-
Skandali me Shoqatën e Arbitrave, Jemini kap mat zyrtarin e FSHF: Kryetarit i ka mbaruar mandati para dy vitesh dhe nuk janë bërë më zgjedhje
Absurditeti me Shoqatën e Arbitrave është që kryetarit të saj, Tahir Kastratit, i ka përfunduar mandati prej më shumë se dy vitesh dhe nuk ka pasur zgjedhje për rikonfirmimin e tij apo për zgjedhjen e një kryetari tjetër.
22 Shkurt 2022, 22:42 -
Armand Duka kontroll total futbollit në Shqipëri! Presidentët e klubeve shpërfillin gjykatën, gati t'i bashkohen FSHF-së për zgjedhjet kundër ligjit më 2 mars
Presidentët e klubeve të futbollit në Shqipëri janë gati për dalë kundër një vendimi gjykate vetëm për të zgjedhur Dukën për herë të 6 president të FSHF-së. Të kontaktuar nga Report TV, 8 nga 9 drejtues të klubeve janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 2 marsit nëse federata i organizon.
22 Shkurt 2022, 16:13 -
“Mos zbatimi i vendimit të Gjykatës nga Duka ngjason me metodat e Berishës”, Arsen Hoxha: Ka ardhur koha për krijimin e një elite futbollistike, zgjedhjet duhen shtyrë të paktën 3- muaj
Ish-arbitri i njohur i FIFA-s, Arsen Hoxha, ka komentuar ngjarjet e fundit rreth zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku pas vendimit të Gjykatës janë pezulluar votimet për në datën 2 mars, pas falsifikimeve dhe manipulimeve të kryera nga drejtuesit e FSHF-së në Shoqatat Rajonale
20 Shkurt 2022, 20:41 -
FSHF kundër gjykatës, federata s'pyet dhe bëhet gati për zgjedhjet e 2 marsit! Duka rrezikon burgun
FSHF është e bindur të zhvillojë zgjedhjet e 2 marsit për president në kundërshtim me vendimin e gjykatës së Tiranës. Ky veprim mund ta çojë kreun e saj Armand Duka prapa hekurave pasi shkelja dënohet deri në 3 vite burg.
19 Shkurt 2022, 13:23 -
Zbardhet takimi i Erion Veliajt me ekspertët e UEFA-s, çfarë i tha Dukës ballë për ballë
Veliaj fillimisht ka dëgjuar pretendimet e ekspertëve, të cilët kanë vënë në dukje ankesat që kanë marrë nga FSHF-ja për ndërhyrje nga palë të treta. Më pas, Veliaj ka renditur një mori shkeljesh që janë kryer nga funksionarët e FSHF-së dhe u ka paraqitur një raport të plotë për gjithçka që nuk ka funksionuar në procesin e përzgjedhjes së delegatëve.
18 Shkurt 2022, 09:48 -
Gjykata pezulloi zgjedhjet e 2 marsit në FSHF, Baze në Report Tv: Vendim i drejtë! Fatkeqësi nëse Duka do rikonfirmohej! Nëse ka moral të mos kandidojë
Gazetari sportiv, Fatjon Baze, deklaroi në emisionin 'Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në Report Tv, se vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin e garës në FSHF, ishte një vendim që pritej ndërsa e cilësoi të drejtë.
17 Shkurt 2022, 18:50 -
-
-
Manipulimet e Dukës, Gjykata pezullon garën në FSHF: Nuk ka zgjedhje në 2 mars pa u shqyrtuar paditë! Shpallen nul të gjitha vendimet e marra deri më tani
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar një tjetër betejë me Armand Dukën. Pas Tiranës, Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit në të gjithë vendin.
17 Shkurt 2022, 15:12 -
Manipulimet në FSHF, UEFA tronditet nga denoncimet! Zbardhet takimi me të deleguarit e institucionit europian
Zyrtarët e UEFA-s kanë mbajtur shënime dhe ndonëse nuk janë prononcuar, kanë premtuar se gjithçka do të raportohet në nivelet më të larta drejtuese të institucionit të futbollit.
17 Shkurt 2022, 13:14 -
Manipulimi i zgjedhjeve në futboll, Prodani në Repolitix: Asambleja e 2 marsit mund të pezullohet nga gjykata! UEFA nuk urdhëron dot FSHF, nuk e ka vartëse
Eduard Prodani tha se për shkak të padive për manipulimin e zgjedhjeve nga FSHF në shoqatat rajonale, ka bërë që prokuroria "të hyjë në fushën e lojës" dhe se mund të ketë vendim të gjykatës që të kërkojë pezullimin e zgjedhjeve të 2 marsit për kreun e FSHF-së deri sa të vendosen "pikat mbi i".
16 Shkurt 2022, 22:36 -
Ana qesharake e zgjedhjeve në FSHF: Dy javë nga 'votimet', Armand Duka nuk ka asnjë program për katër vitet e ardhshme
Më datë 11 shkurt Komisioni i Verifikimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit zyrtarizoi kandidatët për president të këtij institucioni, që pritet të mbahen më datë 2 Mars.
16 Shkurt 2022, 17:28 -
FSHF çon në takim me UEFA-n të besuarit e saj, Prodani shkon i 'paftuar': Të tregohen të paanshëm, gjykata e tha fjalën e saj
Kërkesa e UEFA-s për të takuar palët paditëse kundër FSHF-së për zgjedhjet në shoqatat e futbollit është tjetërsuar nga federata e Armand Dukës. Kjo sepse vetëm 1 nga 4 paditësit ka qenë në takim.
16 Shkurt 2022, 15:50 -
Akuzohet se vendosi tritolin në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet Arlen Hasanaj, gjykata vendos 'detyrim paraqitje'
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë
16 Shkurt 2022, 14:48 -
Prodani futet për takim me përfaqësuesit e UEFA: Të tregojnë që janë të paanshëm! Më ka njohur gjykata
Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Eduard Prodani, është futur sot për një takim me përfaqësuesit e UEFA që ndodhen në FSHF. Para takimit ai ka thënë për mediat se ata duhet të tregojnë që janë të paanshëm pasi ai është i njohur nga gjykata.
16 Shkurt 2022, 12:34 -
Manipulimin e zgjedhjeve, ekspertët e UEFA-s takim sot në FSHF me shoqatave rajonale! Shkon edhe kreu i shoqatës Tirana, Prodani: E mora vesh nga mediat
Delegacioni i UEFA-s do të zhvillojnë ditën e sotme, në orën 11:00, në ambientet e FSHF, një takim me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave që kanë bërë padi për pretendimet e tyre mbi parregullsi në zgjedhjet e zhvilluara në shoqatat rajonale.
16 Shkurt 2022, 08:57 -
Shkatërrimi i kompleksit Dinamo me kontributin e FSHF-së, që sot e quan sukses
Kam lexuar ditët e fundit disa diskutime mbi Klubin Sportiv “Dinamo”. Ky klub historik i kryeqytetit është njëkohësisht dhe klubi me të cilin unë u lidha që fëmijë. Trajnerët e tij të apasionuar, luajtën një rol të rëndësishëm në edukimin e qindra fëmijëve, përfshi edhe mua. Dush Shala, Cen Vërria, Saimir “Sallakja” Dauti, Ali Muço na mësuan disiplinën, forcën e kolektivit, si të ndihmonim e të ndanim topin me shokun e ekipit, ndarjen e suksesit dhe të humbjes.
15 Shkurt 2022, 20:38 -
-
Kallëzimi i Veliajt, prokuroria nis hetimet për manipulimit e zgjedhjeve në shoqatën Rajonale të Futbollit Tirana! Sekuestron dokumentet e FSHF
Pak ditë pas kallëzimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për manipulime për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të 'Futboll Tirana', Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë sekuestruar dokumentacionin e FSHF-së
15 Shkurt 2022, 18:55 -
Skandali me manipulimin e zgjedhjeve, monitoruesit e UEFA-s: Jemi këtu për të vlerësuar procesin zgjedhor të FSHF-së
Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur këto ditë në vendin tonë dhe po shqyrton akuzat për manipulime të zgjedhjeve nga ana e FSHF-së nëpërmjet votimeve në Shoqatat Rajonale.
15 Shkurt 2022, 17:31