-
Protesta tek Unaza e Re, banorët djegin goma e kazanë, vënë flakën edhe flamurit të 'Rilindjes', 20 të shoqëruar (VIDEO)
Banorët e "Astirit" kanë djegur goma dhe kazanë në zonën e Unazës së Re, sot në ditën e 11-të të protestës së tyre. Në mbështetje të tyre kanë shkuar deputetët e PD, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri. 20 protestues janë shoqëruar nga policia në orët e vona të mbrëmjes.
13 Nëntor 2018, 18:26 -
Protesta/ Banorët e ‘Unazës së Re’ tentojnë të hyjnë me forcë në bashkinë e Tiranës
Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” protestuan për rreth një orë. Fillimisht ata bllokuan rrugën, ndërsa më pas tentuan që të hapin derën e hekurt me forcë për të hyrë në bashki.
13 Nëntor 2018, 10:55 -
Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën, tension në protestë, shoferi godet operatorin e TV: Mos filmo
Protestuesit shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër prandaj kanë bllokuar rrugën, ndërsa shtojnë se pronat e tyre do i mbrojnë me gjak. “Iu kërkojmë ndjesë shoferëve por nuk kemi zgjidhje tjetër me këtë qeveri të korruptuar. Prona është e shenjtë, mbrohet me gjak. Do ta mbrojmë si ata në Kukës”
10 Nëntor 2018, 10:28 -
S'kanë marrë rrogat prej një viti, 600 punonjës të Bypass-it të Fierit bllokojnë rrugën nacionale (VIDEO)
Nuk janë paguar prej një viti, mbi 600 punëtorë të 55 firmave nënkontraktore dhe furnitorë që punojnë për Bypass-in e Fierit kanë dalë sot në protestë, pasi kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura.
9 Nëntor 2018, 11:51 -
Fier, prindërit në protestë: Fëmijët, jo me udhëtarët në shkollë, duam autobus në dispozicion
Prindërit shprehen se për 22 fëmijët e shkollës fillore të fshatit nuk u është caktuar një mjet në dispozicion për t’i çuar në shkollë dhe për t’i marrë. Sipas tyre, drejtoria e arsimit ka vendosur që fëmijët të shkojnë me autobusin e linjës së udhëtarëve.
5 Nëntor 2018, 09:52 -
Ndërtimi i Unazës së Madhe, banorët e Astirit në protestë: Po na prishin shtëpitë/ ARRSH: Zgjidhim problemin e trafikut
Sipas banorëve përfaqësues të Ministrisë së Transporteve ARRSH-së dhe firmave private u kanë komunikuar se disa nga banesat e kësaj zone do të prishet në kuadër të projekteve për zhvillimin e kësaj zonë dhe u kanë dhënë vetëm 10 ditë afat.
3 Nëntor 2018, 13:03 -
Ulsi Manja: Saliu, Luli dhe gjykatat e tyre koordinuan kthimin e fushës së Laprakës në truall ndërtimi
Ulsi Manja sqaroi se fusha e sportit në Laprakë i kaloi privatit padrejtësisht nga gjykatat e korruptuara në kohën e Bashës dhe të Berishës në vitin 2012, por tani do t’i mbetet qytetarëve.
10 Tetor 2018, 13:46 -
Banorët e Laprakës në protestë për fushën e sportit, Bashkia: S'ka leje për pallat
Banorët e Laprakës dalin në protestë. Ata pretendojnë se fusha sportive para shtëpive të tyre do prishet e në vend të saj do të ndërtohet një pallat. Deputeti i zonës Ulsi Manja publikon vendimin e marrë në kohën e Bashës
10 Tetor 2018, 12:06 -
Protestat në Mengël, Policia: U keqpërdorën nga politika, shoqëruam një 25-vjeçar për dhunë
Pas protestave të mbajtura ditën e sotme në fshatin Mengël të Elbasanit, ku prindër, nxënës dhe deputetët të PD kërkuar hapjen e shkollës, policia vendore e Elbasanit ka shoqëruar një protestues.
2 Tetor 2018, 19:46 -
Thyerja e derës së shkollës në Elbasan, reagon PD: Forca speciale kundër fëmijëve
Deputeti i PD, Luçiano Boçi e cilëson si të paprecedent ndërhyrjen e policisë në ambientet e shkollës fillore në Mengël. Ai mbështet nxënësit që kundërshtojnë largimin nga shkolla për t’u zhvendosur në një tjetër, shumë më larg banimeve të tyre.
1 Tetor 2018, 15:47 -
Elbasan/ Nxënësit e Mengëlit sërish thyejnë derën e shkollës, ndërhyn policia (VIDEO)
Sërish protestë nga fëmijët dhe prindërit në fshatin Mengël të Elbasanit. Ata sot janë mbledhur në oborrin e shkollës, ndërsa fëmijët sërish janë futur me dhunë në ambientet e shkollës duke thyer derën hyrëse të saj.
1 Tetor 2018, 13:49 -
10 mln euro pa u paguar, punonjësit e By Pass-it të Fierit në protestë: Javën tjetër grevë në Tiranë
Punonjësit e By Pass-it që nuk kanë marrë pagat pas falimentimit dhe largimit të kompanisë “Serenisima” kanë protestuar sërish sot duke bllokuar për disa minuta rrugën kryesore në Levan.
26 Shtator 2018, 14:13 -
Fier, naftëtarët protestë para Prefekturës për statusin: Ligji s'po zbatohet, të ndërhyjë kryeministri (VIDEO)
Naftëtarët e Fierit ankohen se nuk po zbatohet ligji për statusin. Në një protestë sot para Prefekturës, naftëtarët thanë se ligji i miratuar prej 1 viti e gjysmë është lënë në harresë nga institucionet. Ata i bëjnë thirrje kryeministrit të ndërhyjë
21 Shtator 2018, 10:42 -
Shkodër/ Ndërtohet shkollë e re, mësuesit mësim tek e vjetra, DAR nuk dakordësohet me bashkinë
Me nisjen e vitit të ri shkollor, 70 fëmijë kanë bojkotuar shkollën e Sheldisë në Shkodër. Drejtoria Arsimore Shkodër nuk ka arritur dakordësinë me bashkinë për të dërguar stafin e mësuesve në shkollën e re
19 Shtator 2018, 13:35 -
150 nxënës s'kanë nisur shkollën, protestë bashkë me prindërit para Bashkisë së Shijakut (FOTO)
Shkolla në Borakaj “Adem Sabli” është jashtë kushteve infrastrukturore dhe për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë mësim në shkollat e Maminasit. Prindërit dhe nxënësit protestojnë pasi shkolla e Maminasit është shumë larg shtëpive të tyre
19 Shtator 2018, 10:07 -
Ndërtohet shkolla e re në Shkodër, nxënësit ende tek e vjetra, prindërit: Nuk i çojmë më fëmijët në ato kushte
Është ndërtuar shkolla e re, por fëmijët e fshatit Sheldi në Shkodër duhet të vijojnë të bëjnë mësim në shkollën e vjetër. Banorët dhe prindërit e nxënësve thonë se janë drejtuesit e shkollës, ata që nuk pranojnë të shpërngulen,
18 Shtator 2018, 18:06 -
Protestë në Lazarat, familjarët e grupit të “zjarrit” apel shtetit: Duam drejtësi, djemtë u dënuan me fjalë jo prova! (VIDEO)
Një protestë është zhvilluar në qendër të Lazaratit, ku banorë dhe familjarë kanë kërkuar drejtësi për anëtarët e dënuar të grupit të Zjarrit që qëlloi me armë mbi policinë në 2014, dhe vrasjen e Ibrahim Bashës në 2015
18 Shtator 2018, 12:44 -
Banorët e Rrajcës në protestë për tokat: Firma gjermane i ka marrë pa miratimin tonë
Banorët e fshatit Rrajcë kanë protestuar ditën e sotme para Bashkisë së Prrenjasit me pretendimin se u janë marrë rreth 700 hektarë tokë në mënyrë të padrejtë dhe pa pëlqimin e tyre nga firma gjermane në Rryen.
29 Gusht 2018, 19:32 -
Protestë për parkimin në QSUT, infermierët: Koncesionari po na merr para, e turpshme
Infermierët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" kanë protestuar për rreth 30 minuta. Shkak është bërë pagesa për parkimin e makinave brenda QSUT-së që sipas shoqatës së infermierëve është e kundraligjshme.
20 Gusht 2018, 15:57 -
Mallakastër/ Banorët protestojnë për tubin e gazit: Po na rrezikohet jeta, dje u helmua një fermer
Banorët e fshatit Panagorë në Mallakastër këtë martë janë ngritur në protestë, shkak për këtë është bërë një tub i cili përcjell gazrat nga uzina e përpunimit të naftës për t’i djegur në atmosferë.
31 Korrik 2018, 10:41 -
75 të dënuar me vdekje për pjesëmarrje në një protestë të vitit 2013 në Egjipt
Egjip mediat shtetërore njoftoi se një gjykatë ka dënuar 75 vetë me vdekje, mes tyre figura të rëndësishme të Grupit Vëllazëria Myslimane, të nxjerrë jashtë ligjit, për përfshirje në një protestë të vitit 2013.
29 Korrik 2018, 00:08 -
Bulqizë/ Protesta për prerjen e pyllit, Klosi: Jam me ju si qytetar, do ndjek hapat ligjore për pezullim të kontratës
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka qenë sot i pranishëm në protestën e banorëve të Bulqizës, të cilët kundërshtojnë prerjen e pyllit nga firma koncesionare.
21 Korrik 2018, 13:48 -
Foto/ Në 'armiqësi' prej vitesh, Gent Zenelaj ngjitur me Julian Dedën te protesta për Teatrin
Dy aktorët, Julian Deda dhe Gent Zenelaj janë parë së bashku në protestën kundër shembjes së Teatrit që po zhvillohet në sheshin "Dëshmorët e Kombit". Siç dihet dy aktorët shqiptarë nuk flasin prej kohësh me njëri-tjetrin.
12 Korrik 2018, 21:31 -
Protesta për teatrin , Jul Deda: Duhen masa radikale se “kështu i do mushka drutë”
Gjatë bisedës në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Deda u shpreh se do të preferonte masa pak më radikale se sa një marshim apo protestë normale, pasi sipas tij kjo është mënyra për të reaguar nga një pushteti arrogant.
12 Korrik 2018, 13:02 -
Historia e gruas iraniane, shteti e torturoi dhe e dënoi me 20 vite burg për arsyen qesharake
Shapark Shajarizadeh është torturuar nga shteti i Iranit dhe është dënuar me 20 vite burg sepse kundërshtoi mbajtjen e shamisë. Autoritetet iraniane kanë njoftuar se kanë ndaluar 29 gra që kanë hequr mbulesën e kokës.
11 Korrik 2018, 15:26 -
Minatorët protestë te Kryeministria: Të martën grevë urie nëse s'miratohet ligji për statusin
Minatorët në pension protestuan sot përpara Kryeministrisë ku kërkuan miratimin e ligjit për statusin e minatorëve. Ata paralajmëruan grevë urie ditën e martë nëse nuk marrin një përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre.
6 Qershor 2018, 10:17