-
-
'Shpejt për të folur për titullin', Tedi Cara zbulon sekretin e nisjes perfekte: Këtë sezon ka kimi te Partizani
‘Një kimi në skuadër që kishte munguar’. Kjo është arsyeja sipas futbollistit të Partizanit Tedi Cara që klubi ka bërë nisje fantastike të sezonit. Të kuqtë pretendojnë se këtë vit nuk do gabojnë më ndaj ekipeve që konsiderohen të lehta.
7 Shtator 2022, 12:35 -
-
'Vllaznia kundërshtari ynë direkt', Shehi për derbin e Shqipërisë! Josa: Kundër Tiranës të vijojmë me fitoret
Trajneri Orges Shehi në prag të derbit të Shqipërisë e ka cilësuar Vllazninë si kundërshtari i bardhebluve për titull, ndërsa futbollisti Albano Aleksi shpreson që tersi i realizimit të golave të thyhet kundër shkodranëve. Në kampin kundërshtar trajner Josa shpreson të vijojë me fitoret pas 3 pikëve kundër Kukësit.
1 Shtator 2022, 14:21 -
-
-
-
Fitorja e parë vjen në ekstrem, Josa: Vllaznia e meritoi kundër Kukësit! Marku: Shumë i gëzuar për fitoren
Një gol në minutën e 96 i dha fitoren e parë në kampionat Vllaznisë kundër Kukësit. Trajneri i shkodranëve Josa thotë se e dominuam kundërshtarin, ndërsa futbollisti Marku u shpreh shumë i lumtur për realizimin në ekstrem.
29 Gusht 2022, 11:01 -
-
Fitorja në esktrem, mesfushori Hoti: E përjetova shumë, te Partizani erdha për titullin kampion
Tre pikë në ekstremin e lojës mori Partizani në nisjes e sezonit të ri të Superligës. Mesfushori Ëngjëll Hoti thotë se e përjetoi shumë golin e Skukës në minutën e 97, ndërsa shton se Laçi do ketë të njëjtin fat si Egnatia.
24 Gusht 2022, 14:44 -
-
Spektakël dhe gola, Kukësi dhe Tirana e nisin Superioren me barazim
Sezoni i ri i Superligës ka nisur me një barazim 1-1 mes kampioneve, Tiranës dhe Kukësit, ndeshje e zhvilluar në stadiumin e qytetin verilindor. Përveç rezultat starti i Superligës u shoqërua edhe me një incident pasi sulmuesi i bardhebluve Taulant Seferi u godit me një shishe uji nga tifozët e Kukësit.
19 Gusht 2022, 19:51 -
Të shtunën nis sezoni, trajneri Colella: Partizani jo me moralin e duhur! Te Vllaznia nuk e përmendin fjalën titull
Në prag të nisjes së sezonit ditën e shtunë kundër Egnatias trajneri i Partizanit Kolela thotë se ka gjetur një skuadër jo të lumtur dhe moralin e rënë. Gjithsesi ai premton se do arrijë objektivat e klubit, ndërsa Vllaznia me trajnerin Josa dhe kapitenin Gurishta nuk pranojnë të flasin për fitimin e titullit.
19 Gusht 2022, 13:57 -
-
Superliga ngre siparin të premten! Shehi: Kundër Kukësit Tirana tregon se është kampione, Gega: Do shfaqim potencialin tonë
Kukësi-Tirana është ndeshja që do nisë sezonin e ri të Superligës ditën e premte. Te bardheblutë janë optimistë se do përsërisin suksesin e sezonit të kaluar, ndërsa verilindorët pretendojnë objektiva të mëdha.
18 Gusht 2022, 13:32 -
Oferta arabe, trajneri Beqiri lë Bylisin para nisjes së sezonit! Prezantohet pasuesi, Bellai: Prej javësh flas me presidentin
Në prag të nisjes së sezonit Bylisi është detyruar të ndryshojë trajner. Jeton Beqiri është larguar për shkak të një oferte nga Arabia, ndërsa pasuesi i tij Arjan Bellai thotë se e njeh ambientin dhe prej kohësh ka qenë në kontakt për të marrë drejtimin e klubit.
17 Gusht 2022, 12:02 -
-
-
Festë e papërmbajtur për titullin, Shehi shton gëzimin: Kam firmosur me Tiranën! Seferi: Titulli i golashënuesit? Jam kampion
Selman Stërmasi u kthye në një arenë gjigande festive të enjten kur Tirana ngriti në qiell titullin kampion. Një tjetër lajm i mirë ishte konfirmimi i trajnerit Shehi për sezonin e ardhshëm, ndërsa Seferi u shpreh se nuk i vjen keq që humbi titullin e golahësnuesit pasi për të me rëndësi është që u shpallën kampion.
27 Maj 2022, 11:42 -
Me titullin në xhep, por Tirana s'e fal Vllazninë! Përfiton Partizani për Kupat e Europës, Dinamo matematikisht në Kategorinë e Parë
Edhe pse më herët siguroi titullin kampion, Tirana këtë javë s’kurseu as Vllazninë në derbin e Shqipërisë duke e fituar 3-1. Nga humbja e shkodranëve përfitoi Partizani për Kupat e Europës pasi bëri detyrën kundër Egnatias. Tre pikët me përmbysje mori edhe Kukësi kundër Dinamos.
14 Maj 2022, 19:20
