-
Gjoni: Opozita e re fitoi betejën e parë! PD-LSI nëse kanë këllqe të shprehen për listat e hapura! Krijimi i një partie, mundësi reale
Kalimi i Reformës Zgjedhore në një draft të plotë, jo të ndarë në dy faza siç kryeministri Rama kërkonte, deputeti Ralf Gjoni e quan si një betejën e parë të opozitës parlamentare e ndërsa shprehet se është gati për shumë beteja të tjera që janë para. Në studion e Report Tv, në hapësirën e edicionit qëndror, Gjoni ka renditur sukseset që sipas tij ka arritur opozita parlamentare, ndonëse "kundërshtarët" nuk e shohin si të tillë. Me kryesoreve, Gjoni liston uljen në tryezë të të gjitha palëve për Reformën Zgjedhore.
6 Shkurt 2020, 19:35 -
Balla flet në emër të PS sa herë duhet të përgjigjet për Reformën Zgjedhore: S'ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme! Fantazi e Bashës
Numri dy i PS sqaron se ai do të flasë në emër të Partisë Socialiste për çdo veprim apo diskutim ndërpartiak, pasi kryeministri Edi Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin pas tërmetin dhe detyrën e tij si president i OSBE-së.
1 Shkurt 2020, 11:13 -
-
Luan Rama: Shqipëria nën sundimin e një qeverie të kriminalizuar
Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama me anë të një deklarate për mediat ka bërë sipas tij bilancin e përmbledhur të zhvillimeve politike në mbyllje të janarit muajit të parë të vitit 2020. Sipas Luan Ramës shqiptarët vijojnë që të mos qeverisen por të jenë nën pushtetin e dhunës.
31 Janar 2020, 13:34 -
Peza: Mazhoranca asnjë skenar për zgjedhje të parakohshme! Opozita si 'struci', përdori tryezën për t'u rikthyer në sistem
Sekretari për marrëdhëniet me mediat në PS, Alfred Peza ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet se ka një skenar të mundshëm nga mazhoranca për zgjedhje të parakohshme. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Peza tha se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në 2021, siç e parashikon Kushtetuta dhe në këtë drejtim shprehet i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim qëndrimi nga ana e socialistëve.
30 Janar 2020, 17:01 -
Hajdari për Report TV: Sistemin ta vendosin shqiptarët me referendum! 15 marsi, shumë shpejt
Rudina Hajdari mendon se 15 marsi është një afat shumë i shpejt për të mundësuar një ndryshim të sistemit zgjedhor, duke e shtruar çështjen e ndryshimit të tij përmes një referendumi për ta lënë në dorë të qytetarëve shqiptarë të thonë fjalën e tyre.
29 Janar 2020, 19:42 -
Bardhi: PS-ja po zvarrit reformën, mund të kemi protestë para 15 marsit, duam zgjedhje të parakohshme
Pas miratimit të reformës zgjedhore, që duhet të bëhet brenda 15 marsit, Bardhi kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk i kërkon për PD-në por për qytetarët që sot nuk qeverisen.
27 Janar 2020, 22:00 -
-
Takimi i Zgjedhores/ Bylykbashi: I hap rrugë propozimeve konkrete për Reformën (VIDEO)
Për përfaqësuesin politik të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, mbledhja e sotme për 'Zgjedhoren' ka një rëndësi të madhe pasi i hap rrugë konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozime për këtë Reformë."Ajo që ka rëndësi është se me
27 Janar 2020, 14:30 -
Axhenda e punës së 'Zgjedhorës'/ Më 10 mars diskutohet sistemi! Pjesë e diskutimeve dhe vota e emigrantëve
Në Tryezën për Reformën Zgjedhore është miratuar dhe kalendari apo axhenda e punimeve për produktin final të dakordësuar. Siç shihet në dokumentin e siguruar nga Report Tv diskutimet për ndrys
27 Janar 2020, 12:16 -
Hajdari flet pas takimit për Reformën Zgjedhore: Do ketë ndërhyrje edhe në kushtetutë! 15 Marsi duket një datë e pamundur (VIDEO)
Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore pas takimit të ekspertëve dhe përfaqësuesve politikë për këtë reformë. Hajdari tha se nuk është përjashtuar nga tryeza diskutimi për sistemi politik, ndërsa shtoi se ndryshimet mund të sjellin edhe riformulim të Kushtetutës.&q
27 Janar 2020, 12:16 -
-
'Zgjedhorja'/ Gjiknuri: Presim propozimet zyrtare të PD-së! 15 marsi datë amicioze, por mund t'ia dalim (VIDEO)
Në përfundim të takimit, bashkryetari i Komisionit të Reformës Zgjdore, Damian Gjiknuri tha se mbledhja e sotme ishte për të dakodësuar axhendën e punës dhe afatet. Teksa e quajti 15 marsin si një afat ambicioz, Gjiknuri vuri theksin se nëse palët kanë vullnet mund të ia dalin që të dorëzojnë draftin final dhe p&eu
27 Janar 2020, 12:11 -
Tryeza zgjedhore miraton kalendarin e punimeve dhe afatet/ Më 10 mars diskutohet sistemi! Zbardhen propozimet e PD-së
Të përzgjedhurit politik për Reformën Zgjedhore zhvilluan sot një takim me 8 ekspertët e përzgjedhur për të përcaktuar kalendarin e punës. Në takimin e tretë mes palëve u vendos që të mos përjashtohet ndryshimi i sistemit zgjedhor si pikë, duke lënë një afat deri në 10 mars. Ndërkohë, Rudina Hajdari paralajmëroi se do të bëhen ndryshime kushtetuese nëse do të jetë e nevojshme.
27 Janar 2020, 10:45 -
-
Mediu në Report Tv: Moskonceptimi i hapave të opozitës pas djegies së mandateve dëmtoi vendin (VIDEO)
Kryetari i Partisë Republikën Fatmir Mediu thotë se mos menaxhimi në mënyrën e duhur i situatës pas djegies në bllok të mandateve të opozitës, tashmë joparlamentare, e ka çuar vendin në gjendjen e sotme, ku parlamenti dhe ekzekutivi po marrin vendime pa elementin më të rëndësishëm kontrollues, Gjykatën Kushtetuese.
24 Janar 2020, 16:16 -
Reforma Zgjedhore/ Ambasadorët takim me Gjiknurin dhe Hajdarin: Të përmbyllet sa më shpejt! Mbështesim dialogun
Dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri kanë zhvilluar ditën e sotme një takim të organizuar nga OSBE me ambasadorët e huaj në vendin tonë.
24 Janar 2020, 11:50 -
Tryeza për 'Zgjedhoren'/ Kryemadhi: Nëse do kishte marrëveshje do uleshim 'ne kryetarët'! Zgjedhjet e parakohshme hapin rrugën drejt BE
Duke e cilësuar Reformën Zgjedhore një nga kushtet e para të Bundestagut gjerman për të mbështetur hapjen e negociatave, Kryemadhi tha se pas zgjedhjeve të parakohshme Shqipëria do të ketë mundësinë dhe shansin për të qenë anëtare e Bashkimit Europian.
23 Janar 2020, 19:08 -
Patozi: 'Zgjedhorja' tryezë me bashkëfajtorë! Zgjidhja e krizës në dorë të Rudina Hajdarit...15 marsi, i 'zymtë'
Bashkëfajtorë të ulur në një tryezë...kështu i sheh kreu i partisë 'Bindja Demokratike', Astrit Patozi, Damian Gjiknurin, Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin, të përzgjedhurit politik për Reformën Zgjedhore. Shpresat i ka tek Rudina Hajdari, të cilën e veçon si njeriun që nuk ka asnjë përgjegjësi për krizën, por si personin e duhur për ta zgjidhur atë. Në studion e "Repolitix" në Report Tv, Patozi shprehet se është i lumtur që nuk ishte pjesë e asaj tryeze, teksa bashkohet me grupin e Hajdarit që e sheh problemin te sistemi politik.
23 Janar 2020, 17:17 -
