-
-
-
17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste...patën kontakt me të afërmit e infektuar! Rakacolli: Shmangni vizitat
Një pjesë e mirë e tyre janë raste kontaktesh si rezultat i mos respektimit të rregullave të distancimit social. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se disa nga rastet janë persona që kanë kryer vizita familjare tek të afërmit e infektuar me COVID-19. Ajo apeloi që mos të bëhen vizita tek të afërmit. 15 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 197 numri i të shëruarve
11 Prill 2020, 11:04 -
Massafra për festën e Pashkës: Vdekja nuk e ka fjalën e fundit mbi jetën, por është jeta që duke u ngjallur e vë poshtë vdekjen
Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra ka dhënë mesazhin e tij për festën e Pashkës. Në mesazhin e tij Massafra shprehet se vdekja nuk e ka fjalën e fundit mbi jetën, por është jeta që duke u ngjallur e vë poshtë vdekjen. Si shkak i masave të marra për covid-19 Arqipeshkëvi Massafra fton të gjithë shqiptarët që të respektojnë rregullat e vëna për të mirën e të gjithëve.
11 Prill 2020, 10:53 -
-
Udhëzimi: Nga shtatori bizneset fatura me aplikacion të fiskalizimit! Ndëshkim kush thyen urdhrin...gjobë edhe qytetarëve pa faturë
Ministria e Financave publikon udhëzimin, nga shtatori bizneset lëshojnë fatura nëpërmjet aplikacionit të fiskalizimit. Masa ndëshkuese për bizneset që nuk respektojnë rregullat, por edhe për qytetarët që nuk mbajnë faturë.
11 Prill 2020, 10:47 -
-
34 bebe vijnë në jetë në 24 orët e fundit në Tiranë mes epidemisë së Covid-19/ Në gjithë vendin lindën 1470 fëmijë
34 foshnja kanë lindur në dy martenitet e kryeqytetit në situatën kur po luftohet koronavirusi.1470 foshnje kanë lindur në total gjatë periudhës me përballjen me Covid-19. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
11 Prill 2020, 10:24 -
U strehua nga tërmeti, gruaja mbetet e vetme në hotelin e mbyllur: 4 orë rrugë në këmbë deri në Laç për ujë e ushqime
Zonja është e papunë dhe nuk ka asnjë të ardhur për të përballuar jetesën përveç bonusit të qirasë qe i jepet nga bashkia. "Unë i lutem Majlida Carës më streho diku në Laç, të jem afër të blej diçka, më streho ku kam komshinjtë e mi, kisha e Laçit ka vende ka boll magazina. Nuk mundem më këtu"
11 Prill 2020, 09:15 -
-
Ambasadori japonez për Report Tv: Do të ofrojmë falas për Shqipërinë ilaçin që po përdoret kundër COVID-19
Ambasadori tha se po bashkëpunohet dhe është në diskutime me qeverinë shqiptare, për të siguruar këtë ilaç edhe për Shqipërinë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).
10 Prill 2020, 22:56 -
-
FMN, 174 milionë euro ndihmë të menjëhershme Shqipërisë për tërmetin dhe COVID-19
Tërmeti në 26 nëntor 2019 dhe pandemia botërore e Covid-19 kanë shkaktuar humbje dhe ndërprerje domethënëse në ekonominë shqiptare. Për të adresuar nevojën urgjente të bilancit të pagesave, FMN ka miratuar 190.5milionë dollarë (174 milionë euro) si ndihmë financiare në kuadër të Instrumentit të Shpejtë të Financimit.
10 Prill 2020, 22:42 -
Marko Kepi flet nga Nju Jorku: Sot rasti i fundit, në total 15 shqiptarë të vdekur në SHBA
Marko Kepi, president i shoqatës "Rrënjët shqiptare në Amerikë" dhe kandidat për asamblenë në Nju Jork u shpreh në një lidhje me Skype për "Pa Protokoll" se sot ka ndërruar jetë një tjetër shqiptar në SHBA...
10 Prill 2020, 22:33 -
-
Flamur Hoxha: 30-50 mijë të punësuar rrezikojnë largimin nga sektori fason, duhet injeksion i shpejtë
Flamur Hoxha, sipërmarrës dhe përfaqësues i shoqatës së fasonëve u shpreh sonte në emisionin 'Pa Protokoll' se 30-50 mijë punonjës rrezikojnë që të mbeten pa punë dhe të largohen nga ky sektor nëse shteti nuk ndërhyn me paketa lehtësuese të favorshme
10 Prill 2020, 22:14 -
Për ty që je në vijnë e rrezikut dhe punon jashtë me 'armikun', fëmijët kanë një falenderim special
Për ju mjekë, policë, ushtarakë, gazetarë, farmacitë, punonjës të supermarketeve, mësues, postier, por dhe prindër dhe gjyshër, fëmijët kanë disa fjalë të ëmbla për të gjithë ju, për t'ua bërë të gjithë këtë situatë lodhje dhe sakrifice edhe më të lehtë.
10 Prill 2020, 21:58 -
-
-
Kremtohet e Premtja e Zezë! Besimtarët me 'pikatore' në kisha, mediat përcjellin mesazhin e meshave
Këtë vit kishat dhe katedralet ku zhvillohen meshat, ndryshe nga herët e tjera, janë të boshatisura, ku fjala e zotit, dashuria dhe mesazhi për përkujdesje dhe sakrificë po përcillet online ose përmes televizioneve.
10 Prill 2020, 21:28
