhe një armë zjarri në një ambient në përdorim të tyre. Ndërkohë që është vënë nën hetim babai i tyre 69 vjeçar.
-
Shqipëria dhe Greqia me polici të përbashkët në Kakavijë! PD: Asnjë shërbim për qytetarët, vetëm shtim kostosh! PS: S'është marrëveshja e detit e Saliut dhe Lulit
3 Shkurt 2022, 18:20Shqipëria dhe Greqia do të ngrenë një drejtori të përbashkët për shkëmbimin e informacionit në Kakavijë, me qëllim parandalimin e krimit në kufi. Deputetët socialistë e cilësojnë të padobishme, por Taulant Balla iu kundërpërgjigj duke kujtuar marrëveshjen e detit të vitit 2009.
-
Aksident në Gjirokastër, makina përplas 14-vjeçaren në lagjen '18 shtatori'! Dërgohet në spital, shoqërohet në komisariat shoferi
31 Janar 2022, 19:18Burime bëjnë me dije se një mjet tip 'Toyota' me drejtues 42-vjeçarin N.K., ka përplasur të miturën 14 vjeçe e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
-
Zgjedhjet farsë në Gjirokastër, 'Luftëtari' kallëzon në Prokurori sekretarin e FSHF-së dhe kryetarin e shoqatës rajonale: Falsifikime me sisteme kompjuterike, dokumentash, e shpërdorim detyre
31 Janar 2022, 12:51Akademia Luftëtari ka kallëzuar në Prokurori sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së Ilir Shulkun dhe kryetarin e Shoqatës Rajonale Sadik Sadikajn, duke iu bashkuar kallëzimit penal ndaj drejtuesve te FSHF nga shoqata e Futbollit Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan, Fier.
-
Hapja e pikës së përbashkët policore e doganore me Greqinë, Komisioni i Sigurisë miraton projektligjin! PD i jep ‘ok’: Padiskutim që jemi pro
31 Janar 2022, 10:32Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar sot projektligjin për një qendër të përbashkët policore dhe doganore me Greqinë. Edhe Partia Demokratike ka dalë pro, ku deputeti i PD-së Ervin Salianji u shpreh se padiskutim që janë pro
-
-
VIDEOT/ Manipulimi i FSHF-së me zgjedhjet në Gjirokastër, një panormë se çfarë deklaronin si “engjëj” dje dhe çfarë falsifikimesh kryen sot
30 Janar 2022, 16:48Federata Shqiptare e Futbollit vijon të shkelë çdo rregullore dhe ligj, duke manipuluar në mënyra monstruoze zgjedhjet në Shoqatat Rajonale
-
Plas sherri mes demokratëve në Gjirokastër, Dasho Aliko akuzon Bejkon: Ka shqyer dyert e selisë së PD-së! I përgjigjet demokrati: Je bërë si sigurimsat dhe komunistët (VIDEO)
30 Janar 2022, 15:45Sipas deklaratës së bërë publike nga Dasho Aliko, Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave
-
Zgjedhje me 'urgjencë në Gjirokastër, federata e Dukës orkestron delegatët e 2 marsit! Votojnë ish-politikanë dhe përfaqësues të klubeve fantazmë
30 Janar 2022, 12:08Armand Duka nuk ka lejuar që Gjirokastra të devijojë nga skema e manipulimeve e ngritur për Shoqatat Rajonale të Futbollit. Pas rezistencës së një dite më parë me kundështimin për të mbajtur mbledhjen në stadium, brenda 24 orëve FSHF ka bërë mbledhje në një hotel privat duke propozuar 3 delegatët e Gjirokastrës. Një prej tyre përfaqësues i një klubi që ka falimentuar prej 2 vitesh, Luftëtarit.
-
-
Goditet me shkop në kokë punonjësi, teksa po pastronte kanalet në aksin Tepelenë-Gjirokastër! Arrestohet autori: Po punonte në tokën time
29 Janar 2022, 13:52Një punonjës i një firme private është dhunuar nga një qytetar pasi e akuzonte atë se po punonte në tokën e tij.
-
