-
Zgjimi europian
Konferenca për të Ardh men e Europës ishte një mundësi unike për qytetarët europianë për të debatuar mbi sfidat, prioritetet e Europës. Është vendi ku institucionet kryesore të Bashkimit Europian dialogojnë me qytetarët dhe marrin rekomandime prej tyre për atë se si e dëshirojnë ata Bashkimin Europian në të ardhmen.
6 Qershor 2022, 11:36 -
Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton javën e ardhshme Ballkanin
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë javën e ardhshme (10.06./11.06) Ballkanin. Këtë e bëri të ditur të premten, më 03.06.22 në Berlin, në konferencën rregullt për shtyp, zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner
4 Qershor 2022, 08:29 -
‘Integrim gradual’, propozimi i Austrisë për vendet e Ballkanit Perëndimor
Pas propozimeve të presidentit të Francës, Emanuel Macron, për krijimin e një “Bashkësie politike evropiane” dhe të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për “Bashkësi gjeopolitike evropiane”, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian po dalin po gjithashtu me ide për forcimin e lidhjeve të vendeve të rajonit të Ballkanit me BE-në.
3 Qershor 2022, 13:17 -
Zgjerimi i BE si dilemë midis politikës dhe gjeopolitikës
‘Ngrirja’ e procesit të zgjerimit të unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor gjithmonë e më tepër po bind se procesi po kthehet në politikë. Pa mohuar rolin e vet vendeve të vegjël të BP në problemet e tyre të brendshme, nuk mohohet as pamundësia e tyre për tu ndjerë të përdorur në ligjërimet e orekseve populiste e nacionaliste të fushatave elektorale në perëndim.
2 Qershor 2022, 19:32 -
Dendias: Jemi kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, bëri thirrje për kujdes pasi “aktorët e palëve të treta” duket se “po synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve në rajon.
31 Maj 2022, 16:41 -
Pendarovski: 'Ballkani i Hapur', ide e mirë por jo alternativë për BE-në
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar të hënën se nisma “Ballkani i Hapur” mund të jetë një ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin.
30 Maj 2022, 14:21 -
Samiti në Mal të Zi: Shtohen thirrjet për shmangie të destabilizimit të Ballkanit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak (majtas), presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Samitin e 30 majit në Mal të Zi. Pjesëmarrësit e Samitit të Demokracisë së Evropës Juglindore, që po mbahet në Mal të Zi, kanë dënuar ashpër pushtimin rus në Ukrainë, dhe kanë thënë se nevojitet kujdes për të shmangur destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
30 Maj 2022, 14:08 -
Krizat e mbivendosura në Ballkanin Perëndimor
Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen në të njëjtën kohë me një sërë goditjesh ekonomike. Ekonomia e rajonit sapo kishte filluar të rimëkëmbej nga recesioni i shkaktuar nga pandemia e Covid-19, por tani duhet të përballet edhe me pasojat e luftës në Ukrainë, një rritje të ndjeshme të inflacionit dhe një tranzicion urgjent në sektorin energjitik.
29 Maj 2022, 19:42 -
A po lodhemi ne nga Evropa apo Ballkani po harrohet në sirtare?!
Ballkani nuk ka “më” se çfarë t’i japë Bashkimit Evropian. I kemi dhënë angazhimin tonë politik, kahjen e preferencave të publikut dhe mbi të gjitha frymën. Pikën më “të ulët” të mbështetjes, opinioni publik shqiptar e arriti në vitin 2011, ku rezultoi se vetëm 80.7% e shqiptarëve e mbështesnin integrimin në familjen evropiane, krahasuar me 93.4% të një viti më parë (Perspektiva Evropiane e Shqipërisë, 2011). Ky perceptim ka lëvizur fare pak në këtë dekadë, paçka se euro-skepticizmi si inerci e krizës ekonomike, në veçanti asaj të eurozonës, gati e shembi ngrehinën e besimit për BE-në pak vite më parë.
26 Maj 2022, 15:30 -
Smith: NATO e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit
Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aleanca veri-atlantike është e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.
26 Maj 2022, 12:36 -
Vuçiç takon ambasadorin amerikan: Bisedimet, e vetmja rrugë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme Kosovë-Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, u pajtuan që të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, u tha në njoftimin e lëshuar nga Presidenca serbe, pas takimit midis Vuçiçit dhe Hillit më 23 maj.
23 Maj 2022, 16:23 -
Bota
Avokati gjerman: Emigrantët nga Ballkani Perëndimor të mos humbasin durimin për vizën e bashkimit familjar! Gabimet që duhen mënjanuar
Avokati Yosif Altundag trajton shumë raste nga Ballkani Perëndimor që kanë probleme në Gjermani me bashkimin familjar. Për DW ai shpjegon, se çfarë gabimesh duhen mënjanuar nga aplikuesit.
22 Maj 2022, 08:18 -
Lufta imponon përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
Pavarësisht ndryshimeve premtuese në qeverisje në vendet e Ballkanit Perëndimor, mungojnë ende reformat e thella. Ndërkaq, tensionet politike në rajon po shtohen për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës, si dhe për shkak të pasigurisë së përgjithshme që dominon rajonin në përgjithësi.
21 Maj 2022, 20:21 -
Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re brenda disa vitesh, Abazoviç në PE: Rajoni ka nevojë të shohë se dyert e BE-së janë të hapura
Ka qenë i drejtpërdrejtë në mesazhin e përcjellë gjatë një fjalimi para deputetëve në Parlamentin Eropian, kryeministri malazez Dritan Abazovic, të mbajtur pas një numri të madh të takimeve.
20 Maj 2022, 17:09 -
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO dhe BE
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se qëllimi final i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimit Evropian
20 Maj 2022, 15:56 -
Lufta imponon përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
Pavarësisht ndryshimeve premtuese në qeverisje në vendet e Ballkanit Perëndimor, mungojnë ende reformat e thella. Ndërkaq, tensionet politike në rajon po shtohen për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës, si dhe për shkak të pasigurisë së përgjithshme që dominon rajonin në përgjithësi.
20 Maj 2022, 11:45 -
Presidenti i Këshillit Evropian pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka tronditur kontinentin evropian, i ka dhënë fund paqes në Evropë dhe po ndodh në një kohë kur të gjithë duhet të punojnë për të mbrojtur njëri-tjetrin, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë qëndrimit më 19 maj në Serbi.
20 Maj 2022, 10:51 -
Ali Ahmeti për ‘Ballkanin e Hapur’: Në dobi të rajonit, asnjë shtet nuk del i humbur
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti gjatë një interviste është shprehur se nisma e “Ballkanit të Hapur” është në dobi jo vetëm të vendit të tij, por edhe të rajonit.
19 Maj 2022, 11:11 -
Periferi
Ballkani perëndimor dhe BE si në fjalët magjike të grekut Zorba
Do të duhej të ishte kjo filozofia e Bashkimit Europian në pranimin me krahë hapur të Ballkanit Perëndimor në gjirin e saj, tamam si në sirtakin e Mikis Theodorakis. Pikërisht ajo grimcë çmendurie që këto anë të Europës së vjetër kanë mishëruar gjithnjë e që janë pjesë përbërëse e saj, sot i mungon.
18 Maj 2022, 17:30 -
Raporti i OECD-së për vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, ‘bateria ekologjike’ e rajonit
Kështu shkruan raporti i Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në raportin më të fundit, ku analizohen zhvillimet e viteve të fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më konkretisht në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.
18 Maj 2022, 15:24 -
Media Amerikane: 'Open Balkan', mundësi që duhet shfrytëzuar nga Perëndimi për avantazh ndaj Rusisë
“Nisma e Ballkanit të Hapur mund t’i mundësojë Perëndimit të shfrytëzojë avantazhin e tij më të madh ndaj Rusisë në Ballkanin Perëndimor: ndikimin ekonomik”. Kështu shkruan gazeta amerikane The Hill në një analizë për pozitën e Ballkanit Perëndimor përpara konfliktit të ri që ka lindur mes Lindjes (Rusisë) dhe Perëndimit.
16 Maj 2022, 12:16 -
Ministrja e Jashtme e Kosovës takim me Emisarin e Kancelarit gjerman për Ballkanin Perëndimor
Ministria e Punëvve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nëpërmjet një komunikimi zyrtar ka njoftuar se Ministrja Gërvalla në orën19:00 do të ketë një takim me Emisarin gjerman Sarrazin, gjithashtu në njoftimin zyrtar thuhet se pas takmit do të ketë deklaratë për mediat.
13 Maj 2022, 16:23 -
Majlinda Bregu jep lajmin e mirë! Që prej 8 qershorit fillon puna për uljen e tarifave roaming, mes Ballkanit dhe BE-së
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu gjatë hapjes së konferencës Ndërministrore për Zhvillimin e Turizmit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga RÇ, ka njoftuar nisjen e punës uljen e tarfave roaming me vendeve e Ballkanit dhe të BË-së, në kuadër të hapave të ndërmarra në forcimin e poltikave të turizmit.
12 Maj 2022, 15:29 -
Rama për anëtarësimin e Kosovës në KiE: E mbështesim, na vjen keq për Serbinë! Edhe Mali i Zi do t'i bashkohet 'Open Balkan', s'ka ku shkon
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ata u pritën në një darkë jo formale nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell në Bruksel.
12 Maj 2022, 11:34 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Gërvalla: Të premten delegacionet takim në Bruksel, momenti t’i japim fund bisedimeve pa rezultate
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervala paralajmëroi se delegacioni i Kosovës me në krye zëvendëskryeministri Bislimi do të zhvillojë një takim me atë të Serbisë të premten.A
11 Maj 2022, 22:22 -
Vuçiç në Bruksel: Do të përgjigjemi seriozisht nëse Kosova aplikon në Këshillin e Evropës
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës do të ishte një “shkelje” e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit.
11 Maj 2022, 21:31 -
Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski, ja kush janë liderët e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në takimin në Bruksel me Borrell
Drejtuesi i presidencës se Bosnjes Milorad Dodik, kryeministri Edi Rama , presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, presidenti malazez Milo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe
11 Maj 2022, 21:22 -
Ideja e Macronit që mund të lërë Ballkanin Perëndimor jashtë BE-së
Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian thonë se propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut, është një përpjekje e tij për ndaluar zgjerimin e BE-së.
11 Maj 2022, 19:33 -
Rama në Bruksel! Borrell mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor: Jeni prioritet për politikën e jashtme të BE
Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar mbrëmjes e sotme në Bruksel. Organizatori i darkës joformale ishte Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
11 Maj 2022, 09:11