-
Ylli Pata: Zgjedhjet e pjesshme, fati që i ka ardhur në derë Lulzim Bashës
Rast më të mirë për Lulzim Bashën për tu përballur e për ta lëvruar aksionin e tij politik kundër “trekëndshit të Bermudës” nuk ka. Natyrisht beteja mund të jetë e ashpër e mund të mos korrë ndoshta fitore të menjëhershme, por do të kuptojë realisht se cila pjesë e Partisë Demokratike është me të, e kush me Sali Berishën.
19 Janar 2022, 18:31 -
Ngjarjet në PD na mësuan se qasja jonë drejt Drejtësisë është demode?!
Titulli i huazuar për këtë shkrim është marrë në fakt prej epigramit të kapitullit “Drejtësia” të librit “21 Leksione për shekullin e 21” me autor Yuval Noah Harari. Për autorin hebre, megjithë evolucionin e madh që nga paraardhësit tanë dhe cakun ku jemi, ne jetojmë në një iluzion.
19 Janar 2022, 16:48 -
-
Kristalizohet poli i tretë politik, Ilir Meta dhe Sali Berisha drejt daljes me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale
Grupi i Berishës dhe partia e Metës sinjalizojnë zyrtarizimin e aleancës për zgjedhjet lokale, pritet të dalin me kandidatë të përbashkët në 6 bashkitë.
19 Janar 2022, 14:39 -
Frrok Çupi: A do të dëshmojë Basha për krimet e Sali Berishës?
Ka plasur keq… Njëri thërret ‘vrasës’, tjetri ‘sfurqet’, i treti ‘gazin e snajperë’ dhe ‘brava’. Akuza pa fund dhe të egra fort. Këta në PD sapo kanë zbuluar njëri tjetrin; ne nuk mund të themi se nuk po thonë të vërteta. Por po mendojmë si e njohin kaq mirë njëri tjetrin…
19 Janar 2022, 14:13 -
Berisha kallëzon penalisht Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin për shkatërrim prone e pengim për të protestuar
Komisioni i Rithemelimit të PD ka depozituar në SPAK kallëzim Penal për kryedemokratin Lulzim Basha dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi për protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu, të udhëhequr nga Sali Berisha.
19 Janar 2022, 14:10 -
Zhgënjimi i dytë i demokratëve të Foltores do të jetë më i madh se i 25 prillit
Si të parët edhe të dytët, luftën ndaj Bashës nuk e kanë parimore, por e kanë personale, sepse demokratët e thjeshtë të mashtruar me propagandë shpresojnë se ish lideri historik është aq shumë i fortë sa mund t'i sjellë prapë në pushtet e ndërsa ish drejtuesit e lartë shpresojnë se rikthimi i liderit historik është e vetmja mundësi për të mundur Bashën e kështu me largimin e tij ata mund të rikthehen përsëri në projektet e së ardhmes së PD!
19 Janar 2022, 12:28 -
Zbulohet skenari i Berishës për të goditur Bashën në zgjedhjet e pjesshme lokale, Duka: Na ka bërë ftesë për bashkëpunim, do krijojë një koalicion
Kreu i PAA-së, Agron Duka në studion e Report Tv ka bërë me dije se kanë marrë një ftesë nga Sali Berisha për të bashkëpunuar për zgjedhjet në bashkitë që nuk kanë një kryetar. Ai tha se ky është një nga mundësitë që do të diskutojnë sot mes aleatëve të vegjël të PD-së, që tani më janë ndarë nga Lulzim Basha.
19 Janar 2022, 12:13 -
Frrok Çupi: Shtatzëna shikon gra me barrë
Ka plasur keq… Njëri thërret ‘vrasës’, tjetri ‘sfurqet’, i treti ‘gazin e snajperë’ dhe ‘brava’. Akuza pa fund dhe të egra fort. Këta në PD sapo kanë zbuluar njëri tjetrin; ne nuk mund të themi se nuk po thonë të vërteta. Por po mendojmë si e njohin kaq mirë njëri tjetrin… Dje në mesditë, bash në të pasmen e piramidës së caktuar për diktatorin komunist, plasi lufta e njërës rini të PD kundër rinisë tjetër- po e PD; u kapën për flokësh gratë e njërës PD me gratë e PD-së tjetër.
19 Janar 2022, 11:19 -
Kreu i PD-së Fier ironizon Berishën: Plaku i padëshiruar ‘non grata’ merr 10 njerëz në telefon dhe i detyron të bëjnë anti-mitingje (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka ironizuar Sali Berishën, pas anti-mitingjeve që ky i fundit ka thirrur kundrejt Lulzim Bashës, teksa zhvillon takime me strukturat
19 Janar 2022, 10:12 -
Zgjedhjet në 6 bashki, anëtari i Këshillit Kombëtar: Me krizën në PD, Basha do mund të fitonte vetëm dy! Malko: Pas Berishës, kryedemokrati do ketë makthe të tjera
Përparim Çaça e konsideroi situatë absurde sulmin e mbështetësve të Berishës ndaj Bashës, në kushtet kur ai po zhvillon takime me demokratët. Mbështetësit e Berishës ai i krahasoi me 'vullnetarët e Enverit'. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Gent Malko u shpreh se Berisha nuk do të jetë 'makthi' i fundit i Bashës dhe se të tjerë e presin atë. Nga ana tjetër, për Aulon Kalanë, anëtar i Këshillit Kombëtar, shqetësim mbetet fakti se Bsha lëviz i shoqëruar me polici.
18 Janar 2022, 22:55 -
Skënder Minxhozi: Kisha e sovranistëve dhe ‘palo shteti’ me buton atomik në xhep
Ka qenë një ndjesi e “lashtë” e politikës shqiptare, se mes Sali Berishës dhe Ilir Metës qëndron një ‘shirit i paprerë’ kërthize, i cili daton qysh në vitet e hershme ’90. Berisha dhe Meta kanë konsumuar mes tyre shumë më tepër paqe e dashuri në distancë, sesa konflikte e sherre, duke qenë pa mëdyshje aleanca më afatgjatë e politikës shqiptare. Të gjithë janë prishur mes tyre në një moment të caktuar, e vetmja dyshe që i ka qëndruar kohërave, duke u paraqitur e bashkuar dhe koherente në momentet më delikate të këtij vendi, ka qenë ajo mes Berishës dhe Metës.
18 Janar 2022, 20:46 -
-
Zaloshnja: Dy PD, problem në zgjedhje lokale, por jo në parlamentaret…
Votimi për kryebashkiakët në Shqipëri është mazhoritar, me një raund. Që do të thotë se një kandidat mund të fitojë edhe me 40% të votave, në qoftë se 2-3 kandidatë kundërshtarë e ndjanë mes tyre 60-përqindëshin tjetër. Për këtë arsye të thjeshtë arithmetike, ndarja e PD-së më dysh mund ta dëmtojë opozitën në zgjedhjet e ardhshme lokale, të pjesshme apo të plota.
18 Janar 2022, 19:43 -
Ylli Pata: Kloni i Berishës në Shkodër, dëshmia e 'fabrikës së talenteve' se si funksiononte karriera për 30 vjet në PD
Në mungesën e ngjitjes së tij tek strukturat politike të PD-së së Shkodrës, Sali Berisha, dhe enturazhi i tij prodhuan një “zhvillim” për të zbutur mungesën e arritjes së objektivit, e natyrisht për të ngacmuar në publik me një “lajm” tjetër.
18 Janar 2022, 19:12 -
-
Ilir Metës i ka ardhur koha të mendojë për veten!
Nuk mjafton Berisha por tashmë Lulzim Bashës i është sulur edhe Ilir Meta. Ky i fundit, megjithëse nuk shquhet për batuta dhe as elokuencë, do të mbahet mend për thënien “Luli të gënjen edhe për orën”. Ishte koha kur nuk qarkullonte ajër i mirë mes tyre.
18 Janar 2022, 18:59 -
Mero Baze: Berisha nuk do t’ia numërojnë sa vota ka
Këtë të hënë Sali Berisha u përball për herë të parë zyrtarisht me mungesën e legjitimitetit të “Foltores” së tij, kur Kuvendi i Shqipërisë respektoi kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e deputetëve të tij nga grupi parlamentar dhe zëvendësimin në postet në Kuvend.
18 Janar 2022, 18:39 -
Protesta e 8 janarit, Kadilli në Report Tv: Turp e trishtim për të ardhmen! Basha dhe Berisha, luftë kush do marrë peng opozitën! S'kanë moral, s'janë shpresë për asnjë demokrat
Për Fatbardh Kadillin, Basha dhe Berisha janë njerëz pa moral politik. Sipas ij, kjo betejë mes tyre është 'tradhtia' më e madhe që ata po i kanë bërë demokratëve
18 Janar 2022, 18:17 -
Ilir Meta drejt shpalljes 'Non Grata'? 7 mesazhet e koduara që paralajmërojnë fatin e Berishës
Çfarë fshihet pas nervozizmit të Ilir Metës kur e pyetën për mundësinë e shpalljes "non grata", disa lëvizje dhe mesazhe diplomatike për fatin e Presidentit, enigma e aleatit të korruptuar të Berishës në njoftimin e DASH të 19 majit 2021.
18 Janar 2022, 17:02