-
SPAK akuzon zyrtarisht Fatmir Mediun për 'Gërdecin': Shpërdoroi detyrën! Ish-ministri: Jam i pafajshëm, s’ka asnjë provë shtesë, e motivuar politikisht
Fatmir Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën. Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish ministrin e Mbrojtjes mbi të cilin tashmë rëndon akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe zyrtarisht është marrë i pandehur.
10 Janar 2023, 13:10 -
Sfidat e SPAK për 2023, 7 dosjet e korrupsionit të Metës, Berishës e Mediut! Çështja e ‘nxehtë’ që po heton Altin Dumani, i implikuar kreu i PL
Prokurorët e SPAK pritet të vendosin gjatë vitit 2023 për fatin e dosjeve ku të implikuar janë ish kryeministra dhe ish ministra. Për lobimin nga LSI dhe shërbimet estetike pritet përgjigja e letërporosive.
26 Dhjetor 2022, 14:44 -
Mero Baze: Përse Berisha sulmoi sot SPAK, për faksin që implikon djalin në Gërdec?
Sali Berisha paska një shpjegim për faksin që është çuar nga zyra e Aldo Bumçit si ish Ministër Drejtësie drejt një zyre private që përdorte Shkëlzen Berisha në Ministrinë e Mbrojtjes, për ta informuar atë në mënyrë informale, se rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë për projektin e Gërdecit ishin pozitive, siç i donte Shkëlzeni.
16 Dhjetor 2022, 18:22 -
Mero Baze: Që rihetimi Gërdecit të mos përsëris Teatrin e vjetër
Historia e Gërdecit është hetuar dhe gjykuar si aksident teknologjik. Në kuptimin e fajtorëve për shpërthimin, kushteve të sigurimit teknik apo sigurimit të punëtoreve, janë dënuar Mihal Delijorgji, administratori i tij, Ylli Pinari e disa të tjerë.
13 Dhjetor 2022, 20:09 -
Faksi për Shkëlzenin, që provon se Bumçi dhe vartësit e tij ishin ushtarë të djalit të Berishës në Gërdec
Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Faksi është sekuestruar nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
13 Dhjetor 2022, 18:16 -
Bumçi pas marrjes në pyetje nga SPAK: Shkresa me shkrim dore për Shkëlzen Berishën e falsifikuar, kam bërë kallëzim, por s’u hetua
Ish ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK. Ai ka folur për fax-in që me shkrim dore shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Ai thotë se i është falsifikuar shkrimi dhe se për këtë ka bërë denoncim në prokurori aso kohe, por nuk
13 Dhjetor 2022, 12:11 -
Tragjedia e Gërdecit, ish-ministri i Berishës, Aldo Bumçi merret në pyetje nga SPAK: Shkresa me shkrim dore për Shkëlzen Berishën e falsifikuar, kam bërë kallëzim, por s’u hetua
Aldo Bumçi, ish ministër drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci është marrë ditën e sotme në pyetje nga SPAK. Për më shumë se 1 orë, Bumçi ka dhënë sqarime për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”.
13 Dhjetor 2022, 10:55 -
Kronikë
Gjyqtarja e fundit e 'Gërdecit' Shefkie Demiraj para Vettingut, nuk justifikon plotësisht pasurinë, ja çfarë ndodhi me 10 gjyqtarët e tjerë
Mori pjesë në gjykimin e dosjes së Gërdecit, Komisioni i Vettingut vendos sot për Shefkie Demirajn, 8 nga 10 gjyqtarët e tjerë u shkarkuan nga detyra ose dhanë dorëheqjen për t’i shpëtuar Vettingut.
27 Shtator 2022, 17:12 -
Kronikë
Hetimet për Mediun dhe dosjen Gërdeci, prej korrikut letërporosia e SPAK në SHBA! Kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit
Që prej muajit korrik në SHBA ka mbërritur letërporosia për marrjen në pyetje të Efraim Diverolin, trafikantit të armëve nga Kalifornia. Përgjigje nuk ka ende, por kjo do jetë një dëshmi e rëndësishme për të vijuar hetimet për dosjen ‘Gërdeci’.
22 Shtator 2022, 17:35 -
Skeda/ Ja si të gjitha gjykatat rrëzuan Fatmir Mediun për t’i shpëtuar drejtësisë për Gërdecin! A po thellon SPAK hetimet drejt Berishës dhe Shkëlzenit?!
Ish ministri i Mbrojtjes 13 vite luftë për t’i shpëtuar përballjes më drejtësinë për rolin e tij në krimin dhe korrupsionin në Gërdec. Pozitat e ish ministrit ndryshuan pas ngritjes së drejtësisë së re. Tashmë mund të dërgohet për gjykim ose të thellohen hetimet drejt dyshes që e urdhëroi për të bërë letrat e biznesit të vdekjes.
8 Gusht 2022, 09:39 -
Mero Baze: Mos hezitoni ta përdorni deri në fund politikisht këtë tragjedi
Në tragjedi të tilla si ajo e Himarës, nuk ka vend për krahasime. Nuk ka vend as për ta zbutur peshën e tragjedisë, me shembuj të ngjashëm në Shqipëri apo në botë. Një rast i tillë ka ndodhur dhe gjashtë vite më parë në Dhërmi, por biznesmeni që vrau me skaf shtetasin rus, qëlloi të ishte i partisë së Sali Berishës dhe nuk u vajtua kaq gjatë. Madje doli i pafajshëm dhe merr tendera publik.
4 Gusht 2022, 19:10 -
Humbi gruan në tragjedinë e Gërdecit, pas fitores në Strasburg, qeveria dëmshpërblen punëtorin e fabrikës famëkeqe me 10.500 euro (Vendimi)
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të dëmshpërblyer në shumën 10. 500 (dhjetë mijë e pesëqind) euro Mustafa Laçin, një nga punëtorët e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, i cili humbi bashkëshorten e tij pas shpërthimit të fuqishëm.
11 Maj 2022, 19:17 -
Mero Baze: Berisha me “fakte të reja” rreth 21 janarit
Dje Sali Berisha është kapur në befasi të komentonte rreth katër të vrarëve të 21 Janarit prej tij. Në fillim u hutua dhe i ngatërroi me të vrarët në Gërdec. Nuk ka faj, se ka së paku 30 të vrarë në dy mandate qeverisje vetëm për të mbrojtur djalin e tij dhe partnerin e tij në qeveri. Dhe të vdekurit i ngatërrohen.
8 Maj 2022, 20:03 -
Berisha ndez qirinj para Kryeministrisë, Report Tv e pyet nëse janë edhe për 4 viktimat e 21 janarit, ish-kryeministri humb kontrollin dhe përgjigjet duke sulmuar me shpifje Bollinon
E ka një qiri ish-Kryeministri edhe për viktimat e 21 janarit? “Unë kam qenë i pari që kam kërkuar që të shpallej ‘vrasje shtetërore pa dashje’. Jo jo e kam për Gërdecin...”. Me këtë ‘ngatërresë’ të ‘subkoshiencës’ për statusin e viktimave të 2 ngjarjeve kriminale shtetërore nën qeverisjen e tij, Berisha humbi kontrollin dhe u hodh në sulme ndaj Report Tv dhe si zakonisht ndaj gazetarit Carlo Bollino.
7 Maj 2022, 20:15 -
SPECIALE/ 14 vjet pas Gërdecit, 2 nëna në pritje të drejtësisë për tragjedinë që u mori përgjithmonë të vegjlit e tyre! Lot dhe pengjet për Erisonin 7 vjeç dhe Zilien 19-vjeçare
26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. 28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu. Por familja Durda që humbi djalin e mitur, nuk tërhiqet. Pas kallëzimit në SPAK, janë rihapur hetimet ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Çfarë do të ndodhë me dosjen “Gërdeci”?
15 Mars 2022, 21:25 -
FAKTET/ Mero Baze: Të gjithë 'berishët' që nuk u ndëshkuan për Gërdecin
Këto fakte i kam publikuar disa herë. Por sa më shumë kohë kalon, aq më shumë bëhet e nevojshme t’ia kujtojmë drejtësisë së re, çfarë nuk ka hetuar në historinë e përfshirjes së familjes së Sali Berishës në krimin e Gërdecit. Këtu janë vetëm kundërthëniet e tyre, ku ata kapen duke gënjyer për krimin. Dhe gënjeshtrat për të mbuluar një krim, janë indicia e parë për të të çuar tek krimineli.
15 Mars 2022, 19:57 -
14 vite nga Gërdeci, familjarët me pengun e madh të padrejtësisë! Familjarët kujtojnë viktimat, lot dhe lule në memorialin në qendër të fshatit
Të përlotur, me tufa lulesh në duar familjarët e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit janë mbledhur në qendër të fshatit te memoriali, ku janë skalituar emrat e atyre që humbën jetën në fabrikën e vdekjes. Një ritual që përsëritet për të 14-in vit radhazi, por dhimbja u shtohet edhe më shumë pasi përpara drejtësisë nuk është askush. As këtë vit, atje nuk ndodhej asnjë përfaqësues politik.
15 Mars 2022, 08:46 -
'Gërdeci'/ Javën e ardhshme, SPAK nis marrjen në pyetje të familjarëve, dëshmitarëve dhe zyrtarëve! Do të thirret për dëshmi edhe Fatmir Mediu
SPAK, duke filluar nga java e ardhshme nis pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit. Personave që u është nisur fletëthirrje janë trashëgimtarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008.
10 Dhjetor 2021, 12:36 -
Politikë
‘Non grata’, të dënuar dhe në arrati, ja çfarë ka ndodhur me 20 gjyqtarët dhe prokurorët e dosjes 'Gërdeci', hetuesi që u shantazhua nga Fatmir Mediu
Rihapja e dosjes së Gërdecit, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që morën pjesë në dosjen e korrupsionit të nivelit të lartë me pasoja katastrofike, 4 prej tyre të dënuar, shumica të shkarkuar për lidhje me krimin, fshehje pasurie dhe të dorëhequr nga frika e Vetingut.
13 Nëntor 2021, 17:42 -
Politikë
Fatmir Mediu kërcënon Berishën me të vërtetën e Gërdecit? Disa mesazhe që po alarmojmë Familjen
Fatmir Mediu deklaroi për herë të parë se kishte folur me Shkëlzenin pas shpërthimit në Gërdec dhe se kishte zbatuar vendimin e qeverisë, Berisha merr mesazhin dhe nis sulmet ndaj Gjykatës së Lartë që ka në dorë rekursin e Mediut kundër hapjes së dosje.
10 Nëntor 2021, 16:49 -
Opinion
Mero Baze: Procesverbali që provon si Mediu dhe Shkëlzeni donin të poshtëronin Qeverinë
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është përpjekur sot të shmangë përgjegjësinë kryesore ligjore që ka lidhur me kontratën e Gërdecit, duke tentuar të krijojë distancë me pronarët e kompanisë së interesuar për këtë çështje. Ai ka deklaruar para gazetarëve se “janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec.”
3 Nëntor 2021, 19:35 -
Politikë
I pandehur për dosjen 'Gërdeci', Mediu: S'jam bërë asnjëherë pengues i hetimeve! Kjo çështje është hetuar dhe gjykuar një herë!
Fatmir Mediu e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO, për të rikthyer për rigjykim dosjen e Gërdecit, si akt në kundërshtim me Kushtetutën, duke theksuar se çështja për tragjedinë e Gërdecit është hetuar një herë dhe se ka patur edhe të dënuar.
3 Nëntor 2021, 16:41 -
Kronikë
Saga e mosndëshkimit/ Fatmir Mediu 12 vite manovra për t’i shpëtuar gjykimit për Gërdecin, nga imuniteti, amnistia, agjenturat e huaja deri tek afatet
Ish-ministri i Mbrotjes Fatmir ndryshoi pretendimet ndër vite për të shmangur gjykimin për rolin e tij në Gërdec, rekursi i fundit në Gjykatën e Lartë nuk e pengon SPAK për ta marrë të pandehur ose thelluar hetimet në drejtim të Berishës dhe Shkëlzenit.
1 Nëntor 2021, 17:19 -
Kronikë
Tragjedia e Gërdecit/ Dosja për Mediun rikthehet sërish në Gjykatën e Lartë, ish-ministri i bën rekurs vendimit të apelit të GJKKO: Rigjykimi është antikushtetues
Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dorëzoi rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit te Mediut.
1 Nëntor 2021, 11:21 -
Kronikë
Rruga është tashmë e hapur, rinisin hetimet për Fatmir Mediun! Gjykata e Lartë çon në SPAK dosjen e Gërdecit
Gjykata e Lartë ka dërguar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit. Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
28 Tetor 2021, 09:52 -
Kronikë
Fatmir Mediu në dorë të SPAK, zbardhet vendimi i GJKKO: Nuk është çështje e gjykuar, heqja e imunitetit i hap rrugë procesit
Përmes një vendimi të marrë më 24 shtator, GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda për gjykim të Fatmir Mediut. Vendimi është marrë në apelin e GJKKO e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të shkallës së parë.
12 Tetor 2021, 12:56 -
Politikë
A do të kthehet Fatmir Mediu në i penduar i SPAK? Si kërcënoi se do thoshte të vërtetën pas shpërthimit të Gërdecit në 2008 dhe garancia e Berishës për ta shpëtuar nga burgu
Berisha-Mediu një histori pengmarrje e ndërsjellë, fillimisht Mediu tha se do të thoshte të vërtetën për Gërdecin, por më pas u tërhoq dhe stafetën e mori në dorë Sali Berisha i cili kishin influencë në Gjykatën e Lartë që mbylli çështjen. A do prishet pakti tashmë që dosjen e ka marrë në dorë SPAK
4 Tetor 2021, 12:13 -
Opinion
Mero Baze: Gërdeci vlen si gjyq për lidhjet politike që çuan tek masakra
Historia e Gërdecit vlen si një histori ku pushteti politik tenton të bëj miliona me pasuritë e shtetit, duke përdorur si maskë një kompani biznesi private. Djali I ish-kryeministrit qëndron pas gjithë këtij biznesi. Për këtë ka fakte pafund, të provueshme nga prokuroria në provat q ëka gjetur dhe të mundshme për t’u hetuar nga Gjykata nëse përdoren dhe dëshmi të personave që janë të lirë të flasin për këtë histori.
24 Shtator 2021, 19:40 -
Kronikë
Rihapet 'Gërdeci', avokati Beqiri për Report Tv: Kjo është dosja e parë që po hapet për Berishën, përfituesin kryesor të demontimit të armëve
Në një intervistë për Report Tv, avokati Idajet Beqiri tha se rihapja e çështjes 'Gërdeci' është edhe dosja e parë që po hapet ndaj Sali Berishës, duke konsideruar atë dhe familjarët e tij si përfituesit kryesorë të aktivitetit të demontimit të armëve
24 Shtator 2021, 18:19 -
Kronikë
Rihapet gjykimi për 'Gërdecin'/ Zamira Durda: Deri tani është bërë ping-pong me çështjen! SPAK ka në dorë të hetojë Shkëlzen Berishën! Mediu s’ka moral, na ka bërë karshillëk
Për 13 vite rrjesht është bërë ping-pong me çështjen e tragjedisë së Gërdecit nga institucionet e vjetra të drejtësisë. Kështu deklaron për Report Tv Zamira Durda. Nëse për këtë çështje duhet të rihetohet edhe Shkëlzen Berisha ajo tha se është në dorën e SPAK.
24 Shtator 2021, 18:11 -
Opinion
Ndoshta pas kësaj, viktimat e Gërdecit do të gjejnë qetësi…
Thonë se “Zoti (drejtësia) vonon, por nuk harron”. Kjo ndoshta për ti lënë të qeta jo vetëm familjarët, por edhe viktimat e Gërdecit, të cilët humbën jetën nga babëzia e klasës më të korruptuar të ish-qeveritarëve të djeshëm.
24 Shtator 2021, 15:07 -
Kronikë
Rihapja e 'Gërdecit', avokatët e Fatmir Mediut: Akt jo kushtetues, një gjykatë më e ulët rrëzoi vendimin e Gjykatës së Lartë
Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për të rihapur çështjen 'Gërdeci' ka ardhur edhe reagimi i palës mbrojtëse të ish-ministrit t&
24 Shtator 2021, 14:15 -
Kronikë
Rihapja e dosjes “Gërdeci”, flet avokati i familjarëve: Tashmë nuk ka asnjë pengesë për gjykimin, lëvizja e radhës e SPAK
Avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlija, thotë se tashmë nuk ka më asnjë pengesë që SPAK të kërkojë gjykimin e çështjes në GJKKO. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Matlija thot
24 Shtator 2021, 11:47 -
Kronikë
Iu vra vëllai 7-vjeçar në Gërdec, Gerardo Durdaj: Në gjyq nuk duhet vetëm Fatmir Mediu, mund të thirret edhe ‘sypeshkaqeni’ (Nënkupton Shkëlzen Berishën)
Gerardo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit, thotë se në gjyq nuk duhet të jetë vetëm Fatmir Mediu, por të thirren edhe të tjerë. Në një prononcim për gazetarin Arsen Rusta, ai tha se mund të dalin prova të reja dhe mund të thërriten dëshmitare.
24 Shtator 2021, 11:41 -
Kronikë
Hapet hetimi për 'Gërdecin', nëna e Edisonit 7-vjeçar, Zamira Durdaj: E vetmja gjë që dua është drejtësi, të më thonë pse ma vranë fëmijën
Për familjen Durdaj vendimi për rihapjen e hetimeve të dosjes Gërdeci është një hap i rëndësishëm për të vendosur drejtësi për atë tragjedi të marsit 2008. "Ky është një hap i rëndësishëm. Ne kërkojm&
24 Shtator 2021, 11:27 -
Kronikë
Rihapet 'Gërdeci', Fatmir Mediu tashmë në 'duart' e SPAK! Apeli i GJKKO pranon kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda! Ish-ministri: Akt jo kushtetues
Kur kanë kaluar më shumë 13 vite, familja e Edisonit të vogël që humbi jetën në moshën 7-vjeçare nga shpërthimi i tmerrshëm në Gërdec në 15 marsin e 2008-s, tashmë kanë një dritë shprese për të gjetur drejtësinë e munguar. GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit
24 Shtator 2021, 10:41