-
Anti-KÇK-ja i vihet pas pasurisë së dy të 'fortëve' të radhës, Ben Qimes dhe Saimir Taullaut (Skeda)
Anti-KÇK-ja vijon operacionin për pasurinë e personave që dyshohet se i kanë vendosur nga aktiviteti kriminal. Sot OFL-ja u ka dërguar formularin për të plotësuar dhe justifikuar pasurinë që kanë ngritur dy emrave të radhës, Saaimir Taullai banues në Lushnje, i dënuar më parë për trafik droge dhe i njohur për pronësinë mbi disa biznese dhe Arben Isufajt, njohur ndryshe si 'Ben Qimja' banues në Fier. Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë.
7 Shkurt 2020, 11:05 -
Periferi
Po qëlloni si talebanët vajzën e OFL-së
Pa pritur as 10 ditë për të parë të paktën se si do të punojë e funksionojë OFL e SPAK, pa u thënë punë të mbarë, pasi qëllimi, të paktën, duket të jetë ai që për 30 vite pjesa e shëndoshë e shoqërisë shqiptare ka dëshiruar, janë hedhur në një sulm të paprecedentë antishtet por sidomos antiindividë, sikur nuk janë hedhur kurrë më parë për çështje të tjera të një rëndësie mbarëkombëtare.
6 Shkurt 2020, 00:14 -
I shpëtoi anti-mafies! Anti-KÇK 'i vihet pas' për kompleksin në Shijak, Dashamir Gjoka: I ngrita bizneset me borxhe /VD
Sot, në ditën e tretë të punës në terren, Operacioni "Forca e Ligjit", në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, i ka dërguar kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Dashamir Gjokës. Bashkë me të, edhe Emiljano Hysenit, të arrestuar dhe të dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.
5 Shkurt 2020, 11:12 -
Pamje nga superaksioni i sekuestrimit të pasurive të Altin Hajrit/ OFL: I kalojnë në pronësi Ministrisë së Brendshme
Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar pamje nga superaksioni për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit të shpallur në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës. Përmes një video OFL shpjegon dhe se tashmë këto pasuri i kalojnë Ministrisë së Brendshme.
3 Shkurt 2020, 18:54 -
Prishet Tregu Elektrik në Tiranë, tregtarët mbledhin mallrat në fund, bashkia: I kemi njoftuar 40 ditë më parë
Ndër të tjera bashkia e Tiranës njofton se në vend të tregut elektrik, i cili është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës, do t’i hapet udhë ndërtimit të një rruge të nevojshme për njësinë dhe hapesire publike të gjelberuar për komunitetin.
30 Janar 2020, 12:09 -
Krijohet Agjencia e Shpronësimit, Artan Shkreli: Do të ngrihet grup i specializuar për gjyqet me pronat
Është miratuar në Komisionin e Veprimtarisë ngritja e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve, që do të merret me shpronësimin e çdo prone për interes publik. Por kjo agjenci le të pandryshuar çmimet aktuale të shpronësimit të pronës. I pranishëm në komision zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli tha se shteti ka humbur 90% të gjyqeve sa i takon këtij problemi dhe fatura financiare është e lartë.
27 Janar 2020, 16:31 -
Abuzimet me pronat/ Dënohet për herë të dytë Pëllumb Petritaj! Gjykata e Vlorës cakon 5 vite e 4 muaj burg për dy akuza
Biznesmeni akuzohet për “Falsifikim dokumentash” dhe “Pastrim parash” prokuroria kërkoi 8 vite burgim. Por Petritaj përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar, duke zbritur dënimin në 5.4 vite burgim.
24 Janar 2020, 15:19 -
'Nuk i duam fare'...Banorët kundër vlerës së shpronësimeve! 'Ngecin' punimet për aeroportin e Kukësit
Kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici deklaron se dita e nisjes së punimeve nuk do të jetë e largët. Ndërkohë banorët vijonë të kundërshtojnë çmimim e ofruar nga qeveria për shpronësimet
20 Janar 2020, 19:59 -
Nga tërmeti të negociatat, Soreca: 140 vende në konferencën e Donatorëve! SPAK dhe BKH duhet të veprojnë
2020-a do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ajo do të gjendet përballë një sfide të mbartur të çështjes së negociatave me Bashkimin Europian, sikurse edhe do të përballet me planin e rimëkëmbjes së tërmetit të nëntorit 2019, i cili do të sjellë ndikimin e vet në pulsin social-ekonomik të vendit.
19 Janar 2020, 16:31 -
Rivlerësimi i pronave shtyhet në fund të janarit, do të bëhet online
Rivlerësimi i banesave me tatim 3% do të vazhdojë në fund të janarit, për shkak se ende nuk është plotësuar kuadri ligjor. Report TV mëson se Kadastra dhe Financa po punojnë për nxjerrjen e një udhëzimi me detaje se si do procedohet me rivlerësimin. Ndërkohë burime zyrtare bëjnë të ditur se rivlerësimi do të bëhet online pranë zyrave të ADISA dhe tek noterët.
16 Janar 2020, 18:12 -
Financat 10 mln € kredi nga BB për gratë në biznes, Denaj: Të luftojmë pabarazinë në paga
Është zhvilluar në Tiranë Samiti i Grave të Biznesit, i organizuar nga Ministria e Diasporës. E pranishme në takim, ministrja e Financave Anila Denaj bëri të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore për marrjen e një kredie në vlerën e 10 milionë eurove për programin e barazisë gjinore dhe aksesin e grave në ekonomi.
16 Janar 2020, 14:20 -
Bllokohen gjyqet në Lezhë, tërmeti fut në kolaps gjykatën dhe ngrin pretencën për ish-kryebashkiakun Frroku
Kjo situatë po mban peng edhe çështje të rëndësishme siç është ajo e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku janë të pandehur 26 persona mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, së bashku me ish zyrtar të tjerë lokal.
15 Janar 2020, 09:53 -
Nesër nis rivlerësimi i 50 mijë pasurive të paluajtshme (Dokumentet që duhen)
Duke filluar nga dita e nesërme e deri më 30 shtator të këtij viti, qytetarët kanë mundësi të rivlerësojnë pronën e tyre. Për këtë, do t’i paguajnë tatim shtetit vetëm 3% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament dhe atij me të cilin do ta shesin atë. Me ligjin e ri do të mund të bëjnë rivlerësimin e pronës edhe ata që janë në proces legalizimi.
13 Janar 2020, 19:15 -
Grekët festojnë 29-vjetorin e OMONIA-s, Dule: Ende nuk kemi një relacion zyrtar për vrasjen e Kacifas (VIDEO)
Dule tha se ka nje sere ceshtjesh te pazgjidhura te pronave ne Himare, apo ende nuk eshte zbardhur vrasja ndaj Katsifas ndonese ka kaluar nje vit-tha Dule duke kerkuar ndihmen qeverise greke.
12 Janar 2020, 13:32 -
Dosja për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, ish-deputeti i PS-së i pandehur, pushohet çështja për vëllain e tij (VIDEO)
Ish-deputeti i Partisë Socialiste së bashku me 14 persona të tjerë u morën të pandehur në kuadër të dosjes 339/1, si të implikuar në skemën e tjetërsimit të pronave në zonën e “Rranës së Hedhun” në Lezhë.
9 Janar 2020, 13:04 -
Aplikimet për tapitë e pronave online tek noterët! Lame: Zhduket korrupsioni dhe shushunjat, në fund të janarit kalon ligji i pronave (VIDEO)
Aplikimet për tapitë e pronave dhe shërbimet e tjera që ofrohen nga zyrat e kadastrës do të bëhen online pranë notereve. Kreu i Kadastrës Artan Lame nënshkoi sot një marrëveshje më dhomën e noterëve. Ai tha ky bashkëpunim zhvendos aplikimet ndërmjet dy institucioneve duke pas 'pa pasur nevojën e mjetit të stërlashtë, posta, apo këmbët e qytetarit'.
8 Janar 2020, 13:32 -
NATO, mbështetje për SHBA në Lindjen e Mesme
Të gjitha vendet anëtare të NATO-s shprehën mbështetje ndaj SHBA në Lindjen e Mesme, tha Sekretari i saj i Përgjithshëm Jens Stoltenberg të hënën, pas informimit që iu bë atyre mbi sulmin me dron të së premtes, i cili çoi në vrasjen e komandatit të forcave elitë iraniane, Kasem Sulejmani.
7 Janar 2020, 06:40 -
SPECIALE/ Ngjarjet më të bujshme kriminale që tronditën Shqipërinë, krimi ngre 'dorë' ndaj vetë drejtësisë (VIDEO)
57 vrasje me 63 viktima dhe 10 të plagosur në 2019. Atentatet më të bujshme të prokurorëve Arjan Ndoja dhe Arben Kuliçit. Avokati Ravik Gurra që mbrojti persona me rrezikshmëri vritet në Elbasan. Vëllezërit Bilali vriten në derë të shtëpisë në Shkodër. Santiago Malkos vritet nga klani “Duka”, Admir Murataj pas grabitjes në Rinas
1 Janar 2020, 16:34 -
Bien provat! Lirohet nga qelia një nga të arrestuarit si 'informator' i grabitësve në aeroportin e Rinasit
Lirohet nga qelia Hasan Kanaci, punonjës i kargos, pasi 100 mijë eurot e gjetura në banesën e tij, nuk rezultojnë të jetë prerje me numër serie të njëjtë me ato që janë vjedhur nga bankat e nivelit të dytë. Ai pretendoi se i ka përfituar nga shitja e disa pronave. Gjyqtari Bib Ndreca merr vendimin: Nuk ka prova!
28 Dhjetor 2019, 20:03 -
Beograd, protestë para Ambasadës së Malit të Zi, kundërshtohet miratimi i Ligjit për Lirinë Fetare
Dje deputetët serbë u nxorren me dhunë nga Parlamenti i Malit të Zi ndërsa aktivistët serbë bllokuan disa rrugë në Podgoricë, Berane, Bijelo Polje, Budvë, Niksiç, Bar, Tivat dhe Herceg Novi
28 Dhjetor 2019, 16:03 -
Drafti/ Si do të funksionojë sigurimi banesave nga tërmeti, i detyrueshëm me ligj! Kompensimi në rast dëmesh deri në 25 mijë euro
Shuma e sigurimit, sipas këtij Ligji, është shuma e garantuar e dëmshpërblimit, për të gjitha dëmet e ndodhura në pronën e sigurueshme, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së një kontrate të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.
28 Dhjetor 2019, 09:04 -
'Masa ekstra për ruajtjen e pronave të prekura nga tërmeti', Policia 'në këmbë' për festat: Operacione nga FNSH, RENEA e FAST
Një pikë tjetër ku policia do të shtojë përforcimet është tek sigurimi i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre personave që kthehen për të festuar festat, identifikimi dhe mbajtja nën vëzhgim e automjeteve që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.
24 Dhjetor 2019, 11:27