-
Kursi ‘djallëzor’ mund Bankën e Shqipërisë, edhe pse bleu valutë përgjatë dy muajve euro vijoi zhvlerësimin
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në kursin e këmbimit duke blerë euro, me qëllim stabilizimin e tregut valutor. Ndërhyrjet e vazhdueshme janë bërë në maj dhe qershor por nuk kanë rezultuar të suksesshme pasi euro vazhdon të zhvlerësohet, dhe aktualisht po këmbehet me 99 lekë.
23 Gusht 2024, 14:00 -
-
Jo euro në dyqane, restorante, farmaci e qendra tregtare! BSH për Report TV: Opsion edhe vendoja e një tavani për cdo pagesë me monedhën evropiane
Përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohen në mënyrë kategorike. Kështu përgjigjet Banka e Shqipërisë në sqarimin zyrtar të dhënë për Report TV, pas deklaratës së fortë të guvernatorit Gent Sejko, për të ndaluar përdorimin e euros. Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro.
14 Gusht 2024, 16:33 -
Super Leku ‘fundos’ Euron, po këmbehet me 99.9 lekë! Dollari po këmbehet me 91.4 lekë, paundi humb 0.44 pikë
Java ka nisur me rënie të fortë të euros në raport me monedhën kombëtare Lekë. Për herë të parë monedha Evropiane po këmbehet me 99 lekë në tregun valutor referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Zhvlerësim ka pësuar edhe Dollari, Paundi Britanik apo franga.
12 Gusht 2024, 16:37 -
EURO prek fundin, po këmbehet sot në kufi të 100 lekëve! Monedha evropiane është zhvlerësuar me 16% në 2 vite
Këtë të premte monedha evropiane regjistroi vlerën më të ulët të këmbimit të saj në tregun shqiptar. Një euro sot po këmbehet me 100 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë, duke bërë që të zhvlerësohet me afro 16% brenda dy vitesh.
9 Gusht 2024, 16:08 -
-
-
-
-
‘Super leku’ ul me 270 mln euro fitimet e eksportuesve në janar-mars, ekspertja: Euro nuk do kthehet më në shifrat viteve të kaluara
Prej më shumë se një viti eksportet po bien me ritme të shpejta, ndikuar kryesisht nga ulja e sasisë së energjisë së shitur, e tekstileve dhe materialeve të ndërtimit. Industria e tekstileve dhe këpucëve po pëson rënien më të fortë, dhe shkaku kryesor është zhvlerësimi i euros. Ekspertët thonë se ky është normaliteti i ri i euros, dhe se monedha evropiane s’do kthehet më në vlerat e vitit të kaluar.
17 Prill 2024, 18:13 -
-
-
-
Ndodh çudia! Të gjitha monedhat e huaja në rritje të fortë! Ja sa këmbehet euroja dhe dollari sot
Në tregun e këmbimit valutor vendas, sot është shënuar një rritje e ndjeshme e të gjitha monedhave të huaja në raport me lekun. Krahasuar kjo me tre ditët e para të javës kur valutat patën një nënçmim të thelluar krahasuar me lekun
27 Mars 2024, 13:38 -
-
Forcimi i lekut 'faktor kyç' në uljen e inflacionit edhe për këtë vit! BSH: Rënia e valutave shkaku i tretë për uljen e eksporteve
Banka e Shqipërisë vlerëson se forcimi i lekut kundrejt valutave ka pasur kontribut të rëndësishëm në rënien e çmimeve në vend, por nga ana tjetër i konsideron si shkak kryesor për rënien e tregtisë së mallrave. Përpos pritshmërive në raport theksohet se kursi aktual i këmbimit do të vazhdojë i tillë përgjatë gjithë vitit 2024
18 Shkurt 2024, 21:02 -
-
Grabitet 'Exchange'-i pranë Urës së Institutit në Tiranë, hajdutët e maskuar thyejnë murin e marrin rreth 300 mijë lekë
3 persona vodhën 300 mijë lekë në një pikë të këmbimit valutor në Institut në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Të maskuar, ata çanë murin anësor, morën paratë dhe u larguan të qetë. Në momentin e vjedhjes alarmi i biznesit nuk bëri zhurmë, çfarë bëri që vjedhja të konstatohej me vonesë
2 Shkurt 2024, 12:35 -
-