-
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti e Vuçiç takohen në Bruksel më 27 shkurt
Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel. BE thotë se edhe kryeministri Albin Kurti edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
17 Shkurt 2023, 13:28 -
Franca dhe Gjermania: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor në rrugën drejt BE-së
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thelbësor në rrugën e Prishtinës dhe Beogradit drejt bllokut evropian. Kështu është thënë në letrat e ndara që presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai gjerman, Frank Walter-Steinmeier, i kanë dërguar homologes së tyre kosovare, Vjosa Osmani, për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
16 Shkurt 2023, 20:25 -
SHBA 'e prerë': Nuk ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i ka thënë të enjten Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
16 Shkurt 2023, 10:10 -
Del plani i zbatimit të Marrëveshjes Bazë për dialogun: Serbia s’do kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare
Ndonëse kryeministri Albin Kurti i ka vendosur të gjitha “letrat mbi tavolinë” për ndërkombëtarët, mediat e Kosovës kanë publikuar ditën e sotme planin e zbatimit të marrëveshjes bazë për dialogun Kosovë-Serbi. Në të përfshihen propozimi franko-gjerman dhe për asociacionin e komunave serbe.
15 Shkurt 2023, 13:40 -
Kryetari i konferencës së Sigurisë në Mynih: Urgjente të zgjidhim çështjen Kosovë-Serbi, presim përfaqësues nga dy vendet
Në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryetari i saj, Christoph Heusgen thotë se shpreson për një zgjidhje sa më të shpejtë të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.
15 Shkurt 2023, 08:50 -
Analistët me pikëpamje të ndara rreth propozimit europian për marrëveshjen Kosovë – Serbi
Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thanë se diplomacia perëndimore ua ka bërë të qartë se mospranimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të çojë në përballje me sanksione. Të dyja palët thanë se e pranojnë në parim propozimin, që ka nxitur mëdyshje e debate në shoqëritë e të dyja vendeve.
15 Shkurt 2023, 07:33 -
Ish-kryenegociatori i BE për Kosovën: Nuk jam optimist për planin europian për Kosovën dhe Serbinë
Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, nuk beson se plani i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do t’iu jepte fund mosmarrëveshjeve mes tyre.
14 Shkurt 2023, 17:07 -
Debat në Kuvendin e Kosovës për planin franko-gjerman, PDK i kërkon llogari qeverisë! Kurti: Pa njohje, s’ka dialog me Serbinë
Kuvendi i Kosovës është përfshirë nga debatet, lidhur me procesin e dialogut me palën serbe. Kryetari i Partisë Demokratike Memli Krasniqi kritikoi Qeverinë Kurti për mungesë transparence dhe i drejtoi
13 Shkurt 2023, 13:58 -
Kuvendi seancë për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti tregon si e kërcënuan diplomatët për planin franko-gjerman: Do ndëshkoheshim nëse e refuzonim
Teksa në Kuvend po diskutohet dialogu me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka thënë para Parlamentit se është kërcënuar nga diplomatët nëse Prishtina refuzonte planin franko-gjerman. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se versioni i dytë i planit franko-gjerman ka qenë e “detyruar” për dy vendet, Kurti shtoi se ndërkombëtarët përmendën madje edhe ndëshkime në rast se nuk do të pranonin të arrinin një konsensus për propozimin e Macron dhe Scholz.
13 Shkurt 2023, 13:24 -
Zyrtari amerikan në Prishtinë! Chollet: Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha të premten se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një postim në rrjetin Twitter ai tha se ka biseduar për këtë çështje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
11 Shkurt 2023, 17:54 -
Kryeministrja Brnabiç: Asociacioni i komunave me shumicë serbe kusht për të vazhduar bisedimet
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve. Brnabiç u shpreh se formimi i këtij mekanizmi është shumë i rëndësishëm për të vijuar bisedimet.
11 Shkurt 2023, 07:41 -
Dialogu me Serbinë, DASH: Mirëpresimin vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin europian! Do sjellë përfitime për të dyja vendet
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pas një bisedë telefonike që e ka pasur të premten me kryeministrin, Albin Kurti.
10 Shkurt 2023, 22:57 -
A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?
Qëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë për konsum të brendshëm, thonë njohës të çështjeve politike. Sipas tyre, ata nuk do ta refuzojnë takimin në Bruksel, në rast se ftohen për një të tillë.
10 Shkurt 2023, 19:22 -
Parlamenti Europian thirrje Kosovës dhe Serbisë: Avanconi në procesin e dialogut
Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e dialogut që ndërmjetëson Brukseli. Këto komente janë bërë në një debat që është zhvilluar në këtë komision lidhur me raportet për Kosovën dhe Serbinë.
9 Shkurt 2023, 14:46 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Pres një takim të nivelit të lartë politik brenda disa javësh
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të enjten se pret të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë politikë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre sipas propozimit evropian, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
9 Shkurt 2023, 13:58 -
Hoti reagon për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Ja pesë pika se si duhet të jetë ajo
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shpërndarë një postim në rrjete sociale ku shpjegon pesë pikat që sipas tij duhet të ketë marrëveshja
7 Shkurt 2023, 13:15 -
Hovenier: Mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së nga Kosova, marrëveshja e përkohshme sjellë përfitim për të dyja palët
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Jeff Hovenier, ka mirëpritur pranimin në parim të propozimit të Bashkimit Evropian apo planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Përmes një postimi në Twitter ai tha se do të vazhdojnë mbështetjen për dialogun në mënyrë që mos ketë tension midis shteteve.
7 Shkurt 2023, 11:40 -
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Meta: Zhvillime pozitive mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Kontribuon për paqen e qëndrueshme
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që pranoi propozimin franko-gjerman. Në një reagim në Facebook thotë se kjo kontribuon në paqen e qëndrueshme dhe sjell normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
7 Shkurt 2023, 10:44 -
Albin Kurti: Të kërkosh ‘Asociacionin’ pa e njohur Kosovën, si të serviresh kafe pa filxhan
I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë. Ai e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe, duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë sikurse të shërbesh kafe pa filxhan. Sipas Kurtit një gjë e tillë është e pamundur.
4 Shkurt 2023, 18:44 -
Asosacioni dhe pse SHBA bën presion mbi Kosovën
Kohët e fundit SHBA-ja nëpërmjet të dërguarve të saj ka bërë presion pa dorashka për aplikimin e Asosacionit të komunave serbe në Kosovë. Është e pritshme nga BE-ja e cila nuk e harron kurrë ndjenjën e saj filoserbe, por presioni amerikan është diçka e re.
3 Shkurt 2023, 20:29 -
Në kulmin e tensioneve me Perëndimin, Kurti viziton sot Turqinë dhe takon Erdoganin
U desh një tërheqje vëmendje, vënie kushtesh për aprovimin e marrëveshjes të asociacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës për t’u ndjerë një bllokadë mes Kurtit dhe Perëndimit. Dhe duket se fill pasi provoi këtë, Kurti njoftoi një takim me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe se do të niset sot drejt Turqisë.
3 Shkurt 2023, 10:28 -
Vuçiç përmend nënkryetarin e Listës Serbe të shpallur 'non grata': Autoritet shqiptare e akuzuan, por i tërhoqën akuzat
Presidenti Aleksandër Vuçiç teksa i drejtohej parlamentit në Serbi po shoqërohej nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i sanksionuar nga SHBA e Britania e Madhe. Media Kosovo-Online, raporton se deputetët serbë
2 Shkurt 2023, 20:28 -
Vuçiç prezanton planin e tij me 10 pika në parlamentin serb: Do të këmbëngulim në formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë
Në Serbi është zhvilluar sot seanca e veçantë në parlament ku është folur për raportin e negociatave me Kosovën. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar një plan prej dhjet&e
2 Shkurt 2023, 19:00 -
VIDEO/ Tensione në Kuvendin e Serbisë, deputetët përplasen fizikisht, opozita mesazh Vuçiç: Kosova është zemra e Serbisë
Seanca e posaçme në Kuvendin e Serbisë, ku po diskutohet për Kosovën, po përcillet me përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.Vuçiç në këtë seancë ka folur për planin evropian – apo franko
2 Shkurt 2023, 15:32 -
Kurti kompromis për asocacionin, deputeti i Vetëvendosjes: Kundër ndarjes së Kosovës në baza etnike
Duke folur për kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u tha partive opozitare që të qëndrojnë “bashkë dhe unik për Kosovën
2 Shkurt 2023, 12:43 -
Kurti kompromis për asociacionin, opozita: Je në sinkron me Vuçiçin, po koordinohesh me kuvendin që po bëhet në Serbi
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq janë koordinuar që sot në Kuvendet përkatëse në Prishtinë dhe Beograd të flasin për marr&eu
2 Shkurt 2023, 11:56 -
Kuvendi i Kosovës/ Kurti: Pranojmë asociacionin por kam 6 kushte, Serbia të tërheqë letrat e mosnjohjes në 5 vendet e BE! Vuçiç: Përralla
Mes shumë refuzimesh, Kryeministri Albin Kurti deklaroi në Kuvendin e Kosovës se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të behët, por më parë duhet të plotësohen 6 kushte. Së pari kjo strukturë duhet të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet ne fuqi. Kurti tha se asociacioni nuk mund të jetë një etnik.
2 Shkurt 2023, 11:43 -
Opozita e quan ‘tradhtar’ Vuçiç, konfliktohen fizikisht deputetët në Serbi! Presidenti: S’guxoj ta prezantoj të plotë planin franko-gjerman
Negociatat me Kosovën kanë qenë fokusi i seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Serbisë. Deputetët serb kanë kërkuar me ngulm që të flitet për planin franko-gjerman, ndryshe seanca nuk ka pse të mbahet. Ka qenë Presidenti Vuçiç ai që është shprehur se nuk ka guxim të prezantojë të plotë planin franko-gjerman ndërsa ka mbajtur një fjalim edhe për barrikadat.
2 Shkurt 2023, 10:47 -
Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se Prishtina nuk duhet të mbetet peng i Asociacionit dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje është rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi. Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një prej çështjeve që ka krijuar tension mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe mes Prishtinës e faktorit ndërkombëtar.
31 Janar 2023, 21:35 -
Dorëzohet në Parlamentin Evropian draft-raporti për Kosovën: Procesi i integrimit në BE do varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon – Taubadel, ka dorëzuar draftin e raportit të saj vjetor për Kosovën, për të cilin do të diskutohet fillimisht në Komisionin për Politikë të Jashtme, ndërsa më vonë gjatë vitit edhe në seancë plenare. Ky tekst përmban pikat e përgjithshme, ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por merr parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë.
31 Janar 2023, 16:20 -
Kosovë/ Bisedimet për Asociacionin nga SHBA, Kurti dhe Osmani ‘kyçin’ gojën para kamerave: Do flasin ata që janë në takim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin kanw heshtur dhe nuk ka dashur të komentojë para gazetarëve mbi takimin e ftuar nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier. Ditën e sotme, Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi ku po diskuto
31 Janar 2023, 12:48