-
Krijoi partinë e re me Myslim Murrizin, habit deputeti Valteri: Nuk e di ende se me kë do të kandidoj, kam pasur oferta nga të gjithë
Halit Valteri është konsideruar si një prej personazheve më të rëndësishëm të partisë së re të krijuar së bashku me deputetët Myslym Murrizi, Alban Zeneli, dhe Arlind Çaçani, Lëvizjes Demokratike Shqiptare. Por sot në një intervistë të dhënë në Report Tv Valteri ka thënë se ende nuk e ka vendosur se me cilën forcë politikë do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.
26 Janar 2021, 17:37 -
Programi i PD, Dorian Teliti: Nuk premtojmë ‘mrekulli’, por para qytetarëve me zotime reale! Të gjithë do paguajnë më pak taksa
Shefi i kabinetit të PD, Dorian Teliti tregon për Report Tv prioritetet e programit elektoral të selisë blu. Teliti thotë se PD do të aplikojë një sistem të thjeshtë taksimi, që nëpërmjet taksës 9% do të dërgojë më shumë para në xhepat e qytetarëve. Teliti sqaron edhe pikat ku PD ndahet nga LSI, e cila prezantoi dje programin e saj elektoral.
26 Janar 2021, 15:06 -
Zgjedhjet e 25 prillit, nis trajnimi për punonjësit e policisë, Veliu: Besimi i qytetarëve është garanci për të drejtën e votës
Ka nisur procesi i trajnimit të punonjësve të policisë së shtetit të cilët do të angazhohen në monitorimin e procesit zgjedhor të 25 prillit në vend. Na ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ditën e sotme u zhvillua një takim online mbi fillimin e këtij procesi.
26 Janar 2021, 13:46 -
Meta: COVID-19 nuk ndalet me propagandë, nevojitet një plan i qartë
Presidenti Ilir Meta është futur në fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit me kohë të plotë, ku përmes një postimi në facebook bën thirrje për një plan të qartë për të përballuar pandeminë e COVID-19 nga qeveria.
26 Janar 2021, 11:26 -
25 prilli/Mesila Doda: Kemi firmosur me Bashën që çështja çame të jetë pjesë e programit qeverisës! PBDNJ kthehet në problem kur merr urdhra nga Athina
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda tha se PIDU është në prag të një marrëveshje me Lulzim Bashën për zgjedhjet e 25 prillit për të qenë në një koalicion, ndërsa tha se palët kanë firmosur që çështja çame të jetë pjesë e programit qeverisës nëse opozita fiton zgjedhjet.
25 Janar 2021, 22:55 -
Caka në Report Tv: Largimet nga LSI për qejfmbetje të momentit ose për interesa më madhore! Rama s'do ketë sukses në këto zgjedhje
Ish-deputetja e LSI Silva Caka në një intervistë në “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv ka rikonfirmuar se nuk ka një mundësi largimi të saj nga LSI-ja drejt PS-së. Sa i përket largimit të disa figurave kryesore të LSI, mes tyre Nasip Naço apo Lefter Koka, Caka tha se ata janë larguar për qejfmbetje të momentit ose për interesa më madhore
25 Janar 2021, 22:51 -
Babai, bashkëshorti, qytetari model, Lulzim Basha
Ende pa nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha ia ka nisur prej kohësh punës për të krijuar një imazh tjetër për veten e vet. Duke përdorur gruan e tij, e cila prej disa kohësh ka nisur të postojë foto familjare nëpër rrjetet sociale, Lulzim Basha herë na shfaqet si një qytetar model, që bën pazarin vetë, herë si bashkëshorti ideal, që shoqëron gruan nëpër ekspozita e është prezent në çdo festë e gëzim familjar, e herë tjetri si babai që çdo fëmijë do të ëndërronte të kishte.
25 Janar 2021, 18:59 -
Dashamir Tahiri hap fushatën: Kandidoj i pari në listë në Vlorë, aleancë me 3 parti të djathta! Askush s’do ta bëjë qeverinë pa ne
Dashamir Tahiri nga partia Bindja Demokratike do të jetë i pari në listë në Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë të hënë ai ka hapur fushatën elektorale në këtë qytet dhe gjatë takimit janë shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit ato do të jenë në aleancë me 3 parti të djathta, ndërsa ka konfirmuar se do të jetë i pari i listës në këtë qytet.
25 Janar 2021, 18:42 -
Premtimet e 'arta' të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Pas premtimit të Lulzim Bashës për rritje të rrogave dhe ndihmës ekonomike, premtimet e LSI-së të lëshuara sot nga Monika Kryemadhi e kanë kthyer debatin publik pikërisht në thelbin e tij. Opozita duket se ka marrë parasysh që për të fituar konsensus ka menduar të “hapë thesin” më shumë se të sulmojë Edi Ramën dhe të premtojë “ngrirjen e buzëqeshjes pas zgjedhjeve”.
25 Janar 2021, 18:35 -
LSI fotokopjon programin e 2009 dhe e prezanton për zgjedhjet e 2021, ja premtimet e ngjashme që bëri 12 vite më parë
Pikat kryesore të programit të LSI të prezantuara të sot janë të njëjtat pika që janë premtuar edhe një herë në vitin 2009, ishte 8 vite pjesë e pushtetit dhe nuk mbajti qoftë edhe një premtim.
25 Janar 2021, 18:30 -
Largimet nga LSI/ Haxhinasto: Nuk i gjykoj veprimet e të tjerëve, unë nuk iki! Koalicion me PS? Ne jemi partia më luajale në Shqipëri
Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto, është përmendur shpesh ditët e fundit si një prej njerëzve që do t'i bashkoheshin të ikurve nga kjo forcë politike por vetë ai e mohon kategorisht një gjë të tillë.
25 Janar 2021, 18:14 -
Zgjedhjet e 25 prillit, delegacioni i ODIHR vjen në Shqipëri, 5 ditë takime me krerët e partive
Prej të dielës, 24 janar, misioni i ODIHR ka nisur vizitën 5 ditore në Tiranë për t’u njohur më nga afër me punën përgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Këtë të hënë, përfaqësues të ODHIR, zhvilluan takime me kreun e grupit të PS, Taulant Balla në selinë rozë dhe po ashtu me zv ministrin e Jashtëm Agron Tare.
25 Janar 2021, 17:44 -
25 prilli/Rama rinovon kartën ID më 27 janar! 700 mijë qytetarë rrezikojnë të mos votojnë nëse nuk rinovojnë letërnjoftimin
Më 27 janar 2021 do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që do të rinojë kartën e tij të identiteti, si mjeti që duhet për të votuar më 25 prill. Deri tani janë rreth 700 mijë qytetarë me të drejtë vote që u ka skaduar karta dhe se mund të paraqiten pranë zyrave për rinovimin e tyre edhe ditën e shtunë.
25 Janar 2021, 16:29 -
Ende pa marrëveshje me Bashën, Mediu: Bashkë në çdo qendër votimi për të ruajtur çdo votë! Në lista? Njerëzit që maksimizojnë rezultatin
Partia Republikane ende nuk e gjetur dakordësinë në tryezën negociatore me selinë blu për të dalë bashkë në zgjedhje, por pavarësisht kësaj, Fatmir Mediu kërkon që opozita të jetë e bashkuar në çdo qendër votimi, për të garantuar sigurinë e çdo vote në drejtim të saj.
25 Janar 2021, 16:08 -
ANALIZA/ Përballjet e PS, PD e LSI në qarqe: Cila prej skemave do të ketë sukses dhe sprova për Bashën
Aty ku gara do të jetë më e fortë, tek tre partitë që do të dalin me listat e tyre, PD, PS dhe LSI, zgjedhja e drejtuesve nëpër qarqe ka përfunduar. Partia Socialiste e ka formatuar ekipin prej kohësh duke blinduar qarqet me emrat kryesore në PS shumica, prej tyre ministra dhe të regjur tashmë me fushatat elektorale.
25 Janar 2021, 14:45 -
Rindërtimi/ Lindita Nikolla: Përgjimet e Ndragheta-s? Drejtësia të veprojë për këdo Në Qarkun e Lezhës PS del forcë e parë më 25 prill (VIDEO)
Në Qarkun e Lezhës Partia Socialiste synon që të mbajë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017, madje edhe thellimin e rezultatit. Ky është objektivi i shpalosur nga drejtuesja për PS-në në qark, Lindita Nikolla, në një intervistë për Report Tv.
25 Janar 2021, 14:27 -
Basha: Do shkëpusim lidhjet e mafies me shtetin! Rama nuk e ka mendjen te puna, do ta largojmë bashkë me çirakët e tij
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me kritika për qeverinë e Ramës, sipas së cilit është i lidhur me krimin. Ai premton se me ardhjen e tij në pushtet qeveria do të jetë në shërbim të qytetarëve.
25 Janar 2021, 11:42 -
Zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Kemi pothuajse gati listën përfundimtarëve të kandidatëve për deputetët (VIDEO)
Në përfundim të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha se socialistët kanë pothuajse gati listën e kandidatëve që do i prezantohen elektoratit. “Ecuria e përgatitjes së fushatës dhe të strukturave të PS, përgatitjet e domosdoshme n&eu
25 Janar 2021, 10:33 -
-
