Shqiptarja logo
E premte 5 Dhjetor 2025 - Përditësimi i fundit 07:43

  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Lajmet për: KELMEND BALILI Total: 107

  • Dështon sërish seanca për pretencën ndaj Kelmend Balilit

    Dështon sërish seanca për pretencën ndaj Kelmend Balilit

    Dështon sërish seanca gjyqësore ndaj Kelment Balilit, të konsideruarit nga mediat greke si 'Escobari i Balllkanit'. Seanca gjyqësore ku do të jepej pretenca është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të Balilit, Theodhori Sollakut. Një mungesë pa arsye, ndryshe nga hera e shkuar ku ai paraqiti një raport shëndetësor. Seanca e radhës do të mbahet më 2 prill në orën 13:30.
    26 Mars 2019, 10:43
  • PJESA II/ Skafisti: Kelmend Balilin nuk e njoh, në Greqi më bënë presion që ta implikoja

    PJESA II/ Skafisti: Kelmend Balilin nuk e njoh, në Greqi më bënë presion që ta implikoja

    Në pjesën e dytë ai rrëfen momentin e arrestimit në Greqi, në një lokal në Patra së bashku me Kleanth Palajn dhe gjithcka që ndodhi më pas. Në momentin e marrjes në pyetje nga policia greke, ai akuzon se i është bërë presion që të implikonte në këtë cështje edhe Kelmend Balilin, pasi këmbëngulnin se ngarkesa ishte e tij, por Petro Dalanaj deklaron se nuk e njeh dhe se vetëm ka dëgjuar se punon si zyrtar te 'Patentat' (Drejtoria e Rrugëve).
    25 Mars 2019, 18:04
  • Ekskluzive/ Rrëfehet skafisti i 'Balilit': Ja si trafikova në Greqi 700 kg kanabis (Intervista e plotë)

    Ekskluzive/ Rrëfehet skafisti i 'Balilit': Ja si trafikova në Greqi 700 kg kanabis (Intervista e plotë)

    Skafisti i akuzuar si pjesë e grupit të Kelmend Balilit, Petro Dalanaj një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha zbulon emrin e personit që porositi sipas tij sasinë e kanabisit, që trafikoi drejt Greqisë. Petro Dalanaj thotë se ai është Spiro Gira nga Fieri. 
    25 Mars 2019, 15:58
  • Theodhori Sollaku me raport! Shtyhet pretenca për Balilin: Nuk vij pa avokatin

    Theodhori Sollaku me raport! Shtyhet pretenca për Balilin: Nuk vij pa avokatin

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Klemend Balilit apo të njohur ndryshe si "Eskobari i Ballkanit", ku Prokuroria do të jepte pretencën.
    12 Mars 2019, 13:21
  • Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Klement Balilin (VIDEO)

    Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Klement Balilin (VIDEO)

    Gjykata për Krime të Rënda pranoi këtë të hënë kërkesën e Klement Balilit, për gjykim të shkurtuar. Seanca e radhës do të jetë më 2 mars, ku prokuroria do të japë pretencën.
    25 Shkurt 2019, 10:40
  • Vendoset data/ Ja kur do të dalë para gjyqit te Krimet e Rënda 'Escobari i Ballkanit'

    Vendoset data/ Ja kur do të dalë para gjyqit te Krimet e Rënda 'Escobari i Ballkanit'

    I cilësuari si "Escobari i Ballkanit" akuzohet për "trafik të narkotikëve", "grup të strukturuar kriminal", "mosdeklarim të pasurisë" dhe "pastrim parash". Trupa gjykuese do të përbëhet; kryesuese Flora Hajredinajn, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai. 
    8 Shkurt 2019, 11:52
  • 'Escobari i Ballkanit'/ Krimet e Rënda caktojnë trupën e gjyqtarëve për Kelment Balilin (EMRAT)

    'Escobari i Ballkanit'/ Krimet e Rënda caktojnë trupën e gjyqtarëve për Kelment Balilin (EMRAT)

    Përmes shortit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar trupën që do gjykojë dosjen e të ashtuquajturit "Escobari i Ballkanit", Kelment Balili. Kryesuese e trupës do jetë gjyqtarja Flora Hajredinaj ndërsa dy gjyqtarët e tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai. 
    30 Janar 2019, 11:01
  • Klemend Balili në burg, kompania e vëllait të tij fiton tenderin për ruajtjen e godinës së prokurorisë në Sarandë

    Klemend Balili në burg, kompania e vëllait të tij fiton tenderin për ruajtjen e godinës së prokurorisë në Sarandë

    Vetëm 6 ditë kur Klemend Balili ishte dorëzuar, kompania e vëllait të tij, “Balili-Ko” ka fituar tenderin për ruajtjes dhe garantimin e sigurisë së prokurorisë në Sarandë. Tenderi ka një vlerë prej 26 milion lekë të vjetra.
    26 Janar 2019, 19:07
  • 'Escobari i Ballkanit', Kelment Balili kërkon gjykim të shkurtuar

    'Escobari i Ballkanit', Kelment Balili kërkon gjykim të shkurtuar

    Nis te Gjykata e Krimeve të Rënda procesi ndaj Kelment Balili. Ai akuzohet për deklarim të rremë pasurie, pastrim parash, kultivim dhe trafik ndërkombëtar droge si dhe grup i strukturuar kriminal.
    25 Janar 2019, 13:54
  • Prangosja e Balilit/ Corriere Della Sera: Kishte 2 kushte, të mos dhunohej në burg dhe policia të mos shiste arrestimin si meritë

    Prangosja e Balilit/ Corriere Della Sera: Kishte 2 kushte, të mos dhunohej në burg dhe policia të mos shiste arrestimin si meritë

    Italiania Corriere Della Sera i kushton një shkrim prangosjes së Balilit. Gazeta thotë se Balili u bë pjesë e trafikut të drogës dhe se krahët i mbroheshin nga shteti. Më tej, në shkrim thuhet se Balili u dorëzua në Polici, me dy kushte, që të mos dhunohej gjatë transferimit në burg dhe policia të mos e shiste arrestimin si meritë.
    21 Janar 2019, 16:26
  • Gjyqi paraprak/ Në 25 janar Balili para Krimeve të Rënda, a do të kërkojë gjykim të shkurtuar?

    Gjyqi paraprak/ Në 25 janar Balili para Krimeve të Rënda, a do të kërkojë gjykim të shkurtuar?

    Me Kodin e Ri të procedurës penale para se çështja të gjykohet në themel është një gjyq paraprak, ku verifikohen veprimet e prokurorisë nëse janë bërë të gjitha dhe në mënyrë ligjore. Dhe do të jetë pikërisht gjyqtarja Miliana Muça, që do të vendosë nëse dosja e Balilit do të kalojë për gjykim.
    18 Janar 2019, 13:52
  • Ekskluzive-Dosja e plotë/ Përgjimet greke, ja si Balili komandonte trafikun e drogës

    Ekskluzive-Dosja e plotë/ Përgjimet greke, ja si Balili komandonte trafikun e drogës

    Zbardhet dosja e plotë e përgjimeve të policisë greke për Klement Balilin. Bisedat e plota të Balilit me pritësin e drogës grekun Alyfantis dhe skafistin që po çonte 678 kg marijuanë në Zakynthos. SMS që i nxori emrin, gafa e Balilit me numrin e pasaportës që zbuloi identifikimin nga TIMS. “Zhduken” korrierët, tërbohet Balili, greku e qetëson: Lëre mos i shajë se mos tremben e na bëjnë ndonjë trapllik. Pas kapjes së drogës, Alyfantis-Balilit: Mbeta, me bukë djathë e domate
    18 Janar 2019, 07:24
  • Babale dhe Balilë

    Babale dhe Balilë

    Ata që prej 6 vitesh merren me montazhin e video-përgjimeve dhe “gjetjen e dosjeve sekrete” për pushtetarët, ata që bënë namin derisa Babalja i Vlorës të arrestisej duke e quajtur “hero”, po shfryjnë sot me arrestimin e Klement Balilit, për të cilin deri dje deklaronin se “nuk do policia që ai të arrestohet”.
    17 Janar 2019, 20:36
  • Revista gjermane artikull për Balilin:  ‘Escobari’ i lidhur me politikën që mbushi Europën me drogë

    Revista gjermane artikull për Balilin: ‘Escobari’ i lidhur me politikën që mbushi Europën me drogë

    Në shkrim theksohet se ‘Balili konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine përmes Ballkanit në drejtim të Europës Perëndimore dhe Veriore'. 
    17 Janar 2019, 11:25
  • Gjykata e la në burg, Balili i buzëqeshur para Krimeve të Rënda: Jam i pafajshëm (VIDEO)

    Gjykata e la në burg, Balili i buzëqeshur para Krimeve të Rënda: Jam i pafajshëm (VIDEO)

    Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi sot vijimin e masës së sigurisë burg pa afat për Klement Balilin, i cili mohoi akuzat për trafik droge. Ai deklaroi para gjykatës se ishte i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë provë kundër tij, ndërsa avokati mbrojtës ka paralajmëruar apelimin e vendimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin. ‘Escobari i Ballkanit’ u dorëzua dy ditë më parë në Delvinë për t’u përballuar me drejtësinë, pasi dosja me provat që pretendon prokuroria erdhi nga Greqia dhe u dorëzuan në gjykatë.
    17 Janar 2019, 08:28
  • 'Balilin e mbrojti komuniteti'/ Gazetari Artan Hoxha: Kontrolle u bënë edhe në Tiranë, zonat ku dyshohej se fshihej

    'Balilin e mbrojti komuniteti'/ Gazetari Artan Hoxha: Kontrolle u bënë edhe në Tiranë, zonat ku dyshohej se fshihej

    Aksionet e policisë për Klement Balilin vijuan për 2 vite e 8 muaj, por asnjëherë forcat e rendit nuk ranë në gjurmët e tij. Në emisionin Repolitix, gazetari i Report Tv, Artan Hoxha u shpreh se policia ka pasur dyshime për fshehje të Balilit në disa zona të kryeqytetit por nuk u gjet asnj&
    16 Janar 2019, 21:40
  • Deputeti i PS, Qefalia: Balili u mërzit dhe u detyrua të dorëzohej, policia ka negociuar dhe më parë

    Deputeti i PS, Qefalia: Balili u mërzit dhe u detyrua të dorëzohej, policia ka negociuar dhe më parë

    Deputeti socialist Xhemal Qefalia zbulon në "Repolitix" se Policia e Shtetit ka tentuar vazhdimisht të negociojë me personin që deri një ditë më parë konsiderohej si më i kërkuari në Shqipëri, Klement Balili. "Ka pasur negociata nga Policia e Shtetit për dorëzimin e Klement Balilit. Ai u mërzit nga gjith&
    16 Janar 2019, 21:16
  • 'Repolitix', Artan Hoxha: Klement Balili negociata direkt me Ardi Veliun, policët nuk dinin gjë

    'Repolitix', Artan Hoxha: Klement Balili negociata direkt me Ardi Veliun, policët nuk dinin gjë

    Artan Hoxha, i cili intervistoi Klement Balilin disa orë përpara dorëzimit te Ardi Veliu, tha se "Escobari i Ballkanit" ka negociuar direkt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
    16 Janar 2019, 20:50
  • Rrëfimi ekskluziv i Klement Balilit për Report Tv: Policia nuk m'u afrua kurrë, Berisha më ka ardhur në shtëpi

    Rrëfimi ekskluziv i Klement Balilit për Report Tv: Policia nuk m'u afrua kurrë, Berisha më ka ardhur në shtëpi

    Një rrëfim i pazakontë ka ardhur për Report Tv nga i etiketuari nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili. Në intervistën dhënë për gazetarin investigativ të Report Tv Artan Hoxha, Balili flet për lidhjet e tij me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ishte angazhuar edhe familjarisht. Balili flet gjithashtu për dy vitet e tij në arrati si dhe për sulmet siç i cilëson ai, të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu.
    16 Janar 2019, 09:44
  • Klement Balili nesër para Krimeve të Rënda/ Zbulohet gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen

    Klement Balili nesër para Krimeve të Rënda/ Zbulohet gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen

    Klement Balili do të dalë nesër para gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë. Report Tv mëson se gjyqtarja Miliana Muça është relatorja e çështjes kundër Balilit te Gjykata e Krimeve të Rënda. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin. Ai u dorëzua dje në mëngjes në polici pas mbi dy vitesh në arrati
    16 Janar 2019, 09:23
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next
  • Last
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2025 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje