-
Tejkaluan numrin e kandidatëve, nuk respektuan kuotën gjinore edhe në Tiranë, disa kandidatë rezultojnë 'fantazëm': KQZ i kthen për korrigjim listat e 11 qarqeve të PD-së me aleatët!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kthyer listat e kandidatëve për deputetë Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim të regjistruara më 8 Mars për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi në Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore, ndërsa në 9 qarqe është tejkaluar numri i kërkuar i kandidatëve për deputetë si dhe janë konstatuar një sërë problematikash
10 Mars 2021, 22:59 -
Meta s'heq dorë nga ‘prerja e dorës’ dhe kërcënon sërish: S'është shprehje metaforike, as shaka! Kush prish festën më 25 prill, do bëhet kurban
Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sërish nga Fieri për të mos prekur votën e shqiptarëve, duke theksuar se nuk është metaforike shprehja e tij se do t’i presë dorën kujtdo që tenton.
10 Mars 2021, 22:25 -
Dokumenti/ Kandidati i PD-së në Shkodër, nën hetim nga Prokuroria për abuzim me detyrën
Një nga kandidatët kryesorë të Partisë Demokratike në Shkodër, përkatësisht Zef Hila, është nën hetim nga Prokuroria për abuzim me detyrën e zyrtarit publik. Zef Hila, i cili ndodhet i pesti në listën e Partisë Demokratike të Shkodrës, ka qenë për një kohe të gjatë kryetar i komunës së Bushatit, si dhe më pas në vitin 2015 u zgjodh kryetar i Bashkisë Vau i Dejës, kur me reformën e re administrative Bushati dhe fshatrat rreth tij u bënë pjesë e kësaj njësie të re administrative.
10 Mars 2021, 22:08 -
Basha publikon mesazhin e ish-eurodeputetit gjerman: Zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, thelbësore për investimet e huaja
Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetin sociale facebook deklaratat e ish-deputetit të PE Elmar Brok, i cili tha se sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja.
10 Mars 2021, 22:03 -
Në fund të listës së PS për Tiranën, Valteri: Ia vura kusht Ramës në takim, do tregoj forcën si politikan! Do bëhesha ushtar i Bashës po të mos bashkohej me LSI (VIDEO)
Halit Valteri është një nga deputetët e opozitës së re në parlament që i është bashkuar Partisë Socialiste dhe në listat e kandidatëve të kësaj force politike ai rendimet i 35 në qarkun e Tiranës, thënë ndryshe i parafundit. Kjo renditje e tij në fund të listës paska qenë një kusht i Halit Valterit gjatë takimeve që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama për të pranuar t'u bashkohet socialistëve.
10 Mars 2021, 21:45 -
Listat dhe PD, kronika e një zhgënjimi të paralajmëruar
Gjendja është me të vërtetë e pashpresë. Lulëzim Basha e shpalli listën e tij me vonesë, e dorëzoi atë në KQZ me vonesë. Në atë listë kishte gafa nga ato që vetëm Lulëzim Basha mund t’i bëjë. Pa gjini, pa ditëlindje ngandonjëherë, emra që as nuk ishin kontaktuar dhe emra që ishin fshirë, si ai i Luçiano Boçit dhe që pastaj u shtuan.
10 Mars 2021, 21:18 -
-
Kandidatja e parë e PS në Korçë: Fuqizimi i grave dhe të rinjve, fokusi im! Do të transformojmë qytetin me projektet e reja
Eni Zaka, kandidatja e parë në listën e PS në qarkun e Korçës, e shikon një sfidë të bukur dhe me vlera angazhimin e saj për zhvillimin e shoqërisë dhe përfaqësimit të qytetareve korçarë në parlamentin e ardhshëm.
10 Mars 2021, 20:25 -
‘Non grata nga SHBA por s’është dënuar’, Kim tjetër mesazh për kandidatët: Jo provë pafajësie, por provë e nevojës për reformën në drejtësi
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim vijon mesazhet për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Në vijim të deklaraës së saj të mëparshme ku tha se disa kandidatë mund të skualifikohen ajo ka shpërndar&eu
10 Mars 2021, 20:15 -
Soreca: KQZ të kalojë në filtrin e dekriminalizimit të gjithë kandidatët e paraqitur në listat e partive politike
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka kërkuar nga KQZ të bashkëpunojë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe të kalojë në filtrin e ligjit të dekriminalizimit të gjithë kandidatët e listave të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.
10 Mars 2021, 19:40 -
'Shqiptarët janë një popull shqiponjash', Meta: Më 25 prill do t’u japin leksion atyre që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh
Presidenti Ilir Meta vijon me paralajmërimet e tij për 25 prillin. Teksa publikon një foto duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, Meta shkruan se shqiptarët janë një popull shqiponjash dhe më 25 prill do t’u japin një leksion demokracie atyre që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh.
10 Mars 2021, 19:36 -
Pas deklaratës së Kim, Anëtarja e Komisionit Rregullator kërkesë KQZ-së: Të mos pranohet asnjë kandidat i dëbuar nga SHBA-ja, Australia apo Kanadaja
Pas deklaratës së bërë nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim për kandidatët, anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj, i ka bërë një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë në zgjedhjet e 25 prillit, personat që nuk plotësojnë kriteret e vendosura nga SHBA dhe BE, në lidhje me integritetin
10 Mars 2021, 19:12 -
Kur të huajt ngatërrohen nëpër kallamishtet shqiptare
Nuk duhet vënë në dyshim se ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka një vullnet të artikuluar herët, ashtu si edhe paraardhësit e saj, për të penguar hyrjen në podiumin e politikës shqiptare të elementeve me të shkuar kriminale. Është angazhuar në mënyrë të lavdërueshme në këtë drejtim dhe shpresojmë që këmbëngulja e saj të prodhojë një mjedis më të pastruar politik nga këto elementë, pas 25 prillit.
10 Mars 2021, 19:07 -
Emrat/ Lista e PD-së e mbushur me të dënuar për vjedhje, ‘kauboj', terrorizues stadiumesh, zjarrvënës dhe me njerëz me dosje të zeza
Në listën e PD-së Agron Kapllanajn i dënuar me 2 vite burg për vjedhje në Itali, Basha kandidon në Durrës kandidon ish-drejtori i kallëzuar për leje abuzive për të dënuarit, pjesë e listave ish-deputetë të dënuar në Shqipëri dhe Itali
10 Mars 2021, 18:57 -
Pakënaqësi për listat e PD në Vlorë? Ina Zhupa mohon zërat: I vetmi i ‘pakënaqur’ Edi Rama! Po ndjen frikën e humbjes
Ina Zhupa mohon zërat se demokratët e Vlorës janë të pakënaqur nga listat e kandidatëve që selia blu nxori në garën elektorale. Si e dyta në këtë listë, ajo thotë se i vetmi që ka kundërshtim për këto lista është Rama, i cili frikësohet nga humbja përballë këtyre emrave.
10 Mars 2021, 18:52 -
Mediu takim me strukturat e PR: Koalicioni opozitar program të qartë, bashkimi i qytetarëve për të rrëzuar regjimin kriminal të Ramës
Mediu tha se opozita ka ndërtuar një koalicion, nga pikëpamja ideore dhe përmbajtjes së partive politike, të qenësishëm, me një taktikë elektorale me dy koalicione, një i LSI-së dhe një rreth Partisë Demokratike.
10 Mars 2021, 18:46 -
I treti në listën e PS për qarkun Shkodër, drejtori i KESH Beci: Përgjegjësia e madhe, por këto gjëra s'më kanë trembur kurrë
Drejtori i përgjithshëm i KESH, Benet Beci, ka reaguar lidhur me renditjen e tij i treti në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Beci, tregon se e pranoi pa hezitim ftesën ndërsa ka shpjeguar të gjitha sfidat që e presin.
10 Mars 2021, 18:21 -
Manja për Report TV: 25 prilli do nxjerr në pah shitblerjen e votës nga LSI! Meta mesazhet e 'prerjes së duarve' t'ia përçojë partisë së tij
Kandidati për deputet i PS në Tiranë, Ulsi Manja ka bërë deklarata të forta ndaj LSI-së duke thënë se më 25 prill do të dalin në pah skenarët e saj të shit-blerjes së votave. Në një intervistë për Report TV, Manja përmendi edhe deklaratat e presidenti Ilir Meta se 'do ti pritet dora kush prek votën' duke thënë se këto thirrje t'ia drejtojë personit që i besoj kryesimin e partisë që ai la pas duke iu referuar Monika Kryemadhit.
10 Mars 2021, 18:08 -
Kryemadhi: Ramës golin do ia bëjnë socialistët e vërtetë nga porta në portë! Vallëzonte si balerinë, por as qafën s’do lëvizë dot më 25 prill
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përmes një dalje publike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit kundrejt opozitës së bashkuar.
10 Mars 2021, 17:18 -
‘Më shumë se gjysma e kabinetit të qeverisë Rama janë gra’, PS publikon videon: Forca e gruas është e pamasë, ne jemi e tashmja dhe ju jeni e ardhmja
Më shumë se gjysma e kabinetit të qeverisë Rama është përbërë nga gra. Kështu thuhet në spotin e publikuar nga Partia Socialiste në llogarinë e saj në Facebook, i realizuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
10 Mars 2021, 17:00
