-
Protesta e banorëve të Astirit, dita e 64-të, Balliu: Nesër dita kur i japim ”shuplakën” Rilindjes
Në ditën e 64-ët të protestës së tyre, banorët e Unazës së re ata kanë bllokuar sërish rrugën, ndërsa tashmë nuk kërkojnë nga qeveria vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, që sipas tyre është korruptiv.
6 Janar 2019, 18:28 -
Në 1 muaj digjen 10 kabina elektrike brenda pallateve te 'Unaza e Re' në Tiranë
Në 1 muaj 10 kabina elektrike janë djegur në brendësi të pallateve te "Unaza e Re" në kryeqytet. Kjo situatë ka bërë që shërbimi zjarrfikës të këshillojë qytetarët si duhet të verpojnë kur ka raste zjarresh në palate. Sipas Shkëlqim Goxhajt dalja jashtë me shpejtësi shpesh sjell asfiksimin, prandaj qytetarët duhet të qëndrojnë brenda shtëpisë.
25 Dhjetor 2018, 14:35 -
Veliaj te “Astiri”, inspekton lotin ku po punon ''kompania e preferuar e Bashës''
Kryetari i Bashkisë së Tiranës takon punëtorët pranë rrethrrotullimit “Shqiponja”, që i është besuar kompanisë “Viktoria Invest”, një nga firmat qe sipas Velja eshte afër kreut të PD-së dhe përfituese kryesore e tenderave të Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha
6 Dhjetor 2018, 14:19 -
'Unaza e re’, PD sulmon qeverinë: Kompania përfituese e projektit nën sekuestro përmbarimi
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, deklaroi që kompania përfituese s Biba X, e 18 milionë eurove nga Projekti i Unazës së Re është vënë sërish nën sekuestro nga Përmbarimi. Sipas Zhupës, kjo kompani është fantazëm dhe duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit .
30 Nëntor 2018, 15:10 -
Basha për projektin e 'Unazës së re': Rama ka bërë pazare, po vidhen 40 mln Euro
Gjatë protestës së banorëve të Astirit që preken nga projekti i Unazës së re, Kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se ky projekt antiligjor që sipas tij ka vlerën e 40 milionë eurove, është për vilën e tij në Surrel.
23 Nëntor 2018, 18:55 -
Dy gishtat e Inës të tregojnë ty
Ina, një vajzë e re police, u plagos rëndë sot gjatë protestës së dhunshme. Janë plot 13 kolegë të Inës, punonjës policie, të cilët duke bërë detyrën ranë pre e koniktit politik që është rindezur për çështjen e Unazës së Madhe. Por pamjet nga përkulja e saj në dhimbje prej kapsollave të hedhura, që i këputën dy gishtat e dorës, ishin të vështira për t'i çuar deri në fund!
22 Nëntor 2018, 15:49 -
Protesta përpara Kuvendit, Balla: Prokuroria të nisë hetimet, Policia e Shtetit u dhunua nga deputetë mercenarë të PD-së
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj protestës së banorëve të 'Unazës së Re' përpara Kuvendit, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet ndaj kësaj ngjarjeje. Balla e cilësoi më tej dhunën e ushtruar ndaj efektivëve si një turp të shtuar të PD-së dhe LSI-së.
22 Nëntor 2018, 14:50 -
Lleshaj viziton efektivët e lënduar nga protesta: Dhuna e patolerueshme
Zv/ ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mbërriti në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të parë më nga afër gjendjen shëndetësore të punonjësve të Policisë dhe qytetarëve që janë lënduar nga protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’ përpara Kuvendit.
22 Nëntor 2018, 12:57 -
Protesta para Kuvendit, policia: Janë lënduar 6 efektivë, opozita të distancohet nga dhuna
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
22 Nëntor 2018, 11:31 -
Shkon në tre numri i policëve të lënduar nga protestuesit
Nga tensioni dhe përplasja në protestën para Kuvendit ka shkuar në tre numri i efektivëve të policisë që janë lënduar. Përveç zv/ drejtorit të policisë së Tiranës, Ziu janë lënduar edhe dy efektivë të tjerë nga hedhja e shkopinjve dhe flakadantëve.
22 Nëntor 2018, 11:25 -
Kapsolla, shkopinj dhe dhunë/ Degradon protesta e banorëve të Unazës së Re, 15 policë të plagosur, 25 protestues të shoqëruar
Banorët e 'Unazës së re" kanë protestuar këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë për projektin që pritet të prekë edhe shtëpitë e tyre. Protesta agravoi në tension e dhunë të vazhdueshme përkundrejt efektivëve të Policisë. Banorët e 'Unazës së Re' hodhën shashka, shkopinj dhe nga sulmet e tyre janë lënduar 15 policë e 3 qytetarë. Për pjesëmarrje dhe nxitje të protestës së agravuar përpara Kuvendit, janë arrestuar 25 protestues. Përkrah banorëve të 'Unazës së Re' janë shfaqur edhe deputetët e Partisë Demokratike e ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Paralelisht me zhvillimin e protestës u zhvillua edhe seanca plenare, ku u trajtua projekti i 'Unazës së Re'.
22 Nëntor 2018, 10:19 -
Menaxhimi i trafikut tek 'Unaza e Re' fjala e plotë e Drejtorit të ARRSH Afrim Qendro
Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro në një deklaratë të përbashkët për mediat ka bërë me dije se nga muaji janar, aksi nga Dogana dhe deri tek Shkolla Teknologjike do të jetë me tre korsi. Ai gjithashtu bëri me dije se sheshi ‘Shqiponja’ nuk do të jetë më rrethrrotullim, por një gjysmë-unazë.
21 Nëntor 2018, 16:02 -
Vasili: Kryeministri po vjedh mbi 30 milionë euro nga 'Unaza e Re', Rama: Shpjegojani 'ingjinjerave' të PD dhe LSI sesi përcaktohen vlerat për km
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi këtë të mërkurë në një konferencë për mediat se për projektin e "Unazës së Re", qeveria po vjedh mbi 30 milionë euro. Ndaj kësaj deklarate, reagimi i kryeministrit Edi Rama ka qenë i menjëhershëm. Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", Rama shkruan se vlerat për kilometër variojnë sipas përmbajtjes së projektit dhe çmimet dalin nga një manual standard.
21 Nëntor 2018, 13:13 -
Pamjet nga lart/ Ja cilat janë objektet që do prishen nga projekti te 'Unaza e Re' (FOTO)
Bashkia e Tiranës, ARRSH dhe Policia Rrugore kanë hartuar në kuadër të projektit për “Unazën e Re” një plan menaxhimi për trafikun në këtë zonë, ku do të kryhen edhe punimet që po kundërshtohen gjithnjë e më shumë nga banorët e saj.
21 Nëntor 2018, 12:45 -
‘Unaza e Madhe’ /Veliaj: Projekti një zhvillim për kryeqytetin, banorët u përdorën politikisht
Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, gjatë takimit me nxënësit e shkollave të kryeqytetit dhe përfaqësues të UNICEF-it Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se banorët që preken nga projekti i Unazës së Re do të jenë përfitues të paketave sociale dhe do të shpronësohen 100 %.
20 Nëntor 2018, 16:20 -
Protesta te Unaza e Re/ ARRSH thirrje banorëve që preken nga projekti: Ejani të sqaroheni
ARRSH dhe bashkia e Tiranës kanë deklaruar se të gjithë banorët që kanë dokumente do të shpronësohen 100% sipas ligjit, ndërsa ato që janë pa leje jo. Por banorët të mbështetur edhe nga opozita kanë kundërshtuar duke vijuar protestat në cdo ditë në dy javët e fundit.
19 Nëntor 2018, 15:05 -
Protestat e banorëve të 'Unazës e Re', Avokati i Popullit: Kemi nisur hetimin për projektin
Pas protestave të banorëve të “Astirit” të cilët prej më shumë se dy javësh kanë dalë për të protestuar kundër projektit të qeverisë, për banesat e tyre të cilat preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re, Institucioni i Avokatit ka njoftuar së fundi se ka nisur një hetim të plotë në lidhje me këtë çështje.
17 Nëntor 2018, 12:49 -
Protesta e banorëve të Unazës së re, flasin qytetarët: Ka shumë trafik, zgjerimi i rrugës domosdoshmëri
Ndërkohë që banorët e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe protestojnë, qytetarët e kësaj zone shprehen se zgjerimi i rrugës është e vetmja mënyrë për shmangien e trafikut. Banorët e kësaj zone deklarojnë se cdo ditë përballen me një trafik gangrenë, ndërsa shohin ndërhyrjen në infrastrukturë si të vetmen mundësi.
14 Nëntor 2018, 18:56