-
Thirrjet e Yuri Kim për Tom Doshin, reagon qeveria: Nuk janë për PS, ai nuk është aleat i yni
Për qeverinë shqiptare, thirrjet e ambasadores amerikane Yuri Kim për të ndaluar Tom Doshin për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit 2021, nuk i adresohen Partisë Socialiste, pasi Doshi i përket një partie tjetër. Endri Fuga, drejtor i komunikimit i kryeministrit Rama, ka pohuar për Zërin e Amerikës se PS nuk mund të flasë për partitë e tjera dhe Doshi nuk është as aleat i PS-së.
24 Mars 2021, 18:28 -
Konflikti në Durrës, regon Elona Guri: PS ka vendosur kamera në zyrën e LSI për të kërcënuar njerëzit! Kam bërë kallëzim
Elona Guri e para në listën e kandidatëve për deputetë të LSI në Durrës ka reaguar pasi është shoqëruar nga policia. Ajo thotë se PS ka vendosur kamera në zyrën e LSI sipas saj për të identifikuar dhe kërcënuar njerëzit që u bashkohen.
24 Mars 2021, 18:08 -
Kandidatja e LSI përfshihet në konflikt në Durrës, shoqërohet nga policia! Guri: Bëra Kallëzim! PS ka vendosur kamera në zyrën e LSI! Djali i Lefter Kokës kërcënon qytetarët
Kandidatja e LSI, e para në listën e Durrësit, Elona Guri, është shoqëruar nga policia pasi është përfshirë në një konflikt me një banor në lagjen nr.4, në qytetin bregdetar. Sipas policisë pasi Guri është konfliktuar me banorin me iniciale Ç.K, të dy janë shoqëruar në polici.
24 Mars 2021, 18:00 -
Petro Koçi për Report Tv: PS synon 11 mandate në Fier! Premtimet e Bashës si të Sudes, do hamë me garuzhde floriri! Meta-Berisha, rrezik për shtetin
Kandidati i PS-së, në Fier, Petro Koçi tha se në Fier synojnë 11 mandate dhe se PS është garanci për stabilitetin shoqëror dhe integrimin e vendit. Koçi nuk kurseu kritikat për kundërshtarët ku tha se premtimet e Bashës janë më të rrezikshme se ato të Sudes së skemës piramidale. Ai tha se përballë alternativës së PS, ndodhet çifti Meta dhe Berisha, të cilët janë rrezik për shtetin, për kushtetutën.
24 Mars 2021, 17:37 -
Basha fushatë në bastionin e socialistëve, takon të rinjtë te kafenetë e ish-Bllokut: Kemi programin më të mirë për ju
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me njerëz në Njësinë 5, në Tiranë, i njohur edhe si bastioni i socialistëve. Basha është takuar me disa të rinj nëpër kafenetë e ish Bllokut, ku dhe u ka kërkuara tyre të shprehin shqetësimet që kanë dhe u ka prezantuar programin d
24 Mars 2021, 17:19 -
Basha e pranon: Takimi me komisioneren s'u organizua nga ne! Rama u zemërua, s'ishte ndërhyrje në favorin tim, por në të shqiptarëve
Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për takimin online me komisioneren e BE-së për Edukimin, Inovacionin dhe Rininë, Mariya Gabriel, duke shpjeguar se konferenca nuk ishte organizuar prej tij por nga Universiteti Modul i Austrisë
24 Mars 2021, 16:57 -
Tirana, si kryedueli i zgjedhjeve: Përballja e votës që nga 2009. Pse PD i fshihet sfidës me Veliajn?
Tirana është realisht Republika në miniaturë në nivelin zgjedhor, si nga numri i banorëve por edhe shtresat e shumta që përfaqëson nga i gjithë vendi. Pra është një kampion real për të parë sjelljen e votuesve në rang vendi.
24 Mars 2021, 16:26 -
Meta publikon foto: Pas 25 prillit, më duhet të rindërtoj për herë të tretë shtëpinë ku linda
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot në ditën e lindjes shtëpinë e gjyshit të tij në Çepan të Skraparit, ku ndërsa ka publikuar një foto të saj Meta shkruan u dogj dy herë nga pushtuesit dhe u nrindërtua.
24 Mars 2021, 15:54 -
Damian Gjiknuri me studentë të Universitetit 'Ismail Qemali' në Vlorë: 'Treni' i transformimit të nuk mund të ndalet
Nga Vlora, ku zhvilloi një takim me studentët e Universitetit 'Ismail Qemali', drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri u shpreh se 'treni' i tranformimit të Vlorës nuk mund të ndalet.
24 Mars 2021, 14:20 -
Sot nis zyrtarisht fushata! PS dhe PD e nisin nga Tirana me 1 orë diferencë! Partitë politike prezantojnë spotet elektorale
1 muaj para zgjedhjeve, sot më 25 mars nis zyrtarisht fushata zgjedhore. Kryeministri Edi Rama do çelë fushatën duke organizuar një takim në sheshin "Skëndërbej", në orën 18.00 me masa anti-COVID, ku do të jenë të pranishëm të 153 kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet.
24 Mars 2021, 13:32 -
‘Në vend t’i bëjë thirrje qytetarëve të marrin kartat e identitetit, u kërkon të blejnë programin 10 mijë lekë’, Veliaj ironizon Bashën për librin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thumboi ditën e sotme kreun e PD, Lulzim Basha, duke e etiketuar si të vetmin kryetar partie që në fushatë zgjedhore u shet qytetarëve programin e tij politik të paketuar si një libër. Gjatë vizitës në shtëpinë e re të rindërtuar të Shaban Dorzit, kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar edhe nga kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Toni Gogu, u shpreh se po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush bën punë dhe kush shet vetëm fjalë
24 Mars 2021, 13:10 -
Zgjedhjet e 25-Prillit, KQZ letër Qeverisë, Kryebashkiakëve, partive e kandidatëve të pavarur: Mos përdorni burimet publike për fushatën zgjedhore
Kur pritet që të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t'i kujtojë edhe një herë palëve rregullat.
24 Mars 2021, 12:50 -
-
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat e PD-së 'mban peng' fletën e votimit, Çaka për Report Tv: Jemi në limite, kjo javë vendimtare
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat e PD-së mban peng fletën e votimit! KQZ është në limite të kohës, tha Dritan Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ, i cili shtoi se kjo javë është vendimtare.
24 Mars 2021, 12:11 -
Basha, bisedë online me kreun e grupit të partive aleate të PD në PE, Weber: Zgjedhjet e 25 prillit, jetike për Shqipërinë
Pas shiti dy aktivitete të organizuar nga të tjerë si takime të tija me komisionerë të Bashkimit Evropian, Lulzim Basha është rikthyer sot te aleatët. Partia Demokratike ka njoftuar se kreu i PD ka zhvilluar një bisedë online me z. Manfred Ëeber, kryetar i grupit të Partive Popullore Europiane në PE.
24 Mars 2021, 11:26 -
-
-
-
‘100 dështimet e Ramës në 8 vite’, Basha: 240 milionë euro do të paguajnë qytetarët për problematikat në hartimin e kontratave koncesnionare
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një “Instastory” përmes së cili ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.
24 Mars 2021, 09:14 -
