-
Rusia: Jemi të hapur ndaj propozimeve thelbësore për zgjidhje diplomatike në Ukrainë
“Rusia mbetet e hapur ndaj propozimeve vërtet thelbësore për një zgjidhje diplomatike të situatës rreth Ukrainës". Kështu u shpreh Alexey Polishchuk, kreu i Departamentit të Dytë të vendeve të CIS në Ministrinë e Jashtme ruse
28 Janar, 10:13 -
Korrupsioni nuk ndalet as në luftë! Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës zbulon tenderin prej 40 mln$ për 100 mijë predha që nuk mbërritën kurrë
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës thotë se ka zbuluar korrupsion në një blerje armësh nga ushtria me vlerë rreth 40 milionë dollarë (31 milionë paund). SBU tha se pesë persona të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në një furnizues armësh po hetohen. Ai tha se zyrtarët e mbrojtjes nënshkruan një kontratë për 100 mijë predha mortajash në gusht 2022
28 Janar, 08:56 -
Kërcënimi rus në Europë/ SHBA dërgon armë bërthamore në Britani, 3 herë më të fuqishme se bombat e Hiroshimës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të dërgojnë armë bërthamore në në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në gati dy dekada, si një masë paraprake ndaj kërcënimit rus që sot është një rrezik potencial për sigurinë e Evropës dhe mbarë botën.
27 Janar, 15:36 -
Rrëzimi i avionit rus me 74 persona në bord, Putin: Kievi ishte në dijeni se aty kishte të burgosur ukrainas
Teksa shprehej për herë të parë në lidhje me ngjarjen tragjike, e cila ndodhi të mërkurën e 24 janarit, Putin tha se rezultatet e hetimeve të deritanishme nga Moska do të publikohen brenda dy-tre ditëve, por rezultatet paraprake tregojnë raketat që goditën aeroplanin ishin amerikane ose franceze. Ukraina ende nuk ka konfirmuar apo mohuar autorësinë e sulmit, por ka hedhur poshtë pretendimin e Moskës se ishte paralajmëruar se një aeroplan që mbante të burgosur ukrainas do të fluturonte mbi rajonin Belgorod të Rusisë në atë kohë.
26 Janar, 20:39 -
Avioni rus i rrëzuar në Ukrainë, Inteligjenca ukrainase: Nuk përjashtohet mundësia se ka pasur të burgosur ukrainas
Përfaqësuesi i inteligjencës ukrainase të mbrojtjes ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që në bordin e avionit ushtarak rus të kishte të burgosur ukrainas. Megjithatë, Andriy Yusov theksoi se Rusia nuk kishte ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj
26 Janar, 11:35 -
A do të përfshihet bota nga lufta? Ministri gjerman i mbrojtjes: Gjermania 'nuk është gati të mbrohet' kundër kërcënimit rus
Gjermania nuk është e përgatitur të mbrohet nga problemet e sigurisë me të cilat do të përballet Evropa në të ardhmen, paralajmëroi ministri gjerman I mbrojtjes. Boris Pistorius, i cili shpesh ka bërë thirrje që Gjermania të bëhet “e gatshme për luftë” që kur mori postin e tij një vit më parë, tha se vendi duhej të përgatitej për t’u përballur me kërcënimet e paraqitura nga Rusia dhe aktorë të tjerë
26 Janar, 11:26 -
Raporti: Rusia mund të përdorë armë bërthamore jostrategjike pas humbjeve ushtarake në Ukrainë
Humbjet e mëdha të Rusisë gjatë agresionin kundër Ukrainës nënkuptojnë që Moska tani po i sheh armët taktike bërthamore si gjithnjë e më të rëndësishme për të frenuar dhe mundur NATO-n, thuhet në një raport të ri nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, i cili paralajmëron se Perëndimi duhet të zgjohet nga kërcënimi bërthamor në rritje.
25 Janar, 21:02 -
Komiteti politik i KiE miraton propozimin e Bashës për rezolutë: Të konfiskohen 300 miliardë euro pasuri të Rusisë dhe të përdoren për rindërtimin e Ukrainës
Kreu i PD Lulzim Basha përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale bën me dije se Komiteti Politik në Këshillin e Europës ka miratuar propozimin për një rezolutë të Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e pasurive të federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës
25 Janar, 17:23 -
Kritikoi Putinin për luftën në Ukrainë, dënohet ish-agjenti i FSB-së, Igor Girkin
Pasi lëshoi akuzat në drejtim të Vladimir Putinit, ish-komandanti rus Igor Girkin është dënuar për nxitje të ekstremizmit. Gjykata në Moskë e dënoi Girkinin me katër vite, i cili publikisht ka pasur ide për kandidimin kundër presidentit në zgjedhjet e ardhshme
25 Janar, 14:08 -
VIDEO/ Hiqet tabela me foton e Vuçiç dhe Putin në Zveçan, reagon Sveçla: Simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi kanë vëzhguar sot nga afër heqjen e billbordeve me fotografitë e Aleksander Vuçiç, Vladimir Putin e Marko Gjuriq, që kanë qenë të vendosur në veri të vendit, në Zveçan
25 Janar, 13:43 -
U akuzua se po përhap dezinformacion për ushtrinë e Moskës, gazetarja prej 100 ditësh në burgun rus: Gjithçka po bëhet e padurueshme
Alsu Kurmasheva pranon letra në burg – nga familjarë, miq, kolegë e të huaj – por, nganjëherë, kalojnë javë para se ato t’i shkojnë asaj në qelinë ku ajo po mbahet në paraburgim, në qytetin rus të Kazanit
25 Janar, 13:37 -
Zelensky: Të bëhet hetim ndërkombëtar për rrëzimin e avionit rus
Kremlini ka akuzuar sërish Ukrainën për rrëzimin e një avioni ushtarak rus, që tha se po bartte 65 ushtarë ukrainas të kapur gjatë luftës. Ata, më 24 janar po transportoheshin me avion për këmbim të burgosurish. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të këtij rasti
25 Janar, 11:48 -
Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvillon takim urgjent për rrëzimin e avionit rus në Belgorod
Një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet sot ku do të diskutohet lidhur me rrëzimin e aeroplanit rus në Belgorod ku humbën 75 persona. Sky News raporton se, një zëdhënës i Francës në OKB, i cili kryeson këshillin, tha se takimi do të fillon në orën 22:00
25 Janar, 11:44 -
Më e madhja që prej Luftës së Ftohtë! NATO nis stërvitjen ushtarake, 'Steadfast Defender 2024' do të përfshijë rreth 90 mijë forca
NATO filloi të mërkurën stërvitjen më të madhe ushtarake që nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe një luftëanije amerikane u largua nga Shtetet e Bashkuara për të kaluar përmes Atlantikut drejt territorit të aleancës në Evropë
25 Janar, 09:14 -
Defekt apo u godit nga një raketë? Rrëzimi i avionit rus ku humbën jetën 74 persona, mister shkaqet
Është ende e paqartë se pse avioni rus që transportonte ushtarë ukrainas, u rrëzua në rajonin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën të mërkurën. Ngelet ende mister nëse avioni u rrëzua nga ndonjë raketë apo pësoi ndonjë defekt teknik, ndërsa për pasojë 74 personat që ishin në bord, humbën jetën
25 Janar, 09:07 -
Një komitet i Senatit miraton legjislacionin për konfiskimin e aseteve ruse
Një komiteti i Senatit amerikan ka miratuar një legjislacion që do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara të konfiskojnë asetet ruse dhe t’ia dorëzojnë ato Ukrainës për rindërtimin e shtetit, pas shkatërrimit të madh të shkaktuar nga lufta pothuajse dyvjeçare.
24 Janar, 22:31 -
VIDEO/ Një ton kokainë e fshehur në thasët me kafe! Ngarkesa me vlerë 135 milionë euro e nisur nga Belgjika! U kap në portin e Shën Petersburg
Më shumë se 1 ton kokainë, me një vlerë rreth 135 milionë euro, është sekuestruar në portin rus të Shën Petersburgut gjatë kontrollit të thasëve me kafe që vinin nga Belgjika
24 Janar, 11:37 -
ViDEOLAJM/ Momenti kur avioni rus me 65 të burgosur ukrainas rrëzohet dhe shpërthen në flakë të fuqishme
Ministria e Mbrojtjes e Moskës konfirmoi sot se një aeroplan transporti ushtarak Ilyushin Il-76 u rrëzua mëngjesin e sotëm në rajonin e Belgorodit, e cila është në kufi me Ukrainën
24 Janar, 11:18 -
VIDEO/ Rrëzohet avioni ushtarak rus! Moskë: Në bord 65 të burgosur ukrainas dhe 6 anëtarë të ekuipazhit
Ministria e Mbrojtjes e Moskës konfirmoi sot se një aeroplan transporti ushtarak Ilyushin Il-76 u rrëzua mëngjesin e sotëm në rajonin e Belgorodit, e cila është në kufi me Ukrainën
24 Janar, 11:07 -
Diplomati slloven për situatën në Ballkan: Serbia po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, ka takime të rregullta me zyrtarët e Moskës
Diplomati slloven, Marko Makovec, i cili është drejtor për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm ka bërë të ditur se situata në veri të Kosovës nuk po përmirësohet dhe tensionet, sipas tij po vazhdojnë të grumbullohen
24 Janar, 10:52 -
'Ju nuk jeni të pafuqishëm', CIA publikon videon në gjuhën ruse në përpjekje për të rekrutuar spiunët rusë
CIA ka publikuar një video në gjuhën ruse në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj operativëve të inteligjencës ruse për ti bindur ata që të punojnë si agjentë të dyfishtë për Uashingtonin
23 Janar, 15:03 -
Stoltenberg: Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga Rusia ndaj anëtarëve të NATO-s
NATO nuk sheh ndonjë kërcënim ushtarak nga Rusia ndaj asnjë anëtari të aleancës, por do të vazhdojë me operacionin e parandalimit përmes stërvitjes së ardhshme ushtarake “Steadfest Defender”, më e madhja në dekadat e fundit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
23 Janar, 11:50 -
Udhëheqësi separatist moldav bën thirrje për gatishmëri ushtarake
Udhëheqësi i rajonit separatist pro-rus të Moldavisë dhe Presidenti i Transdniestria, Vadim Krasnoselsky, u bëri thirrje institucioneve të saj të mbrojtjes dhe inteligjencës që të mbajnë një "nivel të lartë gatishmërie ushtarake" dhe të zhvillojnë stërvitje të rregullta për këtë qëllim
23 Janar, 11:30 -
Putin urdhëron zyrtarët e tij për të kërkuar për pronat e Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik
Presidenti rus, Vladimir Putin mësohet se ka urdhëruar zyrtarë të gjejnë asete ruse që dikur ishin në pronësi të Bashkimit Sovjetik. Ky dekret i Putin u publikua të enjten ku caktoi fonde për zyrën shtetërore për të kryer kërkime për asete jashtë vendit dhe për të siguruar regjistrimin e të drejtave të pronësisë ruse
23 Janar, 09:22 -
25 të vrarë në një sulm në Donetsk, zyrtarët pro-rusë akuzojnë Ukrainën
25 persona u vranë dhe 20 u plagosën pasi forcat ukrainase bombarduan qytetin e kontrolluar nga Rusia të Donetskut në Ukrainën lindore, tha të dielën Denis Pushilin, kreu i rajonit të Donetskut, i emëruar nga Rusia.
21 Janar, 16:41 -
Rusia shqyrton konfiskimin e pasurisë së kritikëve të ushtrisë
Rusia do të debatojë për një projektligj, javën tjetër, që parasheh konfiskimin e parave, pronave dhe aseteve me vlerë të secilit që dënohet për përhapje të “gënjeshtrave” për ushtrinë e shtetit, ka thënë udhëheqësi i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Vyacheslav Volodin
20 Janar, 14:51